Close
Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 154
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e nimue
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    78
    Jam shume dakort me mendimin tend Huggos.
    Guri i rende peshon ne vend te vet.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105
    Te forte jeni per Zotin!

    A thu i keni sqaru gjithe problemet para vdekjes dhe
    tani ia futni p***** per pas vdekjes. Ikni e lexoni Cajupin,
    ai sec ka shkru nji si pune komedie "Pas Vdekjes".

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Emigrantit,

    Nese kjo teme nuk te shqeteson, perse u fute, e "lexove me shume kujdes" te gjitha postimet ??!!

    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105
    ok huggos,

    Cdo gje e shkruar ne teme eshte thjesht improvizim, perfytyrime naive dhe spekullime me fjale, jo natyre materiale, jo natyre shpirterore etj.etj. Shume pak gjera ka qe "dihen" dhe shumica e ketij informacioni vjen nga njerez qe kane qene ne prag te vdekjes, ose e kane kaluar pak ate e jane kthyer mbrapsht. Te gjithe flasin per nje tunel ne fund te te cilit shfaqet nje drite shume e shkelqyer. Pjesa me e madhe e tyre (meqe per kete lloj eksperience flasin ne pergjithesi te krishteret) thone se kane pare Jezusin t'ju afrohet e ti marre per dore, disa te tjere thone se kane arritur te shohin ose te takohen shkurtazi me te aferm te tyre te vdekur me pare. Kunder egzistences reale te kesaj lloj eksperience flasin disa psikologe dhe neuro-kirurge qe pretendojne se e gjithe kjo histori mund te shpjegohet me iluzionet qe sajon truri kur fillon e i mungon oksigjeni, sic eshte rasti kur njeriu eshte ne prag te vdekjes. Per mendimin tim ka dy mundesi.
    1. Shpirti eshte produkt i trurit (materialistet), ne kete rast po vdiq truri, shpirti pushon se egzistuari dhe s'ka "jete" pas vdekjes se individit.
    2. Shpirti eshte nje entitet i veēante (Religjion, idealizem) dhe qe te shfaqet ne boten materiale ka nevoje per nje suport material.
    Kur ky suport pushon se funksionuari, shpirti nuk mund te shfaqet me ne mjediset materiale dhe ketu mund te behen hipoteza nga me te ndryshmet, te cilat nuk mund te kontrollohen.
    Sic dihet kur dicka nuk mund te vertetohet dot hyn ne mes "besimi". Ca besojne kete e ca besojne ate. Polemika pa fund e bla bla bla. Une ketu e kisha fjalen ne postimin e meparshem, me fjale te tjera keto diskutime jane si pune "petllash me uje", megjithate kane edhe keto lezetin e vet.

    Miqesisht.

  5. #25
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Postuar mė parė nga Emigranti
    Te forte jeni per Zotin!

    A thu i keni sqaru gjithe problemet para vdekjes dhe
    tani ia futni ...... per pas vdekjes. Ikni e lexoni Cajupin,
    ai sec ka shkru nji si pune komedie "Pas Vdekjes".

  6. #26
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    tani po merrem me rendesine e paravdekjes.
    nuk kam kohe te mendoj, aq me pak te pergjigjem.


    Kur kam shume probleme qe nuk u jap zgjidhje the;
    Dua te vdes, vdekja eshte parajse. Ketu eshte ferri.
    A kam te drejte?
    Nuk e di, por kur jam ashtu, vetem une kam te drejte ndersa problemet jo.
    Vdekja ka me shume te drejta se te gjithe.
    PO jo gjithmone vdekja eshte e njejta gje, "vdekje!"
    Une i besoj pergjysem vdekjes. C'eshte atje pertej saj nuk me intereson shume. Dua te besoj se eshte dicka gjithesesi!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Eshte e vertete se per nje teme te tille eshte teper e veshtire te arrijme ne nje perfundim te vertet(uar)e 100%. Meqe ra fjala do te deshiroja t'ju kujtoja se ajo qe jemi duke bere eshte thjesht nje analize (ndoshta thjesht hipoteze). Per gjerat qe tashme i dime nuk kemi nevoje te pyesim perseri (Sokrati) atehere perse e krijuam forumin... Ajo qe mua personalisht me shqeteson eshte fakti se nuk po arrij te kuptoj dot kete qenien njeri. Nga njera ane me zbulimet e tij me te medha qe nga shpikja e rrotes deri ne klonimin. Nga ana tjeter po ky (i njejti) njeri nuk eshte ne gjendje tju pergjigjet pyetjeve me baze te jetes se tij sic jane "perse erdha" dhe "ku po shkoj". Kete gjendje e konsideroj nga pallogjikshme deri ne kercenuese. Njeriu po shpik (me hapa teper te shpejte) "sherbime" qe nuk do te jete ne gjendje as ti pervetsoje e aq me keq as ti kontrolloje dot. Nevojitet fare pak fantazi per te imagjinuar shkaterrimin total te kesaj qenieje brenda pak viteve te ardhme.

    Ashtu sikurse e komentoi edhe Emigranti me pare (duke u mbeshtetur "fuqishem" nga Mina qe nuk e konsideroi te arsyeshme te shtoje vete as edhe nje fjale)… ne kete jete (ketu pra) kemi shume per te bere. Po a do te mbarojne ndonjehere valle problemet. A do te egzistoje ndonjehere ndonje dite ku do te ndihemi 100% te lumtur e pa asnje shqetesim??!! Kam friken se jo perpara frymemarjes se fundit… Dhe gjerat do te ishin thjesht "bukur" nese do te mbaronin ketu. A eshte keshtu vecse??!! Nese ne kete jete nuk ecim me nje objektiv, gjendja jone do te jete gjithnje e njejta. E njejta monotoni problemesh do trokase perdite zemren tone, e kjo deri kur ??!!

    Per te qene me i hapur rreth frikes sime, dy gjera dua te konsiderojme:

    1. NJE HIPOTEZE…
    Nese pas vdekjes gjithcka mbaron, atehere le te hame e te pime se neser do te vdesim. Atehere nuk e konsideroj te nevojshme te lodh trute me studime dhe diploma (se nese nje dite te bukur me diell me vjen nje makine dhe "me viziton" apo lufta e '97 riperseritet ku 30% e te rinjve shqiptare as qe nuk e kishin programatizuar kurre kaq te shpejte "udhetimin e tyre"..??). Atehere skemi nevoje as per familje, e sidomos per femije (sepse neser nga vdekja jone e papritur mund t'i shtojme edhe disa jetime te pafajshem e te urritur rrugeve). Nuk e di nese do te isha i kenaqur nga nje jete me fillim por pa fund (me ndonje kuptim) por sigurisht nuk jua fsheh se do te isha me i qete. Kur isha i vogel shpesh mendoja se nese une vdes le te mbaroje e gjithe bota (nuk me intereson me asgje). Por kur jeta gjate rruges se saj te sjell perpara njerez te dashur, miq, familje.. nuk mundet me njeri te mbetet ne kete ide, e aq me keq te mbetet kaq indiferent.

    2. DHE NJE REALITET
    Mesa duket pra gjithcka na drejton drejt "idese" (mereni si te doni) se kjo jete nuk ka mundesi te mbaroje me kaq. Dicka tjeter ka me pas, dicka te panjohur. Tju them te drejten kur behet fjale per jeten time (sic e shihni egoizmi im kaloi ne anen tjeter) nuk do te doja te rreferohesha as tek religjionet e as tek Darwini (sic jua thashe me pare behet fjale per jeten time). Nuk mund tjua besoj une gjene me te shtrenjte timen, ideve te ndonje te cmenduri (ndoshta). Por dua te kerkoj e te vazhdoj te kerkoj per te verteten derisa jeta ime te marre nje kuptim dhe shpirti im te qetesohet.
    Nese jeta me pas vazhdon (perseri do perdor imagjinaten) gjerat jane paksa ndryshe. Se pari shkoj ne nje vend te "huaj", me rregulla te tjera (patjeter duhet te kete rregulla atje). Kjo me thote se nuk jam une ai qe do vendos si do luhen guret (e shahut). Kjo me thote gjithashtu, se nese dicka do te kete atje (te pakten ashtu sic pershkruhet) mire eshte (madje e domosdoshme) te jem i pergatitur qe tani. Keshtu besoj se: a) duke pasur nje objektiv, b) duke ditur (ose mesuar) rregullat e "lojes" (se jetes) dhe 3) duke u kujdesur per plotesimin e duhur te tyre edhe jeta (ketu) do te marre nje kuptim, edhe atje (gjithmone nese) do te jem gati per te shkuar..

    A nuk eshte nje zgjedhje me e mire ??!!

    Besoj se me kuptoni. Nese askush s'ka asgje per te thene, thjesht le te mos te thote asgje. Une do te vazhdoj te kerkoj. Dhe do tju njoftoj…


    P.S. Shume pershendetje miqesore per Emigrantin dhe Minen.

    Me respekt
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  8. #28
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    huggos!

    i pershedes te gjithe.

    ndersa ty te pershendes vecanerisht e te falendroj per koncentrimin e temes dhe te mendimit qe shpreh.

    (nga ty ndjej se kam c'te lexoj) pra edhe te falenderoj)
    krejt sinqerisht, macia.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    We go te HEaven and Play hide and seek!!

    Pyetja me e mire do te ishte, "Cili eshte qellimi im ne kete bote?" Pse te preokupohemi me ate se c'fare ndodh pas vdekjes. ME sa di une, ajo qe ndodh pas vdekjes eshte dicka sekrete, sepse njerezit qe vdesin nuk po na tregojne se 'cfare ndodh pas vdekjes. Sikur ata te na tregojshin, atehere c'do gje ne jete do te ishte lehte per tu perballuar. Sa cudi qe nuk poseduam mundesine qe ta shohim te ardhmen. Pasi qe nuk mund te dijme se c'fare do te ndodh ne te ardhmen, te jetojme jeten ne menyre te lumture. Njeriu eshte ne kerkim te vazhdueshem per lumturi ne jete. Po te mendojme se c'fare do te na ndodh pas vdekjes, atehere where is the fun in that, kur te jemi te obsesuar me nje ide te tille. Live your life 'cause you only have one chance.

    Ky eshte mendimi im:

    Si qenie me superiore ne kete bote, njerezite jane pagezuar me nje perparesi te cilen shumica e kafsheve tjera nuk e posedojne. Ketu e kam fjalen per racionalitetin. Ne gjithmone jemi ne kerkim te pergjigjeve. Nuk pajtohemi me medioker. Gjithmon mundohemi te racionalizojme cdo gje qe na mundon ne jete. PSe ka vuajtje ne kete bote? A thua Charles Darwin e ka pas te drejte kur ka shkruar per "Survival of teh Fittest." A eshte faji i ketyre personave qe rezulton ne vuajtjen e tyre? Apo eshte faji te tjeter kush apo tjeter cka?
    Keta njerez jane sikur une dhe ti. Edhe keta jane te ballafaquar me problemet e njejta sikur ne. Edhe keta medojne per qellimin e tyre ne jete. Ndoshat jo ne ate mase sikur se ne, por megjithate mendojne. Ne qofte se e keni lexuar "Gilgamesh", nje nga mesazhet qe une kam nxerre eshte menyra se si Summerianet jane munduar ti shpjegojne vuajtjet e tyre. Mbreti dhe heori i tyre, Gilgamesh, nuk arrite ta mund vdekjen. PO ne qofte se ky njeri me fuqi super-natyrale nuk arrite qellimin qe ta mund vdekjen, atehere ne, si njerez te thejshte, nuk do te kemi as shanse te vogel te bejme te njejten.
    Ne jemi ne levizje te vazhdueshme. Gjithmone jemi ne nje faze te mundimeve. Nje shembull qe kam marre nga nje liber i shkruar nag Autori Leonard Biallas, libri i cili titullohet, " Myths: Gods, Heroes and Saviors," eshte se njerezit, si e quan ai, "are in constant struggle: we go through a process that I(Biallas) call, the 'process of dying and rising'" Per shembull, a college student. Koha ne fakultet eshte koha qe a i e quan, "struggle." Ne kete faze, ne transformohemi per te mire. Behemi me te pjekur. E shikojme jeten nga tjera dritare. Pasi ta perfundojme collegin, jemi ne fazen te silen ai e quan, "the rising of oneself." Ne kete faze ne mburremi me ate qe kemi arritur, ,irepo para se te kenaqemi me shume, ne prape do te ballafaqohemi me nje struggle tjeter. Kjo struggle eshte kerkimi i punes. Nje shembull tjeter eshte ushtari. Para se te behet ushtar, personi duhet te shkoj ne boot camp. Pas perfundimit te boot-cmapit, ai behet ushtar. DMTH, ai eshte i transformuar. krepo, pas ketij transformimi, personi duhet te sherbej me tutje.

    Pra menyra me e mire qe te kuptojme vete-veten eshte qe te mesojme nga experiencat tona.

    Pasi qe ne jemi ne kerkim konstant per balance ne jete, nje menyre tjeter per arritjen e ketij qellimi, duke u bazuar nga Leonard Biallas, eshte mesimi i mitheve. Leonard Biallas thote se ne i perdorim keto mith si "archetypes," qe na ndihmojne dhe na japin fuqi te jetojme nje jete me te lumtur. Me fjalen archetypes, ai e ka kuptimin se duke mesuar se si heronjet e mitheve kane vepruar ne momente te veshtira, ne do te kemi mundesi ta bejme te njejten gje. Per heronjet mashkuj, Biallas thote se udhetimi i tyre ne jete eshte fizikal. Ata duhet ti perballojne shume mumdime fizikale. Ndersa, udhetimi i heroinave eshte spiritual. Mirepo te dy na japin shembuj se si te veprojme ne situata te veshtira.

    Ne mendimin tim, pyetjen e pare qe ne e bejme kur fllojme te mendojme n e menyre abstarkte eshte, "Kush jam Une? " Kjo eshte kohe e krizes spirituale. Kjo eshte koha qe ne mundohemi te mesojme veten, ne menyre qe te shprehemi me meire ne rrethin e shokeve ose personave qe i njohim. A ka pergjigje konkrete lidhur me kete pyetje? Une them se jo. Ne ndryshojme me kohen. Cka eshte e drejte Sot, mund te jete e padrejte 10 vjet me vone. ME se miri eshte qe te mesojme nga gabimet dhe nga experienca.

    Pra, kerkim konstant pr lumturi ne jete. A nuk eshte kjo qellimi i shumices ne kete bote? Une them se po.

    P.S.

    Pas vdekjes paska dicka te mire sepse ata qe po vdesin nuk po kthehen me. Dmth, po ju pelqen atmosfera ne Parajse apo ferr.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  10. #30
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Per Huggos: Mina nuk e ka mbeshtetur fuqishem emigrantin por ka hequr nje fjale banale nga paragrafi tij.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •