Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659

    Autorja e "Paris 1919" do te vije ne Shqiperi

    Po sjell 2 artikuj te Klanit per autoren e librit "Paris 1919". E kam lexuar kete liber para ca kohesh dhe nje nga gjerat qe me ka bere pershtypje eshte se autorja me shume paanshmeri ilustron perpjejet e grekerve per te marre Vorio Epirin. Ky fakt me duket akoma me interesant po ta maresh parasysh faktin se Macmillan eshte mbesa e LLoyd George, kryeministrit anglez te asaj kohe, i cili hapur mbajti anen e grekeve per nje Greqi te madhe, dhe kjo per shkak te njohurive te mangeta te tij ne historine boterore. Nje element sa qesharak aq dhe acarues eshte kur tregon sesi nje grup nacionalistesh greke, (gjate kohes qe Komisioni Nderkombetar i Kontrollit ishte atje per te vendosur ndarjen e kufijve) shkonin fshat me fshat (me popullsi teresisht shqiptare) me parrulla greke ku shkruhej "Ky eshte nje qytet grek" dhe nje nga anetaret e komisionit zbulon se ishin te njejtet njerez!!



    Autorja e "Paris 1919" do te vije ne Shqiperi


    E Enjte, 16 Dhjetor 2004
    Historiania dhe publicistja Margaret MacMillan, eshte mbesa e David Lloid Xhorxh, kryeministrit anglez qe ne Konferencen e Paqes 1919 nuk kishte ndonje synim te mire per Shqiperine. Krejt ndryshe, ajo ka treguar nje pamje reale dhe nje vleresim per Shqiperine e vogel, qe kercenohej kaq shume ne ate konference historike. Shpejt, autorja, pritet qe te vije ne Shqiperi, me rastin e botimit te librit te saj "Paris 1919" nga Plejad

    Ben Andoni

    Ka te ngjare qe te mos kete shume qe e njohin ne Shqiperi Margaret MacMillan, por ajo tashme eshte nje nga publicistet me te njohura dhe me te vleresuara ne Bote. Ku libri i saj i fundit, "Paris 1919- Gjashte muajt qe ndryshuan Boten", qe pritet te vije ne shqip nga Plejad ne ditet e para te janarit, i le nje vend Shqiperise dhe makinacioneve qe u bene ne kurriz te saj, ne konferencen e madhe historike.

    Eshte kaq interesant si liber, saqe arkitekti i paqes politike ne Bosnje me 1995- Hollbruk dhe gjunjezuesi i Sllobos me 1998, ka pergatitur parathenien. Eshte nje liber, qe na ka ndihmuar te gjitheve, per te pare realitetin ballkanik, u shpreh ai me pathos dhe me shume respekt, per librin, qe tashme ka koleksionuar disa cmime nderkombetare.

    Behet me interesant ideja e librit, i ndertuar mbi potrete dhe mbi ngjarjet e Konferences, sepse ai trajton me shume dashuri edhe figuren e Uillsonit, presidentit amerikan, qe mbrojti ekzistencen e Shqiperise perballe lakmive te fqinjeve shoviniste. MacMillan e shikon me kujdes figuren e gjyshit te saj, Lloid Xhorxh-kryeministrit britanik, qe ishte nje nga protagonistet e shikimit te hidhur mbi Shqiperine dhe madje pa teprime, qe do t'i demtonin idene vepres.

    Per Librin

    "Ndermjet janarit dhe qershorit te vitit 1919, liderat e Fuqive Aleate ne Luften e Pare Boterore ndermoren vendime qe ndryshuan Boten", thote MacMillan, ne nentitullin qe shoqeron librin e saj "Paris 1919". Keto vendime duket se na ndjekin ne vdeketaret e shekullit te XXI, te pakten per sa i perket Shqiperise. Mbase, jo vetem fati i saj, por edhe e ardhmja e Kurdeve, Irakut dhe kufijte e Ballkanit, tashme nje problem i adresuar ne Konferencen e Paqes te Parisit, jane ende te pazgjidhura deri ne ditet tona. Kur Republika Ceke dhe Sllovakia u ndane ne 1993 ato bene as me shume e as me pak ate qe ishte parashikuar ne 1919. Dhe, te kuptosh inatin e grekeve me turqit dhe anasjelltas apo ato qe ndodhin ne Siri dhe Liban duhet te shkosh rreth 80 vite me pare, perseri ne pranveren e Parisit, ku jane vendosur personazhet e historianes dhe publicistes se njohur britanike. Kjo liste do te shtohej dhe do te shtohej pa fund. Dhe, ajo qe mbetet e vleresuar eshte kompleksiteti i kesaj detyre: per te dhene sa me realisht te gjithe prapaskenat qe rivizatuan Boten e koheve tona. Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Italia dhe Japonia ndersa ishin mbledhur me armata keshilltaresh per te bere Paqen ne luften me te pergjakshme qe kishte prekur Evropen ne fillim-shekulli, pa dashur ideuan katastrofen e re, qe do te pllakoste mbi njerezimin.

    MacMillan e hap librin e saj me nje kapitull, ku flitet shume per karakterin dhe karrieren e Wilson, duke theksuar idealizmin dhe kokefortesine e tij natyrale. Sipas nje citimi te saj, qe shfrytezon per kete rast ambasadorin francez ne Washington, bashkekohes me Uilsonin, "ai ishte nje njeri qe dukej se nese do te kishte jetuar disa shekuj perpara, ai do te ishte tirani me i madh, ngaqe ai nuk kishte dhe konceptin me te vogel, se mund te gabonte ndonjehere". "Une mbeta shume e impresionuar nga Uillson,- pohoi ajo per gazetaret me pas . Une mendoj se ai kishte ide te drejta dhe ishte shume trim duke i shtyre bisedimet perpara".

    Pjesa me e perfolur e vepres se saj, "Paris 1919", eshte padyshim pjesa ku ajo argumenton se Traktati i Versajes eshte institucioni, qe mund te fajesohet per Luften e Dyte Boterore. Ajo ka shenuar se demshperblimet e Gjermanise ishin 33 miliard dollare amerikane, ndersa ajo pagoi nga 1918 deri me 1932 vetem 4.5 miliard dollare?!

    "Me nje udheheqje tjeter ne Demokracite Perendimore, me nje demokraci te vertete ne Gjermanine e Eeimar dhe pa demet e bera nga Depresioni -historia mund te ishte kthyer krejt ndryshe", konkludon ajo. "Eshte nje fakt qe e provon argumentin e MacMillan qe nje trajtim me bujar i Gjermanise ishte tej kapacitetit te liderave dhe njerezve qe vuajten nga gjermanet, por qe nuk ndryshon edhe faktin tjeter se ato qe rrodhen nga Traktati i Versajes i siguruan Hitlerit nje audience ne Gjermani, qe ai nuk do ta kishte pasur ne asnje rast tjeter".

    Per Shqiperine

    Ne Konferencen e Paqes me 1919 ishte dhe fundi zyrtar i dy perandorive multietnike Austro-Hungarise dhe Otomaneve, qe kishin bere aleance me Gjermanet dhe qe u shkaterruan, pasi Fuqite Qendrore i munden. Ajo qe ishte imperative ne ate kohe per Fuqite e Medha ishte se harta e Evropes Lindore dhe Lindjes se Mesme duhej qe te rivizatohej, pas renies se tyre. "Kerkesa per shtetet-kombe, qe bazoheshin vetem ne nacionalitete nuk ishte ne vetvete racionale ne boten e vitit 1919", konkludon MacMillan. "Por, nese ata do te tentonin qe te kishin bere me mire, ata sigurisht qe do ta kishin bere shume me keq", ka shkruar profesoresha. Presidenti Wilson, perballe Lloid Xhorxh- kryeministrit te Anglise dhe Klemansose, kryeministrit te Frances ishte njeriu qe insistoi per integritetin territorial te Shqiperise ne Konferencen e Paqes ne Paris ne vitin 1919. Presidenti i SHBA-se, me shume vetmohim, ishte njeriu qe hodhi poshte planin e Fuqive Evropiane per te ndare Shqiperine ne mes te fqinjeve te saj. Ku Italia kishte planin e saj te vjeter, qe te kishte protektorat mbi Shqiperine, ndersa greket tradicionalisht synonin per Epirin e Veriut apo ajo qe eshte sot pjesa kryesore e Shqiperise se Jugut. Kjo do te sillte me afer kufijte e Greqise drejt Italise, qe pretendonte se do te ishte ne Vlore.

    Ne Paris ndodhen ato qe ndodhen dhe vendi yne mundi qe te mbijetonte, per fatin e mire te gjithe shqiptareve, qe do te gezojne ngamot Shqiperine. Merita e MacMillan eshte se e solli me art nje pjese te dhimbshme te Shqiperise, te vendit te vogel, qe eshte aq afer dhe aq larg Perendimit. Merite, qe Hollbruku-diplomati i njohur- nuk mund te mos e merrte parasysh me ekipin kurajoz amerikan, kur i duhej qe te punonte per Kosoven e fundshekullit XX. Mbase te gjitha keto do te sherbejne si nje motiv me shume per ftesen, qe po pergatitet ne Shqiperi, per autoren e njohur.


    Kush eshte Margaret MacMillan
    E Enjte, 16 Dhjetor 2004



    Margaret Oleen MacMillan eshte lindur ne Toronto me 1943. Pasi ka marre nje Honours B.A. per Historine Moderne nga Universiteti i Toronto, ajo ka plotesuar dhe studimet ne B.Phil. per Politike ne Universitetin e Oksfordit, ku ajo ka shkruajtur me shume finese dhe tezat e doktoratures se saj per qendrimet politike dhe sociale te Britanise ne Indi.

    Nga 1975 deri ne 2002, Dr.MacMillan ishte profesore e Historise ne Universitetin e Ryerson ne Toronto, ku per pese vjet ka drejtuar me kopetence Departamentin e Historise.

    Ne vitin 2002, ajo u be Profesore e Historise ne Universitetin e Torontos.

    Qe nga viti 1995 deri ne 2003, Profesorja MacMillan ka drejtuar "International Journal", organ qe botohej nga Institutit Kanadez i Ceshtjeve Nderkombetare. Qe nga viti 1995, ajo ka qene dhe mbetet anetare e Bordit Kombetar et Drejtoreve te CIIA.

    Libri i pare i Professor MacMillan, "Women of the Raj", reflekton interesin e saj per Indine. Ne kete kohe, ajo kishte bashkepunuar dhe me shume e shume institucione te tjera.

    Por, libri qe terhoqi vemendje nderkombetare dhe qe ishte pa asnje dyshim, libri i saj me i mire eshte "The Paris Peace Conference of 1919", qe ne New York u botua si "Paris 1919: Six Months that Changed the World". Per kete, ajo fitoi Cmimin "Duff Cooper Prize"; Cmimin "Hessell-Tiltman" per Histori dhe Cmimin Samuel Johnson per punen me te mire, qe eshte botuar ne Britanine e Madhe.

    Librat e saj te tjere

    Women of the Raj, Thames and Hudson, 1998.

    Canada and NATO (botuar me David Sorenson), Waterloo, 1990.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D&G Feminine : 16-12-2004 mė 16:35

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    D&G Feminine, nese nuk e ke lexuar (dhe nese ke deshire), lexo dhe The Economic Consequences of the Peace nga John Maynard Keynes dhe me thuaj cmendim ke kur e krahason me librin e Macmillan-it.

    http://socserv2.socsci.mcmaster.ca/~...ynes/peace.htm

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Nuk e kam lexuar po do mundohem ta lexoj keto dite. Keynes e njoh vetem nga teorite e tij makroekonomike. Cili eshte mendimi jot para se ta lexoj une librin.

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Pershtypjen qe me la mua Keynes: shume me i ashper si kritike por njekohesisht realist. Dhe ajo qe me interesoj eshte viti kur e ka shkruar ai ate.

    Lexim te kendshem. Mbase mund te komentojm me shume pasi ta kesh lexuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 19-05-2005 mė 16:14 Arsyeja: gabim ortografik

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •