Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Njësia matëse e së DREJTËS

    Keni vene re se sa kontradikta shkakton natyra njerezore si brenda vetvetes edhe ne raport me natyrat e tjera? E keni vene re se sa kontradikta ka qe nga raportet e njeriut me Zotin, e deri tek maredheniet e njeriut me njeriun?

    Nuk dua qe ta ngushtezoj kete diskutim ne nje krah te caktuar, por dua qe te jepni nje mendim ne vija te pergjithshme:

    Cila eshte njesia matese e se DREJTES?

    Pra me pak fjale, sa here qe ka dy ose me shume mendime/qendrime/praktika, cila eshte ajo njesi matese universale apo ai test universal qe do te na rrefente nese eshte dicka e drejte apo dicka e gabuar.

    A perdorni ju nje njesi te tille matese per te dalluar te drejten dhe cila eshte ajo?

    Albo

  2. #2
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Cila eshte njesia matese e se DREJTES?
    **********************************
    Gjykimi i tjetrit!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Në Botë dhe mbi Botën ka vetëm një matës të së drejtës absolute: Zoti.
    Matës relativ në këtë botë janë gjyqet.
    Matës të tjerë janë gjykimet e njerëzve mbi një çështje drejtësie.

    I besoj të parës,tentoj t`iki së dytës dhe nuk praktikoj të tretën.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    E drejte eshte dicka qe ishte e tille dje, eshte e drejte sot dhe do te vazhdoje te jete e tille dhe neser... pra nje e vertete universale qe nuk e njeh kohen dhe pushton gjithe hapesiren.

    Kur filozofi amerikan Mortimer Adler flet mbi TE VERTETEN, ai i kategorizon problemet ne 2 kategori: Problemi i thjeshte i se vertetes dhe ai i veshtiri.

    Problemi i thjeshte i se vertetes eshte te dime se jemi duke thene te verteten, dhe ky problem karakterizohet si i thjeshte sepse ajo qe themi mund te krahasohet shume lehte nese dhe sa i korrespondon asaj qe mendojme.
    Problemi i veshtire i se vertetes konsiston ne paaftesine tone njerezore per te krahasuar ate qe mendojme se eshte e vertete me ate qe kerkojme te dime (sepse nuk e dime ate qe kerkojme te dime). Ky problem zgjidhet vetem me Besim. Pra njeriu mund te zgjedhe te besoje ose te mos besoje ne ate qe di per te vertete.

    Per sa i perket te drejtes se sistemit ligjor, novela e famshme e Kamyse "I Huaji", e tregon me se miri qe ai nuk funksionon. Sistemi te jeb borxh trurin e nje avokati per t'a paraqitur rastin tend ne nje forme te denueshme shume lehte prej tij, forme e cila pothuaj kurre nuk i korrespondon se vertetes. Ky i fundit eshte ligji i Njeriut ne toke, kurse ai i mesipermi, besimi, eshte i atij qe beri njeriun.

    Gjithsesi drejta eshte e pandashme nga e verteta! Nese dikush deshiron te merret me sofizma e t'i ndaje me zor ai gjithmone ia nis nga nje pike: qe te dyja varen nga universaliteti i njera-tjetres.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 20-12-2004 më 11:35
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar më parë nga Albo

    Cila eshte njesia matese e se DREJTES?

    Llogjika !!!!
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Me vjen e veshtire ti jap nje pergjigje duke u bazuar mbi besimin dhe rregullat e saj.

    Shoqeria dhe morali i saj jane ato qe rregullojne dhe ne nje fare menyre jeten e qenies.Morali gjykon pjesetaret e shoqerise ne baze te rregullave.Te cilat jane te vendosura ne baze te eksperiences qe ka fituar njerezimi ne historine e saj. (Kant)
    Me kontradiktat qe e shoqerojne sepse asgje nuk ka te njejten vlere apo definicion per qenie e kultura te ndryshme.
    Viti 2005 do jete plot nje shekull nga lindja e teorise se relativitetit.
    Kjo teori me ne fund i jep spjegim shkencor natyres kontradiktore te qenies njerezore dhe rregullon, e do jete keshtu perhere,ekzistencen e saj.

    leci
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #7
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    E drejta mund të jetë e lidhur me të vërtetën por nuk është e detyrueshme. Nganjëherë zotërojmë të drejtën por kjo nuk është e vërteta. Ndoshta Albo donte të fliste mbi të vërtetën dhe të rremën, dhe jo mbi të drejtën dhe të gabuarën. Sepse në rastin e dytë jemi kryekëput në sferën subjektive, dhe në të parin mund të jetë subjektive dhe objektive.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    I lexova mendimet e shprehura me lart dhe le te themi se une asnjehere nuk kam menduar per kete ceshtje dhe dua qe te mesoj se kush ka te drejte nga ju me lart. Ceshtja qe une shtrova per diskutim nuk eshte perkufizimi i drejtesise, por formula/testi per te dalluar se cili nga ju me lart ka te drejte, dhe cili prej jush nuk ka te drejte.

    Cili eshte metri/peshorja/barometri/busulla qe une duhet te aplikoj ne kete rast per te gjetur se cila nga ju ka te drejte?

    A mund ta aplikoje kushdo kete formule qe te dali ne te njejtin perfundim?

  9. #9
    Hahahaha
    Qe nuk do rrinte njeri pa i ndare ajo dihet por ne fakt une prisja te vinte ndonje me bisturi ne dore kur c'te shikoj, i paskan rene me sepate .

    Shaka bej.

    Dakort, meqenese shumica e paska te veshtire te besoje ne besim ne menyre direkte, le t'i bjere nga rruga e zakonshme, ajo e gjata.

    p.s.
    Leci teoria e relativitetit ka probleme te medha.

    p.p.s.
    Ilirjan te sugjeroj te lexosh dialogjet e Sokratit, sidomos ato me Thrasimakun. Aty i ke te tera, edhe formulen.
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Me pelqeu sepse Albo po kerkon te kuptoje me çfare metri duhet te na masi.
    Po te ndihmoj te gjesh nje pergjigje relative...opss shpresoj qe Sokoli te mos jete ketu afer se pastaj me afermon ate qe mendoja.Dhe mos i beso qe Sokrate ka formulen per te gjetur shpjegimin e asaj qe po kerkon.Te keshilloj (keshilla eshte me e ngrohte dhe humane se sugjerimi)te lexosh Marco Aurelio Antonino (nga na doli ky).
    Atehere vijme tek ne te dy Albo.
    Une jam plotesisht i bindur qe pergjigjia ime eshte ajo e drejta dhe me e sakta. E shtoj qe humanisht ajo qe i afrohet njesise matese perfekte.
    Une te them qe morali perdoret nga shoqeria si njesi matese per te drejten.Tani ti si pjesetar i te njejtes shoqeri ku bej pjese edhe une je i thirrur te gjykosh pjeserisht mendimin tim.
    E pse duhet te kerkosh te drejten kur une ta vura perpara syve?
    Kush te ben te mendosh qe une nuk kam te drejte dhe pjeserisht te bashkohesh me idene e Alba ose Mina psh.?

    p.s. Sokoli,problemet e medhaja jane per njerez te medhenj.
    Nuk mendon qe e drejta nderron me historine e njerezimit,qe ne baze te eventeve nderron edhe e drejta?Te pelqen te permendesh filozofet qe shkruajne mbi te verteten,por ata shkruajne mbi ate personale e jo absolute.
    Nuk ekziston ne natyren humane termini absolut.
    E drejta dhe e verteta kane mijera ngjyra,varet nga cili pozicion i sheh dhe jeton.

    leci
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Ndërmjet Lindjes E Perëndimit
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  2. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni (2006)
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 325
    Postimi i Fundit: 26-04-2008, 06:13
  5. Paditesit vs. Pandehurin
    Nga Reina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 12:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •