
Postuar më parë nga
dodoni
Ma gjej se ku i quajta unë këta trima kryengritës.
Kush të ka bërë ty supermoderator këtu?
Sa shkollë ke mbaruar ti?
Ti qenke një analfabet servil i antishqiptarëve.
Këshillë miqësore (edhe pse unë nuk mund të jem mik me analfabeta) kjo, shko mbaro shkollë dhe edukohu, mësohu ta duash veten, ta respektosh veten, me gjithë qenien (që përfshin edhe kombin tënd), e pastaj eja këtu e debato me mua. Kuptove?
Ta duash kombin dhe atdheun tënd nuk dtth. dashuri ndaj Partisë Socialiste Shqiptare, por dashuri dhe respekt në veten tuaj, në përkatësinë kombëtare tuaj. Me të njëjtën logjikë dhe mentalitet si ky, trimat si puna jote shkatërruan Shqipërinë më 1997, ta djegim atdheun se atdheu është i Salës. Edhe tani, ta shajmë atdheun se atdheu qenka i PS-së!!
Atdheu dhe kombi nuk është i kriminelëve, prostitutave, të korruptuarve (sepse këta njerëz nuk kanë atdhe, komb), por i yni, i ne shqiptarëve të ndershëm që luftojmë me të gjitha mënyrat dhe mjetet për ta përparuar atë, që i luftojmë këta kriminelë, prostituta, të korruptuar, që e bëjmë botën për të njohur së pari e pastaj edhe respektuar dhe çmuar vlerat tona kombëtare.
Vetëm duke respektuar dhe qenë krenar për veten tënde (që përfshin edhe përkatësinë kombëtare këtu), të respektojnë të tjerët, vetëm kështu i lufton dhe shkatërron dukuritë negative, vetëm kështu ecën para.
Unë nuk di asnjë njeri e asnjë komb në botë deri sot, që ka përparuar duke sharë veten e tij, duke mos qenë krenar për veten e tij, duke mos dashur veten e tij.
Dhe dy pyetje për stafin e forumit:
E keni hapur këtë forum për të ngritur vlerat tona kombëtare apo për ti shkatërruar ato?
Nëse e keni hapur për ti shkatërruar ato, pse ja keni vënë emrin këtij forumi "forum shqiptar", pse i keni vënë gjithë këto shqiponja e flamuj tanë kombëtar, kur kombi jonë (sipas juve) qenka kombi më i keq në botë, më kriminel në botë etj. etj. të këqia si këto?
Unë thjeshtë nuk jam duke ju kuptuar juve.
Krijoni Kontakt