Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unë mendoj që denigrimi dhe përçmimi që po i bëhet kombit dhe vlerave tona kombëtare nga mentaliteti i disa njerëzve sikur ky i Zefjanit, i bulashit që po mban këtë forum, peoples etj. është e keqja më e madhe e kombit.
    Sa më pak njerëz me mentalitet të tillë të kemi aq më shpejt do të ecim para ne si komb.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 17-12-2004 më 08:25
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #12
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Sa qef kemi ne shqiptaret te luajme rolin e qaramanit , sa shpejt qe dekurajohemi

    se shohim ne Tv dicka qe ka ndodhur ketu a aty , por nuk eshte ashtu ne fakt se

    dy-tre njerez bejne dicka jo te mire nuk jane te tjeret ashtu , ka njerez te

    kulturuar gjithandej qe nuk i ben pershtypje per cfare lexojne apo degjojne per

    ne shqiptaret sepse jane te vetdijshem per veten e tyre , dhe e dine si jane e nuk

    e fusin veten ne nje grup me ata qe s'dine ceshte ligji , jo si disa qaramen qe

    qahen tere kohes .....

    u jo po na pa bota ne si te keqinj , u jo po na shajne gjithandej , u jo po sa te

    keqinj jemi ne shqiptaret , etj ...

    ...............

    Kur nuk je i tille , mos u dekurajo nga disa gjera te vogla dhe mos e ndjej veten

    inferior po mbaje koken lart ..se je shqiptar ...

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Exclamation o dodon

    Po te pergjigjem sepse dua te shpjegoj se puna qe une bej nuk ka te beje me perparimin e kombit Shqiptar.As nuk me intereson fare,se a do te eci perpara ai komb apo jo.Ne radhe te pare jane ineteresat e mija,pasi per pese vjet taksat e shkolles i kam paguar me djersen time dhe jo me leke te pista,siç shume te tjere bejne.
    Pra,besoj e kuptove: Nuk punoj as per keq e,as per mire.Nqs,shkrimet qe une shkruaj apo te ndonje tjetri ketu,nuk te pershtaten,eshte me mire mos t'iu pergjigjesh sepse nuk njihemi dhe nuk e ke idene se me ke ke te besh.Ok!
    Behu me i/e zgjuar!

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Sipas EUROPOL-it, shqiptarët ndër grupet kriminale më të përhapura në BE

    Sipas EUROPOL-it, shqiptarët ndër grupet kriminale më të përhapura në BE

    (Bruksel) - Imazhi i shqiptarëve në Evropë ka marrë sot një goditje të rëndë. Raporti i Europolit për krimin e organizuar në BE gjatë vitit 2004, thotë se grupet kriminale shqiptare etnike së bashku me grupet kriminale kineze dhe ruse janë më të përhapurat në territorin e Bashkimit Evropian. « Grupet kriminale etnike shqiptare janë pëRqëndruar në një pjesë të madhe të shteteve të BE-së dhe merren më shumë me trafikun e drogës dhe atë të qënieve njerëzore. Sipas Europolit, grupet shqiptare po forcojnë gjithnjë e më shumë rolin e tyre në këto aktivitete kriminale dhe janë një rrezik në rritje për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (?). Sipas raportit të Europolit, grupet kriminale etnike shqiptare janë vendosur dhe gati kanë marrë kontrollin e tregjeve të aktiviteteve të sipërmendura në shumë shtete të Bashkimit Evropian, siç janë Italia, Greqia, Franca, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu, Hollanda, Anglia, ashtu si dhe në shtete të tjera të reja anëtare si Hungaria, Sllovenia, etj. "Shqiptarët vazhdojnë që të forcojnë pozitat e tyre në skenën e krimit, duke kaluar nga ndihmës të grupeve të tjera kriminale në kontrollues të plotë të disa tipeve të krimeve, që kanë të bëjnë me trafikun e drogës, të emigracionit ilegal dhe me trafikun e qënieve njerëzore në rajone specifike", thuhet në raport. Ndërsa përsa i përket bashkëpunimit me grupe të tjera kriminale, grupet shqiptare bashkëpunojnë me turqit, që shpjegohet kryesisht nga ekzistenca e një faktori të përbashkët siç është faktori fetar, ashtu si dhe marrëdhënieve të mira turko-shqiptare, si rrjedhim i prezencës së një numri të madh shqipëtarësh që jetojnë në Turqi dhe faktorëve të tjerë. Italia dhe Greqia konsiderojnë, se shqipëtarët janë grupi më i madh kriminal që operon në vendin e tyre. Shqipëria citohet veçanërisht për prodhimin e kanabis-it. "Shqipëria, Pakistani dhe Afganistani janë burime të rëndësishme për rritjen e kanabis. Përsa i përket mbjelljes e kanabis-it si bimë bujqësore, Shqipëria po bëhet një burim i rëndësishëm për këtë tip droge, që shërben kryesisht për të furnizuar tregun italian dhe grek", thuhet në raport e Europoli-it; i cili këshillon Komisionin Evropian dhe vendet anëtare, që të forcojnë legjislacionin dhe zbatimin e tij për luftën ndaj prodhimit të drogës jo vetëm në territorin e Bashkimit Evropian, por edhe në vendet fqinje si ato të Ballkanit. Grupet kriminale etnike shqiptare janë të përfshirë në masë edhe në fushën e prostitucionit të paligjshëm. "Këto grupe përgjithësisht kërcënojnë viktimat e tyre, se do të keqtrajtojnë familjet e prostitutave, nëse ato nuk tregon të bindura. Për të mposhtur rezistencën e prostitutave, ato shiten brenda një afati të shkurtër nga një proksinet te tjetri", thuhet në raport.Shqipëria citohet nga vendet që janë si burimet kryesore të këtij aktiviteti. Ndërkohë, Shqipëria së bashku me Kosovën citohen si një nga vendet që zhvillojnë edhe fallsifikimin e parave si rrjedhim i lehtësimeve të sofistikuara që ekzistojnë në sistemin e shtypjesë dhe gjithashtu punësimeve të profesionistëve me një eksperiencë të konsiderueshme në shtypje. "Shtetet që merren me fallsifikimin e euros, janë Bullgaria, Lituania, Polonia, Shqipëria, Turqia dhe Kosova", thuhet në raport. Në bazë të tij, gjatë 2003, është kapur një sasi e lëndës së parë të fallsifikimit të parave, që llogaritet tek 30 milion euro. Komisioni Evropian ka paralajmëruar , se të enjten e ardhshme do të paraqesë një propozim kornizë lidhur me luftën ndaj krimit të oganizuar në Bashkimin Evropian " Është një rastësi që propozimi ynë vjen pas publikimit të raportit vjetor të Europolit për vitin 2004 lidhur me krimin e organizuar në BE, pasi propozimi është përgatitur prej kohësh. Por ne e vlerësojnë këtë raport, pasi sigurisht konkluzionet dhe rekomandimet janë bërë për Komisionin Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së", ka thënë zëdhnësi për fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme Friso Roscam Abbing. Ai ka shpjeguar, se propozimi i Komisionit Evropian ka të bëjë me afrimin e legjislacioneve të shteteve anëtare për ndëshkimin e personave që merren me aktivitetet kriminale. " Ne propozojmë 10 vjet dënim për shefat e grupeve kriminale dhe 5 vjet për anëtarët e thjeshtë", ka thënë zëdhënësi Roscam Abbing. ( DTT-NET.COM)

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74

    Ne jemi shqiptare

    Imazhi yne neper bote?

    Nje pyetje retorike.Nje popull i mbyllur dhe i veteizoluar per shkak te politikave absurde,ne momentin e hapjes e kuptoi demokracine per anarshi dhe ne anarshi perfitojne gjithmone pjesa me e pandergjegjeshme e shoqerise,ajo pjese qe ben dhe me shume zhurme por qe eshte ne minorance.
    Nqs do te pranojme thenie te tilla,video,komente apo analiza per grupe shqiptare qe veprojne neper bote,nuk duhet ti identifikojme me shqiptaret.
    Ne Itali jane legale 248.000 shqiptare, 10 mije studente universitare dhe 50.000 studente jo universitare.Shqiptaret perfaqesojne 6% te investitoreve te huaj dhe kane punesuar rreth 40.000 punonjes te huaj dhe vendas dhe nje pjese kryen pune te renda per te jetuar,per te mbajtur familjet e tyre ne shqiperi.
    Cfare duhet te themi per kete.E njejta situate besoj do te jete dhe ne USA,cANADA,gJERMANI ETJ
    fAKTI QE KY FORUM shqiptar qe tashme edhe une jam anetar,flet per vlera dhe ambicje intelektuale te shqiptareve.Sa site apo forume shqip ka ne internet,sa televizione moderne,sa balerine konkurojne ne televizionet italiane etj etj
    Une nuk pajtohem me abuzime dhe jam i vemendshem me vleresimet e ndrkombetareve per mafien shqiptare neper bote.
    Ato vijne dhe do te lulezojne per aq kohe sa ato mbahen dhe mbeshteten nga politika,per aq kohe sa kane baze ne shqiperi madje dhe imunitet.
    Bota tjeter shqiptare eshte ne levizje dhe ne gjallerim.Zhvillimet shqiperise do ti vijne nga diaspora e re,e pergatitur kualifikuar,me mentalitete dhe me vizion.

    NESER DO TE JETE ME MIRE

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Kete koment e kam shkruajtur nje here tek tema per krimin e studentit shqiptar ne Rumani por mqse po me duket se çekani godet ne tenjejtin vend mendova ta shkruaj edhe ketu:

    Para dy vjetesh gazetari italian Enzo Biaggi botoi nje liber dhe beri dhe nje emision me titull "Kur shqipetaret ishim ne".
    Çuditerisht ngjarjet ishin njesoj.Historite e krimit ishin njesoj aq sa u be dhe filmi "Padrino" dhe ai bente nje analize dhe thoshte :
    - "....nuk eshte se shqipetaret jane kokat e mafies apo te krimit por se shteti i tyre nuk di te ngreje figurat qe ka per te mundur krimin. E njejta gje ka ndodhur dhe me ne (gjithmone jane fjalet e tij) kur shteti jone nuk ngrinte dot vlerat tona mbi krimin.
    Nuk eshte se krimi eshte prone e shqiptareve por, se shtetet ku ata kane emigruar jua pronesojne atyre dhe bejne shume fushate per krime qe kryhen nga ta sepse keshtu heqin vemendjen nga krimet qe behen nga vete vendasit dhe kjo sherben per emrin e nje vendi ne bote.
    Krimin , mafien, trafikun tek shqipetaret i futem ne sepse deri ne ate kohe emri mafie simbolizonte italian, emri trafik do te thoshte italian etj etj....."-
    Libri eshte shume por une shkruajta pak per te thene qe eshte e vertete qe shqiptaret bejne krime por ne asnje rast me shume se te tjeret.
    A mund te me thote ndonje nga ju : Per ke rast u be me shume buje ne bote
    - per shqipetarin e vrare se festoi fitoren e Shqiperise mbi Greqine apo
    - per pengjet e marra qe dhe u ushqyen me kroasan?
    Nuk jemi ne kriminel por kemi nje shtet te kriminalizuar qe i intereson kjo situate sepse vetem keshtu bota nuk hedh vemendjen tek Shqiperia dhe ata kane mundesi te vazhdojne te jene kokat e trafiqeve dhe te korrupsionit dhe te pasurohen.
    Keshtu qe gjerat nuk jane kaq te thjeshta mendoj une .
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. #17
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Dodon,

    Nuk e kuptoj se perse duhet te te "djegi" ty qe nje shqiptar NUK e vlereson popullin e vet? Shqiperia eshte po aq sa e jotja, aq dhe e tija. Si ti ke te drejte ta lavderosh dhe ai ka te drejte ta shaje! Nese ke dicka kunder ato qe ke thene kunderpergjigju me fakte, jo me epitete!

    Era1

    Ne Greqi me statistike ne Greqi neper burgje jane mbi 5000 shqiptare! Te jesh e sigurt se nuk i kane futur brenda se kaluan nje semafor me te kuqe apo se shane Greqine....Jane futur per krime te renda nga me monstruozet. Nuk po flas per vjedhje te thjeshta shtepish se keto jane bere boze. Po flas per vrasje, per perdhunime te miturish dhe ...plakash, per krime prostitucioni ku ishin si tutore dhe xhalate te vete bashkepatrioteve te tyre, per nxjerrje te femijeve te tyre ne rruge te lypin etj! Dhe mos me thuaj se jane "propagande" greke se jetova vete ne Greqi ( 10 vjet-,1991-2001) dhe disa gjera i kam pare me syte e mi!

    Sipas teje meqe re ne "kurthin" e krahasimit te krimeve, cili krim duhet te marri me shume publicitet: Vrasja e nje shqiptari nga nje drogaxhi grek se ky i fundit u "prek" nga patriotizmi i hapur i shqiptarit apo masakrimi i nje te miture (15 vjecareje)shqiptare e cila pasi u rrembye nga Shqiperia, u rrah shtazerisht, u perdhunua, u dogj me hekur te nxhete e me cigare qe te detyrohej te bente prostituten, per tutoret qe ishin...shqiptare?

    Perjashto reklamimin negativ nga mediat qe NUK NA DUAN, per cfaredo lloj arsyeje, fajtore per imazhin tone ne bote , jemi NE!

    Mediat nuk trillojne krime te paqena, thjesht ekzagjerojne ato ekzistente. Mediat greke apo italiane jane te paragjykuara, por ama ,material per te shkruar kunder nesh jua japim ne.

    Kam qene vete deshmitar ne Greqi kur nje bashkepatrioti yne, i maskuar si "vorioepirot", i reklamonte punedhenesit grek , qe ketij te fundit ti vinte keq per te , se ne Shqiperi jo vetem qe nuk kishte per te ngrene, jo vetem nuk kishte per tu veshur....por madje nuk kishte as ....gure!!!! Ky eshte imazhi qe "furnizojme" ne te huajt, per nje vend i cili ka qene i veteizoluar per 50 vjet....Pse prisni qe te huajt te kene imazh tjeter per ne?
    "Who is John Galt?"

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar më parë nga Toro

    Nuk kam ndermend te debatoj per Greqine se e kam bere disa here kete debat dhe , ketu kam shkruajtur ate qe ka thene nje gazetar italian.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #19
    Anetar i dashuruar Maska e Mikel_Joni
    Anëtarësuar
    25-05-2002
    Vendndodhja
    Boston, MA USA
    Postime
    13
    O dodon, o ca te them une ty, qe s'dua te te shaj. Shyqyr Zotit qe te kemi ty ne Amerike qe mendon per Shqiperine, e qe con biznesmene pafund te investojne ne Shqiperi, po deshe t'i bie nje here telefonit te Moisiut e te te japim nje medalje per kontributin e dhene per ngritjen e turizmit shqiptar. Po e di cfare, nqs gjithe ata turista qe ke derguar per pushime ne Shqiperi duken si puna jote, me mire mos te vine se duket qe do ishin fallco. Na ke dale me nje mustang e me nje bluze kuq e zi aty ti e na shitesh si patriot. Nqs je aq patriot pse nuk ndenje ne Shqiperi ti te ndihmosh ngritjen e Shqiperise, po me bredh neper Arizona? You're pathetic dude

  10. #20
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Toro
    Dodon,

    Nuk e kuptoj se perse duhet te te "djegi" ty qe nje shqiptar NUK e vlereson popullin e vet? Shqiperia eshte po aq sa e jotja, aq dhe e tija. Si ti ke te drejte ta lavderosh dhe ai ka te drejte ta shaje! Nese ke dicka kunder ato qe ke thene kunderpergjigju me fakte, jo me epitete!

    Era1

    Ne Greqi me statistike ne Greqi neper burgje jane mbi 5000 shqiptare! Te jesh e sigurt se nuk i kane futur brenda se kaluan nje semafor me te kuqe apo se shane Greqine....Jane futur per krime te renda nga me monstruozet. Nuk po flas per vjedhje te thjeshta shtepish se keto jane bere boze. Po flas per vrasje, per perdhunime te miturish dhe ...plakash, per krime prostitucioni ku ishin si tutore dhe xhalate te vete bashkepatrioteve te tyre, per nxjerrje te femijeve te tyre ne rruge te lypin etj! Dhe mos me thuaj se jane "propagande" greke se jetova vete ne Greqi ( 10 vjet-,1991-2001) dhe disa gjera i kam pare me syte e mi!

    Sipas teje meqe re ne "kurthin" e krahasimit te krimeve, cili krim duhet te marri me shume publicitet: Vrasja e nje shqiptari nga nje drogaxhi grek se ky i fundit u "prek" nga patriotizmi i hapur i shqiptarit apo masakrimi i nje te miture (15 vjecareje)shqiptare e cila pasi u rrembye nga Shqiperia, u rrah shtazerisht, u perdhunua, u dogj me hekur te nxhete e me cigare qe te detyrohej te bente prostituten, per tutoret qe ishin...shqiptare?

    Perjashto reklamimin negativ nga mediat qe NUK NA DUAN, per cfaredo lloj arsyeje, fajtore per imazhin tone ne bote , jemi NE!

    Mediat nuk trillojne krime te paqena, thjesht ekzagjerojne ato ekzistente. Mediat greke apo italiane jane te paragjykuara, por ama ,material per te shkruar kunder nesh jua japim ne.

    Kam qene vete deshmitar ne Greqi kur nje bashkepatrioti yne, i maskuar si "vorioepirot", i reklamonte punedhenesit grek , qe ketij te fundit ti vinte keq per te , se ne Shqiperi jo vetem qe nuk kishte per te ngrene, jo vetem nuk kishte per tu veshur....por madje nuk kishte as ....gure!!!! Ky eshte imazhi qe "furnizojme" ne te huajt, per nje vend i cili ka qene i veteizoluar per 50 vjet....Pse prisni qe te huajt te kene imazh tjeter per ne?
    Është fakt që Shqipëria dhe shqiptarët janë sa të miat aq edhe të tiat dhe të seicilit nga ne, por kjo nuk dtth. që dikush nga ne ka të drejtë të shajë shqiptarët, ne mund të kemi të drejtë të shajmë vetëm veten tonë personalisht por jo edhe gjithë kombin. Ata që shajnë kombin e vet, jo vetëm që po shajnë veten e tyre (sepse edhe ata vet janë nga ai komb) por po na shajnë edhe gjithë ne të tjerëve. Kjo po më djeg mua, se ai për veten e tij, le ta shajë veten e tij gjithë ditën po deshi, mos të na shajë ne të tjerëve.

    Në Greqi, punojnë më shumë se 600 mijë shqiptarë, dhe të jenë 5000 të burgosur në burgjet atje, dtth. më pak se 1 përqind. Në pothuaj të gjitha shtetet dhe kombet tjera, kemi kështu përqindje (e në shumë edhe më të mëdha) të burgosur dhe kriminelë. Dhe kjo nuk dtth. që ne jemi më të këqinjë se të tjerët.

    Ajo çfarë thoni juve në paragrafin e fundit, e thashë dhe po e them edhe unë gjithë kohën. Mos ta shajmë atdheun e kombin tonë në asnjë mënyrë sepse kështu po e shajmë veten tonë sepse ne jemi nga ai atdhe dhe nga ai komb.
    Bile këtu do të shtoja edhe një pyetje tjetër në lidhje me këtë çështje:
    -Ne kur shkruajmë rezymenë apo CV-në tonë, i shkruajmë të arriturat tona dhe anët pozitive tona apo dështimet dhe anët negative tona?
    Përderisa i paraqesim të arriturat dhe anët pozitive tona, ashtu edhe për kombin dhe atdheun tonë duhet paraqitur të arriturat dhe anët pozitive tona.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 27-01-2005 më 20:48
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Arlind Farizi: Imazhi dhe autoimazhi
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 07:50
  2. Imazhi i shqiptareve.
    Nga DYDRINAS në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 20:27
  3. Si mund të përmirësohet imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve?
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 07:01
  4. Toni dhe imazhi i tij
    Nga toni_në_PR në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 02-07-2005, 11:19
  5. Imazhi i gabuar për Shqipërinë
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 10:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •