Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Arsyen kryesore perse une e kam hapur k'te teme eshte sepse prisja qe ju te permendnit emra te njerezve si (pervec se te jipnit opinionet/mendimet tuaja):

    Soren Kierkegaard

    apo

    William James

    apo

    John Wisdom.... etj....

    Ka njerez te cilet mendojn se besimi ne Zot eshte ceshtje besimi e jo ceshtje njohurie. Shume insistojn se rendesia e besimit ne Zot varet pikerisht mbi ate "besim", sepse nese ne mund te jipnim vertete prova per ekzistencen e Zotit, atehere feja sdo kishte kuptim.

    W. James, si shembull, argumentonte se ajo qe eshte e rendesishme ne besimin fetar nuk eshte kontributi qe na jep ne njohuri aq sa roli qe luan te na bej me te lumtur dhe me te "plote".

  2. #32
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Pėr Vėshtrusen, do tė ndalem pak vetėm tek Kierkegaard.

    Kundėrshtar i flaktė i Hegel, ai ėshtė, bashkė me Pascal, babai i filozofive tė ekzistencės. Hegel, mendon qė ekzistenca ėshtė veēse njė moment nė historinė e totalitetit universal. Nė vizionin hegelian ka rėndėsi vetėm sistemi logjik i organizuar nga koncepti dhe abstraksioni. Kierkegaard, kundėrvė ndaj sistemit filozofik objektiv dhe universal te Hegelit, ekzistencėn individuale tė copėtuar nga ankthi dhe vuajtja. Ē'ėshtė ekzistenca, pėr Kierkegaard ? Ajo ėshtė raporti intim dhe jo konceptual me transhendancėn. Ekzistenca tek Kierkegaard ėshtė e veēuar, cilėsore (dhe jo sasiore), e huaj ndaj racionalitetit tė konceptit, e lidhur me subjektivitetin dhe personin. Ekzistenca nuk mund tė futet nė njė sistem, sepse ajo ėshtė e pa-mendueshmja dhe e pa-folshmja : ajo jepet si subjektivitet, sepse bėhet fjalė pėr tė gjetur njė tė vėrtetė qė tė jetė e tillė vetėm pėr veten tonė, pėr tė kuptuar vetveten nė ekzistencėn. Ekzistenca individuale merr pėrsipėr ankthin dhe dėshpėrimin, tė cilat n'a hapin tek transhendanti.

    Kierkegaard ėshtė njė mendimtar religjioz, qė jeton nė njė shoqėri tė krishterė dhe protestante. Nė fakt, ai nuk ėshtė kundėr besimit tė krishterė por ai dėshiron tė transformojė shoqėrinė daneze e cila jeton nė njė kristianizėm fasadė. Ai dėshiron njė religjion autentik, nė tė cilin individi angazhohet i tėri me subjektivitetin e vet. Kristianizmi i vėrtetė ka lidhje me atė qenie tė brengosur dhe tė vuajtur qė ėshtė njeriu i cili, nė frikė dhe nė dridhje, ėshtė hapje ndaj fjalės sė Zotit.

    Kierkegaard pohon : "Individi, kjo ėshtė kategoria e krishterė vendimtare".

  3. #33
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ti pergjigjesh kesaj pyetje duhet te dallosh cdo te thote fe dhe cdo te thote Zot.

    Zoti eshte ajo Arsyeja e Gjithdijshme dhe Gjithperfshirese, ai intelekti Universal, i cili seciles krijese ia jep kushtet e jetes, Krijues i cili eshte mbi krijesat e veta, di cka ato nuk dine, mundet cka ato nuk munden, sheh cka ato nuk shohin. Ai eshte Nje, i Vetmi, i Gjithfuqishmi, i Gjithdijshmi, Gjithdegjuesi, Gjithinkuadruesi, Githpamesi, Gjithlajmetari. Ai eshte i cili jep atribute, ndersa Ai eshte i paatribuar.
    E panderprere dhe e vazhdueshme eshte lidhja ndermjet ketij Krijuesi dhe krijesave te Tij; Ai eshte me i afert sesa gjaku i tyre personal i cili neper ta qarkullon. Ai e ka krijuar dhe harmonizuar kete kenge shume te bukur kozmike. Ai eshte i Drejti i cili i ka krijuar ligjesite kozmike dhe deri ne detaje i ka bere te sakta e te pagabueshme.


    ndersa feja eshte:

    nje grup moralesh dhe normash qe shpjegojne menyren e jteses sipas normave hyjnore

    Pra Zoti eshte qellim dhe feja eshte mjet per te arritur tek ky qellim.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #34
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga episodestory
    zotİ Ka Pasur Vlere Dhe Pa Fene.
    Kjo eshte ajo cfare kerkoja une.

    Tung tung.

  5. #35
    djalli,mė i dashuri i Zot
    Anėtarėsuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    Nė Zvicerr
    Postime
    115

    Zoti apo feja?

    Citim Postuar mė parė nga Veshtrusja
    Tema qe eshte hapur ne lidhje me Nietzsche me beri te lexoja disa prej veprave te tij. Nuk e hapa k'te teme per te diskutuar Nietzsche por nder te tjera qe isha duke lexuar me kapi syrin kjo fraze:

    [Nietzsche] ...expresses some of his own doubts about the capacity of religion to enhance our lives. To the contrary, he says, religion can impoverish life as well.

    ose , nuk jam perkthyese, por pak a shume ne Shqip:

    [Nietzsche]...shpreh disa nga dyshimet e tij ne lidhje me kapacitetin e fes qe te ndricoj jeten tone. Ne te kundert, ai thote, feja mund te varfersoj jeten gjithashtu.

    Kjo fraze me beri te mendohem....Dhe, te kjo teme kam deshire te perqendrohemi te Feja. Cilat jane avantazhet e fes? Cilat jane disavantazhet e fes? A duhet Feja ne vend qe te vleresohet Zoti? A ka Zoti vlere pa patur Fen? A eshte Zoti i pasqyruar gjithmone te Feja?...etj...

    Ju pershendes.
    Zoti nuk i njeh fetė!Njerėzit i krijuan ato pėr t`mashtruar-shėruar vehten dhe njėri tjetrin.Fetė qė kanė krijuar njerėzit janė si kėngėt qė i thureshin Enver Hoxhės nga populli nė kohėn e tij nga dashuria(frika)!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •