Dashuri e Paprekshme

Kur e pashe per here te pare
u mundova qe mos ta shihja,
dhe per nje fare kohe,
ia kisha arritur qellimit.
Vazhdova te udhetoja i qete,
duke e degjuar me qartesi,
qe ishte e bukur,
fytyra e saj u mundua te prekej,
duke u ulur larg ne drejtim te dukshem.

Filloi te fliste me padurim,
fjale te cilat i perkitnin dikujt tjeter.
Ata e degjonin me vemendje,
duke iu pergjigjur me fjale te tjera.
Me dashje isha duke jetuar,
nje dite te zakonshme,
rrugeve te Chikagos,
peshperiste me ashpersi
duke me ftuar me force
qe ti shihja fytyren,
dhe rendesine e ndjenjave qe po krijoheshin.
I mjaftoi shikimi i heshtur,
ndoshta i rastesishem,
per ta bere te shprehej e lumtur,
per aty ku ishte nisur
ne drejtim ndoshta te rastesishem,
shprehu me ze te dhunshem,
mendime seksi dhe dashuri,
mendime te cilave po u vinte fundi i udhetimit.

Iu nenshtrua hapjes se dyerve,
duke i dhene fund rastesise --
Me nje buzeqeshje te brishte,
dhe deri diku ia kishte arritur qellimit.

Rastesia mberriti ne stacionin e duhur dhe per mua,
duke i hapur dyert e saj,
ne drejtime te ndryshme,
rrugeve te pafundme te Amerikes.

Te gjera dhe te drejta,
te rrethuara me shkronja,
te cilat pasqyrojne dukshem shprishjen e qenies njerezore.
Reklama te instaluara me bukuri femerore,
mashtrim instikti --
produkte te vogla me permasa gjigande,
shiten dhe blihen brenda imagjinates,
drita dhe larmi ngjyrash,
kopjim i persosur me permasa monopoli.

Mendime seksi dhe dashuri,
fjale te cilat eshte veshtire te harrohen,
vendosa ti ruaja brenda kujteses time,
si nje dhurate natyrore.

Me duhej te filloja serisht te nesermen,
udhetimin rutine per ne pune,
duke i burgosur ndjenjat ,
brenda dyerve te lirise --
te cilat hapen dhe mbyllen
ne drejtimin e shprishjes dhe rastesive moderne,
rastesi e cila u tregua e meshirshme --
me te pameshirshmin.

Brenda hyri femra tipike e endrrave te mia,
e veshur me imagjinate femerore,
stil dhe elegance --
pallto me ngjyre roze,
doreza te gjelbra dhe pantallona jo shume te ngushta,
me ngjyre te erret.
Nuk kisha shume kohe,
qe ti admiroja veshjen.

Me mjaftoi shikimi i saj i heshtur,
ndoshta i rastesishem --
per te me bere ta admiroja i lumtur.
E pergjumur me floke te shkurtra,
brune dhe te krehura me shkujdes.
Shkujdesje e zakonshme ne nje mengjes te zakonshem --
rrugeve te Chikagos.

I duhej te arrinte per ne pune
dhe e kuptoi qe une po flija,
e pergjumur mbylli syte
ndoshta per te fjetur vetem per pak chaste --
duke u kerrusur brenda palltos se saj,
te cilen e perfytyronte
ndoshta si batanie.

Me duhej te zgjohesha
prej mendimeve..
Mendime te cilave po u vinte fundi i udhetimit.

Iu nenshtrova hapjes se dyerve --
duke i dhuruar
nje buzeqeshje te trishtuar.
Ajo vazhdoi te flinte e paprekur,
brenda dyerve te imagjinates
duke e mbeshtetur koken me mosdashje
ne drejtimin e nje reklame ngasmuese --
e cila e ftonte ne drejtim
ndoshta te mekatit
vazhdoi te flinte...
duke qendruar e paprekshme --
dhe deri diku ia kishte arritur qellimit.


Antitrupi

11/12/04