Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Lapsi, letëra dhe udha e përjetësisë :

    …Thonё se kur njeriu vdes trupi i tij tretet si qeri dhe nuk mbetet gjë veçse njё grusht hi. Thonё se kur vdes shkon ne Parajsё ose nё Ferr. Thonё se kur vdes bёhesh fantazёm. Thonё se kur vdes nuk ekziston asgjё veçse humbje nё thellёsinё e errёsirёs qё pёrmban hiçi. Thonё shumё gjёra reth dukurisё ose jo-dukurisё “vdekje”, por asnjёherё nuk thuhet se mund te vdesёsh dhe pastaj tё kthehesh pёrsёri nё ekzistencёn tёnde tё para-vdekjes. Me kёto thёnje vdekja mbetet njё emigrim pa kthim. Por sa tё pakёt janё ata emigrantё qё ikёn mё mёndje qё mos tё kthehen mё nё atdheun e tyre? Sa tё pakёt janё ata qё nuk duan tё ken lidhje me vendlindjen e tyre? Sa zemёr mund te quhet ajo tё cilёs i mungon dёshira pёr kthim, atje ku me mund ndёrtove perandorinё tёnde? Njё perandori pёrpjekjesh, zhvillimi, pёrvojash, dashurish dhe dhimbjesh, kujtimesh dhe dёshirash. Perandoria e sё qёnurit ti, perandoria jote. Pёrpjekje pёr njё ditё mё tё bukur, pёrpjekje pёr njё buzёqeshje mё tepёr, pёrpjekje pёr njё njeri qё do, pёrpjekje, pёrpjekje, pёrpjekje. Zhvillim i sё qёnurit ti. Dashuri e zgjuar, dashuri e ç’mendur, dashuria jote. Kujtime dhe dёshira te pafundme. Tё gjitha vrapojnё si tё ç’mendura drejt humnerёs sё hiçit. Megjithёse je kapur fortё prej tyre, je bёrё njё me to, nuk mundesh t’i ndalosh. Magnetizmi madhёshtor i hiçit ёshtё kthyer nё forcёn tonё shtytёse. Dhe ne e shtojmё fuqinё tonё shtytёse drejt hiçit. Dhe ja tek jemi… Diku atje tё mbyllur nё njё kuti dёrrase tё mbushur me errёsirё, mbuluar me dhe e sipёr dheut rёndon njё pllakatё mermeri me tё cilёn njerёzit tonё deshёn te shprehin dashurinё e tyre pёr ne tё ndjerёt. Ne nuk kemi asgjë për të thënë, nuk kemi dëshira as shqetësime. Jemi bërë një me hiçin. Vepra jonë kryesore, nëse ekzistuam ndonjëherë, ishte një bështymë e madhe – e sjellur me mjeshtëri dhe fodullëk të paparë rethepërqark të brendësisë gojore – mbi vatrën « jetë tokësore ». A ishim ndonjëherë njerëz ? Sigurisht që jo ! Njerëzit dinë të mohojnë, të dyshojnë, të përpiqen, të luftojnë. Ne jemi të vdekur ! Mbase ekzistonim disa kohë në kujtimet e të dashurve tonë, por kur vdiqën edhe ata nuk ngeli më gjë prej nesh.
    …Ёshtë me të vërtetë e tmerrshme të mendosh se çdo gjë ishte si ajo kënga “dust in the wind” (“grimcë në erë”) siç është e tmerrshme të dish se ti ke vdekur ndërkohë që ekzistojnë Marrini, Gjoni, Frëngu, Pjetëri, Jeronimi, Nauni, Abdyli, Naimi, Samiu, Gjergji, Ndreu, Theofani, Milloshi, Andoni, Ernesti, Lasgushi, Faiku, Heqremi, Aleksi, Ismaili dhe disa kokërra të tjera – kokërra përballë turmës së vdekur- të cilët do vazhdojnë gjithmonë të jenë gjallë dhe të ngjallin edhe të tjerët. Magjia e tyre : një penë, një letër dhe një siguracion për udhën e përjetësisë.


    Me respekt nga une ﻦﺯ ﻡ ﺱ ﻱﺮﺁ

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •