Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Kenge per Azem Hajdarin

    Kenge per Azem Hajdarin

    Sami Metalia


    Djem zemerflamur

    Bajrak gjalle,bajrak vdekur
    trim tribun gjithmone ke mbetur
    S't'paska le nana prej barku
    T'paska qite huta prej carkut

    A thue prej Shkelzenit more trimni
    Prej Valbones t'kaltert hijeshi
    Turrin ku e more,po fjalen e zjarte
    T'i ben dhurat'zana e bjeshkes se nalte.

    Me vrullin e dallges,me shpirtin liri
    Per t'bukren e dheut,nenen Shqiperi
    Liri per kete toke plot vaj e halle
    Liri per token,loken hallemadhe
    Azem gjemimtari s'do harohesh kurre
    Gjaku yt i kuq abukuron flamure
    Brezat ikin vijne,por lavdia mbetet
    Vepra per atdheun,viteve nuk tretet.

    II

    Dridhuni lakej,gjarperinjt te ferrit
    Zemer kriminale,pjelle besnike e territ
    Si ortek i bores,qe zbret prej Shkelzenit
    Priteni,beni balle,hovit te Azemit.

    III

    Nga Mamuri,n'Lazarat
    Vale,vale turri demokrat
    Nis tek valet e Valbones
    N'ze t'Kurbinit Shkoder loces
    Ne Kavajen heroike
    Ne kalane Gjirokastrite
    Ne Tirane,Korce,Berat
    Ne Mirdite,Diber e Mat
    N'Krujen trime te Skenderbeut
    N'trandofilat e Permetit,
    Ne Saranden mbretereshe
    Foer,Lushnje,Kurvelesh
    N'lbasanin zonjerende
    Gjithe Shqipnia eshte ne kembe
    Shperthejne sheshet zjarr e mall,
    Azem,Azem ti je gjalle!

    IV

    Hej Tropoje krenare e mbryjtur me gjak
    Druej per ty nanloke kemi dhane shume pak
    e n'qofte pak shpirtneshe,jetet qe te dhame
    Jepe,nane,piskamen djemte tu cohen n;kambe
    Djemte tu si pranvera,djem zemerflamur
    Qe thelle ngul'kane rrenjet ne cdo shkemb e gur!


    Agim Doci

    Ti fluturove si zog lirie


    Buzeqeshja jote si prej femije
    ka ngrire sot ne gjoksin tim
    Ti fluturove si zog lirie
    u bere engjell o vellai im

    Celi pak syte te shohesh qiellin
    Celi pak buzet e fol nje fjale
    Te pret mengjezi te puthesh diellin
    Sa shpejt tu ftoh i bukuri ball

    Rrefreni : Do ta mbuloj me lule bore
    Do ta vajtoj me jehone bjeshke
    Do t'i laj plaget me uje Valbone
    Do te qajne shoket me shira vjeshte

    Nje dege bajamesh shoh ne dritare
    Nje dallendyshe cukit ne xham
    Po pres te vije pranvere e madhe
    Bashke me lirine te sjelle prape

    Do tja puth synin me flllad te eres
    do tja njom buzen ne vese mengjesi
    Do ta pushtoj me mall te zemres
    Se ai Kosoven aq fort e deshi
    Do ta pushtoj me mall te zemres
    Se Shqiperine aq fort e deshi.


    Xhuljana Jorganxhi


    U keput nje yll e ra


    U keput nje yll e ra
    ne te dale te beharit
    Emrin tend ai me tha
    Trim,o vella,Azem Hajdari

    Fryn kjo ere e dhjetorit
    Emrin tend percjell ne vite
    thote jeton Azem hajdari
    As eshte vrare e as nuk vritet

    Prita ngriti pabesia
    ne mesdite te jetes tende
    Por,nuk trembet trimeria
    ndaj ti vdekjes nuk ju trembe

    Deshe jete te ish jeta
    Kombi yt si Europe
    Fjala-jote e verteta
    Amanet per kete bote!

    Hysen Shehu

    Memoriale

    ...Shpirtin tend kush nuk e ndjen
    nga ti kryet kush nuk kthen
    per ty zemra nuk shemb
    Jo! Shqiptar nuk eshte ne gen.


    Agim Shehu

    TUNGATJETA,AZEM HAJDARI


    Atdheu eshte krijuar
    nga hiri i martireve
    La Martin


    Te balli yt po shihej mali
    te zeri yt-degjohej deti
    jeta te ngriti piedestalin
    vdekja te vuri monumentin.


    Neper podiume balle flamurit
    u rrit imazh i kryetrimit
    me hapat -shpelle te Bajram Curri
    me ballin drite te Naimit.


    Te vdekja jote-vater drite
    njerezit me mall ne sy shikonin
    gjaku nga plaga jote ridhte
    qe nga kufijte e prere te Kombit.


    Martiret,vellezerit e Kosoves
    Sa te pane te shtrire,qe nga larg
    i zgjaten plaget drejt Tropojes
    Plaget e tu te ushqenin gjak.


    Po ty te vrau nje shtazeri
    te tere t'i njihje,kohe spate
    te shtine aq shume me bresheri
    se i trembeshin dhe vdekjes sate.


    Ne sy t'u rrotullua bota
    (Kreta mbi glob u ndal qefin)
    Ne Beograd u ngriten gotat
    dhe u trokiten ne Athine.


    Era mbledh zerat e balades
    nga trojet e te gjitha aneve
    Fustanella e Osman Takes
    mbi balle te hapet valle came.


    Zeri i atdheut ne shpirt te pruri
    driteza yjesh,harqe rrufeje
    cdo dite me shume ti prane flamurit
    cdo dite me shume plumba drejt teje.


    Mbete legjende me dy vdekje,-
    njera mbi plumb,nje mbi dekret
    Njeren e more poshte me vete
    tjatra rri lart,"pa imunitet".


    Burgut i the -Urdhro te pres!
    Ia njoh dhe hekurat qelise
    jane vijat e flamurit grek
    qe bredh si zot mes Shqiperise.


    Rrethuar me dy heshtje tok
    i shtrire si jje segment rrufeje
    i madherishem,degjon poshte
    heshtjen e shtetit siper teje.


    Puhi e luleve te varri
    "vrasesi u fsheh" te peshperin
    ti bisedon intim me barin:
    Kujdes,mos vrasin Shqiperine"!


    Ti ule ballin nen flamur,
    Drejt miqve zgjatur brenga jote
    plumbat qe shtine jane prape ne udhe
    u vershellejne pas kraheve shokeve.


    E shoket te kerkojne ku re
    (Asgje,vec madheshti mbi vdekje)
    atyre pasuri u le
    supet me lartesira bjeshke.


    Ne ecjen tende,me dy hapa-
    demokraci e kombi tok-
    per brezat,amanet le prapa:
    Kush vdes per Kombin,jeton kot.


    Shoku,qe ra per ty therror
    vdekjen duke e kthyer rilindje
    mbi piedestalin tend qiellor
    mbeti kuror e blerte dafine.


    Mbetet perjete ne horizont
    imazh martiri te hapesirave
    tek re "njeri" u ngrite bronx
    t'u kumbosh tinguj gjithe ilireve.




    Ago Basha


    Ska vare per trima


    Kjo fillim-vjeshte e hidhur erdhi
    Dhembja mbi male pezull ri
    Vajtojne dhimbshem ererat bjeshkeve
    Dejet e Kombit pikojne Zi

    Gjoksi Azemit si flamur perskuq
    Jeta Heroi ne mes ju pre
    Askush s'besoj se prej nesh iku
    Serisht e presim si Promethe

    Mbi gjoks-flamur u ul dhe shqipja
    Vajtoi,qau e puthi ne balle
    Dic pershperiti me ze shqiponje
    Cohu Azem,ti je i gjalle

    Cohu Azem! Bucasin malet
    Ne Sul,Sopot,Tomorr,Korab
    Cohu Azem te therret Kombi
    Azem,Azem ti je i gjalle

    Se smund te vritet Kryetrimi
    Se smund te vdese shpres' e nje Kombi
    Se smund te vritet clirimtari
    Jo plumbat smund tja presin hovin

    I gjalle!I gjalle eshte mes nesh
    Me force e zjarr si Prometheu
    Se nuk ka varre per Heronjte
    Jo! Kryetrimat nuk i tret dheu!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    flm...Bel ami,
    Kjo tufė mė poezi tė bukura pėr kryetrimin e brezit tonė mė mallengjyen shumė sot.Shumė tė bukura.
    Ju lumtė poetėve qė mbajnė gjallė shpirtin e shqiptarit!

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  2. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Ndegjo Kėngė pėr Azem Hajdarin
    Nga Irfan nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2005, 11:10
  4. Azem Hajdari, Hero?
    Nga Seminarist nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 12-06-2003, 13:08
  5. Banda " HAKMARRJA"
    Nga Eda H nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-11-2002, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •