Klodian Branko - 09/12/2004
Ja pagat e VIP-ve tė shtetit
Qeveria do tė ketė tani mundėsi tė rrisė nė mėnyrė tė tėrthortė pagat e administratės sė lartė. Njė projektligj i lidh pagat me atė tė presidentit tė Republikės. Kjo e fundit caktohet nė buxhet me propozim tė qeverisė
Njė sistem i ri pėr pagat e VIP-ave tė administratės pritet tė zvogėlojė pagat e disa zyrtarėve. Shqetėsimi i ngritur para disa muajsh pėr faktin se institucionet e pavarura vendosnin vetė pėr superpagat, duke ia kaluar edhe kryeministrit, pritet tė zgjidhet duke vendosur ligjėrisht pagėn e presidentit si mė tė lartėn nė tė gjithė hierarkinė. Por sakaq pagat e tjera kanė hapur debat. Deputeti Erjon Braēe ankohet se Avokati i Popullit do ta ketė pagėn mė tė lartė se deputeti, gjė qė e konsideron si absurde.
Paga e kryeministrit do tė jetė e dyta nė radhėt e funksionarėve shtetėrorė pas asaj tė presidentit tė Republikės. Kjo pėrcaktohet nė njė projektligj tė paraqitur nė Komisionin e Ekonomisė nga Ministria e Financave. Deri mė sot kanė qenė disa funksionarė shtetėrorė tė cilėt e kishin rrogėn mė tė lartė se kryeministri, si pėr shembull, kryetari i Gjykatės Kushtetuese, drejtori i INSIG etj. Sipas kryetarit tė kėtij komisioni, Ylli Bufi, ky projektligj ka synim vendosjen e njė piramide pėr pagat e funksionarėve tė lartė shtetėror. Mungesa e njė ligji pėr piramidėn e pagave tė funksionarėve shtetėrorė ka krijuar raste shpėrpjestrimesh tė pagave tė titullarėve tė institucioneve kushtetuese dhe tė institucioneve tė tjera. Ky projektligj pėrcakton si majėn e piramidės apo pagėn mė tė lartė atė tė presidentit tė Republikės dhe mė pas vijnė pagat e drejtuesve tė tjerė nė raport me kėtė pagė, u shpreh Bufi. Sipas kėtij projektligji, paga e presidentit tė Republikės pėrcaktohet ēdo vit nė ligjin vjetor tė buxhetit tė shtetit sipas propozimit tė Kėshillit tė Ministrave. Ndėrkohė qė pagat e funksionarėve tė tjerė vijnė sipas njė shkallėzimi tė pregatitur nga Ministria e Financave. Paga aktuale e presidentit ėshtė 290000 nė muaj. Kėshtu qė sa herė qė pushtetarėt duan tė rrisin rrogat e tyre mjafton qė tė rrisin rrogėn e presidentit tė Republikės dhe rrogat e tyre rriten automatikisht sipas raportit tė pėrcaktuar nė kėtė projektligj.
Projektligji i ka ndarė pagat e funksionarėve tė shtetit nė pesė kategori. Kategoria e parė ose A , e cila ėshtė e para pas presidentit. Nė kėtė kategori do tė pėrfshihen kryetari i Kuvendit, kryeministri, kryetari i Gjykatės Kushtetuese. Kėta tė fundit do tė marrin njė pagė mujore prej 258100 lekė. Nė kategorinė B do tė pėrfshihen nėnkryetari i Kuvendit, z/kryeministri, Avokati i Popullit, kryetari i KLSH-sė, kryetari dhe z/kryetari i KQZ, gjyqtari i Gjykatės Kushtetuese. Kėta funksionarė do tė marrin njė pagė mujore prej 211700 lekėsh. Nė kategorinė C pėrfshihen ministrat, inspektori i pėrgjithshėm i Inspektoriatit tė Lartė tė Deklarimit dhe kontrollit tė Pasurive, z/ kryetari i KLD-sė, kryetari i Akademisė sė Shkencave. Paga mujore e tyre do tė jetė 197200 lekėsh. Nė kėtė kategori bėjnė pjesė edhe deputetėt por me njė rrogė mė tė ulėt. Rroga mujore e tyre do tė jetė 176900 lekėsh. Kėtė fakt e kanė kundėrshtuar disa deputetė nė Komisionin e Ekonomisė. Ėshtė absurde qė Avokati i Popullit apo zv/krytari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė ta ketė rrogėn mė tė madhe se deputeti i popullit, ka thėnė deputeti socialist Erion Braēe.
Shpėrblimet
Projektligji pėrcakton se funksionarėt e lartė shtetėrorė, tė institucioneve kushtetuese dhe tė institucioneve tė pavarura mund tė pėrfitojnė njė shpėrblim vjetor deri nė 2 paga tė plota mujore. Vendimi pėr shpėrblim dhe pėr masėn e tij merret nga Kuvendi pėr presidentin, kryetarin dhe zv/krytarin e Kuvendit, kryeministrin dhe krytarėt e institucioneve tė pavarura. Nė kėtė mėnyrė shpėrblimi pėr kryeministrin do tė bėhet nga Kuvendi dhe jo nga vetė ai ashtu siē ndodhi disa muaj mė parė kur kryeministri shpėrbleu veten me 5 paga. Pėr zv/kryeministrin dhe ministrat vendimet pėr shpėrblim do tė merren nga kryeministri. Ndėrsa pėr organet e tjera kolegjale kėto vendime shpėrblimi do tė merren nga vetė kryetari i organit.
Pėrjashtimi
Nga dispozitat e kėtij projektligji pėrjashtohet paga dhe shpėrblimet pėr guvernatorin, inspektorin e pėrgjithshėm, anėtarėt e Kėshillit Mbikėqyrės si dhe punojėsit e tjerė tė Bankės sė Shqipėrisė. Paga dhe shpėrblimet e funksionarėve tė mėsipėrm pėrcaktohen nga ligji Pėr Bankėn e Shqipėrisė.
Krijoni Kontakt