Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Sa me shume avancon teknologjia, aq me shume kulture humbasin njerezit.

    Po u jap disa shembuj qe ta shihni kete:

    1. Kur une ne shkolle te mesme ne Shqiperi me duhej te mesoja te beja shume veprime matetikore me mend, te mesoja si te vertetoja teorema me vertetim llogji, te zgjidhja me laps e me leter problemat, ata bashkemoshataret e mi ne Amerike nuk benin asnje nga keto. Ata mesonin si te perdornin makinen llogaritse qe ndertonte edhe grafiket e integraleve per ta. Kush ish me i ditur, une qe humba ore te tera per te mesuar si ti zgjidh ato probleme, apo ai amerikani qe mesoi per 1 ore si te perdori nje makine llogaritese? Po ta mendosh thelle avantazhi i amerikanit mbi mua ishte se ai harxhoi 1 ore kohe nga jeta e tij, kurse une harxhova 100 ore kohe nga jeta ime. Avantazhi im eshte se une e sot e kesaj dite di ti bej ato veprime, kurse atij amerikanit po i hoqe makinen llogaritese nga dora, ngre supet perpjete.

    2. Numri i bleresve dhe lexuesve te gazetave po bie ndjeshem nga viti ne vit, dhe per kete bejne me faj Internetin si alternative informimi. Po numri i publikut te mireinformuar eshte rritur apo ulur? Ajo qe ka ngjare eshte se publiku nuk mireinformohet me duke lexuar nje gazete qe ofron nje mori mendimesh te ndryshme mbi nje ceshtje. Perkundrazi, tani cdo njeri eshte i lire qe te informohet vetem nga nje burim informimi qe i vjen per shtat bindjeve te tija. A mund te quhen keta njerez te "mireinformuar'?!

    3. Shembulli i trete po ua sjell nga forumi. Forumi ofron nje mori temash, informacioni, debatesh. Cila gazete, reviste apo mjet tjeter mediatik ofron te njejten gje? Shume pak per te mos thene asnje. Por sa prej antareve te forumit e lexojne nje artikull deri ne fund? Sa prej tyre japin mendim vetem pasi kane lexuar pjesen dermuese te diskutimit ne ate teme? Pergjigjia eshte shume pak.

    Ku dolem? Dolem tek pyetja: A eshte kjo gjenerate shqiptaresh me e kulturuar se nje gjenerate me pare? A jane njerezit e botes ne shekullin e XXI me te ditur se shekujt para tyre? Pergjigjia ime eshte jo. Avantazhi i vetem i yni eshte qe ne kemi akses me te madh se brezat para nesh ne kete dije te akumuluar dhe trasheguar nga brezi ne brez. Por se sa jemi ne ne gjendje qe ta konsumojme kete dije, kjo nuk varet shume nga menyra se si kjo dije serviret se sa nga deshira e njerezve per tu bere te ditur.

    Albo

  2. #12
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga Sokoli
    ...

    Nje problem mund te jete se ne te ardhmen ky projekt ka per te vendosur standarte pamundesisht te pakontestueshme. E kam fjalen per nje lloj institucionalizimi universal te dijes njerezore.
    Gjithashtu besoj se elektronizimi i librave do te kete dhe ndikim te jashtezakonshem mbi letersine artistike.
    Digitalizimi i librave ka per ti bere letersise ate qe fotografia i beri piktures.
    Po dijes, cfare ka per ti bere dijes?
    "nje lloj institucionalizimi universal te dijes njerezore"? Me konkretisht, cfare do te thuash me kete?

    ...C'fare eshte ajo qe fotografia i ben piktures?

  3. #13
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga huggos
    Kam friken se njerezit kohet e fundit jane bere teper pertace ne lexim, ne krahasim me kohen e Alexandrise, kur nese kishe nje liber ne shtepi do te thoshte se ishe teper i kulturuar dhe teper i pasur. Nese keta libra qe mblidhen do te ktheheshin ne filma.. ndoshta do te ishim me te sigurte per rezultatin..

    Per shkakun qe thashe me lart, besoj se ky projet nuk do te kete ndonje influence te cuditshme ne kulturen mbareboterore.. Qe nje Afgan te lexoje nje liber, se pari duhet te dije mjaftueshem gjuhen ne te cilen eshte shkruar libri.. E kjo per mua perben kulture ne vetvete.

    Mendoj se huggos ka te drejte.

    Pastaj, nese dikush nuk ka arritur te shfrytezoj librat qe ka ne librari falas, perse te shfrytezoj matrialet qe do gjenden neper enciklopedira te elektronizuara online (duke patur parasysh se duhet te paguash per internetin)?

    Leximi i tyre nuk ka vleren e mesimit te tyre nepermjet institucioneve edukative. Dmth, ne lidhje me dijen, nuk jam e sigurt se sa do te ndikoj mbi dijen njerezore thjesht duke e patur me "te lehte" per te lexuar matrial te ndryshem... Leximi nuk eshte i barabart me kuptimin (njohjen/dijen)...etc

    Albo e ka then bukur ne fund:

    Citim Postuar më parë nga Albo
    ...Por se sa jemi ne ne gjendje qe ta konsumojme kete dije, kjo nuk varet shume nga menyra se si kjo dije serviret se sa nga deshira e njerezve per tu bere te ditur.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    I bien larg e larg njeriu dhe peshon.

    Njeriu po humbet shpirtin krijues kundrejt globalizimit te dijes,absurde ta thuash por jo edhe aq po ta mendosh.
    Si skllever te perparimit teknollogjik ka mbetur akoma dikush qe shkruan leter dhe i ven pullen si ne lashtesi?
    Ka mbetur akoma dikush qe perdor akoma filmat bardh e zi per te bere foto apo koha e digitalizimit ka pushtuar gjithçka?
    Fakti qe te gjithe mund te kene akses te barabarte kundrejt dijes,nuk do te thote medoemos zoterim te saj.
    Mua nuk me ndryshon gje sepse une do vazhdoj te blej librat,do vazhdoj te shkruaj letra dhe te bej foto ne bardh e zi.
    Jam edhe une dakord me ate qe tha Albo ne fund te shkrimit.Nuk jemi me te ditur se paraardhesit tane por perkundrazi.
    Po si ka mundesi kjo,me te gjitha mundesite qe kemi ne ditet e sotme.Perparimi po na varferon?
    Ndonje mendje e ndritur mund te na ndriçoje per zgjidhjen e kesaj dileme?
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Kjo teme me doli perpara e me zuri shtegun, si me porosi. . .lol

    Aksesit universal te kesaj dije njerezore ja di vetem nje individ me experience, nje njeri qe ka vuajtur ne ate drejtim apo ne nje te ngjashem dhe as qe behet fjale te rrezikoje te deshtoje persa i takon vleresimit te perfitimeve prej komoditetit qe i eshte ofruar.

    Lenco, fjale me vend or mik!

    Fakti qe te gjithe mund te kene akses te barabarte kundrejt dijes, nuk do te thote medoemos zoterim te saj.
    Me fjale te tjera, njeriu eshte multi-karakteristik nga natyra dhe gjithmone rend pas asaj qe eshte intriguese, drejt asaj qe kerkon domosdoshmerisht perpjekje te vazhdueshme pse jo, te mundimshme, per ta zoteruar. Ate qe e ka perpara pjates e nenvlereson ne menyre te pavetdijshme. Me pas behet shume vone dhe perfundimi dihet. . .nejse u pa edhe ky muhabet!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Fotzenland
    Anëtarësuar
    23-04-2005
    Postime
    85
    Kur lexoj me shume se nje faqe ne kompjuter fillon edhe me dhemb koka. Prandaj nuk ma ha mendja se do lexoj ndonjehere gjera nga kjo biblioteka ne fjale. Mendoj qe nuk ka teknologji ne bote qe e zevendeson librin.
    Pastaj nga nje ane nuk me duket ndonje gje nga e cila do te perfitojne te gjithe. E kam llafin se sido qe te jete,duhet te kesh kompjuter, internet edhe mundesisht te dish edhe te lexosh.
    Per mua me kete nderrmarje lindin edhe shume probleme te tjera.

    Psh ruajtja e informacionit
    Humbja e rolit te librit
    Problemet e arkivimit lidhur me zhvillimin e shpejte te teknologjise
    Perzgjedhja e veprave qe duhet te lexoje publiku
    Varesia nga nje ofrues i vetem etj etj
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fotzenland : 29-04-2005 më 09:48

  7. #17
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  8. #18
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Une jam pro globalizmit te dijes.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #19
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Bente fjale mbi ecurine e nje superprojekti qe ka per qellim te krijoje nje librari gjigande digitale ne te cilen synohet te permblidhet e gjithe dija njerezore. Pra te kete kopje digitale te cdo libri, dokumenti, filmi ... qe mendohet se ka vlera dhe cdo person nga cdo vend i botes te kete akses te barabarte ne te prej kudo qe te ndodhet.
    Pak a shume sinteze e internetit. Vecse ne dallim me internetin ku cdokush mund te krijoje faqe te tij e te fuse cfare te doje, ketu u beka fjale per nje "permbledhje". Dituria eshte e paane po njerezit s'jane te tille ne menyre qe te cilesojne objektivisht cfare permban vlera e cfare jo.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kultura shqiptare dhe interneti

    Është momenti për të ndërmarrë krijimin e një biblioteke elektronike të kulturës shqiptare në internet

    Kultura shqiptare dhe interneti

    Dr.Shefkije Islamaj


    Prishtinë-Globalizimi sot nënkupton edhe integrimin e kulturave kombëtare në qytetërimet globale. Në këtë rrafsh na dalin me interes çështjet si këto: cili është integrimi i kulturës shqiptare në këtë globalizim dhe si mund të bashkëjetojnë dhe të formojnë një tërësi kulturore tradita dhe teknologjia?
    Këto janë vetëm dy nga çështjet e shumta që shtron sot procesi i globalizimit për shoqërinë shqiptare. Siç dihet njëra ndër format kryesore të integrimeve globale sot është komunikimi në internet. Prandaj duhet të shtrohet çështja: si paraqitet kultura shqiptare
    në internet?
    Prezantimi i kulurës shqiptare në rrjetin global të internetit ka një moshë të re dhe ka ende veçoritë e nismave dhe të ndërmarrjeve individuale. Këto nisma janë paraqitur, pothuajse, në të njëjtën kohë me rrjedhat bashkëkohore, por fatkeqësisht kanë vazhduar të mbeten të tilla dhe në këtë praktikë kemi mbetur të vetmuar derisa kombet e tjera kanë ecur shumë përpara. Jo shumë larg, më 1995, në Selanik në një kuvend themelues të rrjetit kulturor ballkanik, në të cilin, pos Sllovenisë, Bullgarisë, Turqisë, Maqedonisë, Serbisë, Greqisë, Rumanisë, ka marrë pjesë edhe Shqipëria, bashkëpunimi kulturor ndërballkanik është propozuar e konceptuar edhe si bashkëpunim digjital, përmes internetit. Nga ajo kohë, në shoqërinë shqiptare, më sa dihet, gjithçka ka nisur e ka mbetur në nismat vullnetare të individëve dhe sot kemi numër të madh të sajteve private, të cilat përpiqen të paraqesin kulturën shqiptare në rrjetin e internetit, me sukses dhe pa sukses. Do t’u hynim në hak shumë syresh nëse nuk do të pranonim se ka në këtë paraqitje shpesh edhe profesionalizëm.
    Duke dëshiruar që kultura shqiptare të ketë paraqitje të denjë, në rrjetin global të internetit, si mënyra më ekspeditive dhe më e mirë e komunikimit sot në botë, ky shkrim ka për qëllim të nxisë interesimin dhe provokimin e institucioneve tona kulturorore e shkencore, në Shqipëri e në Kosovë, që të ndërmarrin hapat e duhur për krijimin e një Biblioteke të madhe elektronike të kulturës shqiptare në internet, shumë të nevojshme, jo vetëm për integrimin e kulturës shqiptare në integrimet ballkanike e botërore, po edhe për shfrytëzuesit shqiptarë anë e kënd botës. Këtë nismë mund ta marrë cilido institucion kulturor a shkencor, ndërsa bashkëpunimi me institucione, shoqata a individë profesionistë duhet të jetë i gjerë dhe shumë përmbajtësor.
    Së pari duhet krijuar një strategji kombëtare për zhvillimin informativ dhe të kuptojmë se kjo çështje nuk është teknike, po çështje kulturore, politike dhe strategjike. Prandaj, duhet të përcaktohen orientimet bazë se si do të dukeshin “institucionet virtuale” shqiptare, si institucione shumë të rëndësishme në epokën e re që mban shenjuesin e digjitalizimit dhe cilat janë kërkesat, mundësitë në kushtet e rrethanat tona në hapësirën kombëtare. Po kështu, duhet të kemi përfytyrim të qartë për metodat efikase që do të përdoren për t’i bashkuar energjitë, dijet, punën, ekspertët dhe anën financiare në gjithë hapësirën shqiptare. Krijimi i një baze qendrore i të dhënave kulturore e shkencore dhe i dhjetëra ose qindra “punkteve” shkencore e artistike janë punët më të vështira dhe më të rëndësishme në fazën fillestare. Kjo bazë qendrore do të mund të quhej Biblioteka e kulturës shqiptare në internet. Ajo duhet të ketë nënbibliotekat e veta që duhet të fillojnë me antropologjinë, etnologjinë, arkeologjinë, historinë, filologjinë, gjuhësinë, filozofinë, fenë e të vazhdojë me artet-me letërsinë (letërsia gojore, letërsia e shkruar, shkenca mbi letërsinë, letërsia fetare), me pikturën, skulpturën, teatrin, muzikën, fotografinë dhe filmin.
    Në këtë bibliotekë do të duhej të përfshiheshin veprat kapitale të trashëgimisë sonë letrare e artistike, nga letërsia e vjetër, ajo e shekujve 17 e 18, sidomos letërsia e Rilindjes dhe e Pasrilindjes, veprat komplete të De Radës, Naimit, Samiut, Çajupit, Mjedës, Konicës, Fishtës, Nolit, Kutelit, Migjenit, Poradecit dhe të tjerëve; veprat nga artet dëgjimore e pamore, pastaj vepra të ndryshme të shkencës shqiptare, veprat e botuara dhe të pabotuara të të mëdhenjve tanë, veprat letrare e artistike të autorëve bashkëkohorë. Kjo duhet të vlejë edhe për artet e tjera.
    Krijimi i kësaj biblioteke do të mundësojë që në formë elektronike të jepen vepra që nuk janë botuar ende, nga ato që me vite rrinë në arkiva e deri te ato më të rejat dhe të shfrytëzohen nga të interesuarit. Në kuadër të bibliotekës do të mund të funksiononte edhe një nënbibliotekë në të cilën do të përfshiheshin tekste e shkrime të reja e të rëndësishme nga fusha të ndryshme të dijes shqiptare, nga aspekti i tyre teorik dhe praktik.
    Në fazën e parë të punës, në mbështetje të kritereve të përcaktuara shkencore e profesionale, duhet të prezantohen veprat kryesore të shkencës e të artit shqiptar. Secila nënbibliotekë duhet të ketë këshillin e vet profesional të përbërë nga ekspertë të fushave përkatëse, por edhe nga shkencëtarët e rinj që do të përcaktonin kriteret dhe planet e zhvillimit.
    Ashtu siç na mungon korpusi kombëtar kulturor institucional në internet, na mungon edhe korpusi gjuhësor.
    Pikënisja për çdo hulumtim e studim gjuhësor, siç dihet, është korpusi. Duke e ditur se për shqipen nuk kemi korpuse të mbledhura në mënyrë sistematike (të rikujtojmë vetëm punën e mundimshme me qindra e mijë skeda letre që janë përdorur në hartimin e fjalorëve që kemi) është fare e qartë i çfarë rëndësie do të ishte krijimi dhe përpunimi i teksteve të përzgjedhura të shqipes – të vjetra dhe të reja – në formën e korpuseve, përdorimi dhe shfrytëzimi i të cilave do të kishte rëndësi të shumëfishtë për të gjitha fushat albanistike dhe, sidomos, për leksikografinë dhe leksikologjinë.
    Projekti për krijimin e korpusit gjuhësor duhet të përfshijë tri fusha: krijimin dhe përpunimin e korpusit të shqipes, si lëndë gjuhësore bazë, që do të shfrytëzohej për studime të ndryshme gjuhësore; plotësimi i fjalorit drejtshkrimor duke zbatuar rezultatet e përpunimit të këtij korpusi gjuhësor; studimi diakronik dhe sinkronik i neologjizmave në gjuhën shqipe, si bazë për zhvillimin e terminologjisë bashkëkohore shqipe.
    Projekti Biblioteka e kulturës shqiptare në internet duhet të jetë ndërmarrje e madhe dhe serioze. Punën e saj duhet ta ndihmojnë institutet, shoqatat, shtëpitë botuese, institucionet arsimore dhe individët. Një ndërmarrje e tillë duhet të ketë mbështetës financiar institucionet shtetërore në Shqipëri e Kosovë. Si duhet të duket e si duhet të funksionojë një bibliotekë e tillë në internet ka me qindra në sajtet e bibliotekave nacionale – amerikane, britanike, fanceze, gjermane, italiane, madje edhe të fqinjëve tanë: bullgare, kroate, sllovene e të tjera.
    Një projekt i këtillë do të kishte statusin e hulumtimit themelor në shkencat humane dhe të hulumtimeve strategjike për studimet shqiptare. Mund të thuhet, prandaj, se për shoqërinë shqiptare sot ka rëndësi të madhe krijimi i këtyre korpuseve, atij kulturor dhe gjuhësor në internet. Çdo vonesë në krijimin e tyre do të sjellë vonesa në shumë drejtime në zhvillimin tonë kulturor e gjuhësor, shoqëror e qytetërues. Nuk duhet të harrojmë se interneti është mënyra më e mirë edhe për afirmimin e lidhjen e kulturave dhe të popujve. Kultura shqiptare nuk e meriton inferioritetin në të cilin e kemi sjellë në raport me kulturat përreth.




    03/05/2005
    KATEGORIA: Kulture "Shekulli"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Rruga e hapur e islamit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 09:32
  2. Islami dhe liria
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 15:25
  3. Liria
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  4. NjËdimensionalitetin E QytetËrimit PerËndimor
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02
  5. Rruga e hapur e islamit
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2004, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •