Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966

    Dhuna në familje dhe ndaj fëmijëve

    DHUNA NE FAMILJE EDHE NDAJ FEMIJEVE



    Mjaft fakte provojne se ne familjen shqiptare te diteve tona ,femijet rralle u nenshtrohen formave te ndryshme te dhunes se prinderve te tyre se paku deri ne fund te moshes se adoleshences .Te dhenat qe jane marre nga anketimet pohojne se ndaj femijeve te tyre ushtrohet dhune jo vetem nga babai,po edhe nga nena,si ne familjet shqiptare rurale,ashtu dhe ne ato qytetare.Madje si baballaret edhe nenat jane pothuaj njelloj te dhunshem ndaj femijeve te tyre.Nenat ushtrojne me shume dhune ndaj vajzave te tyre,duke e justifikuar kete me mendesite se dhuna eshte e domosdoshme si mjet detyrimi qe vajzat te mos marrin rruge te keqe,se dhuna ka shpetuar shume vajza adoleshente nga degjenerimi e kausi shoqeror qe perjeton Shqiperia,se dhuna ndaj vajzave eshte pjese e pergjithesise dhe e kontrollit te nenave ndaj tyre,se vajzat me mire te zemerohen me nenat,qe i detyrojne dhe me dhune te shkojne ne rruge te mbare,se sa ti mallkojne gjithe jeten per shkarjet nga leshimet liberale te tyre etj.

    Psh: Nje nene qe ushtronte sistematikisht dhune ndaj vajzes se saj
    gjimnaziste,per ta shtruar sic shprehet ajo ne nje bisede me koleget e saj,petagoge ne universitetin e Tiranes,nder te tjera thote:
    Une e qelloj dhe do ta qelloj time bije deri ne diten qe ajo do te marre diplomen e Universitetit.
    Une do te perpiqem ta ruaj vajzen time nga ky mjedis i infektuar me gjithfare “virusesh” shoqerore qe shkaktojne trauma te
    pariparueshme,vecanerisht per vajzat.Lus perendine te mos mbylle syte pa e diplomuar time bije.Ne shoqerine shqiptare diploma e universitetit,jo vetem te jep tjeter personalitet,por eshte edhe nje fare mburoje prej te ligave qe te vijne dhe andej nga nuk i pret.
    Ceshtja e ndikimit te dhunes se prinderve ndaj femijeve dhe adoleshentet eshte nje nga me te nderlikuarat e me te diskutuarat jo vetem ne studimet sociologjike,psikopetagogjike etj. Por edhe ne bisedat e perditshme.Diskutime te tilla gjallerohen ndjeshem ne periudha ndryshimesh te vrullshme shoqerore e kulturore.
    Studiues te ndryshem kane sjelle argumente te shumellojshme pro dhe kunder funksioneve afirmative dhe disfunksioneve te dhunes se prinderve te ushtruar ndaj femijeve te tyre.Te dhenat e ketij anketimi provojne se mjaft prej grave ,ne familjet ku jane rritur,kane perjetuar dhunen e prinderve dhe jane te prirura te justifikojne ushtrimin e dhunes ndaj femijeve te tyre.Rreth 62.10% e grave vleresojne kryesisht funksionet positive te dhunes te ushtruar nga prinderit ndaj femijeve,qe i detyron ata te shmangin gabimet ose fajet e te jene me te disiplinuar,si faktore qe i mbron nga shkarjet morale dhe nga perdorimi i droges.

    Nje bashkeqytetare thote:
    “Ndoshta ne shqiptaret e perdorim dhunen ndaj femijeve edhe ngaqe jemi te stresuar ose me sakte te friksuar per te ardhmen e femijeve tane.Pasi e perdorim dhunen ndaj femijeve behemi pishman si dreqi,por edhe te mos e perdorim dhunen friksohemi me shume kur mendojme se femijet mund te futen ne ndonje qorrsokak,prej ku nuk mund te dalin gjithe jeten.”…

    Prinderit ne Shqiperi ,vecanerisht nenat ushtrojne dhune ndaj femijeve te tyre ne moshen e adoleshences si mase profilaktike,per ti mbrojtur ato nga leproza e veseve te shumta qe kane molepsur shoqerine e diteve tona.17,62% e te anketuarve pohojne se dhuna e ushtruar nga prinderit u ndrydh mendimet dhe aftesite krijuese te femijeve dhe shkakton trauma psikike te pariparueshme.
    Pervoja jetesore dhe studimet social-psikologjike tregojne se,vecanerisht djemte,qe ne femijeri dhe ne moshen e adoleshences kane qene te ekspozuar ndaj dhunes familjare te ushtruar drejt-perdrejt ndaj tyre,ose ndaj antareve te tjere te familjes.Ky perfundim konfirmohet dhe nga gjeografia sociale e kronikes se zeze ne realitetin shqiptar.Sipas te dhenave qe gjenden ne zyren e statistikes te prokurorise se pergjithshmete republikes se Shqiperise gjate vitit 1998 rreth 41.1% te krimeve kunder jetes se tjetrit si vrasje,plagosje,grabitje me dhune,rrembim personi etj.Jane kryer nga te rinj te grupmoshes 19-26 vjec.Nga studimi i sfondit familjar te personave te rinj qe kane kryer vepra penale me shkalle te larte agresiviteti kunder jetes se tjetrit rezulton se shumica e tyre jane rritur e socializuar ne mjedise familjare ku ushtrohet dhune,ku ,vecanerisht meshkujt me te rritur,flasin sistematikisht per modele sjelljesh perverse,per krime e dhune kunder te tjereve etj.
    Ne disa krahina e qytete te vogla te shqiperise se mesme familjet ose fiset ku socializohen te rinj te tille te prirur per veprime kriminale me shkalle te larte rrezikshmerie karakterizohen nga opinioni si familje ose fise te tersta,si sera te dhunes e te krimit.
    Dhuna ne shoqerine shqiptare te diteve tona po kontrakton e tjeterson pothuajse te gjithe sistemin e marredhenieve ndermjet njerezve.
    Perpjekjet per te kufizuar dhe sheruar nje semundje te tille sociale eshte e domosdoshme te fillojne me crrenjosjen e mendesive te prinderve,qe ne forma te ndryshme justifikojne dhunen e ushtruar ndaj femijeve te tyre.


    KONKLUZION:

    Kjo arrihet me aftesimin e prinderve per te miredukuar femijet jashte formave te dhunshme te detyrimit,me kulturimin e mekanizmave psikokulturore ,qe shmangin elementet e konfirmimit ne marredheniet e femijeve me prinderit dhe me te tjeret.

    Nga J@mes_Douglas

    Çdo informacion shtese, opinion, mendim, vleresim apo shkrim qe ka te beje me temen eshte mese i mirepritur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 04-12-2007 më 11:31
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  2. #2
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Dhuna Ne Familje Edhe Ndaj Femijeve ...
    ...Eshte krimi me i madh ndaj njerezimit!!!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Mendoj se dhuna eshte ves i trashegueshem. Nese nje femije rritet ne familje te dhuneshme, dhe ne mos qofte agresiv, do jete i dhunshem. Eksperienca te tilla si dhuna, fiksohen qe herret ne tru. Nese femija shef prindin te perdori dhune, ne sub-koshiencen e tij e pranon dhunen si mjet rregullues dhe pozitiv, pavarsisht se ne gjendje te qete do e shofi negativisht. Shume veta e kuptojne se dhuna mund te jete krim apo mjet i panevojshem, por nese eksperiencat gjate femijerise kane qene te lidhura me dhunen, ajo do qendrojne e fshehur ne karakterin e personit, per te dale ne pah ne moment dobesie.
    Menyra me efikase per te eleminuar dhunen eshte, te mos ekspozojme femijet ne nje ambient te tille. Nese eksperienca feminore nuk permban dhune, atehere dhuna nuk do shifet me si nje mjet i pranueshem
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #4
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Mendoj se dhuna ne familje vjen nga shume faktore , duke qene se dhe vete kam qene e ekspozuar ndaj nje tip dhune ne femilje jo fizike por emocjonale me ka bere te kuptoj qe dhuna ne familje vjen nga prinder te cilen nuk jan shume te stabilizuar emocjonalishit apo psikologjikisht , ime ame psh me ka pas trajtuar keq deri ne nje moshe kur nuk lejohen me ti gjuash femijes , dhe per kete kam kaluar disa periudha te zymta sidomos ne moshene adoleshences , te cilat bene qe une te sillesha ne menyre qe eshte jashte karakterit tim . Ne fillim isha shume e turpshme , e frikesuar , pastaj kalova ne anen tjeter shume rrebele shume kunder cdo gjeje qe donin prinderit e mij , kisha nevoje per fjale te mira , dashuri dhe mbeshtetje , qe ndoshta nuk e gjeja dot ne familja e mundohesha ta kompesoja me shoqerine . Kjo ndikoi shume ne forminin tim , sepse ne jete takon si njerez te mij dhe te keqinj , por isha aq e forte sa te mesoja nga gabimet e mija e te zgjidhja rrugen me te drejte per mua . Ne nje sens kjo ka te mire sepse te ben me te forte por do ishte me mire qe gabimet ti mesonim jo duke pesuar por duke na mesuar prinderit tane e jo te na bejne te mos i bindemi . Jam e sigurt qe nje dite te bukur kur te behem nene vete do dij c'tu mesoj femijeve te mij sepse kam kaluar vete e kam vuajtur mesimet e jetes , keshtu qe ata nuk duhet te bejne te njejten gje i kane te gatshme mesimet nga mua
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pink^ Pearl : 16-02-2005 më 16:29

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2005
    Postime
    12
    Dhuna eshte dhe ka qene gjithmone nje krim. Dhe kundra femijeve eshte Krimi me i madh.

  6. #6
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Pink^ Pearl ju falenderoj per shembullin konkret qe keni guxuar me thjeshtesi te shprehni ne kete teme mjaft delikate. Me vjen mire gjithashtu kur lexoj dhe degjoj hera-heres se si individe te caktuar ashtu si dhe ju pas traumave qe kane pesuar ne femijeri apo edhe me tej, jane munduar ti kapercejne kto, fale vullnetit dhe karakterit te forte qe i karakterizon.
    Duhet theksuar se eshte mjaft e veshtire te realizohet zhdukja e plote e pasojave qe le kjo lloj dhune (psikologjike apo fizike) nga individet qe e perjetuar nje fakt te tille. Kjo pasi dhe vete mjedisi shoqeror ku ne bejme pjese e ka te veshtire te "heqe dore" nga ky virus shekullor.
    Individe si ju Pink^ Pearl qe triumfojne ne betejen e veshtire psikologjike mundet qe ti trasmetojne me teper dashuri femijve te tyre, pasi kjo eshte nje arme e forte kunder ketij infeksioni te lashte. Kjo lufte individuale sherben si nje ilaç sherues per shoqerine.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  7. #7
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Flm James dhe une desha te te pergezoja per hapjen e nje teme te tille kaq te rendesishme per shoqerine ...

  8. #8
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    vete mjedisi shoqeror ku ne bejme pjese e ka te veshtire te "heqe dore" nga ky virus shekullor.
    ************************
    Mjedisi nuk heq dore nga ky ves sepse nuk ekziston nje ligj qe te mbroje pjesen e brishte te familjes nga dhuna. Dhe ndeshkimet te jene drastike sepse frika ruan vreshtin! Dhuna qe ushtrohet ndaj femijes ose ndaj nenes ne sy te femijes eshte nje prove e gjalle qe ruhet ne pavetedijen e femijes. Asgje nuk mund te fshihet nga kujtesa, gjithshka ruhet per t;u bere pjese malinje e subkoshiences e cila kur aktivizohet eshte e demshme. Ky femije ka probleme me personalitetin, ndjen crregullime, mund te behet vrases, kerkon te dominoje mardhenien me cdo kusht, fal dashuri nepermjet dhunes sepse kete ka marre nga njerezit me te aferm dhe kjo eshte gjuha per ta shprehur etj. Prandaj bota e sheh te rendesishme mbrojtjen e femijeve nga dhuna dhe eshte mjaft sensibel ndaj ketij fakti.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e hysnib
    Anëtarësuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    41

    Mëkatet e prindërve

    Nuk mund të themi se ne familjet e fëmijëve të padisiplinuar nuk ekziston ndonjë lloj disipline prindore.Këta fëmijë janë akuzuar rreptë gjatë tërë moshës fëminore;janë rrahur dhe keqtrajtuar për gabime shumë të vogla.Kjo sjellje është shumë e dëmshme,pasi është disiplinë e padisiplinuar,sepse vetë prindërit janë të padisiplinuar.Ata mund të zihen dhe të shahen para fëmijëve pa u përmbajtur;janë të pakujdesshëm;premtojnë lehtë dhe nuk i mbajnë premtimet;jeta e tyre është shpeshherë kaotike,duke bërë të pamundur përpjekjen për të rregulluar jetën e fëmijëve.Nëse babai rreh rregullisht nënën,çkuptim ka që nëna të rrahë të birin pse ai ka keqtrajtuar të motrën?Ç`kuptim ka ti flasë që ai të përmisojë sjelljet e veta?Meqenëse në fëmijëri nuk e kemi aftësinë e krahasimit,prindërit për ne janë krijesa hyjnore.
    Kur prindërit bëjnë diçka,këtë fëmijët e kuptojnë si mënyrën e vetme për të bërë diçka.Nëse fëmija çdo ditë e sheh prindin e tij të disiplinuar,me autoritet e të përmbajtur,që është i aftë të organizojë jetën e vet,atëherë ky fëmijë do ta pranojë këtë sjellje me krejt unin e tij,si të vetmen mënyrë të jetesës.Por nëse ai çdo ditë sheh që prindërit e tij jetojnë në mënyrë të padisiplinuar,do ta pranojë këtë si të vetmin model jetese.Nga shembujt e jetës,më kryesore nga të gjitha është përvooja e dashurisë.Shumë rrallë mund të ndodh që fëmijët e disiplinuar të jenë nga familje me jetë kaotike.
    Prindërit që iu kushtojnë kohë fëmijëve të tyre,e kanë të qartë se në rastet kur fëmijët bëjnë gabime,duhet të reagojnë me vërejtje apo qortime të shoqëruara me plot kujdes.Ata vëzhgojnë pa u vënë re se si e hanë ëmbëlsirën fëmijët e tyre,si mësojnë,si sajojnë gënjeshtra të kota,si iu largohen problemeve me të cilat nuk duan të ballafaqohen,etj.Këta prindër gjejnë kohë të bëjnë korrigjime të vogla,t’iu përgigjen atyre pa përtesë,ndonjëherë dhe duke u pajtuar me ta,duke u dhënë leksione,duke u treguar ngjarje e përralla,duke i përqafuar,puthur e duke ua rrahur shpinën në shenjë nirësjellje dhe tolerimi.Ky është lloji i disiplinës të cilë e aplikojnë prindërit e kujdesshëm dhe që,në fund të fundit,është superior në krahasim me mënyrën se si sillen prindërit që nuk u ofrojnë dashuri fëmijëve të tyre.Disa prindër,duke ditur këtë,për ta vendosur më lehtë disiplinën,përdorin kanosjen apo kërcnimin.Shprehja më e përdorur është kjo:”Nëse nuk bënë atë që them unë,nuk do të të dua më dhe ti e kupton vetë se çdo të thotë kjo”.Pra,do të thotë braktisje,vdekje.Këta prindër e kushtëzojnë dashurinë nëpërmjet kontrollit e epërsisë që kanë mbi fëmijët e tyre.Për këtë arsye fëmijët e këtyre prindërve janë shumë të friksuar për të ardhmen e tyre.Fëmijët e braktisur psikikisht apo fizikisht nga prindërit,rriten me bindjen se bota është një vend i pambrojtur dhe i pasigurtë dhe ata nuk janë të gatshëm,që në momente të caktuara t’iu largohen kënaqësive të vogla për hir të kënaqësive më të mësha apo për hir të sigurisë të së ardhmes,sepse për ta ajo është e panjohur dhe i tremb.Si përfundim,fëmijët që të mund të zhvillojnë aftësinë e zgjatjes së knaqësisë,patjetër duhet të kenë prindër të vetëdisiplinuar,që të edukojnë te ata ndjenjën e vlerësimit të vetvetes,si dhe një shkallë besimi në sigurinë e vetekzistecës së tyre.Kjo arrihet me rrugën e vetëdisiplinës dhe të dashurisë së vërtet prindore,si dhe të përkushtimit prindor.Këto janë dhuratat më të vlefshme që mund t’ua dhurojnë prindërit fëmijëve të tyre.Nëse fëmijët nuk i marrin këto nga prindërit,me siguri ata do t’i marrin ato nga burime të tjera.Por në këto raste,ky proces paraqet një rrugë shumë të vështirë,e cila rrallë mbaron me sukses.Prindërit konsiderohen si shkaktarët kryesorë në pasojat e jetës së fëmijëve të tyre.

    Prindërit janë udhëheqës edhe pse shumë prej tyre janë të papërgatitur për këtë rol.

  10. #10
    dhuna ndaj femijeve ben pjese ne pellgun e madh te agresivitetit njerezor (me sa duket instiktiv). keshtu qe ne nje menyre duket e pashmangshme. te gjithe femijet e provojne dhunen qofte fizike, qofte psikologjike dhe deri diku hyn ne "normat" e shoqerise njerezore. ajo qe me shqeteson me te vertete eshte dhuna e pazakonte dhe e sterzgjatur (nga prinder me probleme socio-psikologjike). ne keto raste eshte nevoja me e madhe qe femijet te jene ligjerisht te mbrojtur dhe perkrahur ndaj prinderve te tyre.

    do te doja te dija me shume se si operohet ne raste te ketilla ne perendim. dmth nese vertetohet se njeri ose te dy prinderit ushtrojne dhune mbi femijen, si vepron shteti?
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  2. Trafikimi i Fëmijëve
    Nga Gimi3 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 15:08
  3. Ndal! Punes Dhe Trafikut Te Femijeve Ne Shqiperi
    Nga StormAngel në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-10-2004, 04:45
  4. Raporti i UNICEF-it për trafikimin e fëmijëve shqiptarë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •