
Postuar më parë nga
Seminarist
Une nuk besoj se ka shtete, fe, ideologji, popull tolerant apo intolerant. In/toleranca eshte nje mundesi, dhe si e tille e variueshme sipas rrethanave kohore historike, politike, pse jo ekonomike, edhe keto te para ne kontekste me te gjera se brenda nje kombi, apo rajoni gjeografik.
Ajo qe eshte kyce te kuptohet, kur vjen puna per krahasim midis krishterimit edhe islamit, per mendimin tim, eshte krahasimi ne thelb te asaj se cfare perfaqesojne te dy fete ne vetvete.
Krishterimi lindi si nje fe qe ne vetvete perfaqeson nje mbreteri qe s'eshte e kesaj bote - ndersa Islami eshte krejt e kunderta.
Nderkohe qe ne krishterim bashkejetesa me boten eshte pare ne menyre subjektive ne nje perpjekje - jo e sanksionuar as nga Krishti e as nga ndonje mesim zyrtar Kishtar - per ta shnderruar boten e krishtere ne nje Izrael Davidik, pergjate se ciles linden edhe veshtiresite e raportit shtet-fe, edhe fe e vertete karshi feve te rreme, ne Islam te qenit e shtetit fe edhe e fese shtet, eshte e sanksionuar nga vete themeluesi i fese muhamedane edhe libri themelor i tij, Kurani.
Pikerisht ky dallim spjegon edhe se pse krishterimi mbijetoi natyralisht pergjate tre shekujve te pare, me gjithe persekutimet e tmerrshme, pa pare fenomene "kamikazesh" te formave te asaj kohe qe te beheshin therrore per Krishtin, duke vrare cdo pagan qe tu dilte perpara. Krishterimi mund te vazhdonte fare mire e natyralisht ne kete lloj mbijetese.
Ndersa Islami u perceptua qe ne fillim si nje unifikim fisnor-shteteror, me struktura te qarta perandorake, fati i se ciles varej pikerisht nga suksesi i ketij tipari perandorak. Islami filloi perhapjen e vet rreth pese vjet pas vdekjes se Muhamedit, me shpate. Me 638 ra Jerusalemi.
Brenda ketyre dy tipareve thelbesore te krishterimit edhe islamit, duhet kuptuar se egersia edhe intoleranca e krishterimit me thelb butesie edhe tolerance u vinte nga ajo qe nuk ishte kristiane ne te, shoqerite edhe sistemet politike te kohes, nderkohe qe butesia edhe toleranca e islamizmit me thelb agresivitetin edhe intolerancen vinte vetem si pasoje e nenshtrimit edhe te qenit qytetar i skllaveruar edhe i dores se dyte, ne nje perandori teokratike islamike.
Nen tolerancen e tille islamike mund te jetoje vetem nje i pushtuar me force, ose nje legen i padinjitet - sidomos po te kihen parasysh kushtet percmuese te parashikuara ne Ligjin Islamik per jo muslimanet.
Krijoni Kontakt