Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50

    I madherishmi Dritero

    Kollosi Popullor
    O ZOT I MADH .

    Sado i ngritur qe te jesh.Sado qe te jesh marre me letersi,kam
    mendimin qe te dridhet dora nga emocionet e paperseriteshme
    te shkruash per Ate qe te dhuron befasi te mahniteshme kur
    pershkruan bukurine, thjeshtesine, ndershmerine,dashurine,
    zhelozine,burokracine apo meskinitetin.
    Pena e Tij nuk do te shuhet , kurre ,sa te jete jeta JETE.

    Me ka rastisur shpesh te jem takuar me shoqe e shoke te nacionaliteteve te ndryeshme,lexues te apasionuar te letersise
    boterore, te cilet vazhdimisht ne bisedat e tyre i terheq shume tema e Greqise se lashte.
    Sot , ne boten mbare,nepermjet shtypit, televizionit,kinemase
    apo informacioneve te ndryshme une e gjej jo rralle te vihen ne skene tragjedite greke te Euripidit, Eskilit, Sofokliut apo Poemat e Homerit te shkruara tre mije vjet te shkuara.
    Pyes veten erse japin kohen e vete publicistet ,regjisoret,
    kineastet apo muzikantet ,te merren me ate qe ne e njohim,
    i cmojme tejet,jemi te apasionuar pas tyre dhe i duam shume gjithashtu ? Ashtu sic duam shkrimtaret ,poetet,dramaturget
    pa limit gjeografik apo kohor,seicili sipas menyres se tij.
    Nuk e pyesja vehten perse e shperdorojne kohen kot,por perse i japin nje kohe kaq te konsiderueshme antikitetit ne keto kohet tona moderne, ne kete shekull ku problemet e temat shoqerore apo politike jane tejet te mprehte amilja, droga, krimi ,skamja,
    korrupsioni.

    Dhe une kam nxjerre konkluzionin tim ota mbare eshte e
    trazuar dhe fatmiresisht ,shpresoj ne ZOTIN , me te shumte jane ata qe desherojne te ndreqet ,te gjejne paqe njerezimi.

    Pyetja :Por nga te fillojne ?
    Pergjigja : Aty ku filloj.

    E nese pas mijera vjetesh ,brezat qe do te vijne mund te ndodhe te bien ne krize te identitetit te letersise ARBERORE,mund te ndodhe ta kene humbur rrugen diku ,jam plotesisht e bindur se
    gjeneratat do ti referohen Penes se ndritur ,te lartit
    Dritero Agolli.

    Ne "Shkelqimi dhe renja e shokut Zylo " e shkruar me mjeshtri te rralle e humor te jashtezakonshem , "shplodhese , zbavitese"
    duke pasqyruar tere ato rrjete merimangash burokratike qe bene
    te shkaterrohet nje Shtet i tere.E shkruar dekada perpara.
    I guximshem, parashikues dhe me shume moral te larte dhe me
    sa mencuri.Sot e gjen te perkthyer ne disa gjuhe te botes,fal vecse Demokracise qe erdhi aq vone ne Atdheun tone te
    shtrenjte.E zberthen me rrenje e me dege ,ne qelizat me te imta
    ate maqineri korrupsioni qe shkatrroi ghithcka.

    Kam pare te vene ne skene dramen "Mosha e bardhe".Nuk do ta harroj kurre.

    Origjinaliteti i Tij eshte unik.Ngjethem kur e lexoj.I dashuron kaq bukur (Sa i vertete eshte kur pershkrun gruan e tij)

    Kush valle mund te harroj :

    Devoll , Devoll

    i tille qenkam une ,

    Paskam marre me vehte

    balten tende.

    I ndritur Dritero , ju jeni i teri nerv ,gjak, jete,i vertete,i pashkeputur per as nje te qinden e sekondes ngea realiteti.
    Ju jeni unik.
    Ju jeni Shqiperi.Te verteten e jetes te shkruar ne libra e gjej tek Ju.
    Librat tuaja per femije jane legjende,i doja shume ,edhe i dua ,packa se nuk jam me aspak e vogel.
    Sa do te shkruaj, ato jane aq pak per Ju.

    Respektet me te larta per Ju.

    Janulla

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50
    Edhe kjo komisjonit Nobel i eshte derguar?

Tema tė Ngjashme

  1. Sejfi Protopapa
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2014, 04:48
  2. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  3. Dritėro Agolli: PS dhe LSI tė bashkėpunojnė pėr zgjedhjet e 2005
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 05:16
  4. Mendimi juaj mbi Dritėro Agollin
    Nga FierAkja143 nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 15:28
  5. Dritėro Agolli ky *apostull* i errėsirės
    Nga Nika nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-04-2003, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •