Kam pothuajse 6 vjet ketu ne Amerike, dhe erdha me J1 si exchange student. Viza me skadoi 6 muaj pasi u futa, por une vazhdova shkollene e mesme dhe aplikova ne kolegj, ku dhe u pranova. Pasi fillova kolegjin me dhane I-20 dhe Social Security #, viti i pare iku pa letra (pra me vize te skaduar, shkolla s'me tha gje), prandaj vendosa to shkoj ne Canada me gjithe dokumentacionin (I20, transcripts, bank statements etc...) ne vere pas vitit te pare. Mora vizen kanadeze dhe vajta ne Toronto, ku nuk ma dhane vizen Amerikane megjithse i tregova te gjitha letrat. Ai personi qe fola ne ambasaden amerikane me tha qe te shkoja ne kufi se mund te me linin po ti tregoja I-20 dhe letrat e shkolles. Keshtu qe une ika te nesermen ne kufi, pasi per 2 dite fillonte viti i dyte dhe kisha paguar leket, ku me kthyen ne kanada dhe me vune ban 5 vjet nga USA. Une perseri u futa me leke nga kufiri ne USA dhe vazhdova shkollen, ku per fat asnje s'me pyeti per dokumentacionin. Pasi u diplomova nuk aplikova per OPT pasi duhej te tregoja stamped I-20 and visa...te cilat une si kisha. Prandaj kam ngelur pa letra. Por nderkohe kam kohe qe jam lidhur me nje goce amerikane, dhe ajo pranon qe te martohet me mua. Tani nuk e di se cfare procedure te ndjek, kam bere "searches" ne google, dhe disa thone qe te kthehesh ne vendlindje dhe pastaj gruaja te terheq, disa thone qe mos bej gafe te kthehesh se nuk fut me kembe ne USA. Gjithashtu po nqs. une bej martesen (legimit) kane te drejte keta te me kthejne, po te futem ne proces gjyqsor? GJithashtu sa kohe merr procesi per marrjen e Green cardes ose lejen e punes. Une kam nja 3 vjet qe i kam paguar taksat pasi kam punuar me ate S.S# qe me dha shkolla.
Me jepni ndonje opinion nqs. keni dijeni se cfare mund te bej. Une kam ndermend te marr nje avokat kur te filloj kete proces, por prap dua ta dij nese ja vlen ti futem ketij procesi apo jo.
Flaminderit
Krijoni Kontakt