Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Masakra e Bllacės

    Masakra e Bllacės e vitit 1944


    E bėnė krimin dhe deshėn ta fshihnin


    Vrasjet e bėra nga forcat e Brigadės sė 16 maqedonase u bėnė nė emėr tė likuidimit tė forcave tė Ballit. Nėse mund tė jetė pjesėtar i Ballit njė fėmijė 14-vjeēar ose njė grua shtatėdhjetėvjeēare dhe pleqtė e moshave tė ndryshme, ku shumica e tyre kishin kaluar tė shtatėdhjetat, nuk ka se si tė komentohet ndryshe pėrveē se si njė krim kundėr njerėzimit. Faktet e dhėna nė kėtė rast tregojnė qartė pėr synimet e errėta tė krerėve komunistė tė asaj kohe

    Rrahman SELMANI


    16 nėntori i vitit 1944 e gjeti fshatin Bllacė nen tytat e pushkes se Brigades se gjashtembedhjete maqedonase. Prandaj kjo dite ne kujtesen e fshatareve te Bllaces ka lene vėrrage te thella, ka diē te vecante.Ne kete dite u krye njera nga masakrat me te medha ne trojet e Maqedonise se ASNOM-it. Nga kjo mbledhje nuk kishin kaluar tre muaj te plote, kur Brigada e 16 maqedonase rrethoi fshatin Bllace, per ta vene ne shtetrrethim te plote,duke mos lene daljet e njerezve nga fshati. Ne ēdo 50 metra ishin vendosur roje te armatosura, te cilat pengonin ēdo levizje te njerezve. Brigada e 16 u fut ne fshat me 14 nentor te vitit 1944 dhe i njoftoi fshataret qe te mos frikėsoheshin, se “nuk do t’u ndodhte asgjė” e kėshtu me radhė. Keto genjeshtra fshataret i kuptuan si te verteta, e si rezultat i kesaj mbeten ne fshat nje numer i konsideueshen i banoreve. Ne te njejten kohe kerkohej nga fshataret te pergatitnin ushqim per ushtaret, qe nga fshataret nuk mungoi, bile ne sasi te medha. Komanda e brigades se 16 u vendos ne shtepine e Aziz Lusjanit, prej nga koordinoheshin veprimet e tyre, si dhe ftoheshin personat qe ishin larguar nga fshati te ktheheshin sa me shpejte ne fshat, se perndryshe, nese nuk vepronin sipas urdhrit, fati i tyre nuk do te ishte i sigurt. Ne kete forme u mashtruan nje numer i konsiderueshem e bllacjaneve, te cilet rane ne kurthen e tradhtise se komandateve partizanė.

    Brigada e 16 maqedonase qendroi ne Bllace tri dite. Por ne mengjesin e dites se trete urdherojne fshataret qe te mblidhen te xhamia e fshatit, duke i futur brenda te gjithe. Ketu dalin ne shesh premtimet e rreme te komandanteve te Brigades se 16 maqedonase. Pasi i fusin ne xhami te gjithe fshataret e tubuar, ua lidhin duart dhe ne te njejten kohe fillojne rrahjet, maltretimet, fyerjet nga me te ndytat. Personat e vendosur ne xhami i nxirrnin nje nga nje, ua lidhnin duart per t'i derguar ne kasaphanen e pergatitur me pare. Ashtu duarlidhur, i nisen rruges per te vendi i quajtur "Stanet e Toēit". Te lidhurit arrinin numrin prej 130- 140 pesonash te moshave te ndryshme, qe nga femijėt, pleqte e tė tjere. Ushtaret e brigades maqedonase filluan me vrasje te njerezve akoma pa arritur ne vendin "Stanet e Toēit". Vrasjet filluan ne fshat, kur ushtaret vrane plakun Sinan Luēi, te cilin pasi e vrasin atė, ia vėnė zjarrin kasollės, duke e djegur edhe ate. Ne pragun e shtepise vriten edhe keta persona: Daut Fera, Zyber Koka, Life Tusha (grua plakė), Minah Shehi dhe nje nga lagjja Lusjani.

    Gjate percjelljes se bllacjaneve per te vendi "Stanet e Toēit" u perdoren tortura te papara deri atehere. Me te arritur ne vendin e lartpermendur, dergojne nje pjese te tyre ne fshat, kinse per te marre apo pėr tė dorezuar arme,kurse pjesen tjeter te fshatareve filluan t'i vrasin. Ata merrin nga tre-kater veta dhe i vendosnin para mitralozit, i cili villte vrer te

    papare. Ploja te gjakut e pershkuan fushen e lagjes Toēi. Dėshmitarėt rrėfejnė se partizanėt e Brigadės sė 16 maqedonase vrisnin kė arrinin. Nė kėtė vend mbetėn tė vdekur mbi 50 burra bllacjanė.Gjaku i tyre skuqi tokėn arbėrore. Pėr krimin e kryer nga pjesėtarėt e kėsaj brigade, dėshmojnė edhe varret e tyre, qė ndodhen nė tė majtė tė lagjes Toēi. Ato tregojnė pėr kėtė ngjarje tė kobshme, ku u vranė njerėz tė pafajshėm. Kėta njerėz mezi siguronin bukėn e gojes pėr fėmijtė e tyre.Megjithatė, jeta e tyre pati njė rrjedhė tjetėr, tė cilėn fare nuk e kishin parashikuar.

    E gjithė kjo qė thamė mė lart tregon se tė ekzekutuarit ishin civilė, tė paarmatosur, tė cilėt u morėn direkt nga shtėpitė e tyre. Kėtė fakt e forcon e dhėna, se nė mesin e tyre kishte njerėz tė shtyrė nė moshė, gra tė moshuara, qė nuk arritėn t'u iknin plumbave tė ushtarėve. Nė librat e amzės, ndėrkaq, nuk figurojnė fare emrat e personave tė ekzekutuar, qė ėshtė dhe njė fakt tjetėr se si autorėt e krimit deshėn ta mbulojnė atė qė kishin bėrė.

    Masakra e Bllacės ka edhe njė episod tė dytė, qė zhvillohet menjėherė pasi kryhet episodi i parė, nė tė cilin gjetėn vdekjen edhe mbi 50 burra dhe tė rinj. Planet e Brigadės sė 16 maqedonase ishin tė pėrgatitura dhe nuk kishin tė ndalur. Me tė kryer ekzekutimin e mbi 50 burrave nė vendin e quajtur "Stanet e Toēit", marrin pjesėn tjetėr tė bllacjanėve qė e kishin dėrguar nė fshat, tė cilėve ua kishin lidhur duart dhe i nisin rruges qe shkon nga vendi Kodėr e Epėr. Para se te arrijne ne kete vend vrasin plakun 70-vjeēar Aziz Doēi, tė birin i tij, Rizanė, i cili akoma nuk i kishte mbushur 14 pranevera te plota. Nuk kalon shume kohe kur nje grup kateranetaresh arrijne t'i zgjidhin duart dhe ikin nga kolona. Meqe nuk arriten t’i vrisnin te arratisurit, ata nxjerrin tre persona nga kolona dhe i pushkatojne ne vend. Ky ekzekutim u be ne shenje te hakmarrjes per ata qe arriten tė shpetonin. Deshmitaret rrefejne se qe nga ky moment filluan rrahjet, maltretimet, sharjet, per ta arritur kulmin e egersise ne vendin "Dheu i Bardhe", kur filloi vala e dyte e vrasjes se bllacjaneve. Mllefin e tyre e zbrazėn ne kete vend, qe ndodhet ne dalje te qytezes Elez Han. Ne kete vend vrasjet jane bere gjate rruges.Aty ku arrinin, ekzekutonin njerezit e pafajshem. Kjo mizori zgjati nje kohe te gjate, derisa nuk pushuan vrasjet. Te vendi Uji i Tharte u bene vrasjet e fundit te bllacjaneve. Vrasja eshte kryer aty nga mbremja, kurse brigada kishte vazhduar rrugen per ne Kaēanik, duke lene mbi 50 te vrare e te masakruar pergjate rruges magjistrale Shkup -Prishtine.

    Vrasjet e bera nga forcat e Brigades se 16 maqedonase u bene ne emer te likuidimit te forcave te Ballit. Nese mund te jete pjesėtar i Ballit nje femije 14-vjeēar ose nje grua shtatėdhjetevjeēare dhe pleqte e moshave te ndryshme, ku shumica e tyre kishin kaluar te shtatedhjetat, nuk ka se si te komentohet ndryshe perveē se si nje krim. Faktet e dhėna ne kete rast tregojne qarte per synimet e erreta te krereve komunistė te asaj kohe. Ata qe kryen vrasjen e bllacjaneve me 16 nentor u kthyen prapė ne vendin e krimit, por ne kete rast kishin nje mision tjeter - fshehjen e krimit.Disa nga bashkefshataret deshmojne se persona tė panjohur u kthyen ne vendin e ngjarjes dhe rrafshuan varret e tė ekzekutuarėve.

    Dėshira e kryerėsve tė krimit ishte qė tė humben gjurmėt. Prandaj ata ndėrmorėn veprime tė shumta qė tė pengojne zbardhjen e fatit tė tė vrarėve. Kėtė gje ne mund ta argumentojme me te dhėna shumė te sakta. Nė nje libėr (tekst), ku pėrshkruhet historia e veprimit tė brigadave maqedonase nė Karadakun e Shkupit,fare nuk pėrmendet se nė rajonon e fshatit Bllacė janė zhvilluar veprime luftarake. Vetvetiu shtrohet pyetja,si dhe pse u vranė apo vdiqėn kėta njerėz? Si mund tė ndodh qė pėr njė ditė tė vdesin 111 njerėz? Mos, vallė, ra ndonjė murtajė, e cila shkaktoi vdekjen e kėtyre njerėzve? Mund te besohet nje gjė e tille,qė edhe varrimi i tyre te bėhej nė mėnyre te tillė, ne dy vende ,qė janė larg njėri tjetrit disa kilometra.Edhe mė e pabesueshme do tė jetė fakti, se ata njerėz vdiqėn nė tė njėjtėn ditė dhe nga e njėjta “sėmundje”.

    Pėr ngjarjet e 16 nėntorit te vitit 1944, kur ne Bllacė u vranė 111 veta,do te ketė reagime edhe nga komunistėt shqiptarė tė Kosovės, siē ėshte rasti i reagimit tė komunistes shqiptare Melihate Hoxhiq-Deda. “Tė dhėnat burimore tregojnė se komandantė tė reparteve jugosllave (nėnkupto, edhe maqedonase), kishin direktiva tė fshehta qė tė vrisnin sė paku 50 pėr qind tė popullsisė shqiptare. Kundėr njė planifikimi tė tillė tmerri reagoi veprimtarja komuniste dhe antifashiste, Melihate Hoxhiē-Deda. Ky reagim ishte si pasoje e vrasjes sė 128 shqiptarėve nė Bllacė tė Kaēanikut mė 16 dhe 17 nėntor te vitit 1944” (Marrė nga teksti i dr.Muhamet Pirrakut “Ripushtimi jugosllav i Kosovės-1945”).

    Kjo dhe tė gjithė te dhėnat tė tjera, dėshmitė e personave qė i shpėtuan masakrės (28 veta), e bėjnė tė qartė vetėm njė gjė-se kėta njerėz u vranė nga forcat partizane - ēetnike tė zonės sė Karadakut tė Shkupit, nėn udhėheqjen e komandantėve tė tyre Dushko Terziovski dhe Nikodin Urdareviq, tė cilėt nė njė rast zhvillojnė njė dialog tė kėtillė: ”Druzhe komandante, shta se tiēe meni, dosta si ubio!”(“Shoku komandant, sa mė takon mua, mjaft ke vrarė!”), i thotė Nikodini Dushkos. Ai i pėrgjigjet kėshtu: ”Sve za tebe sam ubio, bre majku ti jebem”(Tė gjithė pėr ty i vrava, bre tė ****** nėnėn”). . Kėta dy qenė komandantėt e forcave ushtarake, tė cilat kryen krimin me 16 nėntor. Nikodini qe udhėheqės i forcave ēetnike nė Malin e Zi tė Shkupit, kurse Dushko ishte komandant i forcave partizane nė kėtė rajon. Ky ėshtė njė fakt tjetėr i bashkėpunimit tė forcave partizane dhe ēetnike nė rastin e vrasjes se 111 bllacjanėve me 16 nėntor tė vitit 1944 dhe se krimi ėshte bėrė nga kėta dhe askush tjetėr. Dhashtė Zoti qė tė tilla raste mos tė ketė.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Rasti Bllacė

    Histori ditore



    Assesi tė mėsojmė se nuk ka asgjė mė tė keqe se pėrzierja e dhenve dhe dhive, nė njė situatė nė tė cilėn polikanėt duan tė merren me histori, ndėrsa historianėt me politikė, nė vend se secili ta kryejė punėn e vet


    Pėr tė arritur nė fshatin Bllacė duhet tė ktheni djathtas para motelit “Evropa 92”, i cili gjendet pak para vendkalimit kufitar me Kosovėn, me po tė njėjtin emėr si fshati. Pastaj njė rrugė mirė e asfaltuar ju shpie 4-5 kilometra lart drejt fshatit. Rrugėt nė fshat janė njė kėngė tjetėr, kėtu mungon mjaft asfalt. Dominojnė rrugė tė ngushta kryesisht nga toka e shtypur. Vetė fshati ėshtė njė pėrzierje e ēuditshme e shtėpive tė reja dhe tė vjetra, njė pjesė e tyre janė duke u shkatėrruar, meqė nė to nuk jeton askush. Ndonėse ėshtė mesditė, nuk ka shumė popull, vetėm fėmijė qė shkojnė dhe kthehen drejt shkollės qė gjendet nė skaj tė fshatit.

    Nė mes tė fshatit ka njė hapėsirė tė pastėr, nga njėra anė shtėpi dhe rrugė tė vogla qė derdhen nė vendin ku qėndron autobusi qė e mban lidhjen me Shkupin, nga ana tjetėr njė plato e shtruar me pllaka nėpėr tė cilėn, e mbėshtetur mbi kodrėn gjendet pėrmendorja, ose siē e quajnė fshatarėt, qendra pėrkujtimore pėr nder tė 111 bashkėfshatarėve tė tyre qė e kanė humbur jetėn para 60 viteve, e ndėrtuar dhe solemnisht e pėruruar nga mesi i nėntorit tė vitit 2004.

    Pėrmendorja ėshtė impresive sipas dimensioneve. Por, ajo qė vizituesit mė tė kujdesshėm gjithsesi do t`ia tėrheqė vėmendjen nuk do tė jetė monumentalja e pėrmendores, e as simbolika mė pak patetike, por emrat dhe datėlindjet e tė vrarėve nė ditėt e largėta tė nėntorit tė vitit 1944 qė gjenden nė pjesėn qendrore tė pėrmendores. Menjėherė bie nė sy se bėhet fjalė pėr grupe njerėzish me mbiemra tė njėjtė qė u pėrgjigjen emrave tė mėhallave nė tė cilat kanė jetuar: Tusha (29 vetė), Lusjani (14), Koka (11), Fera (9), Bardhi (8), Doēi (8), Kovaēi (6)…

    Krahas pėrkatėsisė sė njė familjeje, ajo qė do t`ju shtyjė pėr tė menduar janė datėlindjet pranė emrave dhe mbiemrave tė tyre. Mbisundojnė vitet para vitit 1900 (para tė cilit vit janė lindur madje 51 tė vrarė) qė do tė thotė se nė momentin kur janė ndarė nga jeta kanė qenė sė paku 45 vjeē. Sipas pllakave, viktima mė e vjetėr (Sinan Luēi) e lindur mė 1869, e cila kur ėshtė ndarė nga jeta, mė 1944, ka qenė 75-vjeēar, ndėrsa viktima mė e re ka qenė Riza Doēi (1930) 14-vjeēar (tė mitur kanė qenė 5).

    Kėto tė dhėna janė edhe argumenti mė i fuqishėm pėr pohimet se nė kėtė fshat nga mesi i nėntorit tė vitit 1944 partizanėt nga Brigada e 16-tė maqedonase kanė privuar nga jeta 111 banorė tė Bllacės, e jo ballistė. Sė paku, jo tė gjithė mund tė futen nė kategorinė ushtarė duke marrė parasysh moshėn e tyre.

    Arsimtari nė shkollėn e fshatit Rrahman Selmani ėshtė njė prej autorėve tė monografisė pėr fshatin, edhe ai pėr LOBI-n, nė bazė tė njohurive tė tij, i pėrshkroi ngjarjet. Ai ėshtė pjesė e grupit mė tė gjerė tė njerėzve qė i ėshtė rrekur detyrės pėr t`i ndriēuar ngjarjet, jo pėr tė akuzuar, por qė pėrfundimisht pėr t`ua dhėnė viktimave respektin e denjė.

    Shkurtimisht, sipas hulumtimeve tė tė mbijetuarve (prej tė cilėve disa edhe sot e kėsaj dite janė gjallė) nė Bllacė ushtria ka hyrė mė 14 nėntor tė vitit 1944 dhe me kėtė rast ka porositur fshatarėt se nuk do tė ndodhė asgjė. Ushtarėt janė vendosur nė fshat. Komanda ka qenė te familja e Aziz Lusjanit, familje prej tė cilės gjatė ditėve tė ardhshme do tė pėsojnė 14 anėtarė. Mė 16 nėntor fshatarėt janė tubuar nė xhaminė e fshatit dhe prej kėtu u fillon fundi. Pllakat me emrat flasin mjaft.

    Fitohet pėrshtypje se ndriēuesit e ngjarjeve nė Bllacė tė nėntorit tė vitit 1944, kishin atė fatkeqėsi qė shpallja e qėllimeve tė tyre tė pėrputhet me ngjarje tė tjera, siē janė pėr shembull ndėrtimi i pėrmendores nė Monopolin e Tetovės ose interpretimet e asaj se kush dhe si e ka ēliruar Tetovėn. Kėshtu, Bllaca u vendos nė njė thes me tentimet qė tė rehabilitohet “Balli Kombėtar” dhe roli i tij nė luftėn prej vitit 1941 deri nė vitin 1945.

    Faktet pėr ngjarjet nė Bllacė nė nėntor tė vitit 1944, siē duket, flasin mjaft qartė nė dobi tė pohimit se ėshtė likuiduar popullatė e pafajshme. Por, tė mos e pėrsėrisim gabimin e kolegėve tanė maqedonas tė cilėt Bllacėn e vendosin nė kontekst tė konfrontimit me ballistėt, si bashkėpunėtorė tė fashistėve gjermanė.

    Ėshtė evidente qė assesi tė mėsojmė se nuk ka asgjė mė tė keqe se pėrzierja e dhenve dhe dhive, nė njė situatė nė tė cilėn polikanėt duan tė merren me histori, ndėrsa historianėt me politikė, nė vend se secili ta kryejė punėn e vet.

    Pas pėrmbysjes sė regjimit tė vjetėr dhe zhdukjes sė shtetit tė vjetėr nė tė cilin jetonim, edhe historia nė kėto hapėsira u has para sfidave. Historia e ideologjizuar, siē ishte pėr nga definimi ajo jugosllave, filloi tė pėrēahet nė vitet e tetėdhjeta kur zbulimi i Goli Otokut ose vuatjeve tė jobashkėmendimtarėve ideologjikė tė Titos u treguan vetėm si maje e akullnajės. Pėr shqyrtim opinionit iu dhanė tė dhėna pėr likuidime masive pėr arsye ideologjike si Bllajburgu me sė paku 35.000 viktima nė mesin e refugjatėve nga ana e ēlirimtarėve partizanė nė kufirin slloveno-austriak. Ndėrsa shpėrthimi i momenteve tė shtypura nacionale nė socializėm sollėn deri te interpretimi mė i ndryshėm i lėvizjeve jopartizane nė Slloveni, dhe veēmas nė Kroaci (NDH, Ante Paveliq, ustashėt) dhe Serbi (Drazha Mihajlloviq, ēetnikėt).

    Nė Maqedoni vala e parė ishin ndriēimi i personaliteteve si Panēe Peshev, Metodija Antonov Ēento dhe tė tjerėt tė cilėt si pjesė e lėvizjes ēlirimtare prej vitit 1941-45 pėsuan gjatė viteve tė para pas vendosjes sė regjimit tė ri. Mė pas, historiografia mė e re maqedonase u ballafaqua me valėn e paqartėsive lidhur me marrėdhėniet maqedonaso-bullgare nė njė periudhė mė tė gjatė… Pjesa mė e madhe e kėtyre ēėshtjeve paraqesin sfidė pėr historianėt maqedonas.

    Shqiptarėt, nė kėtė skemė jugosllave dhe maqedonase, sikur nuk ishin trajtuar fare. Me siguri, meqė jetonin nė njė shtet nė tė cilin nuk ishin popull kryesor, konstituiv. Me pėrjashtim tė Kosovės pas vitit 1968 dhe me intensitet mė tė vogėl deri nė fillim tė viteve tetėdhjeta tė shekullit tė kaluar, ata mėsonin vetėm histori tė huaj, ndėrsa nėse merreshin me historinė e tyre, ajo, si edhe tjetra, ishte e ideologjizuar.

    Gjėrat nuk ndryshuan as nė Maqedoninė e pavarur, nė tė cilėn tė gjitha pėrpjekjet e faktorit politik shqiptar barazoheshin me kthimin e tė drejtave tashmė tė gėzuara dhe fitimin e statusit tė tė barabartėve nė shtet tė pėrbashkėt.

    Sikur nuk kishte ardhur koha pėr ndriēimin e ngjarjeve, si kėto nė Bllacė tė nėntorit tė vitit 1944.

    Pėr to, nė tė ardhmen, megjithatė do tė duhej tė flitet dhe ato do tė duhej tė ndriēohen nė nivel akademik, ashtu siē historia jonė dhe arsimi i mbėshtetur nė tė duhet tė pastrohen nga paragjykimet dhe stereotipet ideologjike dhe nacionale. Pėrndryshe nė njė shtet tė ndarė thellė nė baza etnike, nė tė cilin gjithēka ėshtė e politizuar pikėrisht nė bazė tė politikės sė tillė tė ndarė, historia edhe mė tutje do tė jetė peng i politikės ose anasjelltas.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-05-2006
    Postime
    2
    duke e lexuar me vemendje disa autor te cilet jan mar me problematiken e masakres se bllaces, ketu ka shum e shum detaje te pasgjedhura nga historijanet dhe autoret e disa librave te kesaj ngjarje ,mendoj se deshmijt jan vetem duhet guxim per ti publikuar

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    perkujtimi i ketyre ngjarjeve tragjike na bind me shume se sa te bashkuar duhet te jemi kunder armikut e te mos leshojme kurre asnje meter atdhe e te luftojm qe te fitojme te gjitha te drejtat qe na takojne ne trojet tona historike..

    masakra e bllaces e te tjera masakra qe armiku na i beri duhet te na bindin se..ne trojet tona aty na duhet vetem 1 parti.. qe ti perfshije gjithe shqiptaret e mbetur e ashtu te bashkuar ti qendrojme.. urrejtjes shtazarake te armikut..

    dhe armiku dihet kush eshte..

    jan sllavet ..sic kan qen gjithmone.. qofshin me viq a me ov a me ev a me skij..

    u gezova kur nje dit qe kalova aty.. si kufitarja e kosoves ( nje qik e bukur kacanik-lije.. si kufitari i maqedonise.. nje djal azgan i bllaces ndoshta.. ishin djem e qika shqiptare banore te zones perrreth..

    ti ruajm fitoret e pakta qe te behen shum neser..



    ..

  5. #5
    Cilla Bllacė? Bllacė e komunes te Suharekes apo Bllaca ne Serbi ngat kufirit me Kosoven?

Tema tė Ngjashme

  1. Si ndodhi masakra e Tivarit me1 prill 1945
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 14:57
  2. Masakra E Tivarit - 1 Prill 1945
    Nga Nertili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 05:55
  3. Masakra e Monopolit 1944 - Tetovė
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 14:21
  4. Masakra nė Kazakistan
    Nga ~Geri~ nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 06:32
  5. 50 vjet nga masakra e Tivarit
    Nga Irfan nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 09:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •