San Francisko (Reuters) - Kërkuesit tek IBM dhe AMD kanë përmirësuar teknologjinë "strained silicon" (silic i tendosur) për ndërtimin e çipeve kompjuterike, duke fuqizuar kështu rendimentin e procesorëve në një kohë që teknologjitë e vjetra kanë arritur limitet, thanë kompanitë të diel, 12 dhjetor.
Të dyja kompanitë thanë që do fillojnë shpërndarjen e mikroprocesorëve që përdorin teknologjinë e quajtur "dual-stress strained silicon" (silic me tendosje të dyfishtë) në fillim të vitit. Avancimi përdor të njëjtat materiale dhe kushton shumë pak për tu instaluar në fabrika por rrit rendimentin e tranzistorëve me rreth 12% më shumë se teknologjia që është përdorur deri tani.
Në këtë proces kimik, silici zgjatet ose tendoset dhe kjo përmirëson lëvizjen e elektroneve.
AMD do përdorë këtë teknologji për ndërtimin e procesorëve Athlon 64 dhe procesorëve me dy bërthama, ndërsa IBM do ta përdorë për procesorët Power-based. Gjithashtu edhe Sony do mund të përfshijë këtë teknologji në procesorët e Playstation sipas një kontrate që ka bërë me IBM.
Kjo teknologji është shumë me rëndësi për kompaninë AMD që vazhdon të konkurojë me Intel edhe pse ka një buxhet shumë herë më të vogël për kërkime të tilla.
Intel përdor një teknologji të ngjashme në procesorin Pentium 4 dhe Pentium M, por ajo teknologji kërkon materiale të reja dhe është më e komplikuar për tu vënë në punë.
Artikulli i plotë në Anglisht:
http://www.reuters.com/financeNewsAr...toryID=7068130
Krijoni Kontakt