Close
Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 154
  1. #41
    alvi
    i/e ftuar
    fillon e dekompozohesh, e kthehesh ne peshtyme, pisllik dh e kryma.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Alvit..

    Kjo persa i perket trupit. Kete gje e kemi pranuar te gjithe ne postimet e meparshme...

    Ceshtja ka mbetur tek shpirti... dhe fryma
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  3. #43
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Njeriu kur vdes mbaron dhe veprimtaria e tij,te pakten kete besoj une,persa i perket shpirtit shume jane ata qe besojn se diku do shkojne por e pa bazuar ne fakte.
    I vetmi njeri qe u kthye nga vdekja ishte Llazari kur u ringjall nga Krishti,i cili nuk na tha asnjegje se ku shkoj kur ishte 3 dite i vdekur.
    Qe te besh hamendje eshte e kot,faktet qe dim,jane nga pluhuri dolem ne pluhur do kthehemi.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    usa Boston
    Postime
    6
    Bota substanciale e padukshme dhe Bota substanciale e dukshme.
    Gjithesia eshte krijuar sipas modelit te njeriut,qe eshte shembellim dhe perngjasim i cilesive te dyfishta te Zotit ,cdo ekzistence,pa perjashtim ngjan me njeriun,me format e tij perberese,qe jane mendja dhe trupi.Me gjithesi nuk ekziston vetem Bota substanciale e dukshme qe i ngjan trupit te njeriut,por gjithashtu edhe bota substanciale e padukshme,modeluar ne ngjashmeri me mendjen e njeriut.
    Keshtu e quajme Bote substanciale e padukshme,sepse nuk mund ta perceptojme me ane te pese shqisave fizike qe zoterojme.Megjithate kjo behet e mundur me ane te pese shqisave shpirterore.Bota e padukshme ashtu si Bota e dukshme eshte nje Bote reale.Ne te vertete mund ta ndiejme e ta perceptojme me ndihmen e pese shqisave shpirterore.
    Teresia e formuar nga dy botet substanciale te marra se bashku quhet "makrokozmos"
    Ashtu si trupi nuk mund te veproje pa nje lidhje me shpirtin e mendjen,edhe njeriu origjinal i krijimit nuk mund te veproje pa lidhje me Zotin.Bota e dukshme nuk mund te marre vleren e saj origjinale te krijimit neqoftese nuk lidhet me Boten e padukshme.Ashtu si per ne eshte e pamundur te kuptojme sjelljen e nje njeriu pa njohur mendjen e tij,po ashtu nuk mund te njohim realisht domethenien themelore te jetes pa njohur Zotin.Pa kuptuar boten e padukshme,eshte e pamundur te njohim ne menyre te persosur boten e dukshme.Keshtu qe Bota e e padukshme eshte bote subjektive dhe Bota e dukshme bote objektive.Kjo e fundit funksionon si hije e te pares.
    Mbas jetes se tij ne Boten e dukshme,njeriu kur vdes shkon ne Boten e padukshme,ku,duke hequr veshjen prej mishi,jeton perjetesisht ne nje trup shpirteror
    Personat shpirterore qe kane lene misionin e tyre ne Toke pa mbaruar,zbresin drejt njerezve.
    Materiali eshte marre nga libri"Parimi hyjnor"

  5. #45
    alvi
    i/e ftuar
    Mu me ka thon zysha e PPSH, Pranvera, se shpirt nuk ka dhe ke pa ti qe un akoma e besoj, sidomos masi pash 11Shtatorin, s'ka njeriu shpirt jo, osht bosh.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    usa Boston
    Postime
    6
    Tek poema e lashte sumero-babilonase"Epi i Gilgameshit",rreth kater mije vjet me pare trajtohet e keqja me e madhe e njeriut,Vdekja.Tmerri i vdekjes e detyron Gilgameshin,mbretin e persosur te Urukut te rrah shtigjet per te gjetur sekretin e pavdekesise,rinine e perjetshme.Por pas shume peripecish dhe heroizmash ai bindet se do te vdes dhe trupi i tij do te vdes ,ashtu sic ka vdekur dhe miku i tij trim i pashoq,Enkiduji.
    Ja se c`i thote hija e mikut Gilgameshit:
    Neqoftese te kumtoj ligjin e Tokes,
    te cilin e kam pare une ketu
    ti do te plandosesh e do te vajtosh.
    Veshtroje mikun,qe ti e pranove
    per t`cilin zemra jote u gezua,
    e hane krimbat,si te ishte teshe e vjeter.

    Mendimi im: Kjo ka te beje metrupin fizik,sa per shpirterorin duhet te punosh tere jeten ,madje dhe tere jetet per te arritur atje...tek Zoti.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    C'fare eshte shpirti yne?

    Qe te sqarojme se ē'ndodh pas vdekjes, duhet te shikojme se kush eshte njeriu me gjithe kuptimin e plote te fjales dhe do doja te shprehja disa mendime ne lidhje me pjesen e dyte perberse te qenies njeri: shpirtin.

    Shpirti yne eshte "Uni" yne, i cili ndjen, mendon, gezohet, hidherohet, trishtohet, do, vepron. Pra eshte tamam "Vetvetje jone".
    Egzistojne disa filozofe qe bejne dallime midis "shpirtit' dhe "Unit", por une di t'i perputh keto dhe do t'i jap Unit gjithēka qe ata i japin shpirtit, ne menyre qe ne thelb te mos egzistoje ndryshim por vetem ne shprehine tone, e cila do te duket me pas si me e duhur dhe thelbesore.
    Se pari i'a vlen te veme re se te gjithe njerzit kemi nje ndergjegje , ashtu siē dhe eshte thene me lart. Cdonjeri prej nesh eshte nje "Une" , i pajisur dhe i lidhur me organet trupore.
    Shkencetari aq sa dhe njeriu i thjeshte thone qe te dy: "Kembet e mia, duart e mia, zemra ime...e keshtu me radhe. Pra trupi shfaqet pa dyshim si prone, ndersa Uni yne si zot, si zoterues i trupit tone(pronar).
    Pra dime me siguri se ē'ndodh me anen materile te njeriut, por ne anen tjeter te padukshme, a mund te themi se ē,ndodh, sepse ne si njerez shpesh mbeshtetemi dhe pranojme vetem ne ato qe shohim, pra si rrjedhoje na duhet nje burim tjeter, i cili ka lidhej me boten e padukshme shpirterore (frymore)...
    Pra fakti i egzistences jo materiale si pjese perberse e njeriut do te thote se diēka luhet...diēka nuk eshte ne pajtim me ato qe ne shohime ose llogjikojme...
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  8. #48
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    wow ēfare komplikimi

    doja te thosha keto gjera:

    1-per te besuar ne Jeten e perjeteshme duhet te fillim te besosh ne Perendine. nuk eshte se ti e besove(ekzistencen e tij) edhe mjafton me aq. ti duhet qe te pranosh ate qe Ai ka pergatitur per ty. pra duhet qe ti ta njohesh ne fillim Perendine edhe pastaj te lapesh paragjykime.

    2- duhet te kuptosh se kush eshte qellimi i jetes...ndoshta lind per te vdekur? atehere kishte te drejte gjyshim im kur tha "kjo jete nuk qenka gje! Jete ēfare do te thote sipash jush, qe nje femije i vogel sa lind edhe vdese...ēfare gezoji ky femija, po nje person qe lind sakat ēfare perfitimi ka nese nuk e jeton jeten?

    3- qellimi i jetes eshte te njohesh Perendine. sepse duke njohur Perendine ti fillon e njeh vullnetin e tij. Jeta jote merr nje kuptim, edhe nuk je nje njeri pa shprese por me shprese. ti kupton qe rrone sepse Perendise te solli ne kete jete qe ti ta njohesh Perendine edhe ta pranoshe ne jeten tende bashke me premtimet qe Ai ka per ty.

    4- ne kete jete jemi vetem kalimthtare. Ai qe e ka pranuar ne jeten e vet edhe ka besuar ne premtimet e tij do te marri premtimin qe ka pergatitur ndersa kush nuk e ka pranuar ne jeten e vete nuk do te marri premtimin por denimin e perjetshem.

    5- Jeta e perjeteshme fillon qe kur ti fillon te jetosh Perendine ne jeten tende edhe nuk mbaron me, sepse edhe nese materjalisht vdes, shpirti nuk vdese edhe ne diten e fundit te ringjalljes do te kesh edhe nje dhurate, trupin e pa vdekshem(nuk jane perralla por Perendia i premton)

    6- kush nuk e njehe Perendine vertet do te flase gjera te tjera sepse nuk e njehe, sepse ta njohesh do te thote ta besosh ne premtime.

    7- per ta pranuar nuk duhet te beshe asnje gje tjeter veēse te pranosh Jezusin ne Jeten tendi si flijim per mekatet e tua edhe qe te dha mundesin qe te keshe nje mardhenje intime me Perendine edhe jo nepermjet dikush tjeter. do te quhesh bir i Perendise edhe do te jeshe i rendesishem per Perendine. nese nuk di se si ta beshe atehere po te ndihmoje:

    Jezus, une te falenderoj qe vdiqe ne kryq per mekatet e mia qe te me pajtoje me Perendine.
    e di mekati im eshte shume i madhe, por une te lutem qe te hysh ne jeten time te behesh Zoti i jetes time edhe te me drejtosh ti.
    te falenderoj qe me dhe autoritetin qe te behem bir i Perendise edhe te jam mirnjohes.
    te falenderoj per gjithēka.
    ne emrin tend te shenjte une lutem
    AMEN

    _________________________________________

    nese e ke bere kete lutje me zemer dije se Jezusi ka hyre ne jeten tende edhe do ta ve ne rregull jeten tende(do ti jap nje kuptim). tani duhet qe ta njohesh edhe te keshe mardhenjte te perditeshme me te, duke filluar te lexosh Fjalen e Tij edhe duke iu lutur perdite. lere qe te veproj ne jeten tende edhe to te jetosh perjetesine edhe te marresh premtimet e tij!!!

    Zoti te bekofte. mos harro se nese e bene me zemer kete lutje dikush lutet per ty tek Perendia!!!

    me respekt...!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  9. #49
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Nuk e di se cfare do te ndodhe pas jetes, as pas vdekjes. Une di dicka, qe jam serish e pafuqishme per t'iu pergjigjur pyetjeve te tilla dhe friken qe me mbulon kur mendoj per ceshtje te tilla metafizike, e kam te paevitueshme.
    Nesje, ajo qe do doja une, me ane te se ciles do mund te sfidoje gjithe ecejaket e mia ne pritjen e pergjigjeve, do te ishte dicka shume njerezore. Ne castet e fundit te jetes do me mjaftonte qe dora ime te shtrengohej fort nga dora e njeriut te zemres time, te atij njeriu qe do ta shihja ne drite te cilit, me kujtimin e te cilit do te shkoja e qete.
    Nuk e di ....
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869

    Le te vazhdojme ne hapin e trete !

    Mendoj se ka ardhur koha te kalojme ne nje hap me te madh, dhe ndoshta pas kesaj ti japim nje fund edhe kesaj ceshtjeje.

    Nga ato qe kemi thene deri tani, ka dale qarte se shumica besojne ne egzistencen e shpirtit, dhe vazhdimesine e tij edhe pas vdekjes. Ka pasur edhe raste ku pohohej e kunderta, por per shkak se nuk kishin arsyetuar ne lidhje me pohimin e tyre, nuk jemi te detyruar ti marrim parasysh…

    Tanime pyetja eshte shtruar.. KY SHPIRT PAS VDEKJES, KU SHKON…?

    Do te kemi nje ankete informative (per ata qe duan dhe munden), e cila do te zgjase vetem nje jave. Secili qe mundet le te sjelle teori te ndryshme (te permbledhura prej tyre shkurt) qe jane pranuar per pyetjen e mesiperme. Nenvizoj se burimet duhet te jene te sakta, keshtu sa eshte e mundur gjithkush le te referoje librin (nga eshte marre teoria) dhe faqen. Do te merren parasysh vetem mendimet serioze. Ne fund te Javes Informative do ti rimbledhim te gjitha teorite ne nje faqe dhe do te bejme nje votim te hapur…

    Po ju sjell dy shembujt e pare nga Filozofia e Lashte Greke.

    PLATONI…
    Besonte ne egzistencen e shpirtit dhe ne gjendjen e tij te perjetshme. Ai pohonte se per shkak se shpirti eshte i pavdekshem, d.m.th pa fund, kjo do te thote se nuk kishte as fillim. Arriti aq larg saqe pohoi se ky shpirt banon ne periudha te ndryshme ne trupa te ndryshem. Pra ne momentin kur le nje njeri ne momentin e vdekjes, shkon tek nje foshnje tjeter e sapolindur… per te rifilluar atje perseri jeten nga e para.
    Phaedo f. 79

    SOKRATI…
    Nuk perkrahte mendimin e Platonit, por thjesht besonte se shpirti i cdo njeriu te drejte do te shkonte ne nje vend lumturie… Ne nje dialog…
    Por kjo eshte e vertete, o miku im, se duke shkuar atje ku une po shkoj, une do te jem me i kenaqur sesa pata mundesi te shijoja kete kenaqesi ketu ne toke. Dhe tani qe ora e largimit po afrohet, per mua ka nje shprese, se jo vetem une, por cdo njeri qe pati ndergjegjie te paster ne jeten e meparshme do te shijoje perjetsisht frytet e vepres se tij.
    Apologji f.40


    Mirepresim te gjitha mendimet e tjera…

Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •