SKANDALI QE SHOQEROI MINISTRIN RUS

Ka qendruar vetem disa ore ne Tirane, ministri i Jashtem rus, Sergej Llavrov, e megjithate disa incidente e kane shoqeruar viziten e tij zyrtare dhe takimet me kreret e larte te shtetit shqiptar. Stafi i Ministrit te Jashtem rus qe e shoqeroi ate ne viziten qe ai zhvilloi ne Shqiperi eshte ankuar prane autoriteteve te Ministrise se Jashtme shqiptare. Ne thelb te kesaj proteste ishte fakti i fyerjes qe iu be kryediplomatit rus Llavrov nga gazetaret e Radiotelevizionit Publik Shqiptar. E gjitha kjo proteste verbale ka nisur dy dite me pare kur pas takimit dypalesh mes homologut rus dhe atij shqiptar eshte mbajtur dhe konferenca e shtypit. Qe para nisjes se kesaj konference eshte vendosur qe vec deklarimit zyrtar te mos kete pyetje nga gazetaret. Megjithate ministri rus u eshte pergjigjur gazetareve ruse qe e shoqeronin gjate vizites se tij ne Shqiperi. Pas kesaj ka nderhyre gazetarja e Televizionit Shqiptar, me nje pyetje te artikuluar ne anglisht, te ciles Ministri i Jashtem rus nuk i eshte pergjigjur duke e lene sallen e konferences. Pikerisht ketu ka nisur dhe incidenti qe me pas ka cuar deri ne paraqitjen e protestes verbale prane stafit te Ministrit tone te Jashtem. Ne momentin e braktisjes se salles, gazetarja qe nuk ka marre pergjigjen e pyetjes se saj ka share po ne anglisht "****!". Per momentin ministri rus nuk ka reaguar ndaj fyerjes se gazetares shqiptare duke u hequr sikur nuk e kishte degjuar ate. Por, stafi i ngushte i kryediplomatit rus nuk e ka kaperdire kete incident dhe ka reaguar prane Ministrise se Jashtme. Ne te vertete burime prane dikasterit te diplomacise thone se ministri i Jashtem Llavrov ka mbetur disi i pakenaqur nga takimi dypalesh qe pati me homologun e tij shqiptar dhe kete moskenaqesi e ka shfaqur dukshem pas takimit ne konferencen me gazetaret. Kesaj me pas i eshte shtuar dhe perkthimi i dobet i perkthyeses, e cila ne disa raste ka bere lapsuse te pafalshme. Vajza e re simpatike qe protokolli shqiptar kishte perzgjedhur per kete takim perkthente "turizmi nderkombetar" ne momentet qe ministri rus kishte artikuluar togfjaleshin "terrorizmi nderkombetar". Megjithate skena e takimeve eshte rregulluar me pas nga kreu i shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, dhe nga kryeministri Fatos Nano. Te dy personalitetet e kane vleresuar viziten e ministrit te Jashtem rus dhe madje kane folur dhe ne rusisht me te ftuarin e ardhur nga Rusia. Nano duke shprehur kenaqesine per viziten e Llavrov ne Shqiperi, ka vene theksin dhe te fakti qe e ndihmoi te rifreskoje njohjet mbi gjuhen ruse. "Ju falenderoj per viziten tuaj qe me ndihmoi te praktikoj rusishten time", ka bere shaka Nano gjate takimit me shefin e diplomacise, Llavrov. Po keshtu edhe takimi me presidentin Moisiu ka vazhduar ne nje atmosfere miqesore. Sipas burimeve nga dikasteri i diplomacise, ministri i Jashtem shqiptar, Islami, dhe homologut Llavrov kane debatuar per ceshtjen e statusit te Kosoves. Nje tjeter incident mes dy homologeve ishte fakti se Islami e la vetem ne sallen e konferencave per mediat, ministrin Lavrov gje qe beri qe ky i fundit te ngrinte supet nga habia para gazetareve.

marr nga "Koha Jone"