Male, pyje plot me fletė
(nga "Don Kishoti i Manēės")
Male, pyje plot me fletė
Tė mėdhenj e tė pėrpjetė,
pa pushoni e mė dėgjoni,
ejani mė ngushėlloni,
pėr hatanė, pėr belanė,
pėr qederin, pėr sevdanė,
qė mė shthuri anembanė,
kėtu qan trim Don Kishoti te dėllinja
pėr largimin nga Dylqinja
e Tobozės.
Te ky vend mė solli fati,
fat' i zi e taksirati,
se si unė s'ka ashik,
dhe si unė s'ka besnik,
dhe kėshtu mė mori djalli,
mė svarnis pėr kapistalli,
pra nga halli dhe nga malli
kėtu qan trim Don Kishoti te dėllinja
pėr largimin nga Dylqinja
e Tobozės.
Duke ndjekur aventyra,
te ky mal i shkretė hyra,
por mė ndjek nga pas sevdaja
mė qėllon, mė ndjek murtaja
me shigjetėn e helmuar
dhe jam djeguar, pėrvėluar,
dhe kėshtu i dėshpėruar,
kėtu qan trim Don Kishoti te dėllinja
pėr largimin nga Dylqinja
e Tobozės.
Kėtu dergjet Don Kishoti
Kėt dergjet Don Kishoti:
Ish i fort' e ish i zoti,
botėn prapa desh ta kthente
dhe me ushtėn ta mbėrthente.
Kėtu brenda fle Dylqinja:
seē kėndonte si mėllinja!
Ish e kolme, rrumbullake,
faqekuqe, pupulake,
Kėtu dergjet Sanēo Panēa:
si ai s'ka parė Manēa!
E kish barkun sa njė kosh,
e kish kokėn fare bosh.
Kėtu dergjet Rosinanti:
ishte mė interesanti
nga ēdo kalė qė kulloti
barin qė ka bėrė Zoti.
Krijoni Kontakt