Ka vetem nje rruge per te hapur rrugen Shtetit te se drejtes e kjo eshte bashkimi i te gjithe atyre Shqiptareve qe pamvaresisht nga bindjet nuk mund te pajtohen me aktin e Shkallnurit.. pra me vrasjen e nje plaku e hedhjen e tije si qen rrugesh ne kanalet e qelbura te rruges..

Te bashkohen te gjithe kunder krye hajdutit e Sheikut te Kazinove.. e pasi ta ken flakur ate nga pushteti te filloj rruga e qeverisjes pa hajdute..
Ai .. Mjekrra .. babai i te gjithe pisave eshte guri pare qe duhet hequr nga rruga e se ardhmes..

Ai mbahet ne Pushtet nga masa e madhe e krokodileve gjakpires e qe te munden ata duhet Bashkim pa kushte..
Pastaj te tjerat..


Ne se nuk behet ky Bashkim.. ai njeriu i zi i Rognerit qe fiton Para me gjakun e femijve te Kosoves.. qe "con ne te semes Azemin.." qe i thot Popullit "ik pi.rdhu".. qe ka mbushur zyrat e shtetit me "ko.qe " e "trapa" sic i quan ai ata zyrtaret e qelbur socialiste.. e qe i tredh ata kur ai ka qejf.. qe u ka dhene bandes se tije pasurite e vendit qe si shushunja ti mjelin popullin te fundit pik gjaku e qe Ai mjekrroshi ti bej rrush e kumbulla resurset e kombit.. ai pra krye banditti nANO nuk iken nga pushteti..

POSHT LEPURUSHET E oPOZITES QE DUAN TE VEGJETOJNE SI KONTORNO PER PUSHTETIN E nANOS..!

Te gjithe bashk kunder krye mafiashit..pastaj.. dit te mire do te vijne..




Ja cthot Lesi per situaten ne oborrin opozitar..



.....

KJ




..E Shtune, 18 Dhjetor 2004


BERISHA: KOALICION VETEM ME FATMIR MEDIUN

NGA NIKOLLE LESI

Ky vit edhe pak dite dhe e mbyll siparin e tij te nje viti problematik per qeverisjen dhe shpresedhenes per opoziten qe te rikthehet pas 8 vitesh ne pushtet. Fatos Nano, ndonese nuk leshon kocka per aleatet pa iu thithur edhe lengun e fundit, perseri ne zgjedhjet e ardhshme do te paraqitet si nje Koalicion PS + PSD + PBDNJ + PAA + PDS qe do te thote do te kene vetem nje kandidat te tyre. LSI e drejtuar nga Ilir Meta sic dhe ka deklaruar publikisht do te futet ne 100 zonat elektorale me kandidatet e tij. Pra tabloja nga e majta eshte e percaktuar me dy kandidate majtiste per cdo zone elektorale. Ndersa ne spektrin e djathte situata eshte paksa me kaotike , megjithese jane shanset me teper se kurre per te marre pushtetin. Varianti PD+PR+PDR+ PLL+PDK+ PBL+ PBK+PDRn tashme eshte zhdukur nga tryeza e Berishes. Ndonese ka njefare te drejte lideri i PD-se zoti Berisha per disa lekundje te segmenteve te partive te opozites qe ai solli me votat e tija ne Kuvend perseri duhet qe ai te kishte gjetur konsensusin me te tijte dhe me pas edhe me partite e tjera te djathta, te cilat nese perbashkohen fitojne mbi 60 perqind zgjedhjet e vitit te ardhshem. Edhe gjoja testi i fundit i Dushkut nuk eshte test real, pasi ajo zone mbetet teresisht socialiste dhe aq me teper nuk u be fushate nga disa parti te djathta. Deklarimi i fundit i kryetarit te PD-se zotit Berisha se " do te futem vetem me PR ne zgjedhje" ose me sakte vetem me Fatmir Mediun ka krijuar nje kenaqesi ne rradhet e pushtetit, pasi e dijne se keshtu fillon percarja e madhe ne kampin e opozites. Pra me pak fjale e majta ndonese e ndare ne dy pjese PS dhe LSI ne fund te fundit kur vjen puna per te ndare torten bashkohen dhe krijojne qeverine e re PS+LSI, ndonese tashme deklarojne se jane armike me njera tjetren. Nga e djathta sa me shume ofrohet dimri dhe ngricat e tij aq me shume kallkanoset percarja dhe punon "sejcili per vete e Zoti per te gjithe"! Nisur nga deklara e fundit e zotit Berisha e cila me gjuhen e diplomacise se politikes se dites i vuri kapak koalicionit te ardhshem PD+PR mendoj se problemet nuk mbyllen per te djathten , por tashme fillojne. Ndersa LZHK kandidon si nje levizje qe gjithsesi eshte vetvetja pra qe do te thote 100 kandidate te djathte ne 100 zonat elektorale. PDR e zotit Pollo 100 kandidate. PDK 100 kandidate. Ndofta edhe Partia e Ballit Kombetar me ndonje konglemerat dhe keshtu nga e djathta behen ne cdo zone minimumi 4 kandidate qe hane njeri tjetrin, pasi sistemi zgjedhor eshte vetem me nje raund, cka e perkthyer ne gjuhen praktike edhe sikur te mos fitojne direkt kandidatet vecmas te LZHK, PDR dhe PDK do te sjelle pasojen qe i heqin aq vota kandidatit PD+PR aq sa i duhet te fitoje PS. Natyrisht nuk flitet per te gjitha zonat bastione te PD , por ne shumicen e zonave elektorale "brisku" LZHK, PDR dhe PDK , sejcili vecmas do ti heqe "l`kuren" kandidatit te PD+PR, pasi do te zbatohet parimi i nisur " sejcili per vete e Zoti per te gjithe"!

Pra rrezikohet qe te vijme praktikisht tek formula PS + LSI> (PD+PR) + (LZHK)+ (PDR)+ (PDK)+ etj, cka ne gjuhen e Ritvan Bodes si financier perfekt do te thote se vihet ne dyshim fitorja e se djathtes , megjithese PS eshte ne kuotat e saja me te uleta historike te ketyre 13 viteve. Por PS ka pushtetin qe do te thote parane, policine, ofertat, doganat, blerjen e votes, fuqine ekonomike per fushate, etj, kurse PD dhe partite e tjera te djathta kane idealin dhe programqeverisjen me te mire. Edhe ne Dushk para disa diteve opozita kishte alternativen me te mire, por fitoi PS-ja ! Edhe dje KQZ-ja e rinovuar ia hodhi poshte PD-se kerkesen per mosnjohjen e zgjedhjeve te Dushkut cka i dha sinjalin se keshtu do te perfundojne edhe kontenstimet e vitit te ardhshem, nese humbet.

Berisha ka nevoje te binde veten e tij pikesepari se duhet gjetur nje zgjidhje per te konsiliduar te djathten qe eshte shkermoqur mu para "dasmes " se vitit te ardhshem. Natyrisht qe ardhja e figurave nga shoqeria civile ka vlera per PD-ne e jo per siglat partiake te partive te tjera, pasi sejcila vecmas ka aq vota aq sa i duhen PD+PR per te siguruar fitoren. Mund te kete te drejte Berisha per disa pirueta te PDR ne disa momente, porse politika mbart kompromisin si nje shenje e forces. Po keshtu Berisha ka te drejte per pakenaqesi nga disa deputete te dy partive te djathta qe e tradhetuan ne momente delikate dhe vendimtare per opoziten, por lideri i PD-se ka te drejten per thirrjen publike te tryezes se partive te djathta dhe kerkimin per te mos kandiduar deputetet qe u blene nga e majta. Ne te vertete PD ka gjetur nje aleat si PR, e cila ka nje kryetar mik te Berishes, sic eshte Fatmir Mediu, porse nuk mund te bejme strucin pasi ishte pikerisht PR-ja qe e "masakroi" Berishen ne Kuvend kur nenkryetari i PR zoti Robert Ceku pranoi oferten e Moisiut dhe te Nanos per kryetar te Kontrollit te Shtetit. Apo ishte pikerisht Maks Begeja, nenkryetari tjeter PR-se qe e la partine e tij dhe kaloi tek monarkistet, gje qe nuk kishte ndodhur ne historine parlamentare qe nga republikan te konvertohesh ne monarkist brenda nje dite! Ndonese "dashuria" e re PD+PR eshte ne muajin e pare, porse sipas aritmetikes "pjella" e kesaj dashurie i bie te dale ne gusht te vitit te ardhshem, pra pasi kane mbaruar votimet ! Nese eshte shtate muajsh "pjella" e dashurise se re PD+PR atehere i bie te dale para zgjedhjeve dhe nuk do te kete kerce per te ndenjur ne kembe. Nga te gjitha anet qe ta shohesh kete dashuri te imponuar apo te lindur nga marredheniet prej 13 viteve mendoj se pesha e "pjelles" nuk do te kete peshen e dashurise se lecitur PS+LSI , nderkohe qe PDR, LZHK dhe PDK do ti kene hequr shtatzanine lidhjes PD+PR.

Sejcili per vete e Zoti per te gjithe!

........... nga koha jone.......