A zotėron inteligjencė ndjesore?
A je e interesuar ta dish shkallėn e zgjuarsisė duke pėrdorur ndjenjat?
A reagon drejt nė momente tė vėshtira?
A e ndien se je nė gjendje tė bashkėpunosh me tė gjithė llojet e individėve?
Pėrpiqu tė jesh e hapur pa pasur ndrojtje duke zbuluar veten tėnde nėpėrmjet pėrgjigjeve tė sinqerta tė pyetjeve tė mėposhtme. Ky quiz bėhet qė tė pėrmirėsohesh pėr tė qenė mė e suksesshme nė jetė.
1- Nėse do tė marrėsh ndonjė vendim pėr ndonjė ēėshtje qė tė intereson:
a- E merr vendimin shpejt dhe seriozisht.
b- E vonon marrjen e vendimit pėr njė periudhė tė shkurtėr pėr ta studiuar mirė kėtė ēėshtje.
c- E neglizhon atė ēėshtje duke mos e vrarė shumė mendjen.
2- Kur bėn ndonjė gabim duke i hyrė nė hak ndonjė shoqeje ose shoku:
a- E dėnon veten rreptėsisht dhe i kėrkon tė falur asaj menjėherė.
b- Pret derisa tė qetėsohesh shpirtėrisht dhe i parashtron asaj arsyen e reagimit tė gabuar.
c- Nuk i jep shumė rėndėsi kėsaj ēėshtjeje, duke menduar se nuk je vetėm ti qė gabon.
3- Nė qoftė se nėna nervozohet me ty:
a- Tė prishet krejt humori i ditės, duke mos pasur mundėsi tė bėsh asgjė.
b- Pėrpiqesh ta kėnaqėsh atė me ēdo mėnyrė e mė pas vazhdon punėt e tua.
c- Prekesh pak dhe mė pas e harron kėtė gjė shpejt, duke menduar se ke njė ditė tė ngjeshur me punė dhe nuk ke kohė tė mjaftueshme pėr tu marrė me kėtė ēėshtje.
4- Nėse merr vesh se njė prej shoqeve ose shokeve tė tua tė ngushta tė shkollės do tė shpėrngulet nė njė shkollė tjetėr:
a- Do ndiesh dhimbje dhe do tė mungosh nė shkollė pėr njė periudhė tė gjatė, nė shenjė dėshpėrimi pėr transferimin e shoqes.
b- Do pėrpiqesh ta bindėsh tė kthehet duke pėrdorur ndjenjat, respektin dhe dashurinė.
c- Vazhdon shkollėn normalisht, pa treguar asnjė farė interesimi.
5- Nė qoftė se njė shoqe ose shok tė kėrkon ti bėsh njė nder dhe je e detyruar ti kushtosh shumė kohė:
a- Ia bėn asaj nderin, edhe nėse e ndjen veten ngushtė dhe tė krijohen probleme.
b- Mundohesh ta ndihmosh atė sipas mundėsive qė ke.
c- Refuzon ta ndihmosh, duke mos i dhėnė shumė rėndėsi.
6- Nė qoftė se tė merr nė telefon ndonjė shoqe ose shok dhe ajo kėrkon qė ta zgjasė shumė bisedėn, ndėrkohė qė ti e ke me ngut pėr tė shkuar pėr tė vizituar njė tė afėrmen tėnde:
a- Vazhdon tė flasėsh me tė nė telefon duke e zgjatur bisedėn dhe e shtyn vizitėn pėr mė vonė, pasi tė mbarosh telefonatėn.
b- Flet pak me tė dhe i kėrkon leje me mirėsjellje pėr ti dhėnė fund telefonatės pėr shkak tė vizitės.
c- I kėrkon asaj menjėherė leje dhe shkon pa humbur kohė nė vizitėn qė ke pėr tė bėrė.
7- Nėse njė shoqja/shoku jote bisedon me ty pėr njė problem tė sajin personal:
a- Do tė qash dhe do tė sillesh nė njė mėnyrė qė tė tėrheqėsh vėmendjen.
b- Prekesh, por nuk e shfaq keqardhjen pėr tė.
c- Nuk i kushton rėndėsi ēėshtjes, duke e konsideruar si diēka qė nuk tė pėrket ty.
8- Nė momente tė vėshtira kur e ndjen veten ngushtė pėrpara shoqeve tė shkollės:
a- Shkon nė shtėpi, mbyllesh nė dhomė dhe e pėrjeton keq ngjarjen.
b- Prekesh thellė dhe mundohesh tė mos i kushtosh shumė rėndėsi ngjarjes.
c- E neglizhon krejt ēėshtjen, duke mos menduar fare pėr tė, me pretekstin se ėshtė diēka e zakonshme qė mund tu ndodhė tė gjithėve.
9- Nėse sheh nė TV ndonjė ngjarje tepėr tė dhimbshme:
a- Mbytesh nė lotė dhe tė dhemb koka.
b- Loton nė njė moment.
c- Nuk tė bėn pėrshtypje.
10- Nėse takon ndonjė vajzė tė re ose djal te ri dhe dėshiron ta kesh mike ose mik:
a- E njofton atė pėr ēka ndien, duke i bėrė komplimente.
b- Mundohesh tė krijosh njė shoqėri tė mirė me tė duke sjellė me tė nė mėnyrė spontane.
c- Nuk i kushton shumė rėndėsi asaj vajze dhe nėse dėshiron tė lidhėsh shoqėri mendon se duhet tė jetė ajo qė duhet ta ndėrmarrė hapin e parė.
Jepni pergjigjet te renditura qe te merrni vleresimin.
Krijoni Kontakt