Kush do botoj fjalimin e Nolit me 1920 ne OKB.
Kush do botoj fjalimin e Nolit me 1920 ne OKB.
Shpell'e Dragobise
(Elegji pėr Bajram Currin)
Kur tufani e ēthuri fenė,
Kur tirani e krrusi atdhenė,
Mi njė brek tė Dragobisė
Priret Flamur' i lirisė.
Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab' e Malėsisė,
Nė njė shkėmb tė Dragobisė.
Vendi dridhej, ay mbeti
Se s'tronditej nga tėrrmeti.
Dif drangoj i Dragobisė,
Trim tribun i Vegjėlisė.
0 Bajram, bajrak i gjallė,
More nam me gjak nė ballė,
Te njė shpell' e Dragobisė,
Yll i rrall' i burrėrisė.
Thon' u-shtri e thon' u-vra,
Po ti s'vdiqe, or Baba,
As te shkėmb' i Dragobisė,
As te zėmr' e Djalėrisė.
As je vrar' e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisė,
Tmerr, panik i mizorisė.
Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellė.
Gjer nė qjell u-ngrit Kėshtjellė
Pėr ēlirimn' e Shqipėrisė
Katakomb' e Dragobisė.
Lidhje e packeputur
Ti moj Engjell moj Shejtane
Moj Zambak e moj shafrane
Ti me dehe te papire
Me tufan e me farmire
Moj kurbatke katarroshe
Moj sahroshe kokeboshe
Me perpjek qoshe me qoshe
Me zinxhir po me zvarrnis
Me shastis e me besdis
Me kerdis, me cakerdis
Ti ma syrgjynose gjumin
Ti me mbylle ne budrumin
Ti me nxive ne zullumin
Bashke srrojme dot
Ndahemi pra sot
Nuk ujdis dot ti me mua
Si per cift, per burr e grua
Une hesht, ti po bertet
Une fle, ti po gerret
Une ha, ti ramazan
Une spi, ti zbras kazan
Une rend, ti po calon
Une ngel, ti fluturon
Une prush e ti debore
Une drras e ti kembore
Une hi e ti vullkane
Une mi e ti kapllane
Une i ri, ti shkon me pleqte
Une plak, ti lot me djemte
Cporru, prapa diellit
Ku shyn drite qiellit
Spiqemi gjekund
Dasma mori fund!
Ne me do, me ngushullo
Po sme do, mos me mundo
Prema koken dhe clirome
Dhe ne varr te zi mbulome
Se kur ngjitem, kam nje hall
Nuk shqitem, jam tutkall
Ndihme, pra, per Zot
Puthm e vrame sot
Tani qan, u mallengjeve
More vesh qe u genjeve
Tani zemren ma gezove
Se e shoh qe u pendove
Tani dukesh si qemoti
Kur me kape sic tha Zoti
Koken time brigje-brigje
Ti moj flage embel, digje!
Tok pra mbetemi
Sa te tretemi
Marshi i Barabbajt
Allalla, o rezil e katil, allalla,
Stroni udhėn me hithr' e me shtok turfanda,
Gumėzhit, o zinxhir e kamēik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
Tradhėtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na ēthure, na ēkule, na ēduke ēdo fe,
Varfėri, poshtėrsi, robėri ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!
0 stėrnip i Kainit, tepdil si bari,
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e pėr qejf na bėn fli;
0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!
Nė budrum, nėpėr llom' e kufom' u-mallkofsh,
Nė skėterrėn, katran e tiran, u-harbofsh,
Me tam-tam e allarm' e me nėm' u-shurdhofsh,
Nė zėndan mbretėrofsh: Hosanna, Barabba!
0 i ēgryer, i zhyer, i vyer pėr hu,
Turp-e-ndot-kundėrmonjės tė krusen mbi gju
Dallkaukėt, kopukėt e turmat pa tru,
Zėmėr-krund-e-gėrdhu: Hosanna, Barabba!
Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhėn me hithr' e me shtok turfanda,
Gumėzhit, o zinxhir e kamēik, batėrma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 31-08-2006 mė 23:17
Plak Topall dhe Ashik
Dale, moj, se kam njė fjalė,
Se mė rjedhin djersėt valė;
Dale, moj, se s'jam mė djalė
Dhe mė s'ecėnj dot.
Dale, moj, se mė kapite,
Mė kėpute, mė sfilite,
Prite, moj, ashikun, prite
Qė tė vjen me not.
E arriva dhe ia thashė,
Asnjė gur pa tundur s'lashė,
Dhe mėgjunjazi i rashė,
Ē'u mundova kot.
Hapi gojėn, dhe vajtova,
Qenkam plakur, e kuptova,
M'ardhi keq, po s'e mohova,
Syri m'u-pėrlot.
Dhe nga jeta u mėrzita,
Dhe nga lumi u vėrvita
Qė tė vdes, se u korita
Dy-tri herė sot.
Po ti, Zot, mė ngushėllove
Pas njė tjatre mė lėshove,
Dhe nga mbytja mė shpėtove,
Lavdi paē, o Zot.
Dale, moj, se kam njė fjalė,
Se mė rrjedhin djersėt valė;
Dale, moj, se jam i ēalė
Dhe mė s'ecėnj dot.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 31-08-2006 mė 23:18
HYMNI I FLAMURIT
O Flamur gjak, o flamur shkabė,
O vėnd e vatr' o nėn' e babė,
Lagur me lot, djegur me flagė,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesė shkėmbi tmerr tirani,
S'tė trėmp Romani, as Venecjani,
As Sėrp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math pėr Vegjėli
Flamur qė lint Shėn Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtėrimin,
Ēpall midis feve vllazėrimin,
Flamur bujar pėr Njerėzi.
Me Skėnderben' u-lavdėrove
Dhe nė furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapė lart vrapove,
Yll i pavdekur pėr Liri.
Sa shpesh pastaj pėr-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po ēdo mizor me shpat' e grive,
O fushė-kuq, o shkabė-zi.
Pėrpjetė pri-e Shqipėrinė,
Pėrlintj'a shpirtin dhe fuqinė,
Diell pėr vllanė, yrnek pėr fqinė
Pėr botėn ėndr' e qjell i ri.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 31-08-2006 mė 23:18
ESKILI
Nga Prometheu i mberthyer
Hefesti me Perdhunen dhe Pahirin e sjellin Pometheun te lidhur mbi nje shkemb te Kafkasit.
PERDHUNA
Arrime tek mi larkmi cip i dheut,
Ne mallet e pashkelur te skithise
Ti, pra, Hefest, pas urdherit ateror
Kete keqberes e mberthe mbi shkembin
Dhe lidhe me vargonj te packeputur
Se lulen tende zjarrin kryemjeshter
Ta vodhi ua fail njerezve
Keshtu mekatin e tmeruar lan
Meson ti ulet mbreterise Jovit
Dhe dore heq nga helm i njeridashjes
HEFESTI
Perdhune dhe Pahir, per ju te dy
Ndalim per porosin e Jovit ska
Po mua sme ben zemra ta mberthenj
Gjirine perendi mbi kete shkemb
Mjerisht jam i shtreguar ta zbatonj
Se nuk e shkel dot urdhrin ateror
(Prometheut)
O bir i mencur i Themides drejte
Pa dashur unaspak dhe ty pa dashur
Do te mberthenj mbi kete shkemb te shkrete
Ku ske per te degjuar ze njeriu
Ku do te piqesh nene diellin
Ku diten do te prec notin e nates
Dhe naten vapen brymeshkrirese
Se do te pevelonje gjithene
Mundimi i se keqes se tanishme
Se clirimtari yt ska lindur edhe
Keto ti solli vepr e njeridashjes
Si perendi, siu trembe perendise
Dhe njerezit pa mas i pasurove
Ketu, pra, u denove te qendrosh
Tendrosur, gju pa epur dhe pafjetur
Ketu do te vajtosh me lot me kot
Se Jovi ska meshir e nuke zbutet
Cdo mbret i ri ne krye esht i ashper
perktheu F. Noli
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 02-08-2003 mė 02:12
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Sofokliu
Sofokliu ishte budalla,
Kur u mplak, edhe Kupidi e la,
Tha: "Shpėtova nga njė maskara!"
Goja, pra, iu tha.
Sofokliu nuk e kishte mirė:
Plaku s'ka takat, po ka dėshirė,
Gjalpė s'ka po ka njė pus me hirrė,
Furrė dhe trazirė.
Kam Ferid Asllanin si shahit,
Tetėdhjet' e pesė vjeē ashik:
Amerika, Evropa u-ēudit,
Nuse desh kur vdiq!
Flamurin qė la e trashėgova,
Nat' e ditė ēupa, gra kėrkova,
Se ē'u batėrdisa, se ē'u shova,
Se ē'u pėrvėlova.
Kur tė vdes, dhe kur tė mė mbuloni,
Ēupa, gra, nė varr mos mė vajtoni.
Do t'ju dua prapė, siē mė doni.
Dolla! Mos mė zgjoni.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 31-08-2006 mė 23:19
Ezekiel 25-17.
KRISHTI ME KAMXHIKUN
Nė kėshtjellė t'atdheut, nė tempull tė fesė
Janė shtruar sarafėt') pa shpirt e pa besė,
Tregėtojn' e gėnjejnė, rrėmbejn' e sfrutojnė,
Thon' ashtu Israelin e mbrojn' e shpėtojnė.
Shtrembėrojnė kanunet, i marrin nė dorė,
Dhe shkėlqejnė nė kish' e nė fron me kurorė,
Vegjėlia pėr ta batėrdisen dhe vriten
Dhe kėshtu parasitėt gjakpirės po rriten.
Tradhėtori dinak, hipokrit e kusar
Na u ngrit gjer nė kulm, dhe u-bė kryetar;
Nėnė zgjedhėn besnikėt pėr vdekje lėngojnė,
Se mėkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnė.
Ēdo i shenjt' ideal, ēdo shtėpi Perėndie
Ishte bėrė dyqan dhe pazar tregėtie:
Kush fitonte mė tepėr, ay ishte usta,
Dhe kush nukė plaēkitte ish krejt budalla.
Kur e pa kėtė zi dhe kėtė erėsirė,
Krisht' i ėmbėl u-ndes dhe u-bė i vėshtirė:
Me kamēik e me fshikull sarafėt i dboj,
Dhe nga larot gjakpirės atdhen' e shpėtoj.
Dhe Shėn Pjetr' i gėzuar ahere i tha:
"Ja tani e ke nisur tamam, or usta!
Me kėrbaē e me shpatė mi ne mbretėro,
Dhe me forc' e pahir na ēliro, na shpėto."
"Je gabuar, o Krisht, qė u ke predikuar,
Se tė marrėt, tė shurdhėrit s'kanė dėgjuar;
Ndreq kurrizin mė parė, pastaj ndriēo trurin.
Se shpirt-robi s'ēlirohet askurrė pa drurin."
Jesu Krishti s' dėgjoj, dhe s'e mori vesh mikun.
Dhe me lot i penduar e hodhi kamēikun,
Dhe i tha: "S'e ka fajin kurrizi, po truri,
Se lirin' e sjell drita e mėndjes, jo druri."
"Merr-e prapė kamēikun, Shėn Pjetri u- pėrgjeq,
Se pėrndryshe kjo punė na del mos mė keq.
Pėrkėdhel' u kurrizin dhe do t'tė besojnė,
Vraj-i, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t'adhurojnė".
Jesu Krishti s'dėgjoj, dhe s'e mori vesh mikun.
Dhe s'u-unj pėrsėri qė ta merrte kamēikun:
Dhe e kapnė kamēikun sarafėt pėr fenė,
Dhe e shėmpnė ēlironjėsin, fen' e atdhenė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 31-08-2006 mė 23:20
Ezekiel 25-17.
MARSHI I KRISHTIT
Hosanna o ēliro'njės, Mesi, hosanna!
Shtroni udhėn me lule, dafin' e hurma,
Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,
Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!
Kryetrim, qė lėfton, triumfon pėr atdhe,
Shpėtimtar, kryemjek, kryeshenjt, kryefe,
Pasuri, dhe liri, dhe fuqi ti na dhe,
Lum e lum, Galile: Hosarma, hosanna!
0 i bir i Davidit, i Miri Bari
Ti na prin dhe na rrit nė luath e vėrri
Ti na ruan, na mpron, dhe pėr ne bėhesh fli,
0 Njeri-Perėndi: Hosanna, hosanna!
Pėrmbi Dhe, pėrmi Fron, pėrmi Qjell u-bekofsh,
Pėrmi djall dhe tiran, pėrmi Ferr mbretėrofsh,
Me pean dhe temjan, dhe kėmban' u-kėndofsh,
Drit' e gas, rrofsh e qofsh: Hosanna, hosanna!
0 i fort' o i urt' o i ėmbėl Jesu,
Plot me bes' e me shpresė tė biem mi gju,
T'adhurojmė me zėmėr kėtu e tehu,
Gjithėkunt e pa funt: Hosanna, hosanna!
Hosanna, o ēlironjės, Mesi, hosanna!
Shtroni udhėn me lule, dafin' e hurma,
Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,
Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 31-08-2006 mė 23:21
Ezekiel 25-17.
Krijoni Kontakt