Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Një pyetje për ju

    Ok,
    Kështu.
    Pyetja ime është mbase shumë e përgjithësuar.
    Më shpjegon dikush dallimin e Kishës Protestante nga Kishat tjera?
    Dmth ku qëndron dallimi esencial i njërit mësim nga tjetri?

    Ju falemnderit
    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    Dallimi qendron ne faktin qe Perendia i ka krijuar njerezit secili me karakterin dhe mundesine e vet per ta kuptuar ate. Ne periudhen e mesjetes kisha nuk ishte vecsse nje institucion i vdekur, ne ate kohe Martin Luther King mbasi lexoi Biblen, kuptoi rendesine e kishes dhe jetes se saj dhe doli kunder Papes me bibel ne dore per t'i treguar se kisha kishte dale thuajse krejtesisht jashte Fjales se Perendise, duke ndjekur tradita njerezore, jo te frymezuara nga Perendia. Papa kete njeri dhe ata qe u ndricuan nga ndricimi i tij, i quajti protestante (kundershtues) dhe "i nxorri" nga kisha katolike.
    Mesimet e kesaj kishe jane ato qe dalin nga Bibla. Per arsye se traditat njerezore kishin mbytur kishen katolike te atehershme, kjo kishe u perpoq jo te dale nga traditat, por thjesht te mbaje ato qe jane sipas Fjales se Perendise.
    Nderkohe ka shume njerez qe harrojne rilindjen qe ndodhi ne njerezit e pare te kesaj kishe dhe harrojne se rilindja e tyre nuk ndodhi kunder tradites por kunder mekatit ne te cilin kisha ndodhej ne ate kohe, dhe ne injorancen e tyre hedhin poshte shume nga traditat te cilat u krijuan mbi besimin, jo mbi mekatin.
    Kjo eshte thjesht dicka e pergjithshme. Nese ke ndonje pyetje me specifike shpresoj te kem aq njohuri sa te te kthej pergjigje.
    Manulaki
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Falemnderit Manulaki

    Pyetja tjetër e imja logjike është:
    Pse atëherë kaq të thella konfliktet e protestantëve me katolikët psh në Irlandën Veriore? Ku qëndron problemi?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    Ato jane konflikte politike, jo fetare. Besoj se problemi qendron qe as ata vete nuk e dine cili ka qene konflikti fillestar.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Oh,unë kam menduar se aty bëhet fjalë për përplasje ideologjike fetare.
    Paskam gabuar më duket.
    Falemnderit për sqarimin.
    Nisja e temës ishin debatet tek Top Channel mbi Protestanizmin dhe Katolicizmin dhe Ortodoksizmin nga ana tjetër.Thjeshtë nuk i kuptoja dallimet esenciale në mes të parës dhe kishave tjera.
    Nejse,ju falemnderit për kohën.

    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Oh,unë kam menduar se aty bëhet fjalë për përplasje ideologjike fetare.
    Paskam gabuar më duket.
    Falemnderit për sqarimin.
    Nisja e temës ishin debatet tek Top Channel mbi Protestanizmin dhe Katolicizmin dhe Ortodoksizmin nga ana tjetër.Thjeshtë nuk i kuptoja dallimet esenciale në mes të parës dhe kishave tjera.
    Nejse,ju falemnderit për kohën.

    Stormi
    Gjuhet qe flasin njerezit ne gjithe boten jane te shumta, e megjithate ato te gjitha shprehin te njejten gje. Perendia ka zgjedhur kisha per besimtaret ku ata ta kuptojne Ate sipas "gjuhes shpirterore" qe ata njohin. Problemi qendron se ata qe nuk dine nje "gjuhe te huaj" ju duket gabim qe tjetri e flet, nderkohe qe ai person komunikon me Perendine ne te njejten menyre si dhe tjetri. Kete shembylltyre e jap vetem ne lidhje me Krishterimin. Vetem Krishti eshte e vetmja rruge per ne Zoti. Fete e tjera jane thjesht rruge njerezore dhe nuk jane pjese e "gjuheve" per te cilat flas.
    Gezuar Krishtlindjen!
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Falemnderit Manulaki

    Pyetja tjetër e imja logjike është:
    Pse atëherë kaq të thella konfliktet e protestantëve me katolikët psh në Irlandën Veriore? Ku qëndron problemi?
    StormAngel, a ka mundesi te jap edhe une nje pergjigje pyetjes tende?

    Kishat jane te ndara ne dy grupe kryesore. Kishat shteterore dhe kishat qe jane te pamvarura nga shteti. Ndryshimi kryesor midis ketyre dy kishave eshte se kisha e pare eshte nje kishe e vdekur ndersa e kishat e pamvarura jane disi si me te gjalla. Ne te paren njerezit lindin te krishtere, ne te dyten behen te krishtere. Psh. nese lind ne Greqi nga prinder Greke, ne menyre automatike qe foshnje je Ortodoks, nese qellon te lindesh ne Itali nga prinder Italiane je katolik dhe nese lind ne Irlandi nga prinder protestante, je protestant, ose nese lind ne Irlandi nga prinder Katolike, je katolik. Ky lloj krishterimi sic mund ta kuptosh eshte nje krishterim i vdekur, nje krishterim qe zbaton disa rregulla, thjeshte sepse keshtu kane qene traditat e popullit tend.

    Pra ajo qe dua te them eshte se Protestantet e Irlandise, dmth atyre qe u ka qelluar te lindin nga prinder Protestante, jane protestante vetem ne dokumenta dhe jo ne jete, ashtu sic ortodokset e Greqise dhe katoliket e Italise apo te Irlandise. Ata jane protestante, katolike apo ortodokse, por ata nuk jane te krishtere. Nuk mund te themi se jemi te krishtere, kur ne te njejten kohe urrejme dhe luftojme ata te nje besimi tjeter. Keta njerez kane nje besim te vdekur dhe jo te gjalle. Te krishteret e vertete, jo vetem qe nuk luftojne, dhe nuk urrejne te tjeret, por edhe duan armiqte.

    Nga ana tjeter jane edhe kishat e pamvarura, te cilat jane te mbushura me njerez qe kane besuar dhe i kane dhene zemren Jezu Krishtit ne nje moshe qe kane pasur mundesine te zgjedhin dhe te gjykojne vete. Psh, une i dhashe zemren time Jezu Krishtit ne moshen 22-vjecare. Deri atehere une isha me origjine Katolik, por nje njeri qe jetoja larg Zotit. Keshtu pra, une deri ne moshen 22 vjecare mund te thoja dhe te mburresha vazhdimisht se jam i krishter, por ne fakt une nuk kisha asnje lidhje me Krishtin. Ishte atehere kur ndodhi ajo qe ne te krishteret e quajme Rilindje qe une u bera i krishter.

    Pasi u zgjata shume, dua te perfundoj duke thene se nese do shohesh njerez qe pretendojne se jane te krishtere, por luftojne apo urrejne kundershtaret e tyre, duhet ta dish mire se ata jane te krishtere vetem ne letra apo ne origjine, dhe jo ne zemer. Krishti nuk i njeh ata persona. Pra konfliktet katoliko-protestante mund te kene nje karakter fetar, por ata nuk jane te krishtere.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Edhe une po shtoj disa fjale.
    Ne letren e Jakobit ka nje pershkrim te bukur per te cilen ju Stormi jeni duke pyetur. Jakobi i drejtohet bashkesise me keto fjale: Nga vijne luftrat dhe grindjet tek ju?
    Pra une po bej te njeten pyetje te Jakobit, por ne kete rast drejtuar religjioneve brenda krishterizmit: Nga vijne luftrat dhe grindjet midis jush? A mund te thote dikush: ato ndodhin midis nesh sepse kisha jone eshte kisha e Krishtit, ndersa ato te tjerat jo?! Shiko ne kete forum ku mblidhen te krishtere te ndryshem, dhe do te bindesh perse Jakobi ngre nje pyetje te tille ne bashkesi. Dikur ne kete forum kishim nje faqe ku kontribonim te gjithe, sepse te gjithe kemi nje BESE dhe i perkasim te njejtit Zot, Atij qe vdiq ne kryq per mekatet tona, Zotit Krisht. Por tani manaxheret e kesaj faqe, qe per mendimin tim jane thejsht ca fanatike te religjionit dhe kaq, na ndane ne "kater pjese". Por ke kane ndare ata? Mos valle Krishti eshte i ndare, ju tha Pali korinthasve? Perse Pali doli ne nje konkluzion te tille? E njejta gje ndodhte dhe ne ate kishe, ashtu si ketu ne kete forum. NE kishen e Korinthit disa thoshin, jemi te Palit e disa te Apolit. Disa te Krishtit dhe disa te Kefes. Ja pra, religjionoze pushtetare do te kete gjithemone prezent ne bashkesine e Krishtit, ashtu sic ka dhe BYK se bashku me GRURIN. Por, Jezusi thote se Gruri eshte GRURE dhe byku eshte byk. Midis tyre nuk ka azgje te perbashket, edhe pse per nje KOHE jane sebashku. NE ditet e fundit une do ti NDAJ, thote Jezusi, Grurin ne HAMBAR dhe Bykun ne Furre.
    Le te rikthehemi tek Jakobi dhe te shohim perfundimin ne te cilin ai na nxjer.
    Luftrat dhe grindjet tek ju, thote Jakobi, vijne per shkak te pasioneve dhe lakmise. Sepse ju kerkoni te kini dhe te shpenzoni per te kenaqur veten tuaj dhe jo Perendine. Ky pra eshte me pak fjale i gjithe perfundimi ne te cilen Jakobi na nxjer, duke na treguar se ne kete rast kemi te bejme me te krishtere te cilet vetem Krishtin nuk njohin dhe nuk kane. Por une do te ndalem tek nje shembull mjaft konkret qe vella Livei. ka dhene, i cili deshmon se kishat shteterore jane kisha qe me shume i sherbejne politikes shteterore se sa Perendise. Jakobi ne letren e tij tek kapitulli4, naj jep vertet nje fakt te tille. Ja cfare thote ai ne vargun4.
    " O shkeles dhe shkelse te kurores, a nuk e dini se MIQESIA ME BOTEN ESHTE ARMIQESI ME PERENDINE? Ai qe do te jete MIK I BOTES, BEHET ARMIK I PERENDISE." Une mendoj se cdo koment pas ketyre fjaleve te Jakobit eshte i kote. Ky parim vjen nga Perendia, i cili njeh vullnetin e botes.
    Po keshtu dhe motra Manulaki mendoj se te ka dhene nje pergjigje kompetente, dhe une jam plotesisht me mendimin e saj.
    Ajo qe eshte me e rendesishme per nje te krishtere, nuk eshte fakti qe ai te gjykoje kishat apo religjionet. Pali i porosit besimtaret ne letrat e tij duke ju thene: mos gjykoni asgje para kohe, deri sa te vije Zoti yne Jezus Krisht, i cili do ta gjykoje boten me drejtesi. Kur ne nuk gjykojme te afermin tone, ne se pari kemi mbojtur veten tone nga shkatrimi, si dhe i kemi dhene mundesi te afermit tone qe te vije ne Krishti. Ky eshte parimi ne te cilen une perpiqem gjithemone te ec. Sepse ky parim vjen pikerisht i mbeshetur ne fjalen e Zotit tone Jezus Krisht, i cili tha: "Mos gjykoni qe te mos gjykoheni." Mbase u zgjata pak, por ka rendesi qe gjithmone te shohim Krishtin pasi Ai eshte rruga e Verteta dhe Jeta. Sa per religjionet dhe ndejkesit e tyre, ato jane thjesht BYKU, te cilat nje dite do te jene te pavlefshme. Amin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 20-12-2004 më 19:28

  9. #9
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Jeni fantastik të gjithë me përgjigjet,jua kthefsha në të mirë.
    Falemnderit

    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Oh,unë kam menduar se aty bëhet fjalë për përplasje ideologjike fetare.
    Paskam gabuar më duket.
    Falemnderit për sqarimin.
    Nisja e temës ishin debatet tek Top Channel mbi Protestanizmin dhe Katolicizmin dhe Ortodoksizmin nga ana tjetër.Thjeshtë nuk i kuptoja dallimet esenciale në mes të parës dhe kishave tjera.
    Nejse,ju falemnderit për kohën.

    Stormi
    Stormi dallimi eshte shume i thjeshte: ke Kisha te themeluara nga Jezusi dhe nga njeriu!
    Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse jane te themeluara nga vet Jezu Krishti, ndersa ajo Protestante nga njeriu (lexo: Martin Luther).

    per me shume komentin ta le ty...!!!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Disa pyetje, për ata që e lodhin trurin :
    Nga Kryeplaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 12-10-2016, 07:17
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Del në shitje "Një dosje për Kadarenë"
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •