Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: Su

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Su

    Me hapa te lehte si bari
    rendim te dy mbi kete marreveshje te pathenash,
    te dy prekim cmendurine
    e cmendurisht puthemi.

    te te ngjishem mes kofshesh sa dua
    te te nuhas ngado
    me flladin e shpirtit tend
    te deh velat e anijes sime
    qe bujshem cajne valet e tua te buta.
    Valet e tua te kuqe
    lagen ne perendimet e perkuljeve te mija

    Me hapa te lehte si bari
    rendim te dy mbi keto kohe shterpe
    e nesermja nuk do te sjell asgje
    e sotmja ngarkuar eshte me mungesen tende
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 14-12-2004 mė 19:39

  2. #2
    100% Fierake Maska e ~BoOtYlIcIoUs~
    Anėtarėsuar
    15-10-2004
    Vendndodhja
    Wit U Boo
    Postime
    103
    bukur!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Rendoj mbi kete moment qe s'eshte i imi
    e nuk di se cjam
    njeri, qellim, a genjeshter

    me mblidhen ne koke kopeja e ndjenjave te mija
    per te gdhendur kete cast veteshkaterrimi

    se jam i plote ne cdo sekonde
    e huaj, e vjedhur, a e rreme qofte
    behem me sy,me sy mbaroj.
    Nerv i terbuar qe ngrihet lart
    hapje e dehur e syve te mij
    kafshim i eger mbi vithet e tua
    trok aritmik i kohes se terbuar

    jam i eger
    kafsha fle brenda meje
    kafsha ime cjerr me thonje
    kafsha ime shkerdhen ndjenjen tende
    kafsha ime dashuron.
    Rendoj mbi kete moment qe seshte i imi.
    e sjam njeri, qellim, genjeshter
    rendoj si fryme.
    si hije lekundet e dehur qenia ime

    U laga
    tani momenti i huaj lundron si ajsberg
    ne detin e syve te tu
    e ngazellehet zemerimi
    ne lojen e pulberdhave
    qe vallezojne ne kapricon e valeve
    e sjam njeri, qellim, genjeshter
    i ftohte si malli
    i njomur der ne dhimbje
    dridhem e flirtoj me driten e mengjesit
    ne pritje te zgjimit tend
    perkedhel zogjte e gjinjeve te tu.

    S'jam njeri, qellim, a genjeshter
    jam dhimbje e zene peng mbi kete moment
    qe rendon, rendon, rendon
    mbi barkun e detit si ajsberg .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 18-12-2004 mė 19:35

  4. #4
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Shume e bukur,simbolike teper e goditur...!
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •