Te jesh vetem mendoj se vlen ndonjehere me shume se dhjetra terapi. Per te ndertuar kete teme shkas nga nje mikja ime qe me qante hallin pak dite me pare. Perpara cdo fraze, duke me vjedhur syte, shqiptonte: te lutem mos me gjyko! Perderisa "u perplas" tek une, natyrisht qe ishte e bindur qe nuk po e paragjykoja por kishte nje dizekuiliber te brendshem dhe ne nje hark kohe te shkurter kishte nderruar disa meshkuj. Rastesisht kam qene e pranishme ne nje njohje te tille dhe konstatova shenja histerie. Tani qe po shkruaj, ndjej dhimbje sepse kam mardhenie shume te ngrohte me protagonisten. E vetmja ndihme qe mundem t'i jap eshte qe t'i sugjeroj qe te qendroje vetem per disa kohe dhe te perpiqet te kuptoje se cfar kerkon nga vetja. Mesa duket ajo ka frike t'i bindet vetmise dhe patjeter kerkon gjendje vartesie! Jeni te lutur per pjesmarrje ne kete teme sepse cdo postim dua t'ja bej te ditur qe te mund t;i mbushet mendja dhe te kuroje mendimet e semura qe sipas saj e kane burimin ne femijeri dhe fajeson prinderit qe nuk e kane vleresuar kurre dhe i kane prere ne mes cdo iniciative.
JENI TE LUTUR TE MOS I DREJTONI ASNJE OFENDIM PERSONIT!
Krijoni Kontakt