Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Imazhi jonë në botë

    Rastësisht nga disa miq amerikanë më erdhi kjo vidio në lidhje me Shqipërinë.
    http://www.rzim.org/publications/realaudio_index.php

    Gjëja që më bëri më së shumti përshtypje në këtë vidio është intervista e zotit Zefjan Nikolla.
    Sipas zotit Zefjan Nikolla, Shqipëria është vendi më i varfër në botë, me nivelin më të lartë të korrupsionit dhe krimit, shqiptarët janë populli më imoral, një shoqëri e sëmurë.

    Është shumë e qartë dhe gjë që duket se vendi ynë nuk është në një standard të njëjtë ekonomik me Amerikën e Europën Përëndimore, por është poashtu shumë e qartë se nuk jemi as vendi më i varfër në botë, dhe jo vetëm në botë, por as në Europë jo, e as në Ballkan jo. Poashtu për korrupsionin e krimin.
    Pastaj ta quash kombin tënd (pamvarësisht se si është ai) të pamoralshëm, një shoqëri e sëmurë, është turp për çdo shqiptar e edhe për zotin Nikolla.

    Neve jemi duke ecur para me hapa shumë të shpejtë dhe për këtë edhe të gjithë shqiptarët jemi duke punuar ditë e natë, por kjo pengohet nga mendime të tilla karshi kombit tonë të bashkëatdhetarëve tanë si zoti Nikolla. Neve gjithë kohën jemi duke bërë publicitet për atraktivitetin e atdheut tonë për investime që ti bëjmë sa më shumë të huaj që të investojnë tek ne. Pastaj, jemi duke i folur për bukuritë natyrore, për bregdetin e mrekullueshëm shqiptarë, për mikpritjen dhe bujarinë shqiptare, për vlerat tona kombëtare, që të kemi sa më shumë turistë të huaj.

    Tani, imagjinoni çfarë efekte negative kanë deklarata të tilla, tek të huajt që duan të investojnë dhe të vizitojnë atdheun tonë.

    Urojmë që zoti Nikolla dhe kushdo shqiptarë tjetër të mbledhin mendjen dhe të kenë kujdes në deklarata të tilla në të ardhmen. Poashtu, urojmë që edhe këta të nxjerrin në pah vlerat e mirëfillta tona kombëtare dhe jo të shkretojnë në këtë mënyrë.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,034
    Postimet në Bllog
    22
    Urojmë që zoti Nikolla dhe kushdo shqiptarë tjetër të mbledhin mendjen dhe të kenë kujdes në deklarata të tilla në të ardhmen. Poashtu, urojmë që edhe këta të nxjerrin në pah vlerat e mirëfillta tona kombëtare dhe jo të shkretojnë në këtë mënyrë.
    Urojme apo Uroj? Apo te pelqen te flasesh ne emer te popullit si xhaxhi Enver? Ndryshimi midis teje dhe atij qe eshte shprehur me lart eshte se ai e aplikon te drejten e tij themeltare si shqiptar per te shprehur mendimin e tij te lire, ti si qenie naive qe je, jo vetem qe nuk ke gje per te thene per gjendjen e Shqiperise, por perpiqesh te denigrosh edhe zerin e atij shqiptarit tjeter.

    Nuk me the, c'lidhje ka kjo qe ke sjelle me Temen e Shtypit te Dites, apo ke filluar te besh edhe ti vete news?!

    Albo

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Rastësisht nga disa miq amerikanë më erdhi kjo vidio në lidhje me Shqipërinë.
    http://www.rzim.org/publications/realaudio_index.php

    Gjëja që më bëri më së shumti përshtypje në këtë vidio është intervista e zotit Zefjan Nikolla.
    Sipas zotit Zefjan Nikolla, Shqipëria është vendi më i varfër në botë, me nivelin më të lartë të korrupsionit dhe krimit, shqiptarët janë populli më imoral, një shoqëri e sëmurë.
    .
    Te shprehesh pikerisht me keto fjale per atdheun tend nuk eshte aspak e kendeshme te cikerrit veshin dhe fort biles. gjithsesi do desha ta pyesja zoterine qe eshte shprehur ne kete forme, C`fare po ben ai per vendin e tij?. Te quash nje komb imoral eshte paturpesi, kete sdo ja lejoja vetes ta thoja as per nje tribu ne ndonje cep te botes pasi keshtu do deklaroja verberine time mbi vlerat e nje kombi.
    Shqiperia per te qene realiste po kalon traumat e saj me mjaft veshtiresi por jo te thuash ska vlera si komb me shprehjen shoqeri e semure apo imorale.

    Dito.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Odeon_relax

    Shume dakord me c'ka thua.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  5. #5
    pa emer Maska e Shkoder_Gurl
    Anëtarësuar
    29-01-2003
    Vendndodhja
    ne boten time
    Postime
    398
    cdo njeri ka openionin e vet pavaresisht se une nuk jam dakort. zafjan nikolla nuk eshte i pari qe ka folur ashtu dhe s'do jet as i fundit, kshuqe spara ja ve veshin shume keto lloj gjerash sepse vetem te merzisin kot
    ne qefin tim

  6. #6
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Nese imazhi yt per Shqiperine ne baze te vezhgimeve te tua eshte positiv, atehere pse te djeg kaq shume opinioni i dikujt tjeter qe, pamvarsisht nga pozita e tij, mbetet po ashtu-thjesht nje opinion

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Këtu nuk kemi të bëjmë me vetëm një opinion por me fyerje dhe ofendime kombëtare (që është edhe kombi i vet deklaruesit). Amerika është vendi më demokratik në botë dhe me lirinë më të madhe të fjalës por po të dal ndonjë amerikan e të thotë se shoqëria dhe kombi amerikan është një shoqëri dhe komb i sëmurë, i pamoralshëm, që të gjithë amerikanët do të reagonin dhe deklaruesin vetëm burgu do ta priste.

    Pastaj, i intervistuari po thotë që Shqipëria është vendi më i varfër në botë, gjë që nuk është e vërtetë aspak. Merri treguesit kryesor ekonomikë, me të cilët vlerësohen shtetet dhe krahasoji ato me të shteteve tjera, del fare qartë se jo vetëm që nuk është shteti më i varfër në botë, por as në Europë jo, e as në Ballkan jo. Poashtu edhe për korrupsionin, në raportet më të fundit kemi pasur nivele më të ulëta edhe se disa shtete që tani shumë shpejt po futen në BE. Edhe pse edhe korrupsioni ynë është në nivele shumë të larta, por jo më i larti. Po kështu edhe për krimin. Pra, kemi të bëjmë me gënjeshtra.

    Neve tani, po shpresojmë që të ecim para me hapa sa më të shpejtë duke llogaritur kryesisht në investimet e huaja dhe turizmi. Tani më tregoni juve disa gjëra:
    -A do të investonit ju në një vend kur vet pjesëtar të atij vendi dalin e thonë se shoqëria dhe kombi i tyre është i sëmurë dhe i pamoralshëm, është vendi më i varfër në botë, me korrupsionin dhe krimin më të lartë në botë e të zeza tjera?
    -A do të vizitonit një vend me një shoqëri të tillë të sëmurë dhe të pamoralshme për pushime?
    -A do të donit të bashkëpunonit me njerëz të një shoqërie dhe kombi të tillë të sëmurë dhe të pamoralshëm?

    Pjesëtar të kësaj shoqërie dhe këtij kombi jemi të gjithë ne, dhe poqese ka dikush që deklaron dhe deklarohet në këtë mënyrë, atëherë ai/ajo po na fyen dhe ofendon të gjithë ne duke përfshirë edhe vet veten e tyre.

    Urojmë që të shikojmë gjërat nga prizmat pozitivë dhe të mos fyejmë e ofendojmë kombin tonë (jemi kombi i vetëm me sa kam parë dhe kam takuar kombe deri tani, që ka njerëz që shajnë e ofendojnë kombin e tyre), të shikojmë të ardhmen dhe interesat tona, dhe kjo të jetë baza edhe e punës dhe veprave duke përfshirë edhe deklaratat tona.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 16-12-2004 më 23:31
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Citim Postuar më parë nga dodoni

    Pastaj, i intervistuari po thotë që Shqipëria është vendi më i varfër në botë, gjë që nuk është e vërtetë aspak.
    Nuk shoh arsye qe, duke ditur mosvertetsine e ketij pretendimi, prap ngacmohesh nga mendimi apo fyerja, e cfaredolloj shkalle, qe ngre dikush tjeter. Nese s'bie dakort, argumentoje. Nese e argumenton ne menyre bindese, i hap mundesi per nderrim perspektive.

    Per sa i perket pyetjeve te parashtruara me poshte, nuk me duken aspak retorike
    sado qe je perpjekur t'i shfaqesh ne ate menyre

    -A do të investonit ju në një vend kur vet pjesëtar të atij vendi dalin e thonë se shoqëria dhe kombi i tyre është i sëmurë dhe i pamoralshëm, është vendi më i varfër në botë, me korrupsionin dhe krimin më të lartë në botë e të zeza tjera?
    -A do të vizitonit një vend me një shoqëri të tillë të sëmurë dhe të pamoralshme për pushime?
    -A do të donit të bashkëpunonit me njerëz të një shoqërie dhe kombi të tillë të sëmurë dhe të pamoralshëm?
    Padiskutim qe PO. Une perderisa e shoh vendin ne perparim e siper, mendimi negativ i nje personi apo i nje grupi bashkombas, nuk me pengon aspak, perkundrazi me shtyn, te jap cfaredolloj kontributi per te hedhur poshte kete imazh qe ne syte e mi me duket i gabuar.

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Rebele
    Nuk shoh arsye qe, duke ditur mosvertetsine e ketij pretendimi, prap ngacmohesh nga mendimi apo fyerja, e cfaredolloj shkalle, qe ngre dikush tjeter. Nese s'bie dakort, argumentoje. Nese e argumenton ne menyre bindese, i hap mundesi per nderrim perspektive.

    Per sa i perket pyetjeve te parashtruara me poshte, nuk me duken aspak retorike
    sado qe je perpjekur t'i shfaqesh ne ate menyre

    Padiskutim qe PO. Une perderisa e shoh vendin ne perparim e siper, mendimi negativ i nje personi apo i nje grupi bashkombas, nuk me pengon aspak, perkundrazi me shtyn, te jap cfaredolloj kontributi per te hedhur poshte kete imazh qe ne syte e mi me duket i gabuar.
    Unë ngacmohem nga të tilla fyerje dhe ofendime paushalle (që dtth. jo faktike) sepse e pashë vet ndikimin dhe efektin që kishte tek vet ata miq të mi të huaj (që dijnë shumë pak apo edhe hiç për Shqipërinë), që ma dërguan këtë vidio ta shikoja.
    Juve deklaroni, padiskutim që po, sepse juve po i shikoni ato pyetje nga prizma e një shqiptareje që di gjithçka për vendin dhe kombin për të cilin po diskutohet. Për tu përgjigjur atyre pyetjeve duhet ti shikoni ato nga prizmi i shumicës së të huajve që nuk dijnë asgjë apo fare pak për Shqipërinë. Unë dhe shumica e njerëzve që njoh, do të përgjigjeshim me jo menjëherë në ato pyetje, poqese ai është i vetmi informacion që disponojmë për atë vend dhe komb.

    Të gjithë ata që i kam ndikuar të investojnë dhe vijnë turista në vendin tonë, poqese do i flisja në këtë mënyrë, kurrën e kurrës nuk do ta kishin bërë një gjë të tillë, bile do më ishin larguar edhe vet mua, e edhe shqiptarëve tjerë kur ti kishin takuar. Por, i kam folur dhe flas pozitivisht dhe me ato mundësitë e mia dhe të tyre edhe i bëj që të investojnë/ndihmojnë, të vizitojnë, dhe të kenë dëshirë që të kenë sa më shumë shqiptarë në rrethin e tyre të miqësisë dhe bashkëpunimit.
    Kështu duhet folur/punuar/vepruar për kombin tënd, dhe kështu ke përfitime, kurse me deklarata të tilla si ajo e të intervistuarit në këtë vidio ke vetëm dëme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 16-12-2004 më 23:53
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Post o dodon

    Nuk na japin nje imazh te keq fjalet e Zefjanit sepse ai imazh,tashme ekziston,por njerezit,qe kane kombesi shqiptare dhe qe krijojne jo pak probleme per kedo qe na njeh.Nuk besoj se je akoma me idete romantike,apo lexon akoma shkrimet e De rades per nje ringjallje te kombit tone?Sot Shqiptaret,nje pjese e mire punojne per t'i denigruar imazhin Shqiperise;e perse?Sepse jane injorante dhe nuk mendojne si njerez te tille,si Zefjani qe thote mendimin e tij.
    Ato qe dikur rrinin neper fabrika dhe uzina,apo kooperative e dridhnin zingjirin,sot jane me te pasurit e Shqiperise,me fjalet e Fatos Lubonjes-nje borgjezi kriminale.Kjo sepse bota na "hapi" shume vende punesimi,ku vajzat apo pluhuri i ndaluar,dhane jo pak privilegje ne kete tranzicion te eger qe pati vendi yne.Si mund te flasesh me krenari per Shqiperine,kur ai qe te perfaqson ne parlament eshte nje idiot,injorant teper i "kulturuar",dhe qe nuk e ka vemendjen tek ajo qe ndodh sot neper bote,por mbi ate qe ndodh ne aferet e tij personale?
    Te flasesh per imazh Shqiptar,sot ne ato pjese te botes qe u intereson vendi yne,apo kane interesa me ato gjera qe ti permend,eshte e paqarte.Sepse,do te kalojme gjithmone neper deren e nacionalismit:nje e keqe e madhe per te gjithe ato Shqiptare qe mendojne se po punojne per vendin e tyre.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Arlind Farizi: Imazhi dhe autoimazhi
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 07:50
  2. Imazhi i shqiptareve.
    Nga DYDRINAS në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 20:27
  3. Si mund të përmirësohet imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve?
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 07:01
  4. Toni dhe imazhi i tij
    Nga toni_në_PR në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 02-07-2005, 11:19
  5. Imazhi i gabuar për Shqipërinë
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 10:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •