Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151

    Thumbs up Komplet libri im ne doreshkrim - kerkoj mendimin tuaj...

    Kam te botuar nje poezi, dhe kjo ketu, este libri qe kam gati ne doreshkrim... deshiroj te kem mendimin tuaj...

    Me respekt,
    Ibraim Bakiji



    “Shpirti ėshtė njė mbretėri, poeti ėshtė endacak qė shkon prej mbretėrie nė mbretėri sa pėr tė kėrkuar njė copė buzėqeshje”.

    Ibraim Bakiji

    pėrjetėsi

    njė dorė plakė
    rrėfen heshtjen
    njė xixė nga sytė
    botėn ndritė
    njė buzėqeshje
    rrezet hijeshon

    njė fjalė
    si orfiusi nė stiks shkon
    kthen kokėn kohėn shikon
    gjėrat pa emėr
    natėn
    jetėn e mallkon

    njė serenatė si kėmbanė vjen
    ēast i fundit a fillimit dora nuk e din
    nuk din ajo se ē‘pret e vret
    por e din pėr kė shkruan
    shumė mirė e din

    nė gjunjė i lodhur para Ēaronit qėndron
    nė prag tė vdekjes
    orfiusi pėrjetėsinė kėndon
    ėshtė ēast qė tė dashuruarit e dijnė
    ėshtė fjala qė ata e kuptojnė


    si unė

    njė ti e coptuar
    nga ofshama bartet
    era shpirtėrat tej i ēon
    dita e egėr egėrsirat zbutė
    njė botė e mbrapsht
    mbrapshtinė mbrapsht e kthen
    njė zemėr e vetme
    zemrėn nė arrati lypė
    njė unė njė ti njė …

    pse thua s’je si unė

    nėse them

    qajė dhe hesht
    nė heshtje emrin ma ruaj

    qajė e shih buzėqeshjen time
    frymėmarjen nė dėnesje mė mbaj

    qajė ti qajė
    mė jep shpresė nga dashuria
    ajrin mė jep
    mė jep emrin qė kam

    po
    qaj
    se sonte unė qaj me ty


    si i thonė

    na ėshtė njė lule
    si dashuria rritet
    aromė e fllad parajse
    vesė ēdoherė ka

    bukurinė e saj
    i ēmenduri e kupton

    e dobėt ėshtė rima
    poetėt tė vegjėl janė
    madrigalet tė nemitura dalin
    serenatave fundi s’u dihet
    se
    lulen
    i ēmenduri e kupton


    unė nuk them

    unė nuk them dua
    as shpirtė
    as jetė
    as lulevere

    kėto mė janė pak
    shikoj dhe lot nxjerri nga sytė

    a ėshtė i gjėrė universi
    apo grimcė
    nga ajo qė unė dua

    andaj unė nuk them eja
    vetėm shikoj
    dhe lot nxjerri nga sytė



    s’mėrzitemi

    me mijėra heshtje shkelėm
    me ēarshaf atdheu u mbuluam
    pushkėn pėr shok kishim
    dhe s’mėrzitemi nėse vdesim

    sa lahuta na thyen
    sa gjarpėrinj nė shtrat kishim
    e na thonin fleni
    thuaj e tillė ėshtė jeta

    nėse nesėr nuk jemi
    thuani tė tillė kanė qenė
    janė njė unė njė ti
    janė ēdo fjalė
    ēdo shtėpi

    dhanė titull
    e thanė
    tė rrosh e tė vdesėsh njėherė
    tė vdesėsh qė vdekjen ta harrosh

    heu tė pavdekshėm
    njė unė njė ti
    nė vehte i ke…


    ikja

    dua tė ikė
    si i marrė
    tė ndjej lirinė
    tė ndjej ajrin
    dua tė ikė
    si ujk
    tė vrapoj nė shkretėtirė
    tė jem mbret e rob
    tė jem vetėm
    tė ndjej heshtjen
    por ndokush
    ecė mbi varrin tim
    dua tė ikė

    dėshirė

    madrigale baladė…
    kėngė shpirti do tė kėndoj
    diell do t’isha bėrė
    o natė me trup tė mbuluar
    gjum do tė bėhem
    tė t’kaploj pėr njė ēast

    nė ėndėrr nė njė botė
    bashk tė jemi aty tė rrojmė
    dėshirė e ytja tė bėhem
    tė mė plotėsosh ti si din e si don


    malli shekullor

    ti djep i madh i shurdhėt
    erdha bekimin e artė tė marr
    braktisa vehten tė gjitha qė i doja

    nė ty zhurmėn e madhe e risjell
    mallin shekullor ta marr
    tek ti djep i madh
    i urtė


    zjarr

    stuhi
    breshėr
    zė i hidhėruar ndoshta
    mall atdheu e dorė madhėshtore
    psherėtimė ofshamė

    o njerėz
    rrugės si pėr nė kalvarė
    do tė vij
    do tė vij se kam zjarr


    lypėsi modest

    asgjė s’kėrkoi
    gėzimin askujt s’ia vodhi
    asgjė nuk ka
    shpirtė as lot

    mbi bardhėsi
    pafajsia me qetėsi i kthehet
    nė dheun e vet trupi dhe i bėhet


    larg ėshtė dita

    njė fletė e rrudhur e zbehtė
    dora e freskėt plot vesė
    era ēon penėn nė qytet tė zbrazėt
    rrėfimet e zeza pėr shkronja vuajn
    ethe malli e heshtjeje
    djepin lumin
    shėrim kėrkojnė

    larg ėshtė qiriri ku libri hapur rrin
    larg ėshtė dielli larg ėshtė dita
    nė vend tė huaj
    krejt ėshtė natė krejt ėshtė larg
    si nė vend tė huaj


    pritje

    njė zė pritjen e thėret
    tej maleve si abe shfaqet
    duvakun e natės dritė syri e shkoqė
    dora e qetė shpirtin po e zbutė

    nga larg ca lule tė njoma vijnė
    nėse je i heshtur i shtrirė
    ofshamė e shtrat ato le tė jenė

    thuaj

    nė tė pyesin kush je
    thuaj nuk e di
    dhe ec mbi dhera

    nė tė pyesin nga je
    hesht
    vetėm ec mbi kohėra

    nė tė pyesin ku shkon
    i shiko nė sy dhe u thuaj
    eshtrat e tė parėve kėrkoj
    vehten ta gjej
    andaj ec dhe ti me mua


    kush mė pritė

    kush mė pritė
    si gjum pėr ėndėrr
    kush mė gjen
    si ėndėrr nė gjumė

    sot e nesėr dje e sot
    shpirt a argjil atje nė rudinė
    kush mė pritė

    i ri a i thinjur
    si eros i ēmendur
    sot a nesėr dje a sot
    kush mė pritė




    kitarė oh kitarė

    mbi kitarė lotėt si vesa mbi gjelbėrim
    dhe jeta e njė kėnge tė pakėnduar
    mbi kitarė

    valltarė tė mėrzitur nė ēdo hap
    natė kudo e habi njashtu
    ditė moti kohė e fjetur

    kitarė oh kitarė e nemitur
    kėrko jetė pėr tingujt
    shpirtit zėrin i rino
    e mua mė gjej shtegun kitarė


    mė kot

    sa e sa shkroi Shekspiri mė kot
    mė kot Platoni urrente mėsuesin
    Sokrati thente dhėmbė mė kot
    Khajami mė kot kėrkonte ēupa e raki
    mė kot Allan Po qante pėr Anabel Li-nė
    sa pesimist ishte Shopenhaueri mė kot
    mė kot tė gjithė vuajn e shkruajn

    mė kot pse o zemra ime pyet
    ndokush qanė ndokush shanė mė kot

    mos e lexoni botėn mė kot


    stili

    tė lė lapsin pak
    tė flej
    nė ėndėrr lypsarė endacak
    nė oborr tė njė mbreti
    kėngėtar a palaēo tė bėhem

    ta lė lapsin
    zemrėn shpatė ta bėj
    mėrzinė si mėkatar ta coptoj

    sa shumė dua tė qaj
    tė bėrtas tė ēmendem
    ta lė lapsin pėrgjithmonė
    se dashurinė kėshtu s’mund ta mbaj
    heu braktisje heu


    asgjė

    rrezet e diellit
    notonin nė valėt e imta tė detit
    era freskonte trupat e tulatur
    nė gjithė atė freski e qetėsi
    vargjet e fundit hudhen nė ujė
    ato edhe asgjė nga unė nė mos
    rrėmbejnė diē

    nė Jallovė s’i mori kush
    nė Stamboll s’i priste njeri
    endeshin nė pafajsinė e detit
    nga larg dukeshin si treten
    ato edhe asgjė tjetėr…
    miliona njerėz ishin tė panjohur
    e panjohur gjuha qė flisnin
    ē‘humbje e madhe shfaqet
    ato tė rrėmbejnė…

    nė njėrėn dorė hidhėrimin
    nė tjetrėn gėzimin
    nė shpirtė shtangim i pamasė

    natė e braktisur e vargjeve
    ah
    nė Jallovė a Stamboll s’u din kush varrin
    ato edhe asgjė tjetėr nė mos
    rrėmbejnė diē


    ku je

    ku jam kur tė duhem
    kur trishtimi zgėrdhihet ku jemi

    brenda mureve tė rrėnuara
    drita e qiririt si nuse rrin
    tymi sillet si nė valle
    nė natyrė ēdo gjė e shtrirė e shkrirė

    nėn ēatinė tashmė tė djegur
    strehimi nuk ka vend
    rrugės plot plagė u nisa
    e kur tė duhem ku jam

    ēdo udhė e shtrembėr duket
    bėrtitje e sharje gjithkah
    vloj e shaj me tė tjerėt
    shpresat si lavire ikin

    hije jam nėse dita larg ėshtė
    nė tokė i shtrirė i shkrirė s’dua tė jem
    nė udhė nė frymė nė plagė
    kur tė duhem ku jam
    ku je e ku tė kam

    modesti

    njė mirupafshim
    psherėtimthi tingėllon
    ekoja tiktaket e orės shtyen

    njė mirupafshim
    nė trup pa fjalė
    pa zbukurimin kur
    pa utopi

    nė nebulozė kohe tė ndaluar
    akrepat kohėn po e shkyejnė





    ulurimat e zogjėve
    nė dėnesje e ulin
    nėpėr kohė e shpiejnė
    s’ka tė ndalur ky zė
    as tė dalur jo

    zė i ditės plot vrerė
    nė shkak e pasojė
    kėtu ėshtė
    atje njashtu

    ulurimė
    dėnesje
    heshtje
    shpirtė qė s’braktiset
    qė ditėn si jetėn mbanė


    erė e lot e heshtje

    njė erė sjell njė lutje
    dhe njė ikje si ēdoherė
    lot rrjedhin si kėngė miti
    e njė ofshamė mbulon botėn

    nė fjalė tė lėshova
    oh
    me lutjen era fjalėt i bartė

    gjallėrimi lind heshtjen e madhe
    e heshtja ofshamėn mbulon


    rradhė gjaku

    hije e egėr ec mbi nemitje
    fishkėllimė vallėzo me mallin
    fortunė jetėsohu

    tani
    foshnja po dėgjon rrjedhėn e lumit gjak
    shpirti qanė nėn hije tė zbehtė
    djepi i vjetėr i papėrkundur
    nė kokė tė lodhur
    nė rradhė gjaku jeton


    rrudha pritjeje

    flakė nė gjoks
    nga zemėr e kallur ndritė

    sy i pagjumė i skuqur
    pėr ditėn jetė po bėhet

    qiri i dhezur nga shpresa
    hijen s’len tė zhduket

    orė e thyer pėr toke
    mplakjen s’len tė vijė

    shpirti i ri plot rrudha
    nga pritja qesh e qanė


    leximi pėr jetė e ėndėrr

    ėndėrra jetėn ndanė
    nga jasht errėsira fle
    kėtu drita zgjohet

    lutjet ku ecin

    yjet vallėzojnė me ėndrrėn
    jeta lufton me dherat
    befas eklipsa gjallėrohet
    e rrėfimin si aromė lėshon


    lumi

    cigare pi e shkruaj
    prehje asgjė mos thuaj
    gėzim mall e vrerė
    a e din ēka therrė

    jeta dhe vdekja janė pa titull
    nė kokė luan djall a engjull
    e mira mėkati qetė s’tė lėnė
    maleve trishtimthi vjen njė gjėmė

    bukuria tė shfaqet si njė zanė
    qeshjen qarjen lėri mėnjanė
    tė thėrret zana nė ishull t’pashkelur
    shpirti nuk shkon ėshtė i trembur

    shkruaj cigare pi vuaj si unė
    trėndafili dhe muzgu janė si lumė


    mos

    nėse thua
    egėrsira mė pėrcjell
    hudhe lapsin e ditėve dhe netėve
    e mos shkruaj butėsi as egėrsi

    nėse thua
    sfida s’njoh s’njoh askend
    theje pasqyrėn e botės
    mos shiko veten as tė tjerėt

    nėse thua
    s’mė duhet kush
    s’i duhem kujt
    dil lakuriq rrugėve
    dhe thuaj
    jetoj kot sė koti


    mundim me inatė

    tė kujtoj se dua ta mundoj veten
    dua qė sytė tė mė skuqen
    e gjumi tė mė frikėsohet

    tė kujtoj se mė dhimbsen ditėt netėt
    udha kah kaluam mė dhimbset
    dhe fjalėt qė pėr ty vrava mė dhimbsen

    tė kujtoj meqė s’dua tė t’kujtoj mė
    se tė jam i largėt i huaj tė jam
    e largėt tė ėshtė gjithēka e imja


    labirinth

    vrapim pa qėllim
    rrotullim rreth vetes
    jargė nė gojė
    therra nė shpindė
    dhėmbė tė mprehtė
    britje ēirrje e ikje
    copė toke pėr pakė pushim
    kohėn ēdoherė mbrapa


    tercinė

    po tė shkruaj
    ty tė vuaj
    unė tė dua ti mos druaj


    sa deshte

    ca fjalė mashtrimi tė panjohura thua

    errėsirė sa pėr tė mos parė ditėn
    mėrzi sa pėr tė mė bėrė pesimist
    dashuri sa pėr tė vuajtur
    braktisje sa pėr tė qenė endacak
    vetmi sa pėr tė folur me vetveten
    pastaj ikje egėrsi

    takim me vdekjen

    udhėheqje engjujsh pėr ferr a parajsė
    jetė pas vdekjes tė kėqijat t’i jetėsosh
    kaq nga universi
    ti thua kaq


    pėrshėndetje

    nga ofshama e tė ēmendurit zgjohesh
    mėshirė kėrkon nga ky grusht mėkatari
    rreth teje epitafe dyfjalėshe
    fėrfėllimė qė zėra harrese bartė
    britma foshnjeje nga larg dėgjon
    me mendafsh lavireje lotėt largon
    nė qytet tė zbrazėt vija jete tė ēojnė
    nė rreth tė ngusht si nė valle tė hedhin
    muzikė kosmosi pėr simfoni ke
    me refrenin shkop plaku
    mirėmbrėma lindje e pistė thua


    shpėrblim muzgu

    nė prehėr tė muzgut
    jeta thinjet
    unė mbylli sytė

    yjet varur rrijnė nė grahmat e vdekjes
    njė shtrirje mbi njė rrasė guri

    pėrcjellje e gjith kėsaj madhėshtie
    me fjalė qė s’thuhen dot

    me ledhatim mashtrues
    muzgu me zgjim shpėrblen agoninė


    ėmbėlsi e hidhėt

    nė rudinė nė parajsė
    lakuriq vrapon
    nėn pemėn e Ademit dhe Havės
    dita tė vijė pret

    nga mollė e ndaluar
    njė grimcė morėt
    sa pėr tė gjallėruar dashurinė
    sa pėr tė pėrjetėsuar dhembjet


    shiqo psenė

    shiko njė yll si kėputet nga madhėria
    sa mallshėm ylberi tretet nga retė
    sa ėmbėl valėt flejnė pa fllad
    si venitet jasemini nė ēeltėrinė gėzimi
    tretet cigarja nė tabakenė e harresės

    shiko veten nė njė varr tė freskėt
    njė epitaf njė fjalė vetėm njė lot
    pse

    pse pėrqafon gurin qė zemra tė tė ftohet
    pse pyet veten e psenė shikon


    tungjatjeta Niēe

    mbi jetė ndodh gjithēka
    qentė ecin ulurojnė lehin
    epitafet shkruhen lehtė shkurtė
    vdekje mbi jetė ndoshta njerėz
    flasin qetė apo luten heshtin
    hėna disi mė e ndritshme duket
    vend i frikshėm shpresėshterrpė
    agimi ēdoherė ėshtė i errėt
    ora akrepat i braktis
    mbi jetė e nė pritje
    ndodh gjithēka dhe asgjė


    ēdoherė s’duhen fjalė

    sa shumė biseduam sa gjatė
    sa ftohtė ishte sa nxehtė na vinte
    sa errėsirė kishte sa mirė u shihnim
    sa qetėsi brenda neve sa gjėmime sundonin
    sa shumė biseduam dhe kurr s’mbaruam

    ikėm edhe pse asnjėri nuk deshtėm
    sėrish u pamė pak biseduam
    u pamė edhe njėherė fare nuk folėm
    sa nxehtė na vinte sa mirė u shihnim


    ngushėllim

    muzgu vdiq
    errėsira qoftė mbi tė
    ē‘ti bėsh
    e tillė ėshtė jeta

    muzgu vdiq
    kush mbet gjallė


    sy vepre

    sa sy tė bukur
    sa tė shkruar janė
    mė lejo t’i lexoj
    ani pse s’mė shikojnė

    le tė lotojnė le tė lahen
    edhe mė mirė do t’i lexoj
    lejo qė kryevepėr
    sytė e tu tė bėhen


    karrikė dhembjesh

    nė atė kamerie
    nė karriken ninulė
    nė dhembje ulesh
    nė rrugėn lėmsh shikon
    muzgun e pret

    zemra si cigare dhezur rrin
    shpresat tym tė ikin
    dashuria hi tė mbetet
    dhe me lot tė dehin

    ti po ti
    nė dhembjet karrikė
    shtrihesh
    e dehur mbyll sytė
    dhe kujtimet ėndėrr i sjell


    bisedė me hijen

    fjalėt fund nuk gjejnė
    ata e shiqojnė njėra tjetrėn

    vetmia pa mėshirė mė vret
    nė grahmat e vdekjes
    qaj e humbi vezullim pėr ditėn


    ringjallje kohe

    kujtoj kohėn
    mitin e djeshėm
    tė gjallė s’e kam parė dot

    shpirti endet hutohet
    nėpėr rrugėn lėmsh fshihet e mbetet
    heshtjen nė sy shikon
    dhe gjallėrinė pret
    pret gjithēkanė


    nektari

    nė sytė e tu t’pafajshėm
    dashuria ime u lėshua
    e humbi deri nė vezullim

    nė kraharorin tėnd t’mirėsisė
    zemra ime pushoi

    o kalkutė
    dashuria si po thithet


    Mateēi

    nė kėtė fshat rrėnojė
    shpirtėrat vijnė e shkojnė
    vijnė e shkojnė edhe erėrat
    por dy varreza mu nė mes
    presin e pėrcjellin gjithė tė tjerėt

    na ishte njėherė…

    netėt e gjata
    tė nesėrmen s’e donin dot

    ēuditė mrekullitė
    nė njė natė tė huazuar
    dashurinė shfrenojnė mallin rrėfejnė

    ata shikohen
    pse jo tė puthen si tė marrė
    nė botėn e tyre s’ka turp as kufi jo

    erdhi dita ata bėnin natė

    i huaj ishte ajri
    jeta
    emrat
    gjithēka e harruar u bė

    rrėfim nė pluhur dashuria mbeti
    dhe ēdokush e fillon…
    na ishte njėherė
    njė natė
    qė tė nesėrmen s’e donte dot

    pėr ty

    sa e sa luleve aromėn u mora
    sa e sa netė pamėshirshėm thinja
    sa e sa udhė mizorisht shkela
    sa e sa refrene pėr njė kėngė thash
    sa e sa larg je sa afėr tė mbaj



    Escape
    I want to escape
    as a madman
    to feel the freedom
    to feel the air
    I want to escape
    as a wolf
    running in a desert
    being king and a slave
    being by my own
    to feel the silence
    but someone
    is walking upon my grave
    I want to escape

    Copyright ©2004 Ibraim Nijazi Bakiji

    www.poetry.com – ėshtė faqja ku mund tė gjeni Antologjinė ndėrkombėtare tė poezisė A Passionate Sky, (antologji nė tė cilėn ėshtė e botuar edhe kjo poezi).

    ec

    tė nesėrmen mos e godit me tė djeshmėn
    me lule dėshmorėsh mos bėnė park pėr vete
    mos pyet ē‘bėnė tė parėt pėr ne
    mos shkel mbi eshtra

    ec drejt
    me veten tėnde tė sotmen godit
    mos ul kokėn
    ec drejt



    besoj se ju pelqyen...
    bajko

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    C'eshte "stiksi" e "caroni".. qe i permen aty lart ?

    --
    tė nesėrmen mos e godit me tė djeshmėn
    me lule dėshmorėsh mos bėnė park pėr vete

    ---

    shume e bukur kjo..

    Nga je ti Ibrahim bakiji?

    poezite i ke shum te bukura..

    Suksese!

  3. #3
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    Stiks eshte lum ne mitologjin greke, ndersa ēaroni eshte ai qe ka bart njerezit prej kesaj bote ne tjetren permes lumit stiks.

    falemnderit shume brari...

    jam nga kumanova
    bajko

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Bajko urime per poezite,te uroj suksese te metejshme.
    Krijimet e tua jane te mrekullueshme,vazhdo dhe me tutje.

    Respekte!

  5. #5
    e largeta Maska e shpirti_i_bukur
    Anėtarėsuar
    26-07-2004
    Vendndodhja
    franc
    Postime
    59
    Bajko me pelqyen poezit e tua te vellimit te pare . Kane nje permbatje, imazh te gershetuar , dashuris, njeriut e jetes.Te tri keto luajne rol te rendesishem ne eksitencen e njeriut si qenie natyrore. Poashtu keto poezi kane origjinalitetin e vet, te zakonshem me ngjarjet e ndodhura. Suksese. Presim edhe librine dyte ...............

  6. #6
    ...orfeu... Maska e bajko
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    UTOPIA
    Postime
    151
    melankolia dhe shpirti i bukur - falemnderit per mendimin qe dhate.
    me falni per vonesen, por nuk kam pasur mundesi per qasje ne forum...

    respekt te gjitheve.
    bajko

Tema tė Ngjashme

  1. Kultura e Debatit
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 12-09-2014, 06:56
  2. Sondazhet dhe shqiptarėt
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-09-2009, 19:32
  3. Gjuha e Perėndive!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  4. Kodikėt e Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25
  5. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •