Close
Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 154
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Anti - Theos,

    Kete e ke thene edhe here tjeter. S'eshte nevoja te perserisesh vetveten.

    Pastaj ne e kemi kaluar kete hap. Nuk dyshojme me per jeten pas vdekjes. Tani po sjellim deshmite e katermiliard njerezve neper bote (te cilet besojne ne jeten pas vdekjes).

    Nuk besoj se eshte per ty kjo teme....

    CREDO UT INTELIGAM - anselmi

    krejt miqesisht, huggos

    ____________________
    Java informative - per me teper, postimi #50
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,371
    Postimet nė Bllog
    22
    Ne fakt lindja dhe vdekja nuk jane aq te mistershme per njerezit. Njerezit lindin, jetojne, vdesin ashtu si dielli lind, perendon dhe lind perseri diten e neserme.

    Te gjithe ne gjate dites punojme e levizim dhe teksa dielli perendon dhe muzgu bie, shtrihemi te fleme. Gjumi eshte simboli i vdekjes dhe te gjithe ne fleme te qete sepse e dime qe drita e agimit te ri do te na zgjoje serrisht. Ne gjume ne nuk kemi me kontroll as mbi trupin dhe as mbi shpirtin.

    Pas vdekjes ndodh pikerisht ajo qe ndodh ne mengjez, dielli do te lindi per disa ashtu sic do te fshihet per disa te tjere. Njerezit ne gjume ose jane te qete si engjej, ose dridhen nga frika e enderrave te keqija.

    Zoti e krijoi njeriun sipas shembellimit te Vet, dhe nese doni te imagjinoni pas-vdekjen duhet te kuptoni ate qe jetoni sot, te lindni, jetoni e vdisni. Vdekja eshte pjese e zinxhirit te jetes.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    prishtinė
    Postime
    100
    a me fal qe po ua prishi iluzionet .mendoj se edhe kjo teme eshte per mua sepse mendoj gati si ju por me pak ndryshime.
    pse e keni filluar kete teme kur po e dime se njeriu nuk po vdiska.
    kryesorja qenka shpirti i cili eshte i pavdekshem.
    ne do te mundemi te mendojme qe jemi edhe pas vdekjes .
    vdekje nuk eshte te mos jeshe me nje vend .vdekje eshte te mos egzistosh askund .

    nese ne jemi perhere ne nuk vdesim ne vetem jetojme pak me ndryshe.

    sipas mendimit tim diqka qe linde duhet patjeter edhe te mos egzistoje as bile en boten tjeter .

    e ense jemi te perjetshem egziston mundesia vetem ta ndryshome "vendbanimin" neper botera.
    mendoj prandaj jam egoist

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211

    Anti theos,

    fakti qe ne besojme ose jo ne nje gje te njejte apo te ndryshme nuk do te thote se kjo e ndryshon te verteten . Nuk habitem qe ti nuk i beson ato me lart thjesht sepse e para nuk beson ne egzistencen e Perendise. Albo me lart tha se Zoti e beri njeriun sipas shembelltyres se vet.

    Dhe nese nje Zot qe eshte i perjetshem anuk do te krijonte krijesa te perjetshme? Por vdekja (trupore)qe ne bejme fjale i'u dha si denim njeriut pas renies se tij dhe bindjes ndaj djallit. Por egziston edhe nje "vdekje" qe eshte teper me serioze se e para. Ky shpirt ka dy alterativa, ne varesi me zgjedhjen qe beri ketu ne toke: "Ose do te jetoje perjete me Perendine, ose e dyta perjete larg Perendise("vdekje e dyte"). Por fakti qe njerzit jane kaq shume larg shembellimit te Perendise, shpjegon faktin se perse njerzit jane me teper te prirur per te besuar te kunderten dhe madje dho mos egzistencen e shpirtit te tyre, si pjese thelbesore e qenies njeri...

    Qe ne fillim te krijimit te njeriut theksohet elemnti shpirt:
    "Atehre Zoti Perendi formoi njerin nga pluhuri i tokes, i fryu ne vrimat e hundes nje fryme jete dhe njeriu u be nje shpirt i gjalle" (Zan. 2:7)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga huggos : 10-09-2002 mė 13:51
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869

    DERI TE DJELEN JAVA INFORMATIVE

    JU LUTEMI LE TE PERQENDROHEMI NE TEME...

    NUK MUND TE VAZHDOJME GJITHE VITIN ME FJALE..


    POSTIMI #50
    Mendoj se ka ardhur koha te kalojme ne nje hap me te madh, dhe ndoshta pas kesaj ti japim nje fund edhe kesaj ceshtjeje.

    Nga ato qe kemi thene deri tani, ka dale qarte se shumica besojne ne egzistencen e shpirtit, dhe vazhdimesine e tij edhe pas vdekjes. Ka pasur edhe raste ku pohohej e kunderta, por per shkak se nuk kishin arsyetuar ne lidhje me pohimin e tyre, nuk jemi te detyruar ti marrim parasysh…

    Tanime pyetja eshte shtruar.. KY SHPIRT PAS VDEKJES, KU SHKON…?

    Do te kemi nje ankete informative (per ata qe duan dhe munden), e cila do te zgjase vetem nje jave. Secili qe mundet le te sjelle teori te ndryshme (te permbledhura prej tyre shkurt) qe jane pranuar per pyetjen e mesiperme. Nenvizoj se burimet duhet te jene te sakta, keshtu sa eshte e mundur gjithkush le te referoje librin (nga eshte marre teoria) dhe faqen. Do te merren parasysh vetem mendimet serioze. Ne fund te Javes Informative do ti rimbledhim te gjitha teorite ne nje faqe dhe do te bejme nje votim te hapur…

    Po ju sjell dy shembujt e pare nga Filozofia e Lashte Greke.

    PLATONI…
    Besonte ne egzistencen e shpirtit dhe ne gjendjen e tij te perjetshme. Ai pohonte se per shkak se shpirti eshte i pavdekshem, d.m.th pa fund, kjo do te thote se nuk kishte as fillim. Arriti aq larg saqe pohoi se ky shpirt banon ne periudha te ndryshme ne trupa te ndryshem. Pra ne momentin kur le nje njeri ne momentin e vdekjes, shkon tek nje foshnje tjeter e sapolindur… per te rifilluar atje perseri jeten nga e para.
    Phaedo f. 79

    SOKRATI…
    Nuk perkrahte mendimin e Platonit, por thjesht besonte se shpirti i cdo njeriu te drejte do te shkonte ne nje vend lumturie… Ne nje dialog…
    Por kjo eshte e vertete, o miku im, se duke shkuar atje ku une po shkoj, une do te jem me i kenaqur sesa pata mundesi te shijoja kete kenaqesi ketu ne toke. Dhe tani qe ora e largimit po afrohet, per mua ka nje shprese, se jo vetem une, por cdo njeri qe pati ndergjegjie te paster ne jeten e meparshme do te shijoje perjetsisht frytet e vepres se tij.
    Apologji f.40


    Mirepresim te gjitha mendimet e tjera

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869

    Ku jane...

    ... muslimanet, katoliket (me purgatorin), bahait, materialistet, filozofet moderne????

    Ne menyre qe votimi ne fund te jete me i hapur, propozoj secili te thote teorine e tij mbi kete ceshtje.. Te gjithe se bashku do vendosim...

    miqesisht
    huggos

  7. #67
    The Furious Maska e kapedani2001
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    E U
    Postime
    98
    un kisha the dicka pasi lexova dike me ata qenet the ate njeriun
    hygos me duket ishteandej nga faqja 3 nejse
    po mendoja ne qofte se njeriu vdes (shpirti) ku shkon atje lart do te thote dikush
    mir them une
    ca te tjere thone se kthehena prape ne toke
    prape mire
    the se nganjehere mbajme ca nga gjerat e jetes se meparshme
    mire
    perderisa shkojme ne shkojn the kafshet
    vec problemi im eshte se skam pa noj dinosaur ktu poshte ndaj the jane njerezit po atje lart si i behet apo jan zbut atje

    mendoheni pak thelle
    the shpresoj tme kuptoni
    pershendetje



    RESPECT...
    Live and let the others live
    see ya don`t wana bee ya

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Nuk na the ndonje teori Kapo... me te dhena te verteta.

    miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  9. #69
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Sapo e lexova kete teme dhe mu duk interesante, vecanerisht nga menyra se si e ka drejtuar ai qe e ka hapur.

    Sipas postimit # 50 une duhet te sillja ndonje fakt teorik te lexuar mbi ate se ku shkon shpirti pas vdekjes. Nuk kam lexuar ndonje gje te tille, por meqe tema me pelqeu, do doja qe te jepja mendimin tim dhe besoj se e kam kete te drejte derisa tema eshte e hapur.

    Une mendoj qe shpirti ekziston dhe eshte pjesa jomateriale e njeriut. Jane ndjenjat, mendimet endrat tona, ajo qe ne quajme llogjike. Tani, derisa asgje ne univers nuk humbet, derisa trupi pas vdekjes nuk humbet, por transformohet, atehere perse u dashka qe vetem keto , pra mendimet ndjenjat..etje... (pra shpirti)te njerezve te zhduken pa nam e pa nishan? Pra si cdo gje tjeter qe nuk humbet edhe shpirti i njeriut nuk humbet. Diku lexova qe mendimet dhe ndjenjat tona prodhohen nga truri dhe kur ai pushon se ekzistuari, edhe ato pushojne. Por po themi qe asgje, asnje lloj gjeje materiale ose jo materiale ne univers nuk humbet, pavaresisht nga krijohet, pra ne menyre krejt te pashmangeshme ai personaliteti yne (shpirti) nuk humbet.

    Tani lind problemi se ku shkon pa vdekjes.

    Mendimi im eshte qe pas vdekjes ai shkon pikerisht aty, pikerisht ne ate vend qe ai ka zgjedhur per te shkuar gjate gjithe jetes se vet. Ndoshta duket e cuditeshme dhe e pakuptimte por ky eshte mendimi im. Ka ne bote nje koncept te se mires dhe te se keqes. Sido qe keto koncepte jane relative, ka ne fund te fundit nje lloj vleresimi unik per to. Pra njeriu gjate jetes se tij zgjedh ne menyre krejt te lire te vrasi, te perdhunoje, te bej keq ne forma te ndryshme ose te sillet ne menyre te tille qe te beje vepra te mira ne jeten e tij. Pikerisht kjo zgjedhje gjate jetes se tij percakton vendin ku ai do shkoje pas vdekjes. Nuk po i ve emrat parajse apo ferr. Nuk kam idene se si jane, por kam bindjen qe jane vende te vecanta per njerrez te vecante. Sa me shume bindem per faktin qe njeriut ne jete i jepen te dyja alternativat para tij per te zgjedhur, pra mund te zgjedhi te miren apo te keqen, aq me shume bindem qe nuk shkojne te gjithe shpirtrat ne te njejtin vend. Ndryshe, perse do ishte ajo alternativa e zgjedhjes????

    Sa per ate faktin qe askush nuk eshte kthyer ne toke qe andej, ne te vertete ne kemi degjuar per hije te te vdekurve te pare nga njerez te vecante, ose gjera te tjera te cuditeshme si keto. Por njerezimi i ben nje rezistence te cuditeshme marrjes ne shqyrtim te ketyre fakteve. Keto quhen halucinacione te mendjeve te semura dhe hidhen ne kosh pa u shqyrtuar imtesisht. Shpesh njerezit nuk thone gjera qe mund te kene pare apo ndjere nga frika e te qujturit "budalla" prej te tjereve. Nuk e di po me duket dicka kontradiktore midis deshires se njerezimit per te njohur cka pas vdekjes, me rezistencen qe i bejne fakteve te pakta qe ndoshtaaa vijne qe andej.

    Edhe njehere shpreh vleresimin dhe interesin tim per kete teme.

    Me respekt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga huggos : 22-09-2002 mė 14:34
    Ji Vetvetja!

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Le te ecim me tutje pra...


    Falenderoj ne menyre te vecante disa (e dine vete ata) per inkurajimin dhe perkrahjen.

    Eshte e vertete se per disa ndoshta kjo teme u be paksa “boze”, por sinqerisht dua t’ju them, nuk kam ndermend ta mbyll perpara se te nxjerrim nje perfundim te pakten per veten time dhe per ata qe mund te interesohen (jo per kuriozet vecse...). Gjithkush qe nuk e pelqen, thjesht te ngelet ne vendin e tij, pa ngaterruar te tjeret. Shpresoj se do te me mirekuptoni ne kete pike...

    Po shtoj edhe disa pohime te tjera besimesh (apo dogmash) per ceshten pas vdekjes. Dhe ne fund votimi. Ju kujtoj se deri tani kemi sjelle shembullin e filizofise se lashte (huggos # 50) dhe te krishterimit, (the hobit #58)...

    INDUIZMI
    Besojne ne ritrupezimin pas vdekjes. Dmth nese gjate kesaj jete u solle keq, menjehere pas vdekjes, shpirti yt do te shkoje ne nje kafshe qe lindi ne ate moment. Nese bere mire, shpirti yt shkon ne nje foshnje te sapolindur per tu provuar peseri. Ka nje problem ketu vecse sepse pohojne se fillimisht Zoti krijoi nje numer te caktuar shpirtrash te cilet shkojne e vijne. Por duke ditur shtimin disa qindra here ne mase te popullsise se globit, kjo teori le vend per diskutim.

    MUSLIMANET (Nese gaboj me korrigjoni)
    Qielli eshte i ndare ne shtate nivele. Ne baze te veprave te tua ne toke, pas vdekjes shkon ne nivelin qe fitove. Per martiret e Luftes se Shenjte... ka nje pjashtim duke kaluar nga gjyqi, direkt ne nivelin me te larte (te parin).

    MATERIALIZMI
    Besoj shumica jemi ne dijeni te teorise. Pohojne se shpirti nuk egziston. Gjithcka eshte instikt i kushtezuar apo jo. Zoti nuk egziston dhe menjehere pas vdekjes, gjithcka shuhet.

    DESHMIMTARET E JEHOWAIT
    (qe megjithese perdorin biblen, s’kane lidhje me krishterimin)
    Pohojne se pas vdekjes shpirti fle. Pas Gjykimit te madh do te zgohen vetem 144.000 njerez (shpirt e trup) te cilet do te jetojne perjetesisht te lumtur ne kete toke (te rregulluar deri atehere). Te tjeret do te vazhdojne gjumin perjetesisht. Gjume te embel pra .


    Nese keni sygjerime apo shtesa, jeni te mirepritur, thjesht shkurt e qarte (per te gjithe).

    miqesisht,
    huggos

Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •