Nis gjyqi pėr tė dyshuarin si terrosist. Akuza: Kalim i paligjshėm i kufirit
"Erdha pėr punė, familja ime nė Egjipt ėshtė pa bukė"
Regjistrohen 151 mijė emra nė 17 ditė, probleme nė lista
--------------------------------------------------------------------------------
fa.ma.
TIRANE
Mė lini tė lirė tė shkoj pranė familjes sime nė Egjipt. Atje kam nėnėn dhe 6 motra e vėllezėr mė tė vegjėl. Nuk e di se si jetojnė, pasi kur kam ikur, i kam lėnė nė kushte tė vėshtira ekonomike. Nuk jam i sigurt nėse do kenė apo jo ushqim tė mjaftueshėm pėr tė jetuar". Kėshtu pohoi duke qarė 25-vjeēari egjiptian Haithman Muhamed al Answar Abdel Fetah, para gjyqtarit Fehmi Petku dje nė Gjykatėn e Tiranės, nė seancėn e parė gjyqėsore nė ngarkim tė tij nėn akuzėn e kalimit tė paligjshėm tė kufirit. Duke vazhduar mė tej, ai tha se nuk ishte terrorist dhe se nuk kishte asnjė lidhje me terorrizmin. Nė Shqipėri tha se kishte ardhur thjesht si emigrant pėr tė punuar, pasi familja e tij nė Egjipt jetonte nė kushte tė vėshtira ekonomike. Para gjykatės ai pohoi se profesioni i tij ishte teknik pėr montimin dhe riparimin e kondicionerėve dhe nė Shqipėri kishte ardhur me shpresėn se do gjente punė. "Nė Tiranė qėndrova dy javė dhe gjatė kėsaj kohe nuk munda tė gjej asnjė punė, kėshtu qė vendosa tė shkoja nė Greqi. Mė mėshironi, se unė nuk kam asnjė lidhje me ato qė mė akuzoni. E pranoj qė kam kaluar kufirin nė mėnyrė tė paligjshme, i papajisur me dokumente, por kėtė gjė nuk e bėra pėr gjė tjetėr, veēse qė tė siguroja ndonjė tė ardhur pėr familjen time nė Egjipt qė po vdesin pėr bukė", tha ai. Pas kėsaj, gjykata vendosi t'i caktonte atij mbrojtėse kryesisht avokaten Vjollca Pustina, pasi vetė i pandehuri nuk kishte mundėsi qė tė paguante njė avokat. Pustina i kėrkoi gjykatės aplikimin e gjykimit tė shkurtuar nė kėtė proces, kėrkesė e cila u pranua. Pas kėsaj, organi i akuzės lexoi kėrkesėn pėr gjykim, nė tė cilėn pretendoi se 25-vjeēari ėshtė arrestuar mė 24 gusht tė kėtij viti pranė Kapshticės, teksa po tentonte tė kalonte ilegalisht kufirin mė Greqinė. Nė momentin e arrestimit ai nuk kishte asnjė dokument identifikimi me vete, ēka ka bėrė qė policia tė dyshonte pėr ndonjė element terrorist.
Gazeta Shqiptare 9/12/04
Nese mendoni se Egjyptiani i mesiperm eshte viktima e vetme e akuzes pergjthesuese "terrorist", beni gabim! Nga Guantanamo e Kubes dhe deri ne zemer te Europes (si dhe ne llumin e Europes, si Shqiperia) ekzistojne me qindra njerez qe diskriminohen dhe presin nen hekura per nje vendim gjyqesor sepse kishin bere gabime si psh. mbanin ndonje tekije ne koke, kishin lene pak mjeker dhe sigurisht kishin thene ndonje fjale arabe!
Luftohet terrorizmi me terrorizem?
Krijoni Kontakt