Pershendetje
Kisha nje problem dhe ndokush qe mund te me ndihmoje me keshille ose dicka tjeter do tia dija per nder.Une kam qene ne Itali para 4 vjet e gjysem dhe sapo kam arritur aty menjehere kam mare espulsion per hyrjen time ne menyre klandestine.Megjithese qendrova per nje vit e gjysem aty nuk munda te fusja dokumentat e as te perfitoja nga ndonje sanatorie.Pasi jam kthyer ne Shqiperi jam perpjekur per te mare ndonje vize italiane por perhere me eshte refuzuar per shkak te espulsionit.Nqs dikush di dicka rreth ligjeve ose njeh ndonje avokat qe mund te me ndihmonte ose ka qene ne te njejtin pozicion me timin do ju lutesha te me shkruanit.
Krijoni Kontakt