Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 57
  1. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    sdb,
    Kisha e Krishtere ka qenë një derisa u ndajt në Kishë Lindore dhe Perendimore.
    Dmth vjen puna që edhe kishën katolike dhe ortodokse i ka krijuar njeriu (në këtë rast papa) apo jo?
    Se është fakt historik që kishat u ndanë në vitet (1054 s`jam shumë i sigurtë për datën),kështu që...

    Kuptoj atë që thua,që kishat ortodokse dhe katolike predikojnë fjalën e Jezusit,dhe ajo protestantja mendimet e Luther King mbi fenë krishtere.
    Mirëpo argumenti që the më lartë,deri diku nuk mban...se edhe Jezu Krishti ka qenë njeri.

    Nuk i them këto për të fundosur ndonjë ide,thjeshtë dua të di më shumë.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #12
    i nderuar StormAngel,

    po ia filloi nga fundi te pergjigjem: po Jezusi ka qene njeri! Megjithate pohimi yt nuk eshte i plote. Jezu Krishti eshte Zot dhe eshte misheruar (lexo: eshte bere njeri ose me mire ka ardhe ne toke), kjo eshte edhe festa te cilen do te festojme brenda pak ditesh, pra Krishtlindja -> lindja e Krishtit. Keshtu qe Jezu Krishti kur erdhi ne toke (pra kur u be njeri) ai kishte 2. natyra: njerezore dhe hyjnore, por nje person i vetem.

    Ndarja e Kishes Lindore nga Kisha Perendimore nuk ka ardhe si rrjedhoje e dallimeve doktrinore - sic shprehen disa ketu - por me shume nga rrethanat historike dhe te mentalitetit te asaj kohe. Shume ketu permendin shkakun kryesore "Filoque", ku ka sjelle ndarjen perfundimtare ndermjet 2. Kishave, te cilat nuk binin dakort nqse Shpirti Shenjt rrjedh prej Atit e prej Birit apo Shpirti Shenjt rrjedh prej Birit, ndersa Biri prej Hyjit Ate. Ky debat eshte zgjidhur perfundimisht nga Koncili Ekumenik i Kartagjenes, pra 3. apo 4. shekuj para se te ndddhte ndarja ndermjet 2. Kishave (jemi ne shekullin 7. pas Krishtit - kur diskutohej ndermjet Teologeve dhe prijesve te Kishes - ceshtja "Filoque").
    Keshtu qe te mos zgjatem shume - ndarja erdhi si rrjedhoje e disa parapregatitjeve historike, si me te rendesishmet jane: lufta Ikonoklaste (kjo lufte konsiston ne nderimin e Ikonave te Shenjta apo jo?); dhe lufta per pushtet ne Konstantinopoje ndermjet princit dhe Mbretereshes Irena, ku princi nuk i bindej s'emes (pra Mbretereshes), sepse shfaqte shenjta autonomie dhe si duket nje gje e tille nuk i pelqente Mbretereshes, saqe Mbretresha Irena menjehere urdheroi rojeve/ushtarve ta mbyllin ne Burgun Mbreteror te vetmin bir..... keto ishin shkaqet kryesore qe quan ne ndarjen defnitive -> viti 1054.
    Ndersa "prapashtesat" se gjoja Kisha Lindore nuk perputhet me Kishen Romake sidomos ne ceshtjen e primatit te Papes, kjo aspak nuk eshte e vertete, sepse nuk ka fakte te verteta historike. Sic na kane mesuar ne Shkolle se Historia mbeshtetet vetem ne Fakte historike dhe ne asnje menyre ne Thashetheme dhe ne keqinterpretime (ose interpretime sipas qejfit).
    Ndersa per Kishen Protestante - nxjerri vet kunkluzionet! Lool

    tung tung
    sdb

  3. #13
    freethinker
    Anëtarësuar
    10-05-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    56
    cilat jane konkluzionet per Kishen Protestante?!

  4. #14
    freethinker
    Anëtarësuar
    10-05-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    56
    Kisha Protestante lindi jo per shkak te kapricove te Lutherit, por sepse nuk kishte mundesi te ishe ne Kishen katolike dhe ne te njejten kohe te pranoje nje doktrine plotesisht biblike!

  5. #15
    Citim Postuar më parë nga freethinker
    Kisha Protestante lindi jo per shkak te kapricove te Lutherit, por sepse nuk kishte mundesi te ishe ne Kishen katolike dhe ne te njejten kohe te pranoje nje doktrine plotesisht biblike!
    Kur te jetosh ne Amerike dhe ne Evrope ku Protestantizmi eshte po aq i politizuar sa Katolicizmi dhe Ortodoksia, atehere do te dish pergjigjen e pyetjes Pse lindi kisha Protestante. Ashtu sic ka protestante qe e lexojne Biblen dhe e mbeshtetin besimin e tyre ne Fjalen e Perendise po ashtu ka dhe katolike dhe ortodokse qe e mbeshtetin besimin e tyre ne Fjalen e Perendise.
    Keto kunjat qe futin njerez te caktuar, protestante, katolike, ortodokse, jane per arsye jo te besimit por politike dhe ekonomike.
    Shendet.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  6. #16
    freethinker
    Anëtarësuar
    10-05-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    56
    eshte shume e lehte t'ia hedhim fajin politikes dhe ekonomise per gjithcka.
    Por kjo nuk e zgjidh problemin qe kishat kane sot, dhe ai eshte nje problem dogmatik! Cila eshte e verteta dhe si mund ta gjej ate?

  7. #17
    Nuk ka problem "dogmatik" qe s'ka si arsye politiken dhe ekonomine.
    Sa per te verteten, nese pyet si Pilati, nuk ke per ta gjetur.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga freethinker
    Cila eshte e verteta dhe si mund ta gjej ate?
    E vërteta nuk është një gjë, por një Person. E vërteta është vetë Krishti. Nëse kërkon ta gjesh, duhet të dish se është Ai i pari që kërkon zemrat e njerëzve dhe i gjen ata që e duan atë. Është Ai që kërkon për delet e humbura dhe jo delet për Bariun. Nëse do ishte në duart e deleve, të shkretit ne, se nuk do t'a gjenim kurrë Atë.

    Nëse je nga ata që e kanë gjetur, pra që janë bërë bijtë e Tij, dhe megjithatë mendon se nuk e ke të vërtetën, atëhere të them që ta kërkosh jo shumë larg. Ai ndodhet brënda teje dhe vetëm atje mund ta gjesh Atë, i cili është Jeta e vërtetë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #19
    freethinker
    Anëtarësuar
    10-05-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    56
    Une per disa gjera jam i sigurt qe jane te verteta:

    Zoti eshte dashuri
    "E verteta" eshte person dhe Ai eshte Krishti, dhe se Marredhenia jone me Zotin eshte me e rendesishme sesa Dogma ne kuptimin e rendomte te fjales.

    Megjithate kur shoh sesa ndryshime te medha ka midis doktrinave te kishave te ndryshme te krishtere, nuk mund ta heq qafe pergjegjesine per te njohur te verteten, ate cfare eshte Biblike dhe jo njerezore apo rrjedhoje e situatave politike!
    Ne qofte se e verteta eshte qe 2+2=4 atehere s'mund te jete e vertete qe 2+2=5
    Nuk e kam llafin per ndryshime te vogla te cilat mund te zgjidhen, por per ndryshime te tjera te cilat nuk mund te pajtohen me njera tjetren!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Fotzenland
    Anëtarësuar
    23-04-2005
    Postime
    85
    Une e di qe Martin Lutheri ishte krijuesi i fese protestante dhe jo Martin Luther Kingu.

    Ah u bera edhe une si puna e atyre qe mezi presin qe te tjeret te bejne gabime.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Disa pyetje, për ata që e lodhin trurin :
    Nga Kryeplaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 12-10-2016, 07:17
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Del në shitje "Një dosje për Kadarenë"
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •