Shpesh, kur provojme te shkarkojme skeda nga Megaupload, na del ky mesazh: "All slots assigned to your country are in use, try again later".
A ka ndonje zgjidhje per kete? Sigurisht qe po! Kete tani sapo e provova edhe vete, funksionon.
Por, duhet te kesh Mozilla Firefox...
1. Hap Mozilla-n dhe shko tek shufra e adreses. Shkruaj: about:config
2. Tani shkruaj: general.useragent.extra.firefox
3. Kliko dy here mbi te dhe shkruaj: Firefox/2.0.0.7 MEGAUPLOAD 1.0 (Une po perdor v2.0.0.7, por numri 2.0.0.* varet nga versioni qe ti perdor; pjesa me e rendesishme eshte MEGAUPLOAD 1.0, qe siç mund ta vini re ndahet me hapesire nga numri 2.0.0.*)
4. Tani shto ne shufren e adreses URLin qe do te shkarkosh, shkruaj kodin treshifror qe kerkohet, prit sa te kalojne sekondat dhe pastaj ruaje skeden ku te duash (une perdor menaxher shkarkues)...
Kenaqu
Krijoni Kontakt