Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 125
  1. #11
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    une kam nja 5 propozime, por jo ne kuadrin e "detyrave shtepiake" por sepse keshtu do te ishte me mire per vendin dhe kombin tone dhe per nje tolerance fetare..



    1. Duhet qe shteti... te mos perzihet fare ne punet e religjioneve dhe te jete perjetesisht laik.

    2. Duhet qe komunitetet... te respektojne njeri-tjetrin dhe ndjekesit e gjithsecilit.

    3. Duhet qe .... keto fe me prejardhje arabo/hebraike (islami dhe krishterimi) te zbehen dalengadale deri sa te lene njehere e mire vendin tone dhe te kthehen andej nga i sollen. Jemi komb i vogel dhe te kesh 3 fe eshte dhe dicka qe nuk shkon shume ne funksion te homogjenizimit. Shume vete mund te besojne te Zoti duke patur nje lidhje direkte shpirterore ne lidhje me te (Zotin, ose fuqine e mbinatyrshme qe mendon).. pra njefare UNIVERSALIZMI.

    4. Nuk duhet lejuar qe... ne asnje menyre te futen ne Shqiperi njerez qe vijne vetem per "ndricim shpirteror". As nga Arabia, as nga Italia, Greqia e as nga Amerika (per te permendur shembuj) !!


    5. Duhet mbrojtur me ligj .... liria per te besuar dhe te gjithe te drejtat e tjera ne kete kuader, te cdo individi (lol, gjithashtu dhe liria per te mos-besuar)!!



    ndokush dhe mund te fyhet, por tema nuk eshte e hapur per diskutim. Gjithsesi i kerkoj ndjese
    Prektora

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Luarasi
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    108

    Smile

    Duhet te gjitha ato qe u permenden me larte, dhe gjihtashtu duhet qe se pari te gjihte shqiptaret ti binden vlerave kombetare dhe atyre ti permbahen me fantizem, patriotizmi do te na beje te harojme se cfare feje i perkasin vellezerit e nje gjaku. Gjithashtu te binden se te gjithe shqiptaret kemi nje gjuhe dhe nje kulture, dhe kjo ka me teper rendesi se a beson ne Krisht apo ne Muhamed, njerzimi mbi te gjitha. Duhet qe fraksionet qe kane dale nga fete Abrahamike te shikohen si nje konflikt i se kaluares mije vjecare. Duhet qe shkollat e mesme te kene lende te tolerances fetare ku mund te studiohen te gjitha fete krahas me teorine Darvinjane, psikologji sociale dhe teori te tjera qe te japin kendveshtrime te ndryshme. Duhet gjihtashtu lexuar me vemendje disa kapituj nga Bibla dhe Kur'ani dhe krahasuar ato me shkencen e ditur, per tu bindur mbase keto libra jane vetem udhezime me nje sociologji shum te sofistikuar te asaj kohe kur ato jane shkruar dhe jo qe te shikohen si fjala e Zotit. Se fundi te them duhet mbajtur balanci dhe mos te lejohet radikalizimi i asnjeres nga fete qe mund te kene efekt shume negativ ne tolerancen fetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Luarasi : 28-02-2005 më 07:17

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Postime
    1
    Edhe une jam dakord me parafolesine mbyllen temat fetare neper forume!!

  4. #14
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Nga menyra sesi moderatoret fetare shtjellojne temen e tolranaces ne kete Forum, duket qarte...... toleranca ka deshtuar! Ne te ardhmen nese vazhdojme keshtu do deshtoje me teper!

    Fetaret e Forumit dhe "zgjuaresia e tyre debatuese" e tregon qarte!


    Ajo qe me vjen me keq se cdo gje tjeter eshte se emigrantet shqiptare po behen luftetaret me te medhenje te kesaj ish-tolerance. Pra sic duket andej nga syrgjinosen e kane ngrene mire sapunin per djath!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683

    Si duhet forcuar harmonia fetare në shoqërinë shqiptare?

    Albo e ka percaktuar mire temen por disa tipa ketu ne forum kane harruar te lexojne ose te kuptojne shqip.

    Tema eshte : " Si duhet forcuar harmonia fetare në shoqërinë shqiptare? "

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Detyra : Perpiloni nje liste rregullash/normash/ligjesh shoqerore qe duhet te respektohen nga cdo shqiptar ne menyre qe te ruhet integriteti i komunitete fetare ne vend dhe te forcohet akoma me shume harmonia fetare ne rradhet e shqiptare.
    Nuk marr vesh dot keta forumistat me siper qe duan te zhdukin fete ose te mbajne ate qe u pelqen atyre me shume. Kaq e veshtira paska qene gjuha shqipe per keta sa qe nuk kuptojne dot nje shkrim te thjeshte ? !

    U pa puna , duhet ti mesojme shqip shqiptareve tani qe ti permbahemi te njejtit diskutim.

  6. #16
    Për tu forcuar harmonia fetare do shumë mund e kohë.
    1. Duhet të çdrogohemi nga komunizmi e diktatura me të cilën jemi vetëokupuar e vetëdroguar!
    2. Duhet të mësojmë çka është Dashuria e Vërtetë, si jetohet = zbatohet, si përhapet!
    3. Duhet të ndërtojmë më parë shtetin e Lirë e Demokratik, që derisa ta udhëheqin prostitutanët e hajdutët, nuk do e kemi!
    4. Derisa të mos jetohet në Trojet tona në barazi të plotë gjinore, as nuk jemi fetarë të mirë, as njerëz të mirë, as shqiptarë të mirë, as të lirë, as demokratë! As ato fe që nuk e kanë e nuk e zbatojnë barazinë gjinore ta dini /n'daçi besoni n'daçi jo!,/ që nuk janë në rrugën e Zotit!!! /Derisa të mos ketë priftëresha, biskupesha, imamesha, hoxhesha, myftiesha, aty nuk është Zoti i Vërtetë, sepse Zoti i do njësoj si femrat si mashkujt! Në mos më shumë femrat, pasi nëpër to vijnë të gjithë njerëzit në këtë dimension- fizik!!!
    5. Ajo çka ka thënë F. S. Noli vlen ende. Po e citoj: "Kisha greke është kisha e satanait. Ruhuni prej saj nëse nuk doni që t'ua bëjë gjëmën"! Pra derisa të përdhosë Kishen pa Autoqefali Shqiptare, satanai Janullatos dhe priftërinjtë progrekër, ne po lejojmë të na bëhet gjëma.
    5. Duhet ti përmbahemi maksimës: -Çka nuk dëshiron me ta bërë, mos ia bë kujt"! Shpëtimi i shpirtit mund të vijë në rrugë të ndryshme, por themeli i secilës rrugë duhet të jetë Dashuria, zemërmirësia, toleranca e bashkëjetesa!!!
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Manulaki
    Duhet qe njerezit te mos mendojne me paragjykim per tjetrin. As shteti, as ligji nuk mund te krijojne apo imponojne tolerance. Toleranca vjen nga dashuria kush e ka, nga miresjellja kush e ka, nga pranimi i tjetrit ashtu sic eshte, kush mund ta beje nje gje te tille.
    Pershendetje
    Kjo eshte e gjitha. S'ka nevoje per analiza te gjata e per shtjellime filozofike qe nuk jane me teper se fjale qe shkruhen thjeshte prej deshires me than diçka e zhduken e harrohen sapo ne horizont shfaqet "i ndryshmi". Toleranca fetare dhe harmonia midis njerezve te feve te ndryshme ose midis njerezve besimtare dhe atyre qe kane vendosur te mos besojne varet vetem dhe vetem prej dashurise dhe deshires per mirekuptim.

    Fatkeqesisht Forumi Shqiptar eshte nje shembull i keq ne ket aspekt. Por, fartmiresisht Forumi Shqiptar, me aq sa kam pase munsi me e vezhgu Shqiperine, nuk reflekton realitetin e atjeshem.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    1. Duhet qe shteti te ndaloje faljet e myslymaneve neper rruge dhe trotuare. Rruget jane per automjetet, ndersa trotuaret per kembesoret. Nese ti falesh ne trotuar dhe une te bie ne kurriz nuk eshte faji im: trotuari per ate pune eshte qe une te kaloj. E njejta gje nese te shtyp me makine. Do te falesh? Shko ne xhami.

    2. Duhet qe shteti te ndaloje ulerimat e mullait apo muhezinit nga minareja me altoparlant qe kujtojne propaganden naziste. As komunistet nuk i flisnin popullit me altoparlant. Kultura e gabuar e rruges vazhdon edhe aty. Eshte ndotje akustike.

    3. Duhet qe objektet fetare t'u kthehen atyre te cileve u eshte marre. Xhamirat qe kane qene kisha duhet t'u kthehen bashkesise se krishtere sepse vetem keshtu ka drejtesi. Harmonia arrihet nepermjet respektit dhe drejtesise.

    4. Duhet qe nese te krishteret duan te ndertojne nje kishe t'u lejohet nga bashkia dhe nga komuniteti myslyman pa asnje kusht, pasi vetem ne shtetet arabike ndalohet ndertimi i kishave, ose u vihen pengesa te jashtezakonshme. Ne Elbasan per shembull eshte shume e veshtire te ndertohet nje katedrale. Kur duhet te ndertohet nje xhami eshte goxha me kollaj. Diskriminimi i te krishtereve vazhdon ne shume forma edhe pas vdekjes se sulltan Hamitit.

    Nese respektohen keto te drejta te te krishtereve, do rritet edhe harmonia fetare. Nuk mund te kete harmoni ku njeri komunitet eshte i diskriminuar dhe keqtrajtuar. Vetem nepermjet vleresimit te te dy komuniteteve mund te kete harmoni dhe nderrespekt.
    Ignore List: Den Bossi

  9. #19
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Citim Postuar më parë nga Zombie
    1. Duhet qe shteti te ndaloje faljet e myslymaneve neper rruge dhe trotuare. Rruget jane per automjetet, ndersa trotuaret per kembesoret. Nese ti falesh ne trotuar dhe une te bie ne kurriz nuk eshte faji im: trotuari per ate pune eshte qe une te kaloj. E njejta gje nese te shtyp me makine. Do te falesh? Shko ne xhami.

    2. Duhet qe shteti te ndaloje ulerimat e mullait apo muhezinit nga minareja me altoparlant qe kujtojne propaganden naziste. As komunistet nuk i flisnin popullit me altoparlant. Kultura e gabuar e rruges vazhdon edhe aty. Eshte ndotje akustike.

    3. Duhet qe objektet fetare t'u kthehen atyre te cileve u eshte marre. Xhamirat qe kane qene kisha duhet t'u kthehen bashkesise se krishtere sepse vetem keshtu ka drejtesi. Harmonia arrihet nepermjet respektit dhe drejtesise.

    4. Duhet qe nese te krishteret duan te ndertojne nje kishe t'u lejohet nga bashkia dhe nga komuniteti myslyman pa asnje kusht, pasi vetem ne shtetet arabike ndalohet ndertimi i kishave, ose u vihen pengesa te jashtezakonshme. Ne Elbasan per shembull eshte shume e veshtire te ndertohet nje katedrale. Kur duhet te ndertohet nje xhami eshte goxha me kollaj. Diskriminimi i te krishtereve vazhdon ne shume forma edhe pas vdekjes se sulltan Hamitit.

    Nese respektohen keto te drejta te te krishtereve, do rritet edhe harmonia fetare. Nuk mund te kete harmoni ku njeri komunitet eshte i diskriminuar dhe keqtrajtuar. Vetem nepermjet vleresimit te te dy komuniteteve mund te kete harmoni dhe nderrespekt.
    1 Duhet qe shteti te ndaloje ndertimin e kryqeve prane rrugeve dhe trotuareve.Rruga dhe trotuari jane qe te kaloje une.Deshiron kryq? Shko ne kishe.

    2 Duhet qe shteti te ndaloje cingerrimat e neveritshme te kembanave.

    3 Duhet qe objektet fetare t'u kthehen atyre te cileve u eshte marre.Kishat qe kane qene faltore te kultit ilir ose pellazg duhet te kthehen ne gjendjen e meparshme sepse vetem keshtu ka drejtesi.Harmonia arrihet nepermjet respektit dhe drejtesise.

    4 Duhet qe nese te krishteret duan te ndertojne nje kishe le ta ndertojne me parate e tyre e jo te kekojne para nga myslimanet.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga alibaba
    1 Duhet qe shteti te ndaloje ndertimin e kryqeve prane rrugeve dhe trotuareve.Rruga dhe trotuari jane qe te kaloje une.Deshiron kryq? Shko ne kishe.

    2 Duhet qe shteti te ndaloje cingerrimat e neveritshme te kembanave.

    3 Duhet qe objektet fetare t'u kthehen atyre te cileve u eshte marre.Kishat qe kane qene faltore te kultit ilir ose pellazg duhet te kthehen ne gjendjen e meparshme sepse vetem keshtu ka drejtesi.Harmonia arrihet nepermjet respektit dhe drejtesise.

    4 Duhet qe nese te krishteret duan te ndertojne nje kishe le ta ndertojne me parate e tyre e jo te kekojne para nga myslimanet.

    Meqe rregulli i mosreplikes po injorohet nga moderatori, edhe une po pergjigjem.

    1. Gjithmone dashnorja ime italiane me thoshte se jevgjit kalojne ne mes te rruges, kurse te krishteret kalojne ne trotuare. Nxirri konkluzionet vete se kush kalon nga maja e kodres ku jane vendosur kryqet.

    2. Cingerrimat e neveritshme te kambanave mbajne tufen e dhenve bashke dhe jane gjeja me e natyrshme per njerezit punetore te mesuar te zbusin kafshen dhe hekurin qe prej mijera vjetesh.

    3. Sapo te ngjallen iliret nga varret dhe te gjithe ata qe duan faltoret e tyre pagane, te krishteret do jua japin. Tani qe krishteret s'kane vdekur akoma, duan vendet e tyre qe kane paguar me parate e ndertuar me mund. Le qe mua s'me rezulton qe ne Shqiperi te jene ndertuar kisha mbi faltore pagane.

    4. Asnje kishe s'eshte ndertuar e s'do ndertohet me parate e myslymaneve, po mund te te them me shume bindje qe xhamia e Sulejman beut ne Tirane qe i ben hije sheshit Skenderbej eshte ndertuar edhe me ndihmen e komunitetit ortodoks.

    Po shtoj edhe nje gje tjeter: Ne vitin 1967 u shkaterruan me qindra kisha ne Shqiperi per t'iu shtuar atyre qe shkaterroi turku. Nuk u shkaterrua asnje xhami. "Plani" i ra kishes se Shen Vangjelizmoit ne Tirane e cila u shkaterrua per t'u bere 15-kateshi i shemtuar. Ne sheshin kryesor te Tiranes ne vitet '30 kishte kishe. Tani ka vetem xhami. Tirana ishte me shume e krishtere ne vitin 1935 sesa ne vitin 2005. Kur u kerkua te behesh katedralja ne mes te Tiranes nuk u pranua ne asnje menyre nga komuniteti myslyman. Atehere u vendos te behej prapa ministrise se bujqesise dhe menjehere ministria filloi punimet te zgjerohej ne kurriz te kishes.

    E pra pse duhet te kene te drejte myslymanet te kene nje xhami ne sheshin qendror te Tiranes dhe te krishteret te mos kene nje kishe ne ate shesh? Deri ne vitet '70 kisha e Shen Vangjelizmoit ishte atje. Pse te mos kete prape nje te tille?

    Nese duam respekt e tolerance duhet te kete barazi. Kishat ne Shqiperi qe jane shkaterruar duhen rindertuar. Nese s'prishet dot 15-kateshi, kisha duhet ndertuar aty ku ishte statuja e Dulles i cili e shkaterroi.

    Ne vitin 1990 studentet gerthisnin me sa kishin ne koke "E duam Shqiperine si gjithe Evropa". Nese e duam vertet si gjithe Evropa, duhet te fillojme te ndertojme ca kisha se Evropes ato s'i mungojne.
    Ignore List: Den Bossi

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  3. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •