Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 128
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?

    Kur vjen fjala tek feja, shqiptaret lakojne shume togefjaleshin "harmoni fetare" dhe e kane burim krenarie faktin se ne shoqerine shqiptare mbisundon kjo krenari. E hapa kete teme, per tu bere qe te mendoni, beni pune kerkimore ose studioni harmonine fetare ne rradhet e shqiptareve. Kohet e fundit gjetja e formules magjike te harmonise fetare nuk eshte bere vetem shqetesim i Shqiperise por i mbare botes.

    - Si ka lindur harmonia fetare ne rradhet e shqiptare?
    - Lindi vetvetiu apo eshte rezultat i nje pune e perkushtimi?
    - Cilet jane shkaqet e zenies rrenje te kesaj harmonie?
    - Cilat jane disa prej fakteve historike qe hedhin drite mbi kete?
    - A ekziston nje formule magjike per harmonine fetare?


    Mendohuni perpara se te pergjigjeni dhe mos hajdeni me mendime nga nje rresht, por nje mendim te plote. Po qe se do beni nje koment me nje rresht, mos shkruani fare ne kete teme. Mundesisht sa me pak replika, secili te shprehi mendimin e tij te plote pa qene nevoja qe te tjeret ta komentojne.

    Albo

  2. #2
    djalli,më i dashuri i Zot
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Në Zvicerr
    Postime
    115
    Si ka lindur harmonia fetare ne rradhet e shqiptare?
    Shum thjeshtë:
    Shqiptarët nuk kanë fe!Mbajnë fetë për të përcjellur Modat e huaja!Sa herë që del një modë e re(pushtues i ri)ata i përshtaten(konvertohen)atij për t`a bërë pushtimin më të butë!Asnjë fe nuk është shqiptare dhe ne si të tilla i marrin dhe i lënë!
    Përdrisa popuj të tjerë të botës luftojnë mesvedi për Fetë e huaja,shqiptarët këtu janë më përparimtarët!Un jam krenar për këte!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Helianthus
    Anëtarësuar
    31-07-2005
    Postime
    49
    Mendoj se nje faktor i rendesishem i harmonise midis besimeve te ndryshme ne shqiperi, ka qene periudha e diktatures komuniste, ku te gjithe shqiptaret e kane pare veten si bashkevuajtes te nje sistemi te eger dhe nuk jane marre shume me dallimet fetare. Por nga ana tjeter mendoj se ka te beje edhe me faktin qe ne jemi nje popull i vogel dhe na eshte dashur gjithmone te luftojme per lirine dhe integritetin tone. Ne periudha te caktuara historike ka qene e nevojshme qe ky popull te jete i bashkuar per ti beré balle agresioneve.
    Shpresoj qe ko tolerance fetare te vazhdoje te egzistoje edhe ne te ardhmen. Eshte bukur te degjosh kur thuhet se Shqiperia eshte model i tolerances fetare.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Mendoj se nje faktor i rendesishem i harmonise midis besimeve te ndryshme ne shqiperi, ka qene periudha e diktatures komuniste, ku te gjithe shqiptaret e kane pare veten si bashkevuajtes te nje sistemi te eger dhe nuk jane marre shume me dallimet fetare.
    Harmonia fetare shqiptare nuk lindi ne 1944 apo me vone, ka lindur shume me heret. Diktatura komuniste nuk kultivoi "harmonine fetare", por kultivoi "ateizmin komunist" ku komunitet fetare u shkaterruan, cdo lloj besimi fetar u ndalua me ligj, njeriu nuk e merrte me moralin e tij nga Zoti por nga Partia. Shqiperia ishte shteti i vetem ateist ne bote! Komunizmi shkaterroi besimin ne Zot, keshtu qe eshte gabim te mendosh se ndihmoi ne "harmonine fetare".

    Padituria fetare e shqiptareve te rritur nen frymen ateiste i shtyn ata qe te shohin te miren tek e keqja e madhe dhe te keqen tek e mira. Nuk eshte rastesi qe ne kete teme qe une kam hapur kohe me pare nuk lexon asnje mesazh apo mendim, pasi shumica e shqiptareve nuk e kane idene se cfare do te thote harmoni fetare, ose kane steriotipin e gabuar ne mendje per te.


    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-08-2005 më 22:44

  5. #5
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Nuk po flas me nje shkrim akademik por po jap disa konkluzione te thjeshta.


    Harmonia fetare ne viset shqiptare ka ekzistuar si pasoje e popullsise shqiptare me karakter te thjeshte dhe tolerant.Popullsi kjo e cila perfaqesohet me shume nga muslimane dhe feja Islame.Gjithmone muslimanet shqiptare kane qene tolerante ndaj feve te tjera dhe kjo shikohet nga fakti se ne raste festash dhe traditash muslimanet dhe krishteret kane qene bashke , ne raste formimesh qeverish(1912) ne raste kundershtimi ndaj te keqes gjithmone muslimanet dhe krishteret kane kontribuar se bashke , kjo per shkak se shumica e popullsise muslimane shqiptare nuk ka ushtruar genocid, presion dhe tendeca ndaj shqiptareve me fe te krishtere.NQs do ti hudhni nje sy librave te historise do te shikoni patjeter se te krishteret ne shqiperi jane trajtuar si vellezer nga muslimanet.Mirepo kjo nuk ka ndodh me fqinjet tane te cilet gjithmone kane ushtruar genocid ndaj muslimaneve te Camerise , Kosoves, Malit te Zi, Maqedonise e me rradhe .Pra kjo ka treguar se shpirtin qe ka shqiptari nuk e kane fqinjet tane te cilet here pas here kane keqtrajtuar dhe vrare shqiptaret.Kane qene rilindasit tone me fene tyre islame nga te cilet kane dale fjale kunder xhonturqve, kane qene shqiptaret ato qe per shekuj me rradhe i kane treguar fqinjeve tane si jetohet me tolerance ne viset shqiptare nga fete e ndryshme.

    Une mendoj se kete karakteristike te poipullit shqiptar eshte veshtire ta gjesh nder popujt e tjere.Rasti me i fresket eshte rasti i Kosoves ne vitin 1999.

    Nuk e di si do shkonte puna nese shumica e popullsise shqiptare do te ishte e krishtere dhe cfare pasojash do kishin muslimanet ne shqiperi.Megjithese kohet e fundit shume ceshtje kane treguar nje vizion te krishtereve kundrejt muslimaneve duke filluar me qeverine Nano e me gazetat te cilat participojne ne politike me tradita dhe influenca krishtere.

    Kjo harmoni po prishet vetem nga fakti se muslimanet megjithese jane shumice dhe drejtuesit e shteteve te tyre , shqiperise, kosoves, maqedonise etj po luajen politika kunder besimit te tyre per shkak te influencave dhe keshillave politike qe marrin nga vendet e fqinje ose vendet e tjera te huaja.

    PIkerisht kjo tolerance e ruajtur prej shekujsh midis muslimaneve dhe te krishtereve shqiptare po prishet dhe nga shtypi i perditshem qe per hire te megaindustrise ose marketingut te shitjes se shtypit dhe per hire te shitjes se indetitetit shqiptar per hire te intersave dhe politkave nderkombetare.Pikerisht futja e sherbimeve sekrete duke filluar nga ato , greke , serbe e me rradhe ne fryrjen e konflikteve fetare ne shqiperi ka ndikuar per keq midis shqiptareve te feve te ndryshme.

    Nderrimi i emrave shqiptare emigrante ne greqi ka krijuar nej urretje ndaj popullit grek me origjine krishtere dhe si pasoje e perfaqesimit te kishesh ortodokse shqiptare nga peshkopi janullatos ky eshte reflektuar dhe ne shqiperi, ku ka pas probleme dhe midis vete te krishtereve (At-Nikolla Marku -Janullatos)

    Pikerisht politika greke dhe ambicia per pushtet e pushtetareve te korruptuar si Fatos Nano me shoke ka sjelle here pas here dalje ne tregun e Medias te hipotezave per nje kercenim islamik ne shqiperi , kjo vetem per vetem qe pushteti i Fatos Nano mos cenohej nga politikat nderkombetare dhe ai ta ushtronte kete presion sa here qe dilte ne skene ndonje skandal shteteror, vjedhje , korrupsion dhe bashkepunim me krimin.Kjo per te terhequr vemendjen nga , korrupsioni politik dhe per ta cuar vemendjen e popullit ne ceshtje qe i bejne dem shqiperise.Pikerisht ne gazeten Zeri i Popullit nxjerrja e ish-presidentit Berisha me callme ne koke dhe akuzimi i tij si nje lider Islamik tregon shume qarte se keta pushtetare e shesin jo vendin por edhe kombin dhe tolerancen fetare vetem per hire te karrierizmave te tyre , per shkka te fuqizimit dhe vjedhjes qe i bejen popullit te thjeshte dita dites.

    Ky pra eshte nje realitet i dhimbshem dhe konjukturat serbe dhe greke gjithmone kane lujatur me fatin e shqiptareve duke mos harruar ketu 1997 ne te cilen gjithmone e me shume iu rendua faktit se Shqiperia e Jugut eshte ne lufte me Shqiperine e Veriut, tosket dhe geget e keshtu me rradhe kurse tani zhvillohet nje plan i detajuar per ti percare shqiptaret sipas etnive dhe perfaqesimeve fetare.Pra besoj se me fjale te thjeshta por te permbledhura gjithsecili prej jush do te kuptoj se asnjehere muslimanet shqiptare nuk kane qene pretagoniste te mostolerances fetare.

    ~Geri~


    Ps Te vazhdoje ndonjeri tani poshte te na flasi per turqit dhe arabet sic e kane zakon
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Geri, cili popull tjeter musliman ne bote ka harmonine fetare sic e ka Shqiperia?

    Meqe me lart shkruan se harmonia shqiptare qenka si rezultat i islamizimit te shqiptareve.

    Albo

  7. #7
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Serbia me Bosnjen ne Kosoven, Greqia Me Camet, Rusia me Cecenet, Izraeli Me Palestinezet etj me rradhe.Lashe ndonje pa permendur, se mos dal nga tema.





    Pse nuk te mjaftojne Kishat ne Turqi, Bullgari, Rumani, Serbi Etj 500 ndejti turku dhe prape ke kisha dhe krishtere.Sikur nga 1% ne vit te bente Turku musliman me dhune do ishte sot raporti 500% muslimane dhe 0% te krishtere.

    Spanja prape ka qene ajo qe i ka mbajtur te gjithe anateret e beshkesive fetare,Cifute, krishtere, muslimane saqe kur erdhen kryqezatat ne Spanje dhe filluan ikuzicionet dhe gijotinat Hebrejte kaluan ne perandorine Osmane per tu mbrojtur.

    Dola shume nga tema por ka dhe fakte te tjera.

    Nje pyetje per ty kisha une.


    Pse ne Cameri i nuk ka me Xhamia dhe shqiptare?
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Toleranca fetare ne Shqiperi eshte rezulatat i ekzistences se shqiptarizmit, si nje ideologji mbarekombetare - gjithperfshirese. Ne shtete tjera ne bote, qofshin ato muslimane qofshin ato te krishtera, tolerance fetare nuk ka, edhe nuk mund te kete, pasi qe ne keto shtete nuk ka ndonje ideologji te ngjajshme me shqiptarizmin. Qishtu

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Geri, kur nuk gjen dot qofte edhe nje shtet musliman ne bote qe te njihet per tolerance fetare, si mund ta kete trasheguar Shqiperia "harmonine fetare" nga Islamizimi i shqiptareve nga turqit?

    Prandaj mos shkruaj budalleqe te tilla, se vetem sa shpalos prirjen tende per te shitur intolerancen per tolerance fetare.

    Albo

  10. #10
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Me gjej ti nje shtet ortodoks se une po te jap disa shtete islame.

    Turqi, Siri, Jordani, Egjipt etj

    Ke rradhen e pergjigjes shkurt dhe sakte.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia e lindjes se komuniteteve fetare kombëtare
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 18-01-2015, 12:32
  2. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •