Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Haradinaj: Do tu përgjigjem pyetje të Tribunalit të Hagës

    Haradinaj deklaron se do tu përgjigjet pyetje të përfaqësuesit të Tribunalit të Hagës

    AAK ka konfirmuar se kryetari i saj Ramush Haradinaj është ftuar të intervistohet nga Tribunali i Hagës. Haradinaj ka deklaruar se është i gatshëm t'iu përgjigjet pyetjeve të përfaqësuesit të Tribunalit të Hagës.


    "Vitet e fundit unë kam qenë i shurdhët ndaj thashethëmeve dhe akuzimeve tërësisht të pavërteta. Andaj, mirëpres mundësinë që të merrem me këtë çështje para një trupi ndërkombëtar që vepron me autoritetin e ligjit ndërkombëtar" thuhet në deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj
    /RTK/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Thirret per ca "pytje"?!
    A thue?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pas ftesës së Tribunalit të Hagës, Ramush Haradinaj deklarohet i gatshëm të përgjigjet në të gjitha pyetjet
    Kryesia e AAK-së kërkon nga Tribunali i Hagës që të merret më aktivisht me dënimin e kriminelëve të vërtetë të luftës dhe të mos pranojë pazarllëqe me Beogradin.

    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka onfirmuar të enjtën se është takuar me përfaqësuesin e Tribunalit Penal Ndërkombëtar të Hagës për ish Jugosllavinë (ICTY) me ç’rast nga ai është kërkuar që javën e ardhshme, në Prishtinë, të marr pjesë në një takim për t’iu përgjegjur pyetjeve rreth akuzave jospecifike në lidhje me vitet 1998 dhe 1999.

    “E kam informuar përfaqësuesin e Tribunalit të Hagës se unë do të marrë pjesë në takim dhe se do t’iu përgjigjem të gjitha pyetjeve të tyre”, ka theksuar Haradinaj.



    “Dëshiroj ta bëj të qartë se unë nuk kam asnjë lloj kundërshtimi ndaj kësaj procedure. Vitet e fundit unë kam qenë i shurdhët ndaj thashethëmeve dhe akuzimeve tërësisht të pavërteta. Andaj, mirëpres mundësinë që të merrem me këtë çështje para një trupi ndërkombëtar, që vepron me autoritetin e ligjit ndërkombëtar”, ka thenë ztr. Haradinaj.

    Në këtë fazë unë nuk kam njohuri se cilat akuza në mënyrë specifike, nëse ndonjë ekziston, Tribunali dëshiron t’i hetojë, ka theksuar Haradinaj dhe ka shtuar se, për këtë arsye unë nuk do të bëjë komente të mëtejme, por me kënaqësi do t’iu përgjigjem të gjitha pyetjeve të mediave, javën e ardhshme, pas përfundimit të takimit”.

    Ndërkohë ka reaguar edhe kryesia e AAK-së, e cila ka kërkuar nga Tribunali i Hagës që të merret më aktivisht me dënimin e kriminelëve të vërtetë të luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë, dhe, të mos pranojë pazarllëqe me Beogradin për të krijuar politika, gjoja, balancuese.

    “Dyshimet në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe në njerëzit që e kanë bërë këtë luftë, e dëmtojnë rëndë procesin e përgjithshëm në Kosovë dhe rrezikojnë të gjitha të arriturat e përbashkëta të popullit të Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në në një komunikatë për media, lëshuar të enjten nga Kryesia e AAK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Liderët: Qeveria dhe presidenca t’i ofrojnë mbrojtje juridike Haradinajt


    Prishtinë, 5 nëntor (Kosovapress) Time: 18 : 50

    Liderët e partive politike, të premten i kanë dhënë mbështetje kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, lidhur me ftesën që i është bërë për intervistim nga Tribunali i Hagës, për çështje jospecifike që kanë të bëjnë për periudhën 1998-1999 dhe rolin e tij në atë kohë.
    ------------------------------------------------

    PDK: Lufta e UÇK-së për liri është vlera më e çmuar e popullit të Kosovës


    Prishtinë, 5 nëntor (Kosovapress) Time: 19 : 00

    Partia Demokratike e Kosovës konsideron se ftesa për intervistim të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga Tribunali i Hagës, është në kundërshtim me rolin e tij konstruktiv dhe aktiv në ndërtimin e jetës dhe institucioneve demokratike në Kosovë. PDK vlerëson të dëmshme tendencën e mekanizmave të caktuar për të baraspeshuar luftën çlirimtare të popullit të Kosovës me krimet e regjimit të Millosheviqit, thuhet në një komunikatë për media nga kryesia e PDK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shoqatat e dala nga lufta në Dukagjin ngrijnë të gjitha aktivitetet


    Pejë, 6 nëntor (Kosovapress) Time: 13 : 39

    Ne reagojmë për të gjitha këto veprime që po bëhen meqë nuk duam të marrim përgjegjësinë për të gjitha ato që mund të ndodhin pas këtyre tentativave shumë të rrezikshme që po bëhen në dëm të Kosovës, kanë thënë shoqatat e dala nga lufta të rajonit të Dukagjinit në reagimin e tyre të përbashkët lidhur me ftesën që Tribunali i Hagës i ka bërë për intervistim ish-komandantit të UÇK-së dhe tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinajt.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    HAGA PER ISH-"USHTARE E KOMANDANTE" SHQIPTARE

    Te akuzuarit e Gjykates se Hages akuzohen per gjenocid ndaj te tjereve, Serbet per vrasje e gjenocid ndaj Kroateve, Boshnjakeve e Shqiptareve. Edhe Kroatet e Boshnjaket akuzohen per dhune, vrasje dhe gjenocid ndaj etniteteve te tjera armike. Te vetmit jane "komandantet" e UCK-se, qe akuzohen nga Gjykata e Hages, por edhe nga drejtesia e britshte vendese, per krimet e bera ndaj bashkekombasve.

    Shkruan:
    Rrok Berisha

    Keto dite serish eshte aktualizuar Gjykata e Hages, Karla Del Ponte, eshte e vendosur, qe te gjithe kriminelet e luftrave ne ish-Jugosllavi, pra edhe ata te luftes ne Kosove, t'I ballafaqoje me drejtesine, ne Gjykaten per Krime Kunder Njerezimit ne Hage. Para Gjykates se Hages, jane paraqitur shume te akuzuar, qe bene gjenocid ndaj Kroateve, Boshnjakeve dhe Shqiptareve. Haga e gjunjezoi edhe kryekriminelin Milloshevic.

    Gjate dhe pas luftes ne Kosove ndodhen shume gjera te renda, te cilat thane shpirtin e shume nenave. Gjate luftes, eproret profesioniste dhe aktivistet politike kishin apeluar dhe kerkuar nga njerezit me ndikim qe kontrollonin formacionet e UCK-se, qe ata te ndikojne aq sa eshte e mundshme te disa ish-ushtare e komandante te veteshpallur rebele, qe te mos bejne veprime te pahijshme, duke demtuar shume individe pa baze dhe aresye.

    Ky veprim ne ate kohe, ne mase te madhe ia uli autoritetin e UCK-se. Ne mungese te shtetit te se drejtes, deshmitaret heshtin, sepse kercenohen, por pati edhe likujdime te deshmitareve, apo detyrim te tyre qe te ushtrojne dhune ndaj te tjereve. Pasoja e dhunes brenda-shqiptare jane pasoja ne sigurine e gjithembarshme te qytetareve te Kosoves.

    Pati vrasje "enigmatike" qe nga hakmarrja, qerimi I hesapeve e deri te vrasjet e njerzeve qe jane te informuar mire. Vrasja e te cileve behet per t'I mbyllur rrugen e te vertetes. Me keto te keqija brenda-shqiptare duhet te merret Gjykata per Krime Kunder Njerezimit ne Hage.

    Rasti I Shqiptareve eshte I pa-presedence. Deri sa te gjithe te tjeret, serbet, Kroatet, Boshnjaket, akuzohen per krime kunder popujve te tjere, disa Shqiptare, gjate dhe pas luftes, bene krime ndaj kombit te vete, te prire nga Bajraktarizmi dhe ideologjia e shemtuar e majte, e kunder interesave madhore te Kombit, e te Shtetit te Kosoves.

    Akuza qe u bene disa ish-luftetareve e komandanteve te UCK-se, eshte e rende dhe hedh hije te zeze dhe per lirine e ketyre viteve ne frike dhe ankth.

    A kemi mundur t'I shpetojme Hages? Natyrisht se po. Kemi pasur te drejte natyrore, te mbrojme pragun e shtepise. U organizuam dhe permes institucioneve te Republikes se Kosoves, formuam ushtrine e regullt. Por, bajraktare, ushtare dhe komandante te veteshpallur qe ne ate kohe deshironin vetem pushtet fhe cdo gje e matnin me peshen e forces, ligj kishin dhunen dhe armen, duke shpallur rajone t cliruara, ata u sherbyen me ligjin e dhunes, duke sulmuar te degjueshmit, per ata qe I respektonin institucionet.

    Ata asnjehere nuk menduan e as qe kane dashur te besojne se nje dite, per te gjitha veprimet e tyre dikush do te kerkoj llogari. E dikush duhet te jape pergjegjesi. Kjo I ka inkurajuar keta keqberes. Gjykata e Hages nuk eshte dashur per te gjykuar Kombet e Popujt, por eshte per te gjykuar keqberesit, kriminelet. Gjykata e Hages nuk do ta gjykoj gjakun, sakrificen e trimerine e Shqiptareve, e as te luftetareve te UCK-se, por vetem do te gjykoj individe keqberes, te cilet nuk kane pasur te drejte t'I bejne te keqe askujt, e sidomos civileve te pa-fajshem.

    Me gjykimin e veprimeve te liga, te kryera gjate luftes nga ish-ushtare e ish-komandante, do te mbylle mundesine e vazhdimit te vrasjeve te reja ne mes Shqiptareve. Te shpresojme qe numri I kerkuarve per krime lufte nga Gjykata e Hages te jete sa me I vogel.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    "prite... prite Ramush Haradinin...
    o drangu Zoti e kish fal....
    e s'guxon shka sot me i dal përball...."
    këngë e vllaznive Çetaj

    ktu n'Amerikë ja msyni mu zgjedh kryetar Gjenerali n'pension Clark po nuk mrrini mi mujtë tjertë për me kon n'garë pej demokratëve..... Senator Kerry ka shërby n'ushtri.... e ka luftu për Amerikë po nuk e zgjedhen kryetar..... kryetarit Bush nuk i ka ra puna me luftu po edhe ai o kon do ditë n'ushtri..... Sekretari i Shtetit osht Gjenerali n'pension Powell....

    nejse ku dashta me e qitë ket punë ke si edhe me kon Gjeneral (me kater ylla) nuk osht e thone si zgjedhesh kryetar.... njerztë e zgjedhin kon të dojnë.....

    po ktu.... nuk habitet asni njeri me dy fije men n'kry me i qitë posht ushtartë Amerikanë..... pamar parasysh se sa i përshtatet ajo punë politiksë të ditsë.....

    unë i Prishtinsë jom e si gati çdo Prishtinali rrojtë i kom tjetër kun.... domethonë kom t'afërm si nuk jon veç Prishtinali..... e kom shoqni pej gati çdo veni ku rrnojnë Shqiptartë.... e e di mirë për çka jom tuj shkru....

    kush e luftoj shkaun?..... mos paqtë luftu çifti i Ramush Haradinajtë e Hashim Thaçit.... kush luftoj?..... mos m'jepni emna tash ktu se për ata e përdora fjalen "çifti".... edhe mos mi ndani n'parti se çifta të Ramush Haradinajtë e të Hashim Thaçit ka e ka pas në tana partitë....
    po qëllimi i jem si po ves osht se na Shqiptarët s'dojmë me lon asni luftëtar pa ja hup munimin..... do pej tyne jon met gjallë edhepse gjasat për me kon gjallë ata tash jon kon krejt t'vogla.... tuj e mar parasysh me çfarë anmiku kan luftu..... si ata luftëtar bashkë me ushtri t'NATO..... ma t'fortë n'histori si e dimë tash t'ksaj bote ju dashtë kohë me i mujtë shkitë.... n'ven se me i neru e shoh se ka Shqiptar si i qesin n'zmadhus çdo veprim të luftëtarve tuj u munu me gjet t'kqija n'punë të tyne..... qysh po ju del kohë o Shqiptar zi?..... po a i kini paqllais llogaritë me shkije?.... po a i kini bo shkitë me u përgjegj për therjen edhe t'thmive Shqiptar?..... po a i kini bo shkitë me pagu dëmshpërblim për shkatrrimin si e kan bo?....

    përsi jon kon pak ata si kanë luftu nuk domethonë si ata e kan pas keq.... përsi vendasit e tyne e paten vërshu Prishtinen e i matshin rrugtë e Prishtinsë e u argtojshin n'Prishtinë përderisa shpijat ju kallshin.... çiftat e Ramushit e Hashimit jon kon t'paktë po ajohja nuk i ka nal mi dal zot venit t'vet.... e besoj se nuk nalen edhe sot edhe nëse jon t'mshelun..... si Fatmir Limaj.... tuj menu qysh me i dal zot venit t'vet....

    unë i vlerësoj për të mirë puntë si të çiftave të Ramush Haradinajtë..... si të çiftave të kryetarit Rugova... e si puntë e të tjerëve që synojnë mi përparu çashtjen e Shqiptarve.....

    qyshdo të ju përngjan shkrimi i jem.... dine se nuk ja maj anën kërkujtë.... domethonë nuk e ngjehi veten në asni parti..... jom me ton dhe e ngjehi veten si Shqiptar për Shqiptari....

    me të mira....

    Shqiptari.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    nosselgae

    te pergezoi per ket shkrim serioz dhe shume te vertet qe e ke dhane.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    TRIBUNALI I HAGËS ËSHTË JO KORREKT ME KOSOVËN


    RAMUSH HARADINAJ ËSHTË HERO I LUFTËS DHE PAQES NË KOSOVË

    Shkruan : Shefqet Cakiqi-Llapashtica

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është kërkuar të merret në pyetje nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës lidhur me aktivitetet e tij si një prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998-99.

    Çka është Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ)? Përse është themeluar?

    Me 25 maj 1993, Këshilli i Sigurimit i KB-së miratoi Rezoluten 827 me të cilën themelohet TPNJ-ja me një arsye të shtruar në rezulutë thuhej se “shpërbërja e ish-Jugosllavisë rezultoj në disa prej shkeljeve më të tmerrshme të së drejtave themelore njerëzore që prej Luftës së Dytë Botërore”. Ndryshe nga Gjykatat Ushtarake të Nurembergut dhe Tokios pas Luftës së Dytë Botrore, „TPNJ-ja mund të ndjek penalisht vetëm individ në bazë të përgjegjësisë së tyre individuale penale, pa marrë parasysh etnicitetin e tyre ose bashkimin me ndonjë grup ose qeveri“ !!

    Janë këto dy të meta kryesore që Kosova, populli i saj dhe institucionet e saj nuk mund të pranojn hetimin dhe ingerencat mbi veprimtarin e Forcave çlirimtare të Kosovës për lirin e sajë.

    Lufta në Kosovë nuk ishte luftë për të drejta njerzore dhe nuk ishte konflikt i brendëshëm në një etnitet shteror, por ishte luftë çlirimtare ndaj agresorit Serb i bërë së pari me agrsion Kushtetues në mars të vitit 1989 me suprimimin antikushtetues të Autonomisë së vitit 1974 dhe pastaj me dhunën sistematike për pastrimin etnik të Kosovës, deri me kulminacionin në vitin 1999 me dëbimin masiv të popullsisë së Kosovës. Ish Jugosllavia nuk ishte etnitet i vetëm shteror, por ishte etnitet Federal që kishte 8 etnitete Kushtetuese dhe agresioni i një etniteti kushteues ndaj etniteti tjetër nuk mund të quhet konflikt i brendëshëm (edhe nëse flasim me realitetin e vitit 1989).

    Postulatet fillestare të Tribunalit për “prej shkeljeve më të tmerrshme të së drejtave themelore njerëzore” ka ndryshuar disa herë dhe ka kaluar caqet e përcaktuara nga Këshilli i Sigurimit të asaj kohe, sepse agresori Serb ka bërë gjenocid jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci në Sllavonin Lindore dhe në Knin.

    Viti 1993 dhe viti 1998 – 1999 ka një zhvillim dhe ndryshim gati fantastik ku është apsurde të flitet për një Tribunal që “të ndjek penalisht vetëm individ në bazë të përgjegjësisë së tyre individuale penale” !!!

    Në Kosovë nuk kanë bërë krime individë por shteti Serb me aparatin e tij politik, shteror ose me fjalë tjera me gjith arsenalin legal dhe ilegal të Serbisë.

    Në rastin e Kosovës Tribunali Penal Ndërkombëtar niset nga premisa të gabuara dhe të dëmshme për Kosovën dhe popullin e saj. Ky Tribunal nuk njef Luftën çlirimtare të Kosovës si reagim normal të mbrojtjes së lirisë nga agresori Serb. Në akuzën kundër Fatmir Limës në Preambulën e Aktakuzës Lënda Nr. IT-03-66-PT thuhet : “Jo më vonë se herët në vitin 1998, pas viteve të tensionit dhe dhunës që sa vinin shtoheshin, filloi konflikti i armatosur midis forcave serbe dhe UÇK-së në Kosovë. Ky zhvillim përputhej me politikën në përgjithësi militante të UÇK-së të qëndresës aktive të armatosur kundër pushtetit serb në Kosovë.” !! një gjykim ky politik që është fyes për Luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. Ky perceptim i gabuar ishte edhe kompromisi i turpshëm dhe Rezoluta për Kosovën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244, ku në vend se të dënohej agresori dhe të vendoseshin trupat ndërkombëtare në territorin e agtresorit, u vendos që viktima të jetë në masa diciplinuese dhe në plotsimin e standardeve ndërkombëtare !!

    Apsurdi i apsurdeve është se viktima e agresorit Serb duhet të përmbush standarde dhe kushte të caktuara nga OKB-ja dhe mekanizmat byrokratik të Evropës, si është rasti me projektin e ashtuquajtur “Standarde para Statusi” në Kosovë, për të arritur mardhënje dhe njohje të shtetësisë së Kosovës ! Ndërsa Serbia gëzon njohjen dhe shkëmbimin bilateral politik dhe ekomomik pa kurrfar përgjegjësie për veprat kriminale të bëra në luftrat nga viti 1991 deri me 1999 !!

    Shteti Serb, i cilsuar si agresor në të gjitha luftrat e fundin në Ballkan, si në luftrat në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovin dhe Kosovë, është agresori më i privilegjuar në historin e shteteve të cilësuara si AGRESORE !!

    Agresori Serb shpëtoi nga intervenimi dhe hyrja e trupave në shtetin e tij. Agresorit serb pas lufte ju hoqën sanksionet ekonomike dhe ai sot përfiton nga projektet për Stabilizim Asocimi të Ballkanit , mjete këto që janë të parapara për viktimat e agresorit !! Agresori Serb mban edhe sot e kësaj dite drejtues në ushtri dhe polici që janë të akuzuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës. Agresori Serb mban dhe strehon edhe kriminel që kanë bërë krime lufte në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë (rasti Karaxhiç dhe Mlladiç)!! Ndërsa UNMIK-u burgos bartësit e Luftës çlirimtare në Kosovë !! Ende pa u kthyer në Kosovë mbi 1100 skeleta shqiptarësh të varrosur dhe rivarrrosur në 17 varre masive në Serbi !! Edhe liqejt, lumejt dhe rrugët e Serbis janë të përgjakura dhe të prekura me kufoma dhe gjak të shqiptarve nga Kosova !!

    Apsurdi i kësaj komedie, në regji të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është se Trupat Ushtarake i ka vendosur në tokat e viktimave të agresorit Serb, në Bosnjë e Hercegovin dhe në Kosovë ! Në Zgjedhjet e fundit Parlamentare në Serbi në listat zgjedhore të 4. (katër) partive politike prijn personat me Aktakuza zyrtare nga Tribunali i Hagës, të cilët edhe fituan zgjedhjet në Serbi !! Kosova detyrohet të bisedoj me vrasësit e vet !! Edhe ketë duke u kushtëzuar nga UNMIK-u gjegjësisht Këshilli i Sikurimit të OKB-së !!

    Për Kosovën dhe popullin e saj janë shum të mangëta dhe të papranueshme postulatet e 25 maj 1993 të Këshillit të Sigurimit, për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), sepse situata në ish Jugoslavi ka eskaluar dhe ka tejkaluar domenin e “shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut” !! Agresori duhet dënuar , e agresor ishte Serbija. Këshilli i Sigurimit duhet të revidoj edhe Rezolutën 1244 për Kosovën dhe të nxjerr Rezulutën për dënimin e Agresorit dhe të vendos trupa ndërkombëtar në Serbi dhe nga Serbia të kërkohet pagesa e dëmshpërblimeve dhe reparacioneve të luftës. Gjenocidi dhe agresori Serb i vitit 1998 – 1999 nuk mund të përkufizohet më me “ndjek penalisht vetëm individ në bazë të përgjegjësisë së tyre individuale penale” !!! genocidi në Kosovë është bërë nga shteti dhe mekanizmat shtetror të Serbisë. Edhe sot e kësaj dite partitë që ishin burim dhe frymëzues të këtij genocidi dhe Agresioni, Partia Socialiste e Millosheviçit dhe Partia Radikale e Voisllav Sheshelit janë partnere në kontakte të ndryshme ndërkombëtare, nuk janë dënuar dhe nuk janë shpallë të jashtligjshme !! Postulati tjetër i Tribunalit të Hagës se “mundohet të menjanoj çdo formë të "fajësisë kolektive"” !! është i paakceptueshëm për Kosovën dhe popullin e saj që ishte viktimë e agresorit Serb. Vet angazhimi i tillë i Tribunalit është angazhim politik që rehabiliton agresorin dhe diciplinon viktimat !!

    Kosova nuk mundet të pranoj edhe një Akuzë në stilin : “Jo më vonë se herët në vitin 1998, pas viteve të tensionit dhe dhunës që sa vinin shtoheshin, filloi konflikti i armatosur midis forcave serbe dhe UÇK-së në Kosovë. Ky zhvillim përputhej me politikën në përgjithësi militante të UÇK-së të qëndresës aktive të armatosur kundër pushtetit serb në Kosovë.” !!!!

    UÇK politikë militante !!! ndërsa në Kosovë paska qenë pushteti Serb !! jo agresori dhe jo maqineria vrastare për pastrimin etnik të Kosovës !!! Ky postulat i tillë është turp për Tribunalin e Hagës !

    marr nga www.besiana.de
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cka asht puna me ket bazenin e radoniqit..?

    kush din dicka te shkruaj..

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  4. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •