-----------------------------------------------------------------
Situate e rende ne qytetin e Shkodres. Reshje te dendura shiu qe kane shoqeruar diten e sotme, qytetin e Shkodres, kane shkaktuar permbytje, duke perfshire dhe nenstacionin elektrik nr.1, si pasoje e se cilit pothuajse nje e treta e qytetit, ka mbetur pa drita. Permbytja ne qytet ka ardhur dhe si pasoje e bllokimit te kanalizimeve te ujrave te zeza. Situata eshte nen kontroll per momentin, nderkohe qe eshte ngritur Shtabi i Emergjences , i cili po merr masat e nevojshme per te patur situaten nen kontroll. Policia dhe ushtria jane ne gjendje gadishmerie, ne cdo rast nevoje. Kjo situate e renduar ka shkaktuar hapjen e portave te dy hidrocentraleve mbi lumin Drin, Vau i Dejes dhe Koman, te cilet kane pasur prurje perkatesisht 2200 dhe 1200 metra kub ne sek, duke shkarkuar ujin e mbledhur si pasoje e renies ne mase te madhe te reshjeve gjate gjithe dites. Mesohet se Fierza eshte ende nen kuote me prurjet e saj. Deri ne mesdite shenohen 5 shtepi te permbytura ne Vau i Dejes, 15 shtepi ne Vukatane e Kuc. Autoritetet vendore te qytetit, kane marre masa per evakuimin e banoreve te rrezikuar nga permbytjet. Permbytjet kane cuar ne shembjen e rruges qe lidh Shkodren me Komanin duke bllokuar keshtu levizjet ne aksin rrugor Shkoder-Koman. Nje gjendje alarmante eshte krijuar nga permbytja, dhe ne spitalin e Shkodres. Po merren masa emergjente per te vene situaten nen kontroll.
-----------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt