-
Larguar.
Locke
Locke eshte themeluesi i empirizimit drejt tolerances politike. Ai mendon qe e verteta mund te diktohet (te shihet, te detektohet) ne aspekte te ndryshme edhe kur ato aspekte duken kontradiktore ne eksperiencen njerezore. Kjo eshte baza e gjykimit.
Atij nuk i pelqyen spekulimet metafizike. Njeriu kerkon lumturine, qejfin, argetimin, epshet, per t'u larguar nga tragjedia e jetes, por keshtu harron paqen shpirterore. Pasionet duhet te kontrollohen nepermjet meshires. E liga zhduket me ane te revolucionit, i cili nuk eshte vetem nje e drejte e njeriut, por eshte nje detyre, obligacion, per te perparuar.
Revolucioni amerikan, ndonese i frymezuar nga filozofia frenge e shekullit te shtatembedhjete, ne themelet konkrete u bazua ne Principet e Locke-s. E mira dhe e liga jane dy koncepte qe duhen sunduar me ane te vullnetit, per te arritur barazimin e te drejtave njerzore te mundshme per lumturine e te gjitheve.
Koncepti i Locke-s eshte me shume shoqeroro-politik se sa filozofik. Ne kete drejtim ne mund te shtojme qe, po arritem te shohim pertej kohes dhe hapesires, pertej mentalitetit te shekullit tone dhe pertej revolucioneve boterore, qe, me ne fund, mbarojne ne flluska sapuni, atehere, kur te kemi asgjesuar kohen dhe hapesiren ne mund t'i konsiderojme te miren dhe te ligen si dy gjendje shpirterore dhe jo si dy te verteta absolute; keshtu qe ne nuk mund te ndertojme nje keshtjelle mbi ato dy koncepte, aq sa mund te ndertohet keshtjelle mbi genjeshtren ose demagogjine...
Isuf Luzaj
Pertej se mires dhe se liges
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt