Close
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 139
  1. #71
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Athine, dorezohen dy pengmarresit
    E Enjte, 16 Dhjetor 2004
    Ka perfunduar mbreme, pa gjakderdhje, ne oren 23. 45 aventura e dy emigranteve shqiptare, njeri nga Elbasani dhe tjetri nga Berati, qe moren peng nje autobuz me 23 udhetare ne Athine. Minute pas minute, gjithcka per 19 oret e tmerrit. Kerkesa per 1 milione euro dhe udhetimin me avion drejt Moskes, ku njerin prej tyre e priste e dashura ruse. Kush jane dy protagonistet

    Ka perfunduar mbreme ne oren 00. 45 (me oren greke, 23. 45 me oren tone) aventura 19 oreshe e pengmarrjes nga ana e dy emigranteve shqiptare, te nje autobusi me pasagjere ne afersi te Athines. Ky moment eshte transmetuar drejtpersedrejti nga kanalet kryesore televizive greke. E gjithe Greqia dhe ata shqiptare qe po e ndiqnin kete moment, kane mbajtur frymen pezull, kur fillimisht eshte hapur njeri nga dyert e autobuzit te ferrti, e nga ku jane hedhur jashte, nje "Karabine" dhe nje pistolete. Me pas, kane lene pas endrren e keqe, nje e nga nje, 6 pengjet e fundit. Pas tyre, kamerat kane fokusuar, dy pengmarresit qe kishin vendosur te dyja duart prapa koke, derisa jane prangosur nga forcat speciale antiterror qe kishin rrethuar vendngjarjen. Ndersa nje pjese tjeter e policeve, kane hyre brenda autobuzit, per te kontrolluar per ndonje armatim dhe nje sasi tritoli qe flitej se ndodhej ne te. Me pas, komplimentat e gazetareve, kane qene te gjitha, per drejtuesit dhe pjesemarresit e ketij operacioni, qe perfundoi pa gjakderdhje.

    Si nisi

    "Jane 2 pengmarres shqiptare, njeri prej te cileve ka nje te dashur ruse qe e pret atje", konfirmoi mbreme radio kombetare greke "Alpha", ata qe kane arritur te "prodhojne" dje, nje nga lajmet kryesore te mediave boterore, duke marre peng nje autobus me pasagjere. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 05. 45 (sipas ores greke, 06. 45 me tonen), ne momentin qe autobusi i shoqerise "Attica- KTEL" po bente rrugen e pare ne itinerarin nga Maratona drejt Athines. "Ne stacionin e Pikermise, hipen edhe dy persona, qe u ulen ne sediljet e pasme",- tregoi me pas, shoferi i autobusit, 33 vjecari Hrisostomos Micu, duke vazhduar: "Fatorinoja u dha biletat dhe i kishte njohur, pasi kishin udhetuar edhe here te tjera me te. Sapo autobusi u nis, njeri prej tyre qelloi ne drejtim te pjeses se siperme te autobusit". Me pas Micu, njeri nga shoferet e trainuar kunder akteve terroriste gjate Lojrave Olimpike Athina 2004, kujton se "ne moment kujtova se u shpua ndonje gome, apo kishte ndodhur shperthim ne sistemin e ngrohjes. Frenova dhe pasi mora celesat e makines, se bashku me fatorinon dola nga autobusi. Me pas kuptova se dicka po ndodhte brenda".

    Pengmarrja

    Ne kete moment, duket se 23 pasagjeret qe po udhetonin me kete autobus, fillimisht kane tentuar te largohen, por dyert jane mbyllur dhe ata jane gjendur nen terrorin e dy armeve qe mbanin 2 pengmarresit, te cilet i kane kerkuar qe te ulen ne sediljet e fundit. Pasi kane mbyllur peredet, autobuzi eshte rrethuar nga dhjetra trupa speciale te trajnuara nga FBI. Lajmi ka pushtuar menjehere te gjitha mediat boterore. Duke bere lidhjen edhe me ngjarje te tjera te ketij lloji, gazetaret greke nxituan te deklarojne se pengmarresit ishin shqiptare.

    Me kalimin e oreve, filloi edhe lirimi i grupeve te vogla te pengjeve, te cilet nisin te zbardhin misterin. "Ata kerkojne rikthimin e shoferit, qe ai t'i dergoje ne aeroportin e Athines, per te udhetuar me avion drejt Rusise". Kjo duket se i coroditi drejtuesit e operacionit, duke detyruar ministrin e Brendshem grek qe te kerkoje pranine e diplomateve shqiptare dhe ruse ne vendngjarje, per te negociuar per zhbllokimin e situates. Por, vetem pasdite, u konfirmua zyrtarisht se rrembuesit ishin shqiptare. Pengmarresit e flisnin ne menyre te perkryer greqishten. Njeri prej tyre, i tha televizionit "Antena" gjate nje bisede telefonike, se "jam rus, nuk jam shqiptar", duke u identifikuar me emrin Hassan, i huazuar nga personazhi i nje reklame te Bashkise se Athines. Nderkohe e gjithe situata brenda autobusit, ishte e kontrolluar nepermjet aparaturave ultramoderne te pergjimit, qe arrijne te interceptojne edhe bisedat e munguara te celulareve te fikur.

    Kerkesat

    Vec udhetimin me avion drejt Moskes, pengmarresit kerkuan edhe 1 milion euro, ne kembim te pengjeve. Ne nje moment, dy pengmarresit kane kerkuar qe t'i dergojne ne stacionin e trenit per t'u larguar. Deri sa ra nata, u liruan 17 nga 23 pengjet, (nuk kishte asnje femije) mes te cileve edhe tre emigrantet shqiptare, Joana Doko, Shpetim Hoxha dhe Lavderim Doda. Nga 6 pengjet e mbetur, 2 ishin burra e 4 gra. Per te fituar kohe, negociatoret, i thane pengmarresve se s'mund t'ia plotesonin kerkesen per parate, pasi "bankat jane te mbyllura". Atehere, pengmarresit kercenuan se nese deri neser (sot) ne oren 08.00 kur fillon orari zyrtar i punes, kerkesa e tyre per 1 milion eurot nuk realizohej, do hidhnin ne ere autobusin, duke njoftuar nderprerjen e negociatave.

    Pengmarresit

    Pas shume spekullimeve dhe hamendjeve, u konfirmua se dy pengmarresit ishin shqiptare, nje nga Elbasani e tjetri nga Berati, e duhet te ishin te pakten prej 7-8 vjetesh ne Greqi. "Nga veprimet, u kuptua ata ishin keqberes, por jo terroriste", tha nje ekspert grek, per shkak se ata ishin nervoze, e bene kerkesa te cuditshme, si ajo per t'u larguar me tren, nderkohe qe nuk ka lidhje te drejtperdrejte me kete rrjet transporti mes dy vendeve tona.

    Policia kishte frike se pengmarresit kishin nje sasi eksplozivi me vete. Radio "Alfa" tha se njeri prej tyre, ishte nje ish i arratisur nga burgjet shqiptare ne '97, i denuar per vrasje e trafik droge. Ai mund te kishte nje te dashur ruse, e cila besohej se i kishte siguruar qendrimin ne Moske. Kjo ndoshta ishte aresyeja se perse pengmarresit kerkuan te udhetonin drejt Rusise. Paraqitja e njerit prej rrembyesve si emigrant rus, me emrin Hassan, u komentua si perpjekje per te mos krijuar pasoja per emigrantet shqiptare ne Greqi. Nderkohe qe pritej qe policia te nderhynte naten per te zhbllokuar situaten, 2 pengmarresit, duke kuptuar se loja e tyre nuk kishte rrugezgjidhje, ne mungese edhe te ushqimeve e ujit, gjithcka u mbyll mbreme afer mesantes, pa gjakderdhje, duke u dorezuar pa kushte.

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Citim Postuar më parë nga *DJ-ALDO*
    Ja përse ju duhej FILMI me terroristë shqiptarë grekërve.
    Filluan fushatën.
    E njëjta strategji dhe e njëjta dhunë gjithnjë.
    Monstra.....

    ju i dini qe te gjitha. ne fillim thate qe 'jane sajime greke'...'ska mundesi te jene shqiptare...jane ruse, sajime raciste' kurse tani qe dolen shqiptare thoni qe 'eshte film, eshte kurth' e dokrra te tilla. ca jeni juve, hetues? prisni sa te dalin gjithe faktet ne drite pastaj flisni, mos u beni kot tellalle pazari qe shisni pallavra.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anëtarësuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Nuk e di cmendim kane te tjeret ne Greqi.. por ndonjehere edhe vete i fryjme gjerat.
    Ana pozitive qe pashe dje.. sidomos ne disa stacione radioje ishte se ne ndryshim me cdo here tjeter.. rreth 80% e grekerve qe flisnin ishin kunder pergjithsimit te historise. Dmth nuk donin ta trajtonin ceshtjen si shqiptare-greke.. por si dy individe te vecuar extremist.

    Ne FLASH folen madje edhe shume shqiptare, e pothuajse te gjithe e denuan kete akt te shemtuar duke distancuar edhe cdo shqiptar tjeter.

    Shpresojme dita e sotme te jete me te vertete e qete.


    huggos :|
    detyra ime është që me gjithë fuqinë time t'i shërbej këtij brezi; duke bërë kështu, njëkohësisht, kam dhënë kontributin tim më të mirë edhe pë brezin e ardhshëm... - george mueller

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337

    PSEUDOkriminelet fshatar shqiptare...

    Eshte pa dyshim e rende te jetosh ne nje vend si greqia ku edhe pa ndonje arsye i ka cilesuar si kriminele shqiptaret ndonese vendin e pare per krime e mbajn greket dhe te fundit e mbajne shqiptaret per vitin qe shkoi.
    Ne Greqi eshte bere e modes peng-marrja me autobuz por ne ndryshim nga rastet e tjera ku autore kane qene 2 shqiptare,te cilet sido qe te ishin, kishin arsye te forte spse ishin keqtrajtu ne menyra barbare nga greket, keto ZDROMSAT FSHATAR PA-TOKE DHE PSEUDO KRIMINELE nuk i dihet arsyeja !!!
    Thone qe kon qene te droguar dhe kur i ka dale i kane leshuar pengjet dhe jane dorzu ene vete...
    Nese, ky eshte nje imazh aspak pozitiv dhe aq me shume ne lidhje me greket dhe u jep atyre me shume mundesi per te etiketuar shqiptaret si tu teket.

    ps. eshte pune mu*i te jesh pseudo-kriminel. Se kur je vertete i tille ngjall sadopak frike dhe imponon rrespekt, por keto lloj *****h vetem sa te prishin imazhin...
    hajt mo, me shume se na kan thon s'kon ca me thon me...

  5. #75
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Shyqyr zotin qe nuk u vra njeri...e u mbyll me kaq kjo histori .
    Per njerin thone qe eshte arratis nga burgu ne 1997 ne Shqiperi , ndersa per tjetrin qe merrte droge... Pra 2 ordinere debila...

    Ketu ne Itali e hodhem me duket , se kane gjet nje italian te vdekur ne Irak dhe po merren me ate mikun media ketu ...nuk kane kohe te merren me ata 2 plepat tane...

    Ndersa per ne Greqi te na thone ndonje muhabet emigrantet qe jane atje ...

    Lidhur me imazhin e shqiptareve ne Greqi.... Besoj qe nuk ndikon kjo ngjarje , se imazhi yne ka qene dhe eshte cope -cope...pra me m*t se sa ishte s'ka ku veje me....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  6. #76
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Eh c'na ka gjet ne te shkretve , une kam 4 vjet qe ke puna ju bej histori dhe ju sqaroj se cfare njerez race jane shqiptaret , dhe nje dite del Hasani dhe Selmani me cifte , te frymezuar nga kenga "Do marr cifen do dal per gjah" dhe rrembejne nje autobuz.

    Ai anchor i CNN me mbiemer WOlf ma ka heq trurin dje , pyeste gazeterin qe qe ne Athine

    " IS this the kind of attack that was suppose to happend during the olumpic games ?"

    "Is Hasan a common alb name ?' , "Are there any connection between Albania and Al qaida' .

    Po ka p....e sat eme .

    Ketu ka dicka qe nuk shkon , e gjitha kjo duket si nje loje . Qe ata nuk jane kriminele/mafioze te regjur kjo nuk diskutohet , se ata grupat kan me se merren nuk kane mbet keq per 1milion Euro . Pastaj menyra se si i trajtuan njerezit dhe ne cante nuk kishin eksplosiv por ushqime dhe uje ............. . Kjo ose eshte nje loje greke ose keta te dy kane qen me te vertete kellufa . Si do qe te jete , greku na i futi prap ( te thashe kaltersi mos e refuzo Hasonin se do bej ndonje te pa berre ) por te pakten tani e dime qe me dy pushke gjahu mund te mbajme peng gjithe Athinen . Une them ti paisim me pushke gjuhe te gjithe Hasonet ne Greqi , se mund te na duhen ndonjere .............

  7. #77
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Mos manifestoni mentalitetin arab qe cdo gje qe ndodh eshte "konspirim nga armiqte tane", por manifestoni mentalitetin evropian qe cdo gje qe ndodh shikohet per ate qe eshte. Dy hajdute/kriminele shqiptare moren peng nje autobuz ne Greqi. Ana pozitive eshte qe nuk pati viktime. Anet negative jane te shumta, por une dua te ndalem vetem ne mesimet qe duhet te nxirrni nga akte te tilla.

    1. Lajmi fluturon me shpejtesine e drites ne mbare boten!

    Pak minuta kur kjo ndodhi e gjithe bota e mori vesh qe nje autobuz eshte marre peng ne Greqi nga dy persona. Nese kujtoni se sjellja e secilit prej jush ne bote nuk merr nje vemendje boterore, atehere nuk arrini te kuptoni akoma se ku jetoni. Bota eshte shume e vogel tashme dhe informacioni leviz me shpejtesine e drites ne nje bote post-11 shtator 2001. Prandaj mendoni perpara se te veproni e flisni ne shoqerite e huaja ku jetoni, pasi jeni ju ambasadoret e imazhit te mire dhe te keq te Shqiperise e shqiptareve aty ku jetoni.


    2. Dy kriminele shqiptare bene krimin, miliona shqiptare do te vuajne pasojat

    Kur une u them qe vete ne shqiptaret duhet te jemi te paret te denojme krimin e kriminelet, shume nga ju hidheni perpjete si gjela e na thoni se shqiptaret nuk jane me shume kriminele se popujt e tjere. Pasojat e ketij akti do ti vuajne ne kurriz te gjithe ata emigrantet shqiptare ne Greqi qe do te shikohen shtrember, do te perbuzen, burgosen, persekutohen nga policia, debohen nga Greqia. Cdo veprim pasohet nga nje kunderveprim.

    Pasojat e vuajne edhe shqiptaret e tjere qe jetojne ne Perendim qe teksa e bejne te ditur me krenari rrethit te tyre shoqeror qe jane shqiptare, u duhet te durojne turpin qe vjen me akte te tilla. U rrofte puna dhe imazhi i mire qe qindra mijra shqiptare bejne ne bote ne shoqerite ku jetojne, keto imazhe te mira nuk dalin neper gazeta apo televizionet e botes. Dalin kriminelet shqiptare qe marrin peng autobuze.


    3. Mos beni me faj boten, beni me faj kriminelet shqiptar

    Bota nuk e njeh Shqiperine apo Greqine sic mund ta njihni ju. Bota njeh 11 shtatorin 2001 dhe qe nga ajo dite vemendja dhe sensibiliteti i botes per akte terroriste eshte rritur tej mase ndjeshem. Nese nje krim i tille do te ndodhte ne Gjermani apo France nga 2 franceze, kjo nuk do te raportohej ashtu sic u raportua ky lajm. Por fakti qe Shqiperia eshte i vetmi shtet musliman ne Evrope, na rendon ne shqiptareve me shume se pjesa tjeter e botes. Per kete duhet te falenderojme terrorizmin islamik te Bin Laden e kompani qe me veprat e tyre i kane bere emer te keq te gjithe popujve muslimane ne bote.

    A eshte e drejte kjo? Sigurisht qe nuk eshte e drejte kur e shikon me kendveshtrimin tone si shqiptare. Por nga ana tjeter, nuk mund te besh me faj as boten e lire qe te jete kaq e ndjeshme ndaj ketyre problemeve pas 11 shtatorit. Detyra jone nuk eshte te bejme boten me faj, detyra jone eshte qe te denojme akte te tilla kriminale qe prishin jo vetem imazhin tone si popull por prishin edhe qetesine e sigurine e mbare botes. Gjithe vemendja e botes ishte ne Athine dje dhe ata 2 kriminele shqiptare do te merren ne pyetje nga sherbimet e sigurimit grek, shqiptar, amerikan e rus per tu siguruar qe nuk kane asnje prapavije apo lidhje me organizata terroriste. Ky eshte realiteti i botes pas 11 shtatorit dhe nuk eshte shaka, eshte seriozitet per vdekje.


    4. Sa e rendesishme eshte puna e ndershme dhe arsimimi

    A do te vidhte dikush qe ben nje pune te ndershme per te mbajtur familjen e tij? A do te ndermerte nje akt te tille dikush qe kish bere aq shkolle sa te kish te qarte pasojat e akteve te tij? A do te nderrmereshin akte te tilla nga njerez qe nuk perdorin droga? Jane te gjitha keto qe nxjerrin ne drite rendesine e punes se ndershme, shkollimit te gjithe te rinjve shqiptare kudo ku jetojne ne bote. Sakrificat ne Perendim nuk duhet te behen per tu bere te pasur sa me shpejt, pasi gjithe floriri i botes nuk te ben njeri te ditur e me kulture. Sakrifica duhet te behen per te bere nje pune te ndershme ne menyre qe te behesh shembull i mire per femijet e tu. Te sakrifikosh qe te vesh ne shkolle dhe te mesosh ne menyre qe te sigurosh nje jete me te mire dhe te fitosh edhe respektin e shoqerise ku jeton. Vetem keshtu fiton respektin si individ ne nje shoqeri, vetem keshtu i ben nje emer te mire edhe Shqiperise dhe gjithe shqiptareve ne bote.

    Albo

  8. #78
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Albo jam dakort me cfare ke shprehur me lart ne parim , por menyra se si rodhen ngjarjet le dicka per te dyshuar ................. .

    "Por fakti qe Shqiperia eshte i vetmi shtet musliman ne Evrope, na rendon ne shqiptareve me shume se pjesa tjeter e botes. Per kete duhet te falenderojme terrorizmin islamik te Bin Laden e kompani qe me veprat e tyre i kane bere emer te keq te gjithe popujve muslimane ne bote."

    Per kete duhet te falenderojme dhe ate qe na berre anetare te shoqates te vendeve islamike dhe lejoj ne Shqiperi pa asnje fare kontrolli te gjithe "bamirresit nga vendet arabe " .

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Greece fears backlash after hijack



    ATHENS, Greece -- The Greek government has appealed for calm, fearing a public backlash against immigrants living in Greece following Wednesday's bus hijacking by two Albanian gunmen.

    The 18-hour standoff near Athens ended peacefully early Thursday after police successfully negotiated the gradual release of 23 hostages.

    The gunmen, named by the authorities as 24-year-old Albanian immigrants Gaz Resuli and Leonard Murati, surrendered shortly after midnight.

    The had been demanding &euro1 million (U.S.$1.33 million) in ransom and safe passage out the country.

    "The fact that two immigrants were the perpetrators of this incident should in no way influence our attitudes or behavior," Public Order Minister Giorgos Voulgarakis said, according to The Associated Press.

    "We are an open and democratic society that makes no distinctions and shuts no one out."

    As many as 1 million immigrants live in European Union member Greece, many coming from neighboring Albania.

    Observers say relations between the two neighbors have often become tense because of contrasting perceptions of Albanian criminality in Greece and racism facing immigrants living here.

    In September, an Albanian fan was killed and more than a dozen people were injured in the clashes following a soccer match. Albania beat Greece in the World Cup qualifying game 2-1.

    The hijacked bus was on a route from the town of Marathon, east of Athens, to the city center.

    The men set a deadline of 8 a.m. Thursday (0600 GMT) and said the bus would be blown up if their demands were not met.

    But at around 12:40 a.m. that morning (2240 GMT), the hijackers threw three guns from a bus window, and moments later the remaining six hostages slowly walked off the bus with their hands held behind their heads.

    Anti-terrorist units moved in quickly and seized the bus without firing a shot.

    Officials said neither of the hijackers had a criminal record, and they praised relatives of the men who were brought to the standoff site and helped bring an end to the negotiations.

    Police Chief George Angelakos said the hijackers were not armed with explosives, as they claimed to have had, and he said ultimately they just wanted money and to go to Albania, not Russia.

    The gunmen boarded the bus on its third or fourth stop as it headed toward Athens from the suburb of Marathon around 6 a.m. on Wednesday. The bus was carrying 24 passengers, the driver and a ticket counter.

    When the men flashed their rifles, the bus driver immediately stopped the coach and opened the doors, hoping to allow the passengers to escape.

    The driver, ticket counter and a female passenger fled safely and alerted police.

    As the day passed and the standoff continued, the hijackers began releasing passengers, mostly in batches of two and threes.

    But late Wednesday, one of the hijackers, who called himself "Hassan," told a local television station of their demands and set the deadline for the bus to be blown up.

    At the time, he said no more hostages would be released unless their demands were met.

    Police had ruled out international terrorism earlier in the day, saying the hijackers, believed to be Albanians, were criminals seizing an opportunity.



    --------------------------------------------------------------------------------

    Copyright 2004 CNN. All rights reserved.This material may not be published, broadcast, rewritten, or redistributed. Associated Press contributed to this report.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Mos manifestoni mentalitetin arab qe cdo gje qe ndodh eshte "konspirim nga armiqte tane", por manifestoni mentalitetin evropian qe cdo gje qe ndodh shikohet per ate qe eshte.
    Ti Albo nuk rri rehat pa e krujt me krane arabe. Nejse puna jote.
    Driteshkurtesia jote , si ne çdo shkrim tendin, ka dale edhe ketu. Se ç'lidhje ka ky lajm me arabet vetem gomeret qe jetojne ne Amerike mund ta kuptojne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 16-12-2004 më 12:23

Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rrëmbehet aeroplan i linjës ajrore turke
    Nga vagabondo_nyc në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 14-10-2006, 21:38
  2. Rrëmbehet një ish-ushtar i UÇK-së, kërcënohet me vdekje
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 08:54
  3. Autobuz U Rrembye Sot Ne Greqi
    Nga MISTREC_BERATI në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 22:38
  4. Duke pritur autobuzin
    Nga nitROSHI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2004, 16:01
  5. Prape Me Policin E Kemi
    Nga ardit në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 28-10-2002, 15:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •