Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Nano rikthen sigurimsat

    Irakli Koēollari, ose Nano i kthehet shkollės se Saukut

    Nga Blegina AGOLLI

    Kandidatura e Irakli Kocollari si nje nga Keshilltarėt e kryeministrit Nano nuk ka se si te mos te te kujtoje faktin se kryeministri sa i ri aq edhe i vjeter, po kthen serish syte nga Sigurimi i Shtetit.

    Themi serish, sepse kujtojme ketu faktin qe me ardhjen ne pushtet te socialisteve ne vitin 1997, nė strukturat e sherbimit sekret shqiptar,i rikthyen nė eficencė tė plotė tė gjithe spiunet e bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit.

    Kthimi i Irakli Kocollarit ne postin e kshilltarit te kryeministrit Nano, ka njė qellim te vetem i cili nuk ka aspak lidhje me detyren e keshiltarit; kjo eshte vetem konservimi i mentalitetit, psikologjise, ritmit dhe fijeve te Sigurimit te Shtetit ne demokracine e brishte shqiptare. Ketu zoti Kocollari ka njė eksperience te pasur duke pasur parasysh faktin se ishte pikerisht ky njeriu qe Ramiz Alia e zgjodhi per " kalim te bute" te pushtetit te eger kriminal te komunizmit ne fillim te viteve '90-tė. Ishte pikrisht Irakli Kocollari njeriu qe bente presion mbi levizjen demokratike dhe pluralizmit shqiptar me anen e e spiuneve te rrezikshem e bashkepunetorėve te Sigurimit te Shtteit. Edhe jashte atdheut, si rezident ne tė gjitha kuptimet e fjales, nė ambasaden ne Greqi, Kocollari i ka zbatuar te gjitha detyrat Sigurimit te Shtetit, ne menyre sistematike.

    Rikthimi i ktij rezidenti te perjetshem si keshilltar i nje kryeministri ne vitet dy mije, tregon dhe njehere plakjen e PS, pamundesise se saj per te dale nga shtrati i vjeter, i piset nga gjaku i krimve te kryera per 50 vjet me rradhe. Ata nuk kanė force dhe vullnet politik ta bejne kete.
    Marr nga "Gazeta 55"
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Rigrupim

    Nuk eshte gje tjater, vecse ri-grupim kontigjentesh.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Megjithate sot NANO shkarkon KLOSIN.

    Nji gje dua te them.

    Shteti ka nevoje per ekspert te Spiunazhit.

    PS eshte ne pushtet dhe natyrisht do mbaje ne pune dhe ish oficere te sigurimit.
    Demokrate si ekspert Spiunazhi nuk kemi.
    Edhe te kemi Nano mer nga Bahcja e vet.
    Opozita ne se ka gje kunder Irakliut le te paraqesi ankesa.
    Njerzit do punojne.
    Qellimi eshte qe mos te lejohet qe ish sigurimi te paralizoje Demokracine.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-07-2002
    Postime
    32
    "Opozitare por vellezer", apo jo Braro.
    Sikur je zbut shume kohet e fundit kunder
    armikut, apo keshtu ka dhene orientim partia.

    Sa per sigurimsat, ata e kane paralizuar
    demokracine qe ne spermatozoid, dhe nuk e
    patem ate fat te shohim nenen Shqiperi te
    pillte demokraci.
    Nejse, mbetem optimist se demokracine
    mund ta shohim ne enderr...

  5. #5
    alvi
    i/e ftuar
    Nejse tani doli ai burr i keq se paska punuar per shtetin dhe atdheun e tij ne ambasade. Spiun pra per Shqiperine ishte, mbronte atdheun me menyren e tij, me koke ne trajse po ja qe nuk na pelqen se paska maru shkollen e Sigurimit. Mo mire te vejn nanji te persekutum me 26 vjet burg, se ata e dine ca eshte spiunazhi, se kan pas spiunu njeri tjetrin, dhe po nuk diti jepjani Sales ti fusi i kurs 6mujor se atyre jau pame hajrin.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ALVI ate shprehjen poshte:
    "Nje vdekje eshte tragjedi, 1.000.000 vdekje jane statistike."

    ...e ke shume makabre. Ndrroje se na kujton pol potin.
    Pa tenndenc ta them.

    ZHGENJIMI.

    Degjo...

    Te jemi realiste..per zotin NANO.

    Eshte Nano qe i vuri drune Mafies ne Partine e vete. Mire keq ajo ishte nji plus. Sa u arrit me kte ajo do shihet.
    Me letra figuron NANO fitues i zgjedhjeve. Ai ka aq kartona sa mund te zgjedhi e heqi ke te doje.
    Ai beri konsensus me Berishen qe do te thote "leshim peu" deri diku.
    President kemi pra MOISIUN, nji burre i njohur per ndershmeri.
    Gjinushin e hoqi nga Sundimi i perjetshem.
    Mos harrojme se Berisha e beri deputet te Peqinit me zor Gjinush Rebelin kurse Nano shkoj ne LEVAN e u tha katunareve.. bejini mune Kenos.. dhe ata nuk i dhane Vote Komisarit te Revolucionit te Vonuar. Mos harrojme se mbrapa Gjinushit qendrojne Shtabe bolshevike dhe se Gjinushi ish Mik i Limprehtit dhe se ai me zor e rrasi ne qeveri Kenon.
    Mos harrojme se Nano beri burg per "Bizele".
    Te pakten kte i faktuan gjyqet e Kohes Berishes me gjyqtar te tipit Zef Brozi qe do kujtohet si nje dhelper e neveritshme..

    Nano u tha zyrtareve te tije..Ju jeni kurvare se bordelloseni me grate e njeri tjetrit neper zyrat e shtetit.
    Nano shkarkoi Klosin. Kjo nuk eshte e pakt.
    Cdo xhest leshimi qe ben Nano duhet vleresuar nga opozita qofte si rregull loje qofte per fisnikeri.
    Agresiviteti dhe padurimi nuk jane te domosdoshme momentalisht.
    Nano duhet lene ca kohe te shikohet cfare drejtimi po i jep puneve.
    Nano ja uroj Rugoves zgjedhjen si kryetar.
    Nano dha urdher qe te hiqen Shalet e zbuluara te Miss albanieve te punesuara ne zyrat e Ministrive.
    Pra Ai ka ca shenja qe duhen pershendetur.

    Nuk vlen ketu inati ose opinioni por realiteti qe Shqiperia keshtu eshte , vend ku populli voton ne shumice per PS-ne.

    Qe tju bind per kete ju sugjeroj sejcilit te bej nji retrospektiv te pamjes se Dites Votimit ne PALLATIN ose shkallen e tije ku banon ne Shqiperi.
    Ja kam bere ENIT nji dit dhe u tromaks.

    Le ta mendojme Shqiperine te zvogeluar pakez..
    Po supozojme se Shqiperia eshte pallati ku banoni.

    fillojm analizen..psh..ju banoni ne katin e 4 te pallatit 123 rruga Budi.

    kati pare .. banon jevgu Lym Lumi i cili me 13 kalamajt e tije dikur ju lypte ndoj 40 leksh mames tuj per buk e gjiz...sot bos i cili ka ndertu vil diku dhe shpin ne kat pare e ka bo dyqan..
    Lymi voton per PPSH..pse voton shko pyeteni un sdi gje.
    Perball me lymin eshte Xhevrija edhe ajo jevg por shet gjith diten mallin e lymit te unaza dhe ajo voton ca i thot Lymi.

    kati dyte..
    Banon shoku Sotiraq ish sekretar partie te punishtja embelsirave.. Ai ka tre djem dy ne greqi nji ne itali..per votime vijn te gjithe e votojn per PPSH.
    Perball me Sotiraqin banon Jonuzi dikur me biografi te keqe qe kurre skish mundur te behej antar i PPSH-se.
    Me liberalizimin e PPSH-se.. dhe direktivat e Nanos per te terhequr sa me shume njerez..Sotiraqi troket nje dit tek Jonuzi e i thote..po ku je mo Jonuz .. cpo na bejn more aman keta cecenet qe na e felliqen Tironen tone te bukur..(sotiraqi vet nga Cuka e sarandes me origjine)..vallahin mir e ke thot Jonuz frikacaku..ai ala trembet nga nofullat e Sotiraqit..
    Po eja mo Jonuz na Selia jone ..duku se kemi pranime te reja keto dite..
    Jonuzit i shkelqejne site nga kenaqsia..i duket ender qe partia qe dikur e tmerronte tani e do dhe Jonuzin..e Jonuzi per cudin e lagjes nje dizaj fillon pellet per PS-ne e shan maloket e Saliut..

    kati trete..

    Banon Nevzat Myrtollari ish oficer ne Garde..Ai me kuc e me mac voton per PPSH..lere ate.portretin e Enverit e mban aty ne bufen 11 mijshe te patundur..
    Perball me Nevzatin banon zonja Nadire me te bijen..Burri i ka vdekur mbasi beri 17 vjet burg.. Ajo me te bijen voton per PD-ne dhe sdo tja dije fare.
    kati kater..
    Banon Lush Berpali nji katundar i qelbur nga Puka, kalamajt e tije jane tmerri i lagjes..kriminela e vrasesa por Lushi i cili esht mik me Kurt Kolen beri ca kohe derr derr per partin e Zogut pastaj u fut ne Partine e Neritanit.
    Perball me Lushin banon mesues Bilali i cili ka punuar ter jeten ne fshatra e tani ne pension. ai ka nje biciklet te vjeter..gruan e semure..lek per ilace nuk ka..per te vjedhur nuk vjedh dhe vazhdon jeton me ato kanapet e PPsh-se ne dhom te pritjes..
    Ai voton per PD-ne megjithse asnji *** nuk ka fituar prej saje..
    Jevgu i katit pare eshte milioner .. Cuni Raqit po ben pallat ne oborrin e dikurshem te shkolles prane..dhe cuni Bilalit punon mesues ne Lezhe dhe vec rroges asnji biznes nuk ka.
    kati peste..
    Banon Lumja ish shitse bylmeti e cila tani ka hapur supermarket. E bija Lumes, e cila mbaroi per anglisht punon te SOROSI dhe eshte freshiste e njohur..
    Perball me Lumen banon Sul Peza...
    Ai ka punu kapterr ne rrap te trishit dhe flet labce megjithse esht pezak. gjith kalamojt i ka ne greqi e gjermani dhe ai me paret e cunave ka hap nji klub ku mblidshen veteranet e PS-se e lexojne ZP e KOHA jone.
    Sula e ka bo shpin lluks tani prej bizneseve dhe ka ble trull ne Kashar e po ben Motel. Ai voton per Punen se o prej Peze ..

    arithmetika tani..

    per PPSH.ne votojne..

    15 vet te Lym jevgut..
    7 te xhevrijes
    4 te Sotiraqit.
    3 te jonuzit
    6 te nevzatit
    2 te Lushit
    3 te Lumes bylmetit
    -----
    40 vota ppsh

    Per PD-ne voton..

    2 -z. Nadirja me te bijen.
    4- mesues Bilali me gruan e semure dhe femijet.
    ----
    6 vota. PD-ja

    rezultati.. 40 me 6 ......ja po themi 30 me 20 por prap....

    kjo eshte shqiperia shok..

  7. #7
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Nuk mund te shkruhet me qart

    Me ktheve ne shqiperi o mik, duke lexu rrjeshtat e tu, pashe dhe
    njehere ate qe kemi jetu. Koment i mrekullushem.
    Eshte kenaqesi te lexosh shkrimet e tua. Nuk ka si behet me reale.

    Pershendetje

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-07-2002
    Postime
    32
    Per Alvin:

    Pse sigurimsit cfare fuksonin? Ufo? Shqiptare ore
    shqiptare, i rrasnin ne burg si tua donte qejfi,
    edhe per inate personale shpeshere. Mos na trego
    profesionalizmin e tyre tani se na hape barkun.
    DHe nuk ka apologji qe e mbron spiunin. Spiuni
    mbetet spiun, po ia desh interesi shet edhe
    t'ane.
    E ndrite fare edhe me ate shprehjen e
    kryekriminelit Stalin. Natyrisht qe Stalinit
    nuk i bejen pershtypje 1 milione njerez, sepse
    vrau 30 milione vetem kur beri kolektivizimin e
    bujqesise ne BS. Dhe mos kerkoni kot, nuk
    eshte tjeter vec krim kunder njerezise, kunder
    humanizmit qe nuk mund ta justifikoje asgje.

    Dhe per ta mbyllur per mua ne nje post me mire
    te jete nje njeri me pak i afte profesionalisht
    por qe niset nga qellime te mira e humane se sa
    nje njeri i shkelqyer profesionalisht te cilit i
    mungon humanizmi e niset nga qellime te erreta.
    Rendesi ka shpirti, te tjerat jane dytesore.

  9. #9
    alvi
    i/e ftuar
    Ej, po inxhinjerat e doktorrat, kur e kishin bere shkollen? Po ushtaraket? Asnje vend tjeter i botes nuk i ka hedhur poshte profesionistat sic po duam te bejme ne. Me cilet shkencetare e ndertoi bomben atomike amerika? Me gjermane. Rri mos folni kot ju lutem per qellimet e mira te njerezve ne krahasim me aftesine. Spiunazhi nuk eshte loder kalamajsh, dhe ne kemi patur nga mesuesit me te mire ne bote, Ruset dhe ata qe kishin mbaruar ne Rusi. Vete CIA sot e ksaj dite habitet se si kishte Shqiperia nje kunderspiunazh te tille kur e dime se nuk ishte ndonje shtet i pasur. Sa per fuksimet, mos kujto se te fuksonte puntori operativ o naivi lalit. Te fuksote yt vella, komshiu, nusja etj. Po natyrisht sot u intereson njerezve tua hedhin fajin te tjereve se helbete u ka ardh dita. Me beso kur te them se nuk i shtrengonte njeri njerzit te fuksonin, po kjo eshte jashte teme. Kur ke njerez te afte profesionalisht ata vihen ne krye te vendit, pavaresisht, PAVARESISHT nga bindjet e tyre politike. Welcome to DEMOCRACY!

  10. #10
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    O alvo me cudite perfundimisht, lexoje kete lexoje:

    „Unė kam marrė vetėm hakun tim. Babai ynė i pėrbashkėt Enver Hoxha, tė ardhurat e ēifligut tė vet Shqipėri, ua ka ndarė me dorė nė zemėr popullit tė tij, sipas punės dhe meritės. Pėr shėmbull, kooperativistit i jepte 20-30 lekė pėr ditė pune, aq sa ai i kishte mjaft, se po t'i jepte mė shumė, tėrbohej dhe nuk dilte ēdo ditė nė punė. Enveri, gomarit i jepte njė dorė kashtė, kurse atit tagji. Punėtorit i jepte pak mė shumė se fshatarit, sa tė mbante shpirtin gjallė sepse ai s'kishte tjetėr gjė pėrveē krahėve.
    Atyre qė i mbanin nė kėmbė pushtetin, u jepte edhe diēka mė shumė sepse i kishte besnikėt e vet qė i ruanin pushtetin, u jepte edhe mė shumė, qė tė ishin gjithmonė vigjilente. Kurse mua qė mė dėrgoi me detyrė dhjetėmijė kilometra larg, qė tė mos e tradhėtoj, mė dha hakun tim. Ndėrsa ty dhe shokėve tė tu, armiq tė betuar, ua bėri vendin nė shtėpinė pa qera dhe u jepte njė kothere buke thatė qė tė vdisnin aty pak nga pak, pėr tė trembur me ju tė tjerėt qė tė rrinin urtė.“

    Rrefimi i nje sigurimsi ne SHBA (cituar nga „rimekembja“)

    Profesionistat e sigurimit thote.

    Na permend disa profesionista na permend.

    Profesioni i tyre ishte mashtrimi , ndertimi i akuzave fallco dhe tortura.

    Hajde shqiptar hajde, por dhe sigurimasit po i beni profesioniste.

    Kafshe ishin kafshe jo profesioniste.

    Profesionizem i madh me ras njerezit ne burg se thonin nuk ka buke.

    Apo me vra Bilal Xhaferrin ne Chikago eshte profesionizem i madh.

    Mire qe nuk thoni enveri ishte shkencetar.

    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nje 43 vjeēar rikthen edhe njehere firmat piramidale
    Nga ClaY_MorE nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 05:15
  2. Dritė mbi katakombet e sigurimit .
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 22:21
  3. Nano: Berisha kryeministėr rikthen sherrin Veri-Jug
    Nga BlueBaron nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2005, 03:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •