Close
Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 154
  1. #141
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Astrit!

    Edhe krishterimi nuk ka asnje fakt konkret qe Krishti u ringjall. Pervec Bibles dhe pak burimesh jobiblike jo fort te besueshme gjithe te tjerat jane spekullime te pastra.
    Dhe mos u kap kaq fort pas ringjalljes pasi detyra kryesore e krishtit ishte te vdiste, ringjallja eshte dicka dytesore ne krishterim ne krahasim me vdekjen.

    Pershendetje, SS.

  2. #142
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    SuNRiSer!

    Per mua autoritet eshte Bibla dhe kaq mjafton.Une ta kam thene pak me siper se nese ringjallja nuk do te kishte ndodhur mesiguri qe kjo gje shume shpejt do te ishte vertetuar se varri eshte bosh edhe sot e kesaj dite, megjithekete une nuk mund te te mbush mendje ty se Krishti u ringjall. Aty jane faktet, provat historike, cdo njeri e ka vete ne dore te besoje si te doje, Zoti e ka lene kete gje ne dore te njeriut, si Zot i drejte qe Ai eshte.
    Dhe per sa i perket asaj qe ringjallja eshte dicka dytesor ne krishterim ne krahasim me vdekjen, ta them une se e ke teresisht gabim. Pa ringjalljen vdekja nuk ka fare kuptim, ringjallja e Krishtit eshte shpresa per cdo njeri qe beson ne emrin e Jezu Krishtit. Ne Krishterim figura e Krishtit eshte kryesore eshte gjithshka dhe ja se ēfare thote Krishti tek Gjoni 11:25:

    Jezusi i tha: “Unė jam ringjallja dhe jeta; ai qė beson nė mua, edhe sikur tė duhej tė vdesė do tė jetojė.

    Pra Krishti eshte ringjallja dhe jeta, atehere si mund te thuash se ne Krishterim ringjallja eshte dytesore, Krishterim do te thote Krisht qe do te thote ringjallje.

    Pershendetje dhe gjithe te mirat.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  3. #143
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Astrit!

    Dmth sipas teje ringjallja e krishtit ishte me e rendesishme se vdekja e tij?! Ne rast se e ke me te vertete, pyete "pastorin" se me duket se e paste kapur keq kete pike.

  4. #144
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    SuNRiSer!

    Pergjigjen time e ke me lart, fjalet e Jezu Krishtit:

    “Unė jam ringjallja..."

    Une pastorin e kam perpara, eshte ai qe po flet, Jezu Krishti eshte pastori, Bariu i mire, qe jep jeten e vet per delet e Tij dhe e merr perseri.
    Kur Jezusi thote "une jam ringjallja", mendoj se kjo eshte edhe pergjigja e pyetjes se kesaj teme "cfare ndodh pas vdekjes". Te gjithe do te ringjallen prej Jezu Krishtit dhe secili do te marre sipas asaj qe ka besuar ne kete jete tokesore, jete te perjetshme atyre qe kane pranuar dhuraten e Jezu Krishtit, dhe vuajtje te perjetshme atyre qe s'e kane pranuar kete dhurate, por jane mbeshtetur tek vetvetja dhe tek bota per ti shpetuar denimit. Ky eshte plani i Perendise, kete meson Bibla ne cdo rreshte te saj dhe askush nuk mund te dale jashte kesaj, askush nuk ben perjashtim. Dhe te them nje gje me siguri te plote, siguria qe ndjen njeriu kur ja beson jeten Perendise eshte e papershkruashme me fjale, eshte pikerisht sic thote Jezusi, "ai njeri e ka ndertuar shtepine e tij mbi shkemb, dhe asnje stuhi nuk mund ta rrezoje sepse themeli ku qendron eshte Zoti vete".
    Uroj SuNRiSer qe edhe ti te heqesh dore nga germimi ne rere per te ndertuar, eshte e kote do te shembet. Perendia te fton te pendohesh dhe te kthehesh nga rruga e rrezikshme ku po ecen.
    Nga shkrimet e tua une e kam kuptuar se ti njeh shume fakte mbi krishterimin dhe ke njohuri edhe per Biblen, por e gjitha kjo nuk te ben dobi, persa kohe qe kjo nuk lidhet me besimin e vertete tek Perendia. Edhe farizejte e njihnin ligjin, kishin njohuri per Fjalen e Perendise, por nuk i besonin Perendise. Qellimet e tyre ishin per lavdi personale, shiko shembullin e Palit dhe do te kuptosh me shume.
    Pershendetje dhe gjithe te mirat.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  5. #145
    S“eelenlos! Maska e Arrogante
    Anėtarėsuar
    28-05-2003
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    59
    (edituar)...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 08-06-2003 mė 02:04
    :D

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Rialda
    Anėtarėsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Diku neper bote
    Postime
    12
    Shumica e njerezve nuk e besojne se kur te vdesin do te ringjallen perseri dhe do te japin llogari para Allahut ,dhe kjo eshte e keqja se kujtojne se po vdes dhe ja mbaroi me kaq dhe me e bulura thojne o e shijojme kete jete si te na vije me harame dhe pa harame sepse nje dite do vdesim ....por se dijne se cfare ju pret atje sepse po ta dinit nuk do te flisnit keshtu..... por do te besonit ne Allah dhe do tju bindit atij qe neser kur te vije (jeumul el-kijame) d.m.th dita e kjametit do te ishit te pergatitur per kete dite....sepse ate dite asnje nuk do keni ka te shkoni por do jepni llogari para Allahut edhe per gjene me te vogel se cfare keni bere ne kete dynja....dhe persa i perket se a do te takohemi me njerezit tane dhe te afermit tane pergjigjja eshte po... por ku lind pyetja ne xhenet apo ne xhehenem....sepse xhenetin A llahu jua ka premtuar besimtarve atyre qe i binden Atij ...Allahu inshallah na ben prej banorve te xhenentit amin...kurse xhehenemi eshte per jobesimtaret te cilet nuk duan qe te besojne sepse ato mendojne qe kjo eshte jeta e tyre sepse mendojne se ne kete dynja nuk kane ardhur vetem per te bere qejf por e kan gabim sepse Allahu ne kuran thot:nuk i kam krijuar njerezit edhe xhinet vetem se per adhurim....prandaj mundohuni o njerez qe ta gjeni te verteten dhe mos kujtoni se do jetoni pergjithmone sepse pas vdekjes nuk keni se cfare te beni por do jepni llogarin edhe me te vogel dhe do te shperbleheni sipas punes qe keni bere mos u merrni me bukurite e kesaj dynjaje por besoni se nje dite Ai qe ju ka krijuar e ka shume te lehte qe mbas vdekjes tju rikrijoje perseri....
    Rialda

    :^qershi

  7. #147
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Kisha kohe qe nuk po e ndiqja me kete teme megjithate thashe se mos kishte ndodhur ndonje gje e re. Me sa po shoh cdo gje ka mbetur ne vend. Astriti qe vazhdon te me beje ftesa per ne parajse, akoma muhabeti u ngjall krishti apo jo dhe akoma pyetja po te jete ngjallur krishti pse mos ngjallem dhe une.

    Por, eshte shume e lehte te kapesh pas iluzioneve, madje edhe e pelqyeshme pasi jeta merr nje kuptim kur ke nje qellim qe do te arrish. Por gjeja me e mire eshte se nuk ke gje per te humbur. Per te fituar ndoshta por per te humbur jo.

    Megjithate humbisni disa gjera qe duken shume elementare dhe te parendesishme por qe po ju vure veshin te bejne te ndjehesh i kenaqur (nuk e kam fjalen per drogen 0 ). Jane ato gjera qe Zoti i ndalon dhe i quan mekate (kuptohet jo te gjitha). Do te ngrihesh nje mengjes dhe t'ia futesh me te pire te behesh daulle. Pastaj te shkosh dhe te *** femren e endrreve, pasi ke mbaruar te ndezesh nje cigare, etj etj. Por kot sa flas pasi nuk mund te me kuptoni pasi jeni shume te zene me plotesimin e vullnetit te zotit ne toke.

    Nejse, sa per muhabet.

    Pershendetje, S.

  8. #148
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    SuNRiSeR!

    Me ato qe thua me siper, ku thua se humbasim "disa gjera qe duken shume elementare dhe te parendesishme por qe po ju vure veshin te bejne te ndjehesh i kenaqur", me kujton historine e Eves me djallin, gjarperin ne kopeshtin Eden. Edhe djalli te njejten taktike ndoqi, ta joshte Even, duke i premtuar se ajo do te behej si Perendia, perfundimi dihet tashme, mekati hyri ne bote dhe sot kemi nje bote te rene dhe te mallkuar.

    Une te them nje gje me siguri dhe bindje te plote se ato gjera qe ty te bejne te ndjehesh i kenaqur, per mua jane plehra, ne kuptimin e plote te fjales, ne krahasim me njohjen e Jezu Krishtit. Kenaqesia e vertete per mua eshte te bej vullnetin e Zotit, te njoh dhe te zbatoj ato qe Krishti me porosit. Tek Proverbat 16:25, thuhet :

    Ka njė rrugė qė njeriut i duket e drejtė, por nė fund ajo tė nxjerr nė udhėt e vdekjes.

    Edhe ty keshtu te duket tani per tani, se duke kundershtuar Zotin, duke i bere qejfin djallit, je modern, je i emancipuar, apo ku e di se cfare tjeter kujton se je, por fakti eshte se je ne rrugen e gabuar, je ne udhet e vdekjes. Ti mund te zgjedhesh te besh cfare te duash, Zoti te ka krijuar te jesh i lire ne zgjedhje, (djalli te ka roberuar me mekatin) fundi dihet per secilen rruge qe do te ndjekesh. Me Perendine -- paqe dhe siguri, me djallin -- humbje dhe shkaterrim, vendimi tashme eshte marre.

    Une keto gjera nuk ti them sa per muhabet, porse i konsideroj shume serioze, jane gjera me te cilat nuk mund te luash, po e humbe rastin nuk e ke me ne dore ta ribesh, do te pendohesh shume vone, do ta mallkosh djallin qe te ka mashtruar, por s'do te beje dobi.

    Pershendetje!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Cool

    -------------------------------------------------------------

    Vete nuk kam qene po as ndonje nga ata qe kane vajtur nuk kam takuar akoma (larg qofte).

    Po nje gje eshte e sigurt "Nje bie, mijera ngrihen!"

    --------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #150
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Astrit!

    Eshte normale qe ti mos i kuptosh ato "gjerat e vogla dhe elementare" pasi ke te tjera gjera me "te rendesishme" per tu marre, por ndoshta do vije nje dite qe ato gjerat plehra qe i sheh sot do te te duken jo dhe aq plehra sa jane tani.
    Kur te shkosh ne parajse dhe do te te duhet te kendosh non-stop per nder te boss-it ndoshta do e shohesh situaten ndryshe (ishte shaka).
    Nejse, ti e sheh zotin si shpetimtar, une nuk e shoh fare, ti e sheh djallin si shkaterrues, une perseri nuk e shoh fare, dhe ndjehem shume mire kur e di se ketu jam une, dhe vendimet qe i marr i marr une, kenaqesine dhe pergjegjegjesine per to e mbaj vetem une, dhe nuk ia di per nder apo mallkoj zotin apo djallin.
    Une jam i lire dhe jam shume i lumtur ne lirine time, dhe as e mendoj se mund te behem sherbetor i dikujt dhe t'i lepij kembet dikujt qe te me marre me vete ne parajse. Ndersa ju jeni servile dhe mund te beni cdo gje qe te fitoni ate vendin per te cilin enderroni. Valle te jete zoti kaq idiot sa te mos e kuptoje se cfare qenie servile dhe egoiste edhe njeriu?? Ndoshta.

    Pershendetje, S

Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •