Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Exclamation

    Dodon vellai te do me shume ai , qe te ve ne dukje gabimet , dhe te metat , se sa ai ,qe ti fsheh me dashje , apo pa dashje.
    Dodon vellai , nuk mbulohet dielli me shoshé i themi ne , por me mir te mundohemi ti rregullojme , ato te meta se sa sa ti mbulojme per hir te krenarise boshe , pra me pak krenar dhe me shume realiste ne kete momente sigurisht pa egzagjiruar .

    Un per vete degjoj dhe kam shoke me shume ata , qe me kritikojne ,sepse ndonjehere kane te drejte , gje qe me ben te reflektoj dhe ti peshoj mendimet e tyre prandaj mos ngul kembe deri ne fund per ate cka mendon ler , pak vend edhe per te drejtat e tjetrit.

    faleminderit per leximin dhe mirkuptimin.

  2. #22
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Toro
    Dodon,

    Nuk e kuptoj se perse duhet te te "djegi" ty qe nje shqiptar NUK e vlereson popullin e vet? Shqiperia eshte po aq sa e jotja, aq dhe e tija. Si ti ke te drejte ta lavderosh dhe ai ka te drejte ta shaje! Nese ke dicka kunder ato qe ke thene kunderpergjigju me fakte, jo me epitete!

    Era1

    Ne Greqi me statistike ne Greqi neper burgje jane mbi 5000 shqiptare! Te jesh e sigurt se nuk i kane futur brenda se kaluan nje semafor me te kuqe apo se shane Greqine....Jane futur per krime te renda nga me monstruozet. Nuk po flas per vjedhje te thjeshta shtepish se keto jane bere boze. Po flas per vrasje, per perdhunime te miturish dhe ...plakash, per krime prostitucioni ku ishin si tutore dhe xhalate te vete bashkepatrioteve te tyre, per nxjerrje te femijeve te tyre ne rruge te lypin etj! Dhe mos me thuaj se jane "propagande" greke se jetova vete ne Greqi ( 10 vjet-,1991-2001) dhe disa gjera i kam pare me syte e mi!

    Sipas teje meqe re ne "kurthin" e krahasimit te krimeve, cili krim duhet te marri me shume publicitet: Vrasja e nje shqiptari nga nje drogaxhi grek se ky i fundit u "prek" nga patriotizmi i hapur i shqiptarit apo masakrimi i nje te miture (15 vjecareje)shqiptare e cila pasi u rrembye nga Shqiperia, u rrah shtazerisht, u perdhunua, u dogj me hekur te nxhete e me cigare qe te detyrohej te bente prostituten, per tutoret qe ishin...shqiptare?

    Perjashto reklamimin negativ nga mediat qe NUK NA DUAN, per cfaredo lloj arsyeje, fajtore per imazhin tone ne bote , jemi NE!

    Mediat nuk trillojne krime te paqena, thjesht ekzagjerojne ato ekzistente. Mediat greke apo italiane jane te paragjykuara, por ama ,material per te shkruar kunder nesh jua japim ne.

    Kam qene vete deshmitar ne Greqi kur nje bashkepatrioti yne, i maskuar si "vorioepirot", i reklamonte punedhenesit grek , qe ketij te fundit ti vinte keq per te , se ne Shqiperi jo vetem qe nuk kishte per te ngrene, jo vetem nuk kishte per tu veshur....por madje nuk kishte as ....gure!!!! Ky eshte imazhi qe "furnizojme" ne te huajt, per nje vend i cili ka qene i veteizoluar per 50 vjet....Pse prisni qe te huajt te kene imazh tjeter per ne?
    Per 500 te miturit e humbur cin do akuzojme tani Toro ? Un them te akuzojme Shqiptaret, dmth te akuzojme veten tone. Greku eshte kombi qe ka bere me shume dhe do vazhdoj te bej me shume per ngritjen e qytetarise ne Shqiperi !

    Ti dodon nuk duhet te jesh patriot. Harroje patriotizmin. Pastaj merre objektivizmin dhe zhduke dhe ate, dhe vetem atehere ti do jesh ne gjendje te gjykosh shtetin e mire grek. Ti duhet te degjosh dhe te ndjekesh vecse statistikat zyrtare te greqise ... a kuptojsh ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #23
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Jo or jo ,Dodonet dhe c'do Dodon qe gjykon si ai duhet te heqin syzet e nacionalizmit qe mbajne.
    Imazhi yne neper bote eshte i zhubravitur nga vete NE,jo nga te tjeret.
    Nga ata qe jane dashuruar pas dritave te kuqe,qofte burdelloje,qofte semaforesh,e majmen kur paciperisht e kane bere femren shqiptare placke biznesi e fitimi.
    Imazhi yne eshte zhubravitur nga trafikantet e cdo lloj drogeje,nga harbutet dhe hajdutet,nga perdhunuesit e vrasesit,nga te ashtquajturit Korleone me qender ne Athine,Londer,New York...................
    Imazhi yt i bukur kur Shqiperia quhej jo shume pa ca vite me Kolumbia e Evropes,pasi ishte han me dy porta,per shperndarje "mielli",dhe jo miell buke..............

    Imazhi yne zhubravitet kur kryeministri shqiptar loz me parat e atdheut poker ne kazinot e Zvicres,e pastar rehatos menderen ne hotelet e mendafshta te Emirateve Arabe,kur vendi i tij ne vitet 2000 ka ujin dhe dritat akoma me orar.

    Ky Zefjani ndoshta iperbolizon por nuk genjen aspak.
    Shqiperia eshte zhytur ne rrjetat e korrupsionit,e mjerimi ndjen tradheti.
    Kerkoke imazh zotria jote kur tere bota pa se cfare u be me 1997.
    Imazhin kur tjetri te vinte ne dere me kallash e te thoshte "Ose me jep vajzen ta bej prostitute,ose te bej shkrumb e hi"
    E parafytyron ndopak o ti patrioti Dodon me imazhin tend qe tu prishka,tragjedine e atyre prinderve?
    Por kur tjetri te del i armatosur e me maske te zeze ashtu si imazhi i vertete,ndalon autobuzin qe conte njerzit ne nje varrim,ne nje vdekje, e zhvesh lakuriq burra e gra,per te gjetur ku kane fshehur parate.
    Dhe me makabria eshte kur ndonje politikan i lajthitur,ose pseudopatriote si puna tende i quan keta "trima" kryengrites.
    Ky eshte imazhi qe kerkon te fshehesh ti.
    E kur keto lajme shikohen e degjohen neper bote imazhin ta prishkan gazetaret,apo korrespodentet e huaj,apo dhe keta Zefjanet qe kane guximin te vene gishtin mbi plage.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 29-01-2005 më 01:35
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #24
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kolomb duhet ta shohesh ne nje plan pak me te zbute shqiperine, sepse nuk e ka fajin shqiperia qe te tjeret mburren me kulturen qe i kane zhdukur asaj. E ky nuk eshte nacionalizem, por eshte dicka mese e vertete, megjiahte i perket nje te kaluare.

    Kur ra muri Berlinit u be mbledhja e te gjithe kokave te Evropes... Jugosllavia po binte gjithashtu ne konflikt. Nje nga gjerat me shqetesim numer 1 qe trafiku i droges, historikisht kalonte ne Jugosllavi pasi dulla nuk kishte marredhenie me asnjeri. Kur u shkaterrua sistemi komunist ne shqiperi u gjet rrugedalja. Krijimi i kushinetes maqedoni, rruga Turqi-bullgari-maqedoni-shqiperi, ku derri( jo derri i zemrave po ai tjetri) i mbeter shqiperise.

    Kapitulli tjeter i trishtuar eshte epoka demokratike, ku ngjan tamam me epoken e paspavarsise. Shteti shqiptar perseri u mbyt qe ne lindje nga Evropa. U sajuan lloj lloj marifetesh e si perfundim doli dhe nje 97, qe Parate nuk dihet akoma se kush i ka marre e ne xhepat e kujt Berluskon apo Karamanlis mund te kene perfunduar. Kjo nuk eshte fantashkence, por eshte realitet, nje realitet i hidhur i levizjeve te kurdisura nga ardhjet e Gejxhit, e deri tek koheqendrimet e Tenetit ne Himare, megjiathate...

    Me nje komb qe mundohet te pervetsoj gjithshkah e kedo, kafen turke e ben greke, cajin e malit qe rritet ne cdo mal, e ben greke, e lloj lloj lloj historirash pafund qe i kam pare dhe jetuar me syte e mi, nuk mund te pretendosh gje. Evropa ne kete aspekt, duke qene se kam jetuar dhe atje nuk eshte me mbrapa se Greqia jo. Un per nje gje jam dakort, qe Shqiptari tashme duhet ta kete kuptuar qe vetem me forcat e veta mund te bej nje te ardhme dinjitoze, por ama kurrsesi un nuk i quaj ata 100 % fajtore per kete gjendje makabre qe ndodhet vendi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #25
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga kolombi
    Dhe me makabria eshte kur ndonje politikan i lajthitur,ose pseudopatriote si puna tende i quan keta "trima" kryengrites.
    Ma gjej se ku i quajta unë këta trima kryengritës.

    Kush të ka bërë ty supermoderator këtu?

    Sa shkollë ke mbaruar ti?

    Ti qenke një analfabet servil i antishqiptarëve.

    Këshillë miqësore (edhe pse unë nuk mund të jem mik me analfabeta) kjo, shko mbaro shkollë dhe edukohu, mësohu ta duash veten, ta respektosh veten, me gjithë qenien (që përfshin edhe kombin tënd), e pastaj eja këtu e debato me mua. Kuptove?


    Ta duash kombin dhe atdheun tënd nuk dtth. dashuri ndaj Partisë Socialiste Shqiptare, por dashuri dhe respekt në veten tuaj, në përkatësinë kombëtare tuaj. Me të njëjtën logjikë dhe mentalitet si ky, trimat si puna jote shkatërruan Shqipërinë më 1997, ta djegim atdheun se atdheu është i Salës. Edhe tani, ta shajmë atdheun se atdheu qenka i PS-së!!

    Atdheu dhe kombi nuk është i kriminelëve, prostitutave, të korruptuarve (sepse këta njerëz nuk kanë atdhe, komb), por i yni, i ne shqiptarëve të ndershëm që luftojmë me të gjitha mënyrat dhe mjetet për ta përparuar atë, që i luftojmë këta kriminelë, prostituta, të korruptuar, që e bëjmë botën për të njohur së pari e pastaj edhe respektuar dhe çmuar vlerat tona kombëtare.

    Vetëm duke respektuar dhe qenë krenar për veten tënde (që përfshin edhe përkatësinë kombëtare këtu), të respektojnë të tjerët, vetëm kështu i lufton dhe shkatërron dukuritë negative, vetëm kështu ecën para.

    Unë nuk di asnjë njeri e asnjë komb në botë deri sot, që ka përparuar duke sharë veten e tij, duke mos qenë krenar për veten e tij, duke mos dashur veten e tij.

    Dhe dy pyetje për stafin e forumit:

    E keni hapur këtë forum për të ngritur vlerat tona kombëtare apo për ti shkatërruar ato?

    Nëse e keni hapur për ti shkatërruar ato, pse ja keni vënë emrin këtij forumi "forum shqiptar", pse i keni vënë gjithë këto shqiponja e flamuj tanë kombëtar, kur kombi jonë (sipas juve) qenka kombi më i keq në botë, më kriminel në botë etj. etj. të këqia si këto?

    Unë thjeshtë nuk jam duke ju kuptuar juve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 30-01-2005 më 02:08
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #26
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Dodon dhe Cyclo,

    Ne rradhe te pare, ruani gjakftohtesine! Po diskutojme , nuk po ndajme pronat qe nuk i kemi pare me sy per 60 vjet.....Ah po dhe per kete na e ka fajin Greqia, Evropa, Amerika etj....

    Ju keni tendencen qe te justifikoni cdo gje qe bejne bashkeatdhetaret tane, sepse ....jemi te varfer dhe na la Evropa , na beri Greqia, na djallosi Turqia apo ku e di une se cfare.

    Jo zoterinj!

    Vajzat shqiptare ( motrat tona) nuk erdhi as greku as italiani ti marri ti beji prostituta neper fanaret e Evropes! Ishin tanet ata qe i shisnin!

    Nuk u thane as greku as italiani, as ndonji tjeter , gangove tane, shkoni vidhni , vrisni e perdhunoni. Jane produkte te ish regjimit komunist (anti)shqiptar!

    Nuk mund te akuzojme greket se na kane vjedhur historine, kur ne vete nuk kemi marre mundimin ....ta shkruajme ate!

    Nuk mund te akuzosh te tjeret pse i "prishin" imazhin Shqiperise me venien ne dukje te varferise , mjerimit dhe kriminalitet dhe te huajt kane "frike" te investojne! Jo zoteri.....Nuk eshte ashtu. Varfersi , skamje dhe kriminalitet ka dhe ne Indi psh....por ama te huajt investojne atje. A e dini pse? Sepse e dine ku dhe tek kush investojne! Nuk ka probleme me pronat India ashtu sic kemi ne. Ne kemi 14 vjet "demokraci" dhe akoma nuk dime se kujt i perkasin pronat....Ku te vije te investoje i huaji? Per kete ta ka fajin Greqia e Evropa?

    Cyclo, e di qe je anti-helenist i madh.....Megjithate kjo nuk te ben me teper patriot se te tjeret!

    Thjesht per kuriozitet, llojin e vetem te djathit te bardhe qe prodhon dhe ka prodhuar tradicionalisht Shqiperia, e di ti qe neser pasneser kur te futet Shqiperia ne Evrope, do te jete e detyruar ta quaje "feta" ashtu si i thone greket? Sepse prej 4 vjeteve te fundit, greket arriten te bejne "trademark" kete lloj djathi. Krijuan dmth nje lloj monopoli si ne emertim ashtu dhe ne shitje! Ne baze te ligjeve te Evropes! Nuk pashe asnje qeveri shqiptare te reagoje, asnje organizate shqiptare jo qeveritare te reagoje, as nuk degjova ndonji individual tjeter shqiptar te reagoje per kete vjedhje emertimi qe i behet para syve shqiptareve!......Dhe ta ka fajin Greqia pastaj? Ti me flet per historine 2000 vjecare qe nuk dihet se kush e beri e se kush e shkroi.....Para syve te vodhen nje cope te "historise"-emertimin e djathit te vetem qe prodhon kombi- dhe askush nuk e hapi gojen!

    Para se te akuzosh te tjeret se po te marrin ne qafe.....shiko nje here ne pasqyre ! Dhe kjo nuk eshte ne rang personal, por ne pergjithesi....Perpara se te akuzojme te huajt se po na thone "kokepalare", duhet te pastrojme "morrat e kombit" nga koka jone!
    "Who is John Galt?"

  7. #27
    Perjashtuar Maska e Bërrnutsi
    Anëtarësuar
    09-09-2004
    Postime
    183
    Pasi e pashe videon , nuk vura re asgje kaq dramatike sa eshte bere ketu.
    Personi ne fjale ka thene ate qe ndjen ai dhe qe ndjej une e shume e shume shqiptare te tjere.
    Edhe une i kam thene te huajve qe vendi yne eshte plot korrupsion e kriminela.
    A jam une antishqiptar??

    Tema nuk ka argument aspak te forte.
    Eshte ekzagjeruar tej mase arsyetimi i hapesit te temes ne lidhje me analizen qe po i ben kesaj pjese filmike.

    Persa i perket felliqesirave me emrin "greke" , nuk ja vlen vertet te hedh fjale per keta llamje qe fatkeqesisht i kemi fqinj

    ps: Ju lutem , nuk kerkoj replika si "Greket po e mbajne popullin tone me buke" apo "Duhet te shohim njehere veten para se te gjykojme te tjeret" dhe brockulla te kesaj natyre.
    Greket kane qene historikisht popull antishqiptar dhe vazhdojne te jene edhe kesaj dite.
    Greku eshte kellire e konservuar natyralisht nga jeta.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Cool Per dodonin

    Dodon vellai nuk dua te jem ne situaten tende per kete teme pasi te shoh pak ne veshtiresi dhe kjo vjen per disa arsye nese nuk te ngelet qejfi po ti them;
    1 Ju jeni shqiptar dhe patriot keni deshire te jepni sado pak ndihmen tuaj per permirsimin e vendit qofte duke dhene mendime, ose duke bere pyetje, per probleme te ndryshme ,por kjo nuk do te thote qe te fshehim anet tona negative dhe te nxjerrim ne pah vetem ato pozitive.Sepse duke i fshehur ato bejme me shum dem ,
    2Eshte e drejta e sejcilit prej nesh te gjykoj sipas menyres dhe llogjikes se tij per probleme te ndryshme pastaj ju takon ju qe hapet temen te nxirrni konkluzionet e asaj qe pyetet ne fillim dhe jo te replikoni mbi gjykimet e njerit apo tjetrit
    3 Ne qoftese shihni pergjigjet kuptohet se ku rreh cekani dhe eshte e kote te debatohet me tej . duke ju thene se liria e fjales e drejta e cdo shqiptari per te shprehur ne menyren e vet dashurine ,kritiken , per SHqiperine jane themeli i demokracise .

    te fala dardajan

  9. #29
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Tiparet e zhvillimeve dhe progresit në rajon

    Shqipëria dhe fqinjët


    Kastriot Islami*

    Së pari, ka një përmirësim të dukshëm të klimës politike në rajon, që është shprehur nëpërmjet dialogut intensiv si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe ato shumëpalëshe. Domosdoshmëria për dialog dhe bashkëpunim është kthyer tashmë në mendësi dhe kulturë të re të punës në grup.
    Së dyti, vërehet që ky dialog po bëhet progresivisht më i qëndrueshëm dhe i matur, si rezultat i mirëkuptimit dhe mirëbesimit të ndërsjelltë.
    Së treti, pjesë të pashmangshme e dialogut mes vendeve tona vazhdojnë të mbeten aspirata dhe përpjekjet e përbashkëta për integrim – në rajon, dhe në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Gjatë vitit 2004 në këtë aspekt të gjitha vendet e rajonit kanë shënuar suksese të prekshme duke u bërë një pjesë e tyre anëtare të NATO-s apo duke u përcaktuar afate të anëtarësimit në BE për disa prej tyre.
    Së katërti ne vlerësojmë se parlamentet dhe qeveritë e të gjithë vendeve të rajonit duke qenë produkt i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike dhe me orientim të qartë europian e euroatlantik kanë garantuar një shkallë të re të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në nivel kombëtar por me impakt në të gjithë rajonin.
    Së pesti, vendet e rajonit duke rritur aftësitë kontribuese paqeruajtëse janë transformuar nga konsumuese të sigurisë në partnere të denja kontribuese në operacione të përbashkëta me strukturat europiane e globale.
    Së gjashti vihet re një rritje e rolit proaktiv dhe e shkallës së “ownershipit” rajonal. Në të gjithë aktivitetet e forumet ndërkombëtare vërehet qartësisht një tendencë në rritje e bashkëpunimit e mirëkuptimit rajonal dhe e mbështetjes reciproke.
    Së shtati, progresi në rajon ka bërë që të rritet bashkëveprimi e bashkëpunimi me faktorët e rëndësishëm globalë të tillë si SHBA e BE apo vende të rëndësishme si Rusi, Japoni e Kinë në funksion të rritjes së sigurisë e paqes në rajonit dhe zhvillimit të tij social-ekonomik.
    Marrëdhëniet me vendet fqinjë
    Duke kaluar në vlerësimin individual të marrëdhënieve, gjatë 2004 me Maqedoninë fqinje është vërejtur një intensitet i lartë i shkëmbimeve e takimeve i të gjithë niveleve dhe në të gjithë sektorët. Aspirata e përbashkët për integrim rrit nevojën dhe vlefshmërinë e bashkëpunimit dypalësh dhe të marrjes së iniciativave për veprime të përbashkta në nivel rajonal e në kuadër të proceseve integruese.
    Me Greqinë si vend anëtar i NATO e BE-së dhe vend fqinj, marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes nesh kanë njohur zhvillime pozitive në të gjitha fushat e bashkëpunimit dypalësh e të iniciativave të përbashkëta me karakter rajonal duke marrë njëkohësisht mbështetje të vazhdueshme në kuadër të proceseve integruese. Traktati i Miqësisë dhe të gjithë marrëveshjet e nënshkruara janë një bazë e shëndoshë për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve me frymë dhe koncept europian ndërkohë që minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi përbëjnë ura të forta miqësie dhe bashkëpunimi. Gjatë vitit 2005 Greqia do të ketë dhe kryesinë e dy nismave rajonale, atë të Detit të Zi dhe të SEECP, të cilat besojmë se gjatë Presidencës greke do t’i ofrojnë një mbështjetje edhe më të fuqishme rajonit në aspiratën e tij për t’u integruar në BE.
    Po kështu, me Turqinë, si vend anëtar i NATO-s e partner i rëndësishëm dypalësh e rajonal, gjatë vitit 2004 kemi zhvilluar një seri takimesh të niveleve shumë të larta dhe kemi marrë një mbështetje pa rezerva për integrimin e Shqipërisë në NATO. Ne përshëndetëm vendimin e BE-së për fillimin e negociatave me Turqinë në tetor të 2005, si një perspektivë e hapur dhe e qartë edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Vlerësojmë se marrëdhëniet miqësore shumë të mira me këtë vend vazhdojnë të zhvillohen më tej duke u konkretizuar si me zgjerimin e bazës juridike të bashkëpunimit institucional dhe me një mirëkuptim të plotë e mbështetje reciproke në aktivitete rajonale e ndërkombëtare.
    Përveç marrëdhënieve shumë të mira tradicionale me Rumaninë – Bullgarinë në të gjitha aspektet e shkëmbimeve dyplanëshe e në nivel rajonal, binomi Rumani-Bullgari përbën një aspekt të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal dhe të shkëmbimit të eksperiencave integruese për vetë pozicionin e këtyre dy vendeve në kuadër të NATO-s dhe të integrimit në BE.
    Një vend të rëndësishëm në politikën tonë rajonale zënë edhe marrëdhëniet me Kroacinë. Dialogu politik me këtë vend është progresivisht ne rritje dhe shtrihet në të gjitha nivelet si në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe ashtu edhe në kuadër të nismave të përbashkëta. Kroacia mbetet për vendin tonë një bashkëpunëtore e ngushtë e aktore proaktive në kuadrin e iniciativave të Kartës Adriatik 3: Shqipëri-Kroaci-Maqedoni.
    Rivendosja e dialogut politik pas mëse 50 vjetësh me Serbinë e Malin e Zi i hapi rrugë institucionalizimit të bashkëpunimit mes nesh. Gatishmërinë për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve e kemi treguar përmes vullnetit tonë politik për të bashkëpunuar me vizionin e së ardhmes dhe të perspektivës europiane. Shprehjes reciproke të këtij vullneti i shërbeu edhe vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të SMZ Vuk Drashkoviç në dhjetor në Tiranë, e cila do të pasohet nga ajo e ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme në pranverë në Beograd. Shqipëria ka mbështetur pa rezerva përfshirjen e Unionit SMZ në nismat e ndryshme rajonale, si dhe në proceset integruese evropiane dhe euroatlantike. Bashkëpunim e kontakte të sinqerta janë zhvilluar në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë me Malin e Zi.
    Çështja e Kosovës duke qenë në vëmendje të diplomacisë për vitin 2004 do të trajtohet me interesin e maturinë maksimale edhe në vitin 2005 duke synuar njëkohësisht bashkëveprimin me faktorin ndërkombëtar dhe mbetur të vlerësuar maksimalisht për moderacion e kontribut pozitiv. Formula e “perspektivës europiane të Kosovës” është për momentin një tezë që gjeneron mirëkuptim maksimal. Ne besojmë se transparenca, toleranca dhe dialogu duhet të përbëjnë boshtin e të gjitha negociatava e të gjenerimit të zgjidhjeve. Në këtë kuadër duhet që diskutimi për statusin, të projektohet mbi bazën e progresit të situatës për implementimin e standardeve prioritare dhe zhvillimit të dialogut brenda vetë Kosovës midis shqiptarëve dhe të gjithë komuniteteve jo shqiptare, e sidomos atij serb për opsionin më konsensual. Këshilli i Sigurimit mbetet institucioni kryesor i vendimmarrjes. Zhvillimi i dialogut në boshtin Prishtinë-Beograd dhe klima në nivel rajonal mund të lehtësojnë konceptimin e zgjidhjes nga të gjithë faktorët në Kosovë dhe vendimmarrjen në Këshillin e Sigurimit.
    Në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe ne kemi vlerësuar rolin e UNMIK-ut, KFOR-it, OSBE-së, të institucioneve vetëqeverisëse për përmbushjen e standardeve në Kosovë. Ne kemi propozuar përfshirjen e përfaqësuesve të institucioneve kosovare në nismat rajonale, në mënyrë që zgjidhjet e përbashkëta të reflektohen njëtrajtësisht në të gjithë hapësirën gjeografike rajonale.
    *Ministër i Punëve të Jashtme
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #30
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Ma gjej se ku i quajta unë këta trima kryengritës.

    Kush të ka bërë ty supermoderator këtu?

    Sa shkollë ke mbaruar ti?

    Ti qenke një analfabet servil i antishqiptarëve.

    Këshillë miqësore (edhe pse unë nuk mund të jem mik me analfabeta) kjo, shko mbaro shkollë dhe edukohu, mësohu ta duash veten, ta respektosh veten, me gjithë qenien (që përfshin edhe kombin tënd), e pastaj eja këtu e debato me mua. Kuptove?


    Ta duash kombin dhe atdheun tënd nuk dtth. dashuri ndaj Partisë Socialiste Shqiptare, por dashuri dhe respekt në veten tuaj, në përkatësinë kombëtare tuaj. Me të njëjtën logjikë dhe mentalitet si ky, trimat si puna jote shkatërruan Shqipërinë më 1997, ta djegim atdheun se atdheu është i Salës. Edhe tani, ta shajmë atdheun se atdheu qenka i PS-së!!

    Atdheu dhe kombi nuk është i kriminelëve, prostitutave, të korruptuarve (sepse këta njerëz nuk kanë atdhe, komb), por i yni, i ne shqiptarëve të ndershëm që luftojmë me të gjitha mënyrat dhe mjetet për ta përparuar atë, që i luftojmë këta kriminelë, prostituta, të korruptuar, që e bëjmë botën për të njohur së pari e pastaj edhe respektuar dhe çmuar vlerat tona kombëtare.

    Vetëm duke respektuar dhe qenë krenar për veten tënde (që përfshin edhe përkatësinë kombëtare këtu), të respektojnë të tjerët, vetëm kështu i lufton dhe shkatërron dukuritë negative, vetëm kështu ecën para.

    Unë nuk di asnjë njeri e asnjë komb në botë deri sot, që ka përparuar duke sharë veten e tij, duke mos qenë krenar për veten e tij, duke mos dashur veten e tij.

    Dhe dy pyetje për stafin e forumit:

    E keni hapur këtë forum për të ngritur vlerat tona kombëtare apo për ti shkatërruar ato?

    Nëse e keni hapur për ti shkatërruar ato, pse ja keni vënë emrin këtij forumi "forum shqiptar", pse i keni vënë gjithë këto shqiponja e flamuj tanë kombëtar, kur kombi jonë (sipas juve) qenka kombi më i keq në botë, më kriminel në botë etj. etj. të këqia si këto?

    Unë thjeshtë nuk jam duke ju kuptuar juve.


    Reklamaxhi dhe brockullaxhi,dekoratat e dijes qe i var vetes jave te vjetra,te dala nga mentalitet e njerezve te verbuar me nacionalizem te semure.
    Pranoj me mire erresirren e analfabetizmit se llumin e "mencurise" ku je perluer koke e kembe.

    Atdheu dhe kombi vertet nuk eshte i krimineleve dhe hajduteve,as i politikanteve batakcinj,por ata po e qeverin,po lozin,po e tallin.
    Sepse patriote tallashi dhe kompjuteri si puna jote jane kthyer ne modela qe pozojne prane makinave "Mustang" dhe shtepive me palma.
    E ke shendrruar dhe veten ne RILINDAS qe te djeg xhani per memedheun nga rehatlliku i Amerikes.
    Po te pakten mendjendriturit rilindas dergonin ne Atdhe divizione vjersherimi.
    Po TI? O PSEUDOPATRIOT



    Gabimet dhe dukurite negative nuk devijohen e as ne behem mesim ne rruget e se ardhmes kur ka tipa si puna jote te veshur me petkun qesharak te nje Ajshtajni,nuk marrin mundimi ti shohin.


    A mos valle kujton se forumi shqiptar eshte njelloj qeverie?


    E para e punes kur jap mendim ne nje teme,e jap si antar i thjeshte,fjalet e mia nuk pergjithsojne stafin,ndaj nje supermoderator nuk eshte minister i Qeverise te thoje ore e minute qe jemi vend i perparuar,pa korrupsion,pa vjedhje,pa imoralitet qe te sjelli nje buzeqshje NAIVE ne syte e ty.
    Pranoj te largohem,sepse duke tu pergjur keshtu i shkel rregullat e stafit,por Don kishoteve te mullinjve te eres si puna jote nuk munt te mos iu jap nje pergjigje ashtu sic e meritojne.


    Eh more i mjere bangat e shkolles tregoja tjeterkujt.
    Jam krenar per bangat e shkolles ku jam ulur,dhe po ashtu per rruget e jetes,vec duhet te dish se ka njerez qe tortuaret ku u shkeli kemba mesuan nga JETA ate edukate ,kulture,dhe njohuri qe 100 Harwarde nuk ti mesojne dot,thjesht se jeta eshte universiteti me i madh i njeriut.
    Keshilla miqesore nga ty?Largqofte ,un nuk denjoj te keshilloj tipa si puna jote vec te bej te qarte nje gje,Shqiperia nuk duhet kur vesh nje pale breke te kuqe e nje bluze si ne ato resmet e tua,Shqiperia per te cilen NE jo TI vuajtem bashke me te eshte gjak,eshte ndjenje qe ti nuk e kupton dot o i vetquajturi Don Dardani.....................
    __________________
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 30-01-2005 më 13:20
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Arlind Farizi: Imazhi dhe autoimazhi
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 07:50
  2. Imazhi i shqiptareve.
    Nga DYDRINAS në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 20:27
  3. Si mund të përmirësohet imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve?
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 07:01
  4. Toni dhe imazhi i tij
    Nga toni_në_PR në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 02-07-2005, 11:19
  5. Imazhi i gabuar për Shqipërinë
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 10:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •