ehh ashtu thua ti ,po pyet nje cik irlandezet per tolerance qe a ekziston edhe pse jan te gjithe te krishtere ????Postuar më parë nga Korcar-L1
![]()
ehh ashtu thua ti ,po pyet nje cik irlandezet per tolerance qe a ekziston edhe pse jan te gjithe te krishtere ????Postuar më parë nga Korcar-L1
![]()
.
KOMBI, FEJA DHE PRECEDENCA TE HISTORISE
Origjina është pika e parë e fillimit. Përvetësimi i këtij mendimi nxit pyetjen: Çfarë ka ekzistuar përpara saj? Dhe paradokse të origjinës përsëriten sa herë që njeriu ndeshet, sheh a përjeton diçka të re; objekt, ide, ngjarje apo histori. Ekziston mendimi se historia është si një muze, të cilin vendasit e kanë ngritur për mburrje, por janë vizitorët ata që shkojnë atje për të mësuar. Dhe këta nxënës janë historianët, që duke studiuar çdo rrjedhë apo aspekt të zhvillimeve të kaluara, zbulojnë ato që Durant i ka quajtur “precedenca të historisë”, të cilat u vijnë në ndihmë shoqërive sa herë që këto arrijnë përpara një udhëkryqi e nuk janë të sigurta se çfarë drejtimi duhet të ndjekin. Të thuhet se krijimi i identitetit shqiptar nuk filloi para shekullit të XIX-të, është njësoj sikur sot, për të vërtetuar krijimin e njerëzimit, të sillet si argument kronologjia Ussher-Lightfoot e shekullit të XVII, sipas së cilës, “Zoti e krijoi njeriun e parë të dielën në orën 9 paradite të datës 23 tetor të vitit 4004, para erës sonë”. Duke e trajtuar kohën si koncept jolinear, mund të thuhet se Rilindja Kombëtare nuk kishte një pikë të parë origjine, ashtu si nuk ishte vepër e një njeriu apo grupi të vetëm. Edhe për rilindësit shqiptarë mund të thuhet se ata ishin mbartës dhe përçues të ideve e vlerave që qarkullonin prej shekujsh dhe se ishin largpamës, pasi qëndronin mbi supet e gjigandeve të hershëm. Si faktorë të rëndësishëm për vonesën e zhvillimit të identitetit shqiptar, shpesh janë përmendur ndarjet fetare dhe struktura fisnore. Ky vështrim duket se është i nxituar dhe i kufizuar, pasi nuk merr parasysh precedencat e historisë. Për 55 vjet, Shqipëria përjetoi një ndalim të ushtrimit të besimit fetar dhe për afro 25 vjet, një mohim të plotë të tij. Nëse do të ndiqeshin shembujt e historisë, ku çdo ekstrem prodhon të kundërtën e vet, atëherë ateizmi do të ishte pasuar nga një paganizëm ose nga një ekstremizëm fetar. Por kjo nuk ndodhi dhe arsyeja mund të jetë se ateizmi në Shqipëri nuk erdhi si një zhvillim i natyrshëm, por u institucionalizua me dhunë. Kjo ndoshta shpjegon edhe faktin se besimet fetare sot atje paraqiten në formën më tolerante, që pranojnë vetvetiu bashkekzistencën me njëra-tjetrën. Dhe përfundimi që mund të arrihet, është se rasti i fesë në Shqipëri është i pashembullt, dhe pse jo, ndoshta një precedencë e re në historinë botërore.
Nga Astrit Lulushi, (SHBA)
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
harmonia fetare lind atje ku asnji nuk beson ke feja, po te gjith thojn se besojn - ne romet kemi disa shekuj ktu ne shqipri dhe nuk kemi pare ndonj shqiptar te besoje ke feja, prandaj kjo e ngaterojn sot per toleranc apo harmoni, shqiptaret nuk besojn fare - dmth me shum besojn magjite qe ben vjerra bashk me nusenm q'i ka pas ber dhe plaka ime dhe mkan treguar shum istori qe ne kot e vjetra qe shqiptaret gjithandej thojn qe besojn sa per sy e faqe po asnjo nuk beson, vete m pak kan qen qe besonin qe ishin nga administrata turke, ne tiran dhe ne elbasan dhe ishin mysliman dhe nuk na donin dhe na shanin qe sihim jevgj te zez megjithse ata ishin me te zez se neve, po kishin ber letra si shqiptar ata. po kshu nuk beson njeri ne shqipri se ekam par vet gjith shqiprin dhe kam par dhe vende te tjera dhe e di mir
Toleranca nuk lind nga intoleranca por nga kuptimi qe edhe nese nuk eshte i perkatesise tende nuk do te thote qe eshte djall, por vetem mendon ndryshe nga ti, shqiptaret e kuptuan kete sepse kishin mbrenda familjes dallime fetare dhe keshtu ata smund ti urrenin njerezit e tyre vetem pse kishin fe te ndryshme.
Kjo eshte gjeja me e mire qe kane bere ndonjehere shqiptaret, ta quash vella nga gjaku edhe pse ka fe te ndryshme nga ti kjo eshte e shenjte per mua.
Barca
ka toleranc fetare ne shqiperi? si ka mundsi qe un se kam par.
Ka ore si nuk ka tolerance fetare. Ne fare e fisin tim ndodhen te gjitha fete e Shqiperise!
Si ore nuk paska tolerance!
Eshte si ajo puna kur kalon nga nje fshat ne tjetrin gjeja e pare qe te bie ne sy, eshte qe nga larg shtepite jane shume afer, te ngjan sikur eshte nje shtepi e stermadhe e vetme. Por je akoma larg dhe degjon gjelat qe çirren sa ngjirren dhe pellitjen e gomereve qe te bejne nervoz sa te kthehesh mbrapa e mos ta kapercesh ate vend. Te duket qe sinfonite e mahniteshme i kane pervetesuar kafshet ne gjuhen e tyre shtazarake.
Megjithate njeriu eshte ajo krijese qe Zoti e destinoje te ver rregull e te neneshtroje shtazet.
Te mos i trembet klithmave, pellitjeve por ti zoteroje per ti vene keto ne sherbim te tij.
Nuk eshte bota e kafsheve qe perfeqeson fshatin por njerezit. Dihet qe midis shtazesh nuk ka paqe, as qe behet fjale per harmoni. Ne njerezit harmonia e krijohet nepermjet llogjikes e me pas konstatojme qe eshte edhe e dobishme.
Pra ne Shqiperi, nuk ka nevoje te lexojme revista, gazeta, sondazhe dhe sidomos te huaja per te na treguar ne,se ka apo jo tolerance tek ne.
Shqipetaret kane patur dhe do te kene gjithnje tolerance fetare midis njeri tjetrit, sepse shumica jane njerez – dhe kryesorja flasin…. SHQIP.
“Toleranca ndërfetare në traditën e popullit shqiptar”
9 nëntor 2005 - FJALA E PRESIDENTIT MOISIU NË FORUMIN E OXFORDIT (Londër - Angli)
Dëshiroj të shpreh kënaqësinë e veçantë për mundësinë e krijuar për të folur sot përpara këtij auditori të nderuar.
I.
Shqipëria është një vend që doli vonë nga vetëveçimi. Pas një gjysmë shekulli ndarjeje nga bota, me ndryshimet politike që ndodhën në shkallë globale, shqiptarët vendosen të ndahen nga kjo e shkuar e tyre. Ashtu siç pritej, një gjendje e përgjithshme padurimi pushtoi sidomos brezin e ri, për të prekur “botën e ndaluar”, Perëndimin. Në fillim të viteve 1990 Shqipëria provoi disa valë mërgimesh masive, kryesisht drejt Italisë, po edhe drejt Greqisë.
Kishte kaluar shumë kohë dhe Shqipëria e Perëndimi ishin bërë të panjohur për njëri-tjetrin. Ky ishte kontakti i tyre i parë në rifillimin e një epoke të re, të epokës së shoqërisë së hapur. Po përsëritej kështu një histori e vjetër e popullit shqiptar, që lidhet me fundin e mesjetës dhe fillimin e sundimit osman. Edhe atëherë valë të dendura mërgimtarësh, me dhimbje në zemër, morën rrugën drejt Perëndimit. Në Italinë e jugut, fshatra të tërë u populluan nga mërgimtarët shqiptarë. Bujaria (fisnikëria) vendëse i priti shumë mirë shqiptarët e shpërngulur. Italia u bë për ta “Felix Italia”.
Ekziston një ndryshim i madh ndërmjet mërgimit të parë të shqiptarëve dhe mërgimit të dytë të tyre, mërgimit të 15 vjetëve më parë. Në shekullin e 15-të shtegtuan drejt Perëndimit familjet më të pasura shqiptare, familjet patronimike, familjet që morën me vete stemat, emblemat, vulat, kronikat, dorëshkrimet kishtare, këmbanat. Në fundin e viteve 1990 shtegtuan të parët më të paduruarit, më të dëshpëruarit.
Në shekullin e 15-të në Perëndim shqiptarët çuan një imazh të shkëlqyer: ata ishin bijtë e “kampionit të krishtërimit” Gjergj Kastriotit, që kishte shpëtuar qytetërimin perëndimor nga rreziku osman, dhe tani Perëndimi e kishte për nder e mirënjohje t’u bënte vend atyre mërgimtarëve të pashpresë, që i kishin trokitur në portë. Në fundin e viteve 1990 një shumicë e atyre që mërguan përcollën në Perëndim një imazh të një Shqipërie të dhunshme, të vrazhdë, rrezikuese. Shumë shpejt, në mjediset politike dhe shkencore të Perëndimit doli pyetja: A ekziston një Shqipëri tjetër, një Shqipëri me fytyrë europiane, një Shqipëri nga e cila mund të gjendeshin vlera të mbijetuara të qytetërimit?
II.
Ishte pikërisht kjo pyetje, kjo gjendje, kjo nevojë për të ndryshuar imazhin e lënduar të vendit, për të përgënjeshtruar dhe disa prirje tendencioze të shtypit perëndimor, që nxitën studiuesit shqiptarë dhe kolegët e tyre në Europë për të kërkuar vlera të ndritshme të identitetit shqiptar, si identitet i të njëjtit klas me atë të vendeve të Perëndimit, pavarësisht se e keqja e kishte sjellë të njihej për keq. Midis këtyre vlerave, toleranca ndërfetare ishte një prej cilësive që tërhoqi menjëherë vëmendjen dashamirëse të të gjithë atyre dijetarëve dhe politikanëve, shqiptarë e të huaj, që besonin dhe kërkonin tek populli shqiptar një imazh tjetër, një fytyrë tjetër, të denjë për t’u bashkuar në një të ardhme jo të largët me kontinentin e moçëm.
Ky model përbën një pasuri të çmuar për ne shqiptarët, por edhe një realitet pozitiv, me vlerë në rajonin ku jetojmë dhe më gjerë. Shoqëritë tona po shkojnë në mënyrë të pashmangshme drejt globalizmit dhe integrimit, duke tentuar krijimin e një familje të madhe në të cilën ka vend për të gjitha vlerat dhe pasuritë e kombeve dhe popujve. Në botën globale vendet e vogla nuk pritet të konkurojnë me ekonomitë dhe pasuritë e tyre materiale. Megjithatë, me identitetin dhe vlerat më të cmuara të tyre, ato mund të kontribuojnë në pasurimin e shoqërisë globale, duke krijuar një një mozaik të pasur vlerash, kulturash që njohin, respektojnë e zhvillojnë njëra tjetrën. Integrimi përmes vlerave dhe bashkëjetesa midis identitetit kombëtar me atë europian, e bëjnë aspiratën tonë euroatlantike më të prekshme dhe të dobishme.
“Rasti Shqipëri”, si një rast shembullor i bashkëjetesës së besimeve në rrugën e gjatë të histories, shumë shpejt filloi të trajtohej si “Fenomeni Shqipëri”. Këtë tipar etnodallues të shqiptarëve e nxorri më tepër në pah situata që u krijua me faktorizimin e terrorizmit ndërkombëtar si një kërcënim i përgjithshëm, në të njëjtën kohë dhe shprehje e intolerancës në shkallën më të lartë. “Rasti Shqipëri” apo “Fenomeni Shqipëri” mori rëndësi jo vetëm si një çështje kulturore-historike, por mbi të gjitha si një eksperiencë e dobishme për njerëzimin, si një mundësi evokimi dhe inkurajimi në mjedise ndërkombëtare.
Ç’tendosja që solli tejkalimi i opozicionit tradicional ndërmjet dy sistemeve politikë kundërshtarë, instalimi i qeverisjeve demokratike dhe shpallja e shtetit të së drejtës si ideal për politikën bashkëkohore u shoqëruan me shpërthime opozicionesh të reja. Ndërsa dijetarët diskutonin nëse e ardhmja do të vinte me përplasje apo me dialog qytetërimesh, intoleranca çoi në ngjarjen e 11 shtatorit, që e bëri njerëzimin të reflektojë thellë për të shkuarën dhe për të ardhmen e vet.
Pikërisht në këtë periudhë në Tiranë u zhvilluan dy konferenca ndërkombëtare, njëra me karakter shkencor dhe tjetra me qëllime të qarta politike. Një varg veprimtarish të tjera mbi të njëjtën problematikë janë zhvilluar prej institucioneve universitare-akademike.
III.
Po çfarë është toleranca ndërfetare tek shqiptarët? Dhe a është ky termi më i saktë, apo ndoshta duhet përdorur ndonjë term tjetër? Në fakt, shkencëtarët, studiuesit e sociologjisë politike dhe të asaj fetare, qofshin të huaj apo vendës, kanë përdorur terma që përmbajnë ndryshime në formën e nuancave. Historianët e fesë dhe teologët flasin për “ekumenizëm ndërfetar”. Njohësit e mesjetës dhe etnologët përdorin termin “konvergjencë ndërfetare”. Sociologët dhe historianët shekullarë priren nga termat “tolerancë”, “bashkëjetesë” apo “harmoni fetare”.
Ne do të përdorim në këtë ligjëratë termin “tolerancë ndërfetare”, duke gjykuar se qoftë ekzagjerimi, qoftë nënçmimi, do të çonin në shtrembërim të së vërtetës dhe humbje të vlerës historike të tiparit.
Shqiptarët janë një popull krahasimisht i vogël. Të ndarë pjesë-pjesë në shtetet ballkanikë, jo më shumë se gjysma e tyre brenda shtetit shqiptar, Shqipërisë shtetërore, apo “Shqipërisë londineze”, sikurse e quan një pjesë e shtypit ballkanik, ata nuk kanë pasur shumë mundësi të promovojnë vlerat e identitetit të tyre historik-kulturor.
Në Shqipëri nuk është traditë të bëhet regjistrim zyrtar mbi baza fetare. Përkatësia fetare nuk bën pjesë në gjeneralitetet e regjistrimit të popullsisë. Raportet midis bashkësive fetare, që përmenden në studime, sidomos nga të huajt, u referohen shifrave hipotetike të konkluduara duke u mbështetur në të vetmin regjistrim shtetëror demografik që ka pasur edhe treguesin “besimi”, që është kryer në vitet 1929-1930.
Gjendja fetare e popullit shqiptar mund të gjykohet në dy pikëpamje:
1. Në pikëpamjen vertikale-diakronike të gjithë shqiptarët janë të krishterë;
2. Në pikëpamjen horizontale-sinkronike shqiptarët janë një popull ku bashkëjetojnë të dyja fetë abrahamike, krishtërimi dhe islamizmi. Secila nga të dyja fetë abrahamike ekzistojnë së bashku me degëzimet përkatëse. Thënë më thjesht - popullsia shqiptare ka dy bashkësi të krishtera: krishtërimin roman-perëndimor dhe krishtërimin ortodoks-lindor. Po ashtu, kjo popullsi ka edhe dy bashkësi muhamedane: bashkësinë islamike dhe atë bektashiane, që përfaqëson njëlloj protestanizmi reformator dhe liberal brenda islamit. Si në çdo vend tjetër në botë, edhe në Shqipëri ka ateistë, po ashtu besimtarë që nuk ushtrojnë rite dhe nuk janë praktikantë të ndonjë faltoreje, familje të përziera me shumë besime brenda tyre. Në gjysmën e parë të shekullit të 20-të ka ekzistuar dhe një bashkësi hebraike, e cila njihej zyrtarisht nga shteti. Një pjesë tjetër e shqiptarëve, ndonëse në thelb monoteistë, në mënyrën e të besuarit shfaqen si panteistë, madje edhe me shenja të paganizmit. Jo vetëm për këtë pjesë, por për shqiptarët në përgjithësi, është krejt e zakonshme që zoti të identifikohet me malin, që shumica e maleve të Shqipërisë të kenë një ditë festive dhe flijimesh në vit. Vetë shteti shqiptar është shtet laik dhe sipas kushtetutës së vendit shteti shqiptar nuk ka fe zyrtare - kjo nuk përjashton përgjegjësinë e shtetit për krijimin e kushteve për ringjalljen dhe zhvillimin e fesë dhe të institucioneve klerikale.
Vështrimi më i vërtetë për gjendjen fetare në Shqipëri është vështrimi vertikal. Tek çdo shqiptar ekziston një shtresë besimi pagan. Tek çdo shqiptar - edhe tek shqiptarët e islamizuar në fund të mesjetës - ekzistojnë 15 shekuj krishtërim, sepse krishtërimi në hapësirën shqiptare ka qenë apostolik, është përhapur qysh në shekullin e parë, drejtpërsëdrejti prej misionarëve të krishtërimit. Sipas Veprave të Apostujve, duke përfshirë edhe tekstin “King James version” të Biblës, predikuesi i parë i krishtërimit në botën ilirike proto-shqiptare ka qenë Shën Pali, kurse në Dardani - Kosova e sotme - ka predikuar Shën Mateu. Ajo pjesë e shqiptarëve që nuk u islamizua ka në traditën e vet jo 15 shekuj krishtërim, por 2000 vjet krishtërim. Shtresa më e vonshme e besimit tek shqiptarët është islamizmi. Ky vështrim vertikal përmban dhe shpjegon thelbin e tolerancës fetare tek shqiptarët. Tek çdo shqiptar, si në një palimpsest, mund të zbulohen e të gjenden të gjitha shtresat historike të përhapjes së besimeve. Në këtë kuptim, të vendosura një mbi një, shtresë mbi shtresë, format e ndryshme të besimit nuk janë parë si forma përjashtimore dhe aq më pak fanatike.
IV.
Toleranca fetare tek shqiptarët nuk është një cilësi e zhvilluar në kohërat moderne dhe as e formuar me arsim dhe shkollë. Ajo është një traditë që vjen nga thellësia e shekujve.
Një prej gabimeve më të rëndomta që bëhen zakonisht kur trajtohet kjo çështje është se tolerance lindi tek shqiptarët pas mbërritjes së faktorit politik dhe fetar osman, domethënë pas shekullit të 15-të. Kjo është në kundërshtim me faktet historike. Toleranca fetare tek shqiptarët ka ekzistuar para shfaqjes së këtij faktori. Duhet ditur se Shqipëria ka qenë zona ku takoheshin dhe ndaheshin dy perandoritë më të mëdha të mesjetës: Roma dhe Bizanti. Po ashtu, Shqipëria ishte vendi ku takohej dhe ndahej autoriteti i dy kishave: romane dhe bizantine. Dy perandoritë dhe dy kishat, megjithëse rivale dhe kundërshtare të forta të njëra-tjetrës, tek shqiptarët asnjëherë nuk u bënë shkak konflikti. “Vija e Teodosit” e ndau qysh në fundin e paleokrishtërimit hapësirën shqiptare në dy pjesë, njëra nën pushtetin politik dhe fetar roman dhe tjetra nën pushtetin politik dhe fetar bizantin. Por kjo ndarje asnjëherë nuk u kthye në kufi midis vetë shqiptarëve. “Vija e Teodosit” mbeti e saktë vetëm në hartat antike. Në procesin e gjatë të historisë ajo ka qenë vazhdimisht në lëvizje: herë më në Lindje në favor të Romës, herë më në Perëndim në favor të Kostandinopojës. Shqiptarët vetë nuk u bënë faktor në këto lëvizje. Ata alternonin lirisht ritualin sipas alternimit të pushtetit politik dhe fetar. Ishte një gjë krejt e zakonshme që një brez shqiptarësh në mesjetë të rriteshin si të krishterë skizmatikë dhe brezi tjetër të rritej sipas ritualit roman, dhe anasjelltas, sepse në vetëdijen e tyre kjo nuk ishte një çështje hyjnore, por thjesht punë konkurrence për pushtet.
Në traditën e kishës shqiptare ekziston një frymë e fortë ekumenizmi. Në bibliotekat e shkrimeve të krishtera të kishave shqiptare të mesjetës është krejt e zakonshme të gjesh libra të moralit të krishterë përkthyer prej vetë klerikëve për besimtarët ortodoksë prej modelesh perëndimorë, dhe anasjelltas. Në shkrimet e krishtera që janë ruajtur në faltoret shqiptare mund t’i gjesh klerikët ortodoksë të pikturuar me veshje tipike të një kleriku katolik dhe e kundërta. Jo vetëm kaq, por, pikërisht në kohën kur latinishtja, helenishtja dhe gjuha starosllave kishin arritur shkallën më të lartë të rivalitetit dhe të përjashtimit të njëra-tjetrës si gjuhë liturgjie, në kishat dhe manastiret shqiptare, sikurse është manastiri i shën Gjon Vladimirit, i gjen të tria gjuhët të përdorura përkrah njëra-tjetrës, pa asnjë shenjë fanatizmi apo karrshillëku, pa asnjë shenjë mungese tolerance.
Mund të konkludohet se, deri në shfaqjen e faktorit politik, ushtarak dhe fetar osman, për njeriun shqiptar e rëndësishme ishte të ishte një i krishterë i devotshmëm. Nëse do të ishte katolik apo skizmatik, kjo ishte thjesht çështje autoriteti insitucionesh tokësore, qofshin këto shtetërore apo fetare. Disa prej familjeve të mëdha patronimike shqiptare: si Balshajt dhe Topiajt, për shembull, disa herë ndryshuan orientim kishtar: pro kishës romane, pastaj pro skizmës, përsëri pro kishës romane dhe përsëri pro skizmës, sipas lëvizjes së autoritetit dhe të pushtetit zyrtar. Vetë figura e Gjergj Kastriotit - heroit kombëtar të shqiptarëve - shpreh brenda vetes gjithë thelbin e konvergjencës, ekumenizmit, tolerancës dhe madje edhe pragmatizmit fetar të popullit të vet. U lind në një familje të krishterë të ritit ortodoks sllav; u edukua në oborrin e sulltanit si muhamedan; u bë jeniçer - që do të thotë se u kthye në një besimtar fanatik islam; u kthye në atdheun e vet dhe mori fenë e të parëve; u martua me bijën e një fisniku ortodoks të ritit bizantin dhe shkroi në testamentin e vet se dëshironte të varrosej në një kishë katedrale romane në Lezhë. Me këtë shpjegohet edhe fakti që shqiptarët mërgimtarë që u vendosën në Itali pas pushtimit osman u bënë menjëherë unitë: pranuan varësinë administrative romane duke ruajtur ritualin bizantin. Në fakt, jo vetëm ata. Ekzistojnë dhjetëra dokumente, përfshirë letra drejtuar papëve, në të cilat shqiptarët e vijës bregdetare kërkojnë të njëjtën gjë: varësi administrative nga Vatikani dhe ritual bizantin - sepse kjo u siguronte mbrojtje nga faktori osman.
V.
Nga fundi i mesjetës filloi islamizimi i një pjese të shqiptarëve. Me këtë zhvillim të ri ka pasur abuzime, sidomos në politikë. Shpesh shqiptarët quhen një popull musliman, ose me shumicë muslimane. Ky është një lexim shumë sipërfaqësor i realitetit shqiptar. Së pari, sepse islamizmi në Shqipëri nuk është fe burimore, as fe e përhapur në kohën e origjinës, as besim rezidencial, por një dukuri e ardhur dhe e trashëguar në gjuhën dhe liturgjinë e atij faktori që e solli. Islamizmi në Shqipëri është një islam me fytyrë europiane. Si rregull, është një islamizëm i cekët. Tek çdo shqiptar, pak po të gërmosh, do të zbulosh thelbin e tij të krishterë. Shumica e familjeve shqiptare e mbajnë mend se në cilin brez ka ndodhur konvertimi. Shumica e familjeve shqiptare që u islamizuan edhe sot mbajnë mbiemra të krishterë (vetëm emrat kanë ndërruar). Një pjesë e mirë e tyre deri vonë kanë ruajtur besimin e të parëve, në formën e kripto-krishtërimit, ose, më saktë, islamikë në shfaqje dhe të krishterë në përmbajtje. Historia e besimit në Shqipëri njeh zona të tëra ku popullsia i ushtronte paralelisht të dyja besimet. Ashtu sikurse njeh zona të tjera ku e njëjta faltore të premten shërbente për liturgjinë islamike dhe të dielën për liturgjinë e krishterë. Besimtari musliman shqiptar vërtet betohet në emër të Kur’an-it, por njëkohësisht feston Shën Mërinë e Gushtit, Shën Gjergjin e Majit, Shën Kollin e vjeshtës dhe Krishtlindjet. Kjo do të thotë se brenda njeriut shqiptar, pavarësisht se si e përcakton ai veten sot, ka një faktor homogjenizues, dhe ky faktor homogjenizues është pikërisht periudha prej 15 shekush krishtërim që ka secili prej tyre në traditën e paraardhësve të vet.
Në identitetin e shqiptarëve ndjenja kombëtare qendron mbi dallimin fetar. Njeriu shqiptar është së pari pjesëtar i një bashkësie etnike dhe pastaj i një bashkësie fetare. Një nga ideologët e Rilindjes Kombëtare të shqiptarëve është shprehur në mënyrë lakonike: “Feja e shqiptarëve është shqiptaria”. Sido që me kuptim filozofik-politik, kjo shprehje të kujton të vetmen eksperiencë në botë, ku feja e një populli është nacionaliteti i tij: hebrejt, feja dhe kombësia e të cilëve është hebraizmi. Tek shqiptarët problemi qendron vetëm pak ndryshe: midis kombësisë dhe fesë shqiptarët primatin gjithnjë ia kanë dhënë kombësisë, dhe prandaj kombësia (shqiptaria) është feja e tyre e vërtetë.
VI.
Toleranca tek shqiptarët nuk është vetëm fetare, por edhe gjuhësore dhe në shumë raste edhe etnike. Në vitet e Luftës së Parë Botërore në Shqipëri kishte ushtri të huaja të pafundme, gati sa në gjithë Ballkanin: austriake, franceze, italiane, greke, serbe, malazeze, bullgare, turke. Kur lufta mori fund dhe këto ushtri nuk kishin as ushqim për të ngrënë, as ilaçe për të shëruar plagët, as mjete për t’u kthyer në atdheun e vet, populli shqiptar i mbajti nëpër familje, megjithëse e dinte mirë se shumica e tyre kishin bërë krime dhe mizori mbi vetë shqiptarët. Në periudhën pas 8 shtatorit 1943, kur Italia e Musolinit falimentoi, në Shqipëri gjendeshin mbi 20 mijë milicë dhe oficerë, që kishin ardhur në Shqipëri si ushtri pushtuese. Kjo ushtri u gjend brenda dy javësh e çarmatosur dhe e trajtuar si ushtri dezertore, e destinuar për t’u shfarosur nga ushtria naziste. Populli shqiptar e shpëtoi këtë ushtri nga tmerri që e priste, megjithëse ajo ushtri kishte vrarë e djegur, kishte dhunuar e plaçkitur. Ushtarët italianë u veshën me kostume tradicionale shqiptare dhe u strehuan në familjet e shqiptarëve.
I pashembullt është qendrimi i shqiptarëve ndaj hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Qeveritë shqiptare që bashkëpunuan me autoritetet fashiste dhe naziste, si kudo në botën e asaj kohe, bashkëpunuan si qeveri vasale, por ato asnjëherë nuk ua dorëzuan ushtrive të huaja listat e hebrejve. Shqipëria është vendi i vetëm në botë ku, megjithëse në kushte pushtimi të dyfishtë, asnjë hebre nuk u dorëzua, asnjë hebre nuk përfundoi në kampe përqendrimi, asnjë herbe nuk u viktimizua. Dhe nuk është fjala për hebrejt e vetë Shqipërisë, shtetas të saj, por për afro 3000 hebrej të ardhur nga shtetet ballkanike, në arrati e sipër për t’i shpëtuar rrezikut të zhdukjes atje ku ishin. Këta 3000 hebrej, pjesa më e madhe e të cilëve hynë ilegalisht në Shqipëri, gjetën mbrojtje të menjëhershme dhe të pakushtëzuar nga autoritetet dhe populli shqiptar.
Toleranca përbën një tipar etnotipik të shqiptarëve. Jo se nuk ka tolerancë tek popujt e tjerë. Ndoshta kjo cilësi është e lidhur edhe me pozitën gjeopolitike të shtetit shqiptar. Ndërsa Perëndimi e ka parë Ballkanin dhe portën e tij - Shqipërinë - si një Lindje ekzotike; përkundrazi, Lindja e ka parë atë si Perëndim të pasur. Në kryqëzim të dy botëve, shqiptarët kanë marrë e dhënë me të dyja, duke ruajtur thelbin e vet identifikues, duke shërbyer si urë kalimi ndikimesh dhe duke përvetësuar edhe vetë prej tyre. Kështu u formua tek shqiptarët bindja historike se dallimi, qoftë ky fetar, rajonal, racor, gjenetik, kombëtar, kulturor etj. nuk është rrezik, por pasuri. Një bindje e tillë ka formësuar tolerancën ndërfetare dhe më gjerë tek shqiptarët, një bindje e tillë e ka bërë qytetërimin e saj një qytetërim të hapur.
VII.
Bashkëjetesa e tre besimeve fetare është një prirje e pazakonte në një rajon, ku shpesh feja është lidhur me nacionalizmin dhe me keqpërdirmin e besimit janë shkaktuar luftra vëllavrasëse. Në gjithë procesin e krijimit dhe më pas edhe të shpërbërjes së Jugosllavisë shqiptarët nuk ishin agresorë, por viktima të të tjerëve. Sot ne jemi vendi i vetëm në Europë e më gjerë që në pjesën më të madhe të kufirit të jashtëm kufizohemi me popullësi shqiptare. Praninë dhe fatin tonë e përdorëm për të krijuar një bashkëjetesë të admirueshme midis etnive, popujve e feve dhe rastet e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi janë shembuj të gjallë të kësaj politike.
Në kontrast me këtë përvojë pozitive konfliktet me bazë fetare ose me ndërthurje të elementëve fetare, të cilat duhet thënë se gjenden edhe në vende me demokraci të zhvilluar, kanë dominuar zhvillimet politike të dekadës së fundit në rajonin tonë. 10 vjet më parë në Bosnjën fqinje u shënua një nga rastet më të rënda të konflikteve etnike në historinë e Europës. Përpara viteve ’90 komunitetet fetare në Bosnje dhe Hercegovinë jetonin në paqe dhe mirëkuptim me njëra tjetrën. Gjatë procesit të shpërbërjes së ish Jugosllavisë të njëjtat besime e komunitete e panë veten në pozitat ekstreme të kundërshtarit me armë. Shoqëria u nda në linja fetare, dhe për nga prejardhja etnike midis myslimanëve boshnjakë, ortodoksëve serbë dhe katolikëve kroatë. Bilanci i jashtëzakonshëm i pasojave njerëzore, morale e materiale tashmë njihet botërisht. Në këtë mënyrë, përdorimi i fesë dhe përkatësisë fetare për interesa politike dhe arroganca etnike solli shpërbërjen tragjike të modelit boshnjak ku nuk kishte munguar toleranca fetare. Në rajonin tonë rasti i Bosnjes demonstroi në mënyrë të gjallë sesa e rrezikshme bëhet kur feja përdoret si mbulesë për arritjen e qëllimeve politike nacionaliste.
I njëjti skenar ishte përgatitur edhe në Kosovë. Propaganda e Milloshevicit u përpoq ta paraqiste rezistencën paqësore shqiptare si një luftë e myslimanëve shqiptarë kundër krishtërimit serb. Bota mbarë ishte dëshmitare e dëbimit të një milion qytetarëve të pafajshëm, faji i vetëm i të cilëve ishte kundërshtimi i regjimit kriminal të Milloshevicit dhe aspirata për të jetuar në liri. Viktima të terrorit serb u bënë të gjithë qytetarët dhe besimet fetare shqiptare në Kosovë, katolikë e myslimanë, duke dhënë një dëshmi tjetër të faktit se dhuna serbe nuk drejtohej kundër një besimi fetar, por kundër një populli të tërë të një kombësie tjetër. Me ndihmën e NATO-s dhe shteteve demokratike perëndimore, sidomos me rolin aktiv të SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar, më 1999 u parandalua genocidi mbi një popull të pafajshëm, katastrofa humanitare dhe strategjia e pastrimit të mëtejshëm etnik në Ballkan. Lufta e Kosovës i dha fund luftrave ballkanike të viteve ’90, të cilat morën jetët e më shumë se një milion qytetarëve të pafajshëm. Shqiptarët dhe serbët në Kosovë, bashkë me etnitë e tjera, po punojnë bashkarisht prej 6 vitesh në drejtim të ndërtimit të një shoqërie demokratike, shumëetnike dhe europiane. Ka patur pengesa, vështirësi e probleme, disa prej të cilave të nxitura nga shtete të interesuara për mungesë stabiliteti dhe bashkëjetese në Kosovë, por koha po provon se interesi për statusin final dhe të ardhmen europiane të Kosovës ka të bëjë me cdo qytetar të Kosovës, pavarësisht nga besimi fetar dhe kombësia. Kohët e fundit në Prishtinë politikanët dhe qytetarët e të gjitha besimeve morën pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e Katerdales së madhe katolike. Ata e ndërmorën këtë akt në shenjë vlerësimi për historinë e tyre të lashtë kristiane, por edhe në përpjekje për të dëshmuar vullnetin e tyre të plotë për një Kosovë shumëetnike dhe shumëfetare.
VIII.
Modeli shqiptar i harmonisë fetare mbi bazat e vlerave demokratike dhe shtetit të së drejtës merr një vlerë të madhe në debatin global mbi nevojën e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës së kulturave dhe qytetërimeve. Në kundërshtim me skenarët dhe parashikimet pesimiste, vlerat e lirisë dhe demokracisë po përballen me sukses me rreziqet duke u bërë gjithnjë e dominuese në afrimin dhe forcimin e lidhjeve midis kulturave, popujve, feve dhe qytetërimeve. E frymëzuar nga këto vlera universale bashkësia perëndimore çliroi Kosovën me shumicë qytetarësh të besimit musliman, por edhe ne shqiptarët u bashkuam pa hezitim në luftën e koalicionit kundër terrozimit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA. Forcat tona paqësore gjenden në Irak dhe Afganistan në përpjekje për të forcuar shoqëritë e reja demokratike të këtyre vendeve. Pavarësisht nga vështirësitë e rindërtimit, me rënien e regjimeve të Sadamit dhe Talebanëve është hapur një prespektivë e re për banorët e këtyre vendeve, terrorizmi ka pësuar një goditje të madhe dhe bota njerëzore është më e sigurtë.
Në pikëpamjen time terrorizmi është shumë më i vjetër sesa të gjitha besimet e sotme fetare, ai nuk ka fe, nuk ka atdhe dhe sistem vlerash ku të mbështetet. Si i tillë, do të ishte aq sa e gabuar edhe e padrejtë identifikimi i tij me një popull apo besim fetar. Në betejën kundër terrorizmit duhet të jenë të bashkuar të gjithë, pavarësisht besimit fetar dhe përkatësisë etnike. Në shoqëritë moderne terrorizmit përbën kërcënimin më të madh të vlerave dhe lirive demokratike. Edhe në shoqëritë e tjera ku kufiri midis lirisë dhe censurës është vështirë të gjendet, terrorizmi paraqet të njëjtin kërcënim. Pra, ai mbetet një e keqe e madhe që duhet luftuar nga të gjithë, së bashku dhe pa mëdyshje.
IX.
Pluralizmi paqësor fetar ka shërbyer si element bashkues midis njerëzve, familjeve dhe grupeve të ndryshme në shoqëri. Komunitetet fetare mbeten besnike e frymëzimeve të tyre fillestare të së mirës dhe paqes, si dhe me përkushtim të madh luajnë rol aktiv në kapërcimin e problemeve sociale, rritjen e edukimit të të rinjëve, forcimit të rolit të familjes, kulturës dhe identitetit kombëtar europian. Me kontibutin e tyre të vecantë Shqipëria përfaqëson edhe një nga rastet e rralla të një vendi me besime të ndryshme fetare, ku të gjithë faktorët politikë e shoqërisë, përfshirë edhe komunitetet fetare, janë përkrahës të fuqishëm të integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe NATO. Fryma euroatlantike nuk ka opozitë dhe as kundërshtarë, gjë që dëshmon se identiteti ynë fetar e shoqëror është dhe mbetet identitet thellësisht europian.
Ne jemi të ndërgjegjshëm se vlerat nuk janë të përjetshme, ato duhen ruajtur e kultivuar në mentalitetin e qytetarëve, kulturën demokratike dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kuadrit ligjor. Në të njëjtën kohë ne duam ta shndërrojmë kulturën e dialogut midis besimeve dhe komuniteteve të ndryshme fetare, në urë bashkimi e komunikimi, shkëmbimi dhe lidhje më të fortë midis njerëzve e vendeve; të punojmë që qytetari dhe integriteti dhe mbrojtja e të drejtave të tij të jenë lajmotivimi kryesor i shtetit të së drejtës që po ndërtojmë. Përmes forcimit të vlerave demokratike dhe frymës euroatlatike do të jetë më e lehtë për izolimin e ekstremistëve, përballimin me sukses të sfidave të kohës dhe parandalimin e rreziqeve të mundshme në marrëdhëniet midis njerëzve në shoqëri apo në marrëdhëniet me vendet e tjera.
Ju faleminderit!
Postuar më parë nga perestae00
jam plotesisht dakort me ty perestae por hajde e mushja mendjen ktyne te tjereve qe kujtojne se myslimanizmi shqiptar qenka tolerant me te krishteret .
shi car mensh kane mer zot kta shqiptaret myslimane.
kane fillu tu pas mendime talibanesh .sa shkon e me keq bohen.
Jemi tolerante sepse ndergjegjja e trashegimise dhe etnise se njejte eshte mjaft e forte. Disa thone (nuk e di a ka ne kete forum) se shkak i tolerances eshte se shqiptaret nuk jane fetare. dhe fillojne e perralisin. Une e kundershtoj kete pike.
Ne jemi fetare dhe jemi patriote dhe toleranca vjen nga te dyja, nga feja dhe nga kombi. Por kur nderhyn politika, sikur prishet puna...
E di kisha kohe qe nuk isha futur ne forum por kjo nuk ka arsye qe te qendojePostuar më parë nga ademur
para qe shqiptaret nuk kane fe sepse tek ne po vazhdojne te zbulohen dhe sot fakte te reja qe tregojne qe ne jemi nder popujt e pare kristian qe ne vitet 60 pas Krishtit dhe jane zbuluar dhe pjese te ungjillit dhe dorshkrime te Palit por kjo per ty nuk do te thote gje apo jo dhe sa per kurizitetin tend Gjergj Kastrioti u ka thene Turqve kur eshte kthyer ne Shqiperi : "une nuk kam pune me Muslumanizmin tend se zoti im eshte Jezu Krishti keshtu ti dhe une jetojme ne dy bote te ndryshme!"
Por tendenca e shtypjes dhe masakrimit Turk ne 5 shekuj beri qe shqiperia e mesme te konvertohej ne muslumane por jo veriu dhe jugu se ata ngelen dhe jane katolike dhe ortodokse dhe sot e kesaj dite .
sa per tolerancen fetare une mendoj se nuk ekziston por eshte fasade nga disa elemente drejtues te bashkesive fetare qe nuk jane vetem perfaqsues te zotit por te qarqeve te ndryshme me te cilat kane interesa te ngushta she jo kombetare.duhet qe shqiptaret te kthehen ne origjine dhe te besojne ate cka qene ne fillim do ishte idealja dhe atehere do thoshim qe ka besim te plote e jo kopje te disa rrymave te ndryshme qe duan te perciellin disa idealist apo persona te vecante.mua nuk me pelqen tendenca e veladonit mjekrave pantallonave trecerekshe apo e ortodoksise e cila te detyron teu nenshtrohesh rregullave te tyre etj....pa futur tendencat apsurde te sekteve apo te profeteve te rreme qe sot thone qe jane bij te Zotit.Duhet te futet besimi i vertete dhe jo ajo idea qe ne shkojme mire dhe perseri nuk pranojme qe te lidhemi me familje qe jane muslumane apo se jane katolike keto apsurditete nuk duhet te ekzistojne..........
Krijoni Kontakt