faleminderit liveintwoplaces!
Megjithese biem dakort persa i perket kuptimit te fjales "njohje", dua qe te te sfidoj ne ilustirmin interesant; pra midis 'pemes se jetes' dhe 'pemes se njohjes te se mires dhe se keqes'. Mendoj se problemi kryesor i Adamit dhe Eves ishte pikerisht sepse ata donin te sfidonin fjalen e Zotit. Nderkohe kur Zoti deklaroi mekatin si dicka te keqe dhe me pasoja, ata (njerezit) tentuan ta shikonin mekatin si dicka te mire. Nuk mendoj se 'pema e njohjes se te mires dhe se keqes' simbolizon perpjekjet e te krishterit per te patur sa me shume njohuri.
Bie plotesisht dakort me ty qe njohuria pa marredhenien tone me Krishtin nuk mund te na shpetoje. Ne shpetohemi vetem nepermjet besimit. Ceshtja e 'njohurise, doktrines' dhe veprave te nje te krishteri mund te diskutohet ne temen e 'shenjterimit'. Qellimi i Zotit Eshte qe te shenjteroje kishen e vet!
Sa per pyetjen e kishes, jam i te njejtit mendim me ty qe askush pervec Zotit nuk mund te gjykoje dhe te dije se kush eshte besimtar i vertete dhe i shpetuar. Zoti ka njerezit e vet ne gjithe keto denominacione te ndryshme.
Megjithate, kjo nuk i jep pergjigje pyetjes: perse kaq shume kisha te ndryshme? Per mendimin tim, ne qofte se dikush e ka te qarte se cila eshte e verteta (e kam llafin per doktrinen biblike) dhe ndjek dhe pranon dicka tjeter e cila nuk eshte biblike(duke u justifikuar se i perket nje denominacioni apo kishe), nuk i shpeton pergjegjesise se zgjedhjes. Te krishteret duhet te mbajne nje qendrim te forte per te ruajtur te verteten Biblike (ketu nuk e kam llafin vetem per marredhenien me Zotin)!
Krijoni Kontakt