E kam shkruar menjehere, dhe ka njemilion gabime ortografike dhe gabime te tjera. Tani po pertoj edhe vete ta rilexoj e jo me ta korrigjoj.
Pershendetje te gjitheve.
Ajo ishte nje familje e vogel, e qete rreth se ciles nuk mund te thuash asgje te vecante vec faktit se kishte nje pasqyre magjike, qe e kishin trasheguar brez pas brezi, per qindra vjete. E ruanin ne fundin e nje sunduku te vjeter druri, te mbshtjelle me nje velenxe leshi pasqyren , e cdo te premte e nxirrnin nga fund-barku i sundukut per te marre pjese ne nje ritual qe ndothte per disa minita.
Pasqyra kishte nje veti te vecante. Ajo u pergjigjej pyetjeve qe i beje, por duhej qe pyetja te sihte e sinqerte, dhe ti ngjante nje bashkebisedimi te paster midis saj dhe personit qe bente pyetjen. Pyetja gjithashtu duhej te kishte lidhje vetem me personin qe bente pyetjen, dhe ate nuk duhet ta degjonte kush tjeter, pasi ishte thene se ne rast se dikush e degjonte dialogun e pyetesit dhe pasqyres , atehere pyetesi nuk do te mund te shikonte pasqyrimin e imazhit qe i jepte pergjigje pyetjes se tij.
Keshtu, cdo te premte, babai, nena, i brir, 22 vjec, dhe vajza nje adoleshte simpatike, zinin veshet me pambuk ne menyre qe te mos degjonin asgje nga ato qe thonin, e uleshin ne kater karrige te vendosura perpara pasqyres magjike. Ata mbyllnin syte per te ndjere qe nga brenda kokes se tyre oshetimen e pyetjes, qe shkeputej si ortek nga masa e shqetesimit, pastaj symbyllur fillonin te recitonin monologun e shqetesuar, i cili perfundonte gjithmone me pyetjen drejtuar pasqyres, e pas kesaj hapnin syte per te pare imaxhin qe shfaqej ne pasqyre.
I pari ishte Babai.
Pasi ai sigurohej qe te tere i kishin zene veshet mire me pambuk, e afronte karrigen e tij edhe me prane pasqyres, mbeshteste koken mes pellembeve, ndizte nje cigare, e ashtu sy mbyllur fillonte monologun e tij.
Dilema i ngrihej nga fundi i themrave e i ulej mbi fytyren e nxire, ndersa televizori i vendosur nga pas shpinave te tyre transmetonte, ne kete ore te se premtes, pikerisht atehere kur zhvillohej rituali nje gare kuajsh, e cila nderpritej nga nje rreklame televizive ku dy duar te shkatheta shpjegonin perdorimin e nje prezervativi.
Gara rifillonte serish.
Babai mbushej me fryme dhe pasi hapte gojen thoshte frazen me te cilen ai zgjonte pasqyren.
Pasqyre moj pasqyre.
Sot eshte e premte, e une sapo kam mbaruar nje dite te lodhshme, e per fate te keq as sot nuk arrita te fitoj asgje. Edhe pse perpiqem kaq shume, me te gjitha forcat e mija, nuk arrij te ndryshoj kete jete te poshter emskine, e aq me pak te meritopj sadopak respekt perkujdesje nga familja ime. Gruaja ime, eshte nje njeri i mire, por ce do qe eshte shushk. Nuk me gjendet per asgje, e nuk mund te qash nje hall me te, sepse jo vetem qe nuk me kuptopn kurre, por me fajson mua per te gjitha fatkeqesite qe ndodhin, pastaj me hakerrehet e me quan te pazotin. Si te mos mjaftonte e gjitha kjo ajo nis te me krahasoje me te gjithe miqte e mi, e sigursiht per te ata jane te tere me te afte, me te zotet, me te shkathet se une.
Te gjitha perpjekjet qe bej nuk vlersohen nga asnje, e une ndihem kaq fatkeq.
Djali im eshte nje dembel e llafazan i perkedhelur, i cili nuk kap pune me dore, ndersa vajza ime, eshte natyre kaq e veshtire sa nuk mund ti thuash dot nje fjale e jo me ti bertasesh sepse ajo do te mbyllet per ore te tera ne dhomen e saj e do te qaj me lote. Pra pasqyre moj pasqyre, ti qe ma di hallin, ti qe ke fuqine te shikosh ne te gjithe boten, a mund te me thuash ne ka burre me fatkeq se une ne bote, a ka njeri me te pavlersuar e me te parespektuar se une.
Tregome o pasyre fytyren e njeriut me fatkeq ne bote. Pastaj babai, ngre koken nga pellembet, hap syte dhe shikon fytyren e tij ne pasqyre.
Pra edhe pasqyra e thote qe une jam njeriu me fatkeq ne kete bote mendon. Ndihet i rraskapitur, por ngadhnjimtar njekohesisht. Nje ndjenje clirimi i ngroh gjoksin, ndersa pesha e zemerimit qe ai ka akumuluar gjate javes per gruan e femijet, per gjithe deshtimet e tij zhduket bashke me dilemen e tij.
Ne fund te fundit ky eshte fati im, e une e dua familjen time, mendon, e ndihet ngadhnjimtar mbi fatin e tij te lig. I bindur se nuk do ti braktis kurre ata, e se nje dite ata do ta kuptojne babane e tyre, ai ngrihet nga pasqyra me nje pamje te perlotur, heroike, puth gruan femijet, dhe ze vend aty ku ishte pasi te niste rituali.
Pas tij vjen rradha e nenes.
Gruaja ecen me hapa te vegjel, me koken ulur ne dysheme qendron para pasqyres e pasi ulet ne karrigen ku pak me pare ishte ulur babai, ajo mbyll syte dhe hesht.
Nga syte i rreshkasin lote, qe i njomin faqet, prej se cilave koha ka zhvatur pa meshire rinine.Kalojne pak minuta ashtu ne heshtje, ndersa me ne fund ajo degjon nga brenda kokes se saj nje ze te trishtueshem.
Fshin lotet me shpinen e dores, e me syte e veshet e mbyllur si gjithe te tjeret troket edhe ajo ne vemendjen e pasqyres.
Pasqyre moj pasqyre, degjohet zeri i saj i paket, i lodhur.
Dita ime fillon para lindjes se djellit, e perfundon pikerisht ne barkun e nates. Punoj si gomar, e kurre nuk kam kohe te pushoj, nderkohe qe shoqet e mija nuk bejne gje tjeter vec vishen e ngjishen, e mbahen si zonja. Nuk mjafton puna e shtetit po jam kthyer edhe skllave e shtepise. Me duhet te laj e gatuaj jo sa per tre vete, po per nje ushtri. Im shoq, nuk di te nguli nje gozhde, e une bej edhe punet e mashkullit ne shtepi. Jam edhe burre edhe grua, edhe nene edhe baba. Une duhet te gatuaj, laj, shplaj, kujdesem per femijet, ndersa ai zben gje tjeter vec mburret per virmat qe ben ne uje.
Pastaj femijet e mij jane kaq zevzeke, e kaq grindavecer sa ma sjellin shpirtin ne maje te hundes. Vajza nuk me ndihmon per azgje por vec di te kerkoj rroba te reja, e te flase gjithe diten ne telefon, ndersa ime bir e shtyn kohen klubeve, ndersa shoket e tij jane rregulluar te tere mne pune. Keta femije qe nuk e kane as idene me te vogel se sa e veshtirt eshte jeta, e sa me mundim nxirret leku, por qe dine kaq mire ta shpenzojne ate per qefet e tyre naive, te kota.
Pra pasqyre moj pasqyre, ti qe mund te shikosh cdo cep te botes, a mund te me thuash ne ka njeri me te vuajtur e me te trishtuar se mua, a mund te me thuash ne ka njeri qe ka hequr e vazhdon te heq kaq shume sa une, e kurre te mos degjoje nje gjale te mebel, e kurre te mos ndjeje nje perkedheli, por te ndihet skllave me kete shtepi te mbushur me mosmirenjohes???
Pastaj nena ngre koken, shikon fytyuren e saj ne pasqyre, dhe buzeqesh. Eshte nje buzeqeshje e hidhur, e mbushur me trishtim, por qe pas saj fshihet nje ndjenje qetesie, qe rrezellin ne syte e saj. Edhe ajo ngrihet nga karrigia dhe para se te ulet ne vendin e saj perqafon te shoqin e femijet, duke u ndjere e lidhur perjetesisht me fatin e saj prej martireje.
Gara e kuajve ne Tv vazhdon, kuajt rendin drejt finisht, ndersa flegerat u djersisin gjak. Per pak sekonda gishtat elegante te rreklames Televizive demonstrojne veshjen e prezervativit ne penisin artificial.
Ne karrigen para pasqyres ulet nje djal qe i ka kaluar te 25-tat.
Mbeshtet edhe ai si i ati koken ne pellembe dhe pa menduar asgje, pa iu dashur te degjoje asfare zerin e brendshem fillon ti flasi plot inat e mllef pasqyres magjike.
Pasqyre moj pasqyre.
A ka te ri me te deshperuar se une. Kam dy prinder qe nuk me kuptojne, dy prinder koprracer, e llafzane, qe nuk dine te bejne gje tjeter vec te grinden me njeri tjetrin pa pyetur per rinine time qe po iken, e qe nuk kane mundurb kurre te me ofrojne nje shanc ne jete, vec nje pjate me gjell, e rrobave te blera tek tezgat. Kurre nuk pata mundesi te bej nje zgjedhje ne jete, sepse kurre nuk ma fruan keta. Ata jane kaq egoiste, sa nuk mund ta kuptojne kete. Pastaj motra ime, nje qurrashe plot komplekse qe nuk ben gje tjeter vec lyhet e sterlyhet, ben makjazh, duke mos vene re se kjo e ben edhe me te shumtuar nga ceshte.
Shoket e mij jane te tere te veshur me rroba firmato, te tere kane para neper xhepa, e nuk jane pak ata qe kane makina, ndersa une nuk kam para as per kafe.
Kjo i ve piken te gjithave, tha, dhe i kerkoi asaj qe njihte te gjithe njerzit e kesaj bote ti thoshte nese njihte ndonje te ri me te deshperuar se ai.Hapi syte, pa fytyren e tij te skuqur, nga nje mllef qe humbi sakaq mbas syve te tij te kalter, e qe u zbej nga kontrasti i fytyres me floket e tij te zinj. Bashke me mllefin humbi dhe zemerimi i tij. U ngrit, mori nje cigare nga paketa e te atit, qe ashtu me veshet e mbyllur e me nje buzeqeshje idiote ne fytyre vazhdonte te qendronte ne vendin e tij. Pastaj ai perkedheli koken e thinjor te se emes, u mbeshtet ne supin e te motres, dhe u ul ne vendin e tij.
E fundit ne kete ritual ishte vajza.
Ajo me delikatese dhe e ndrojtur u ul para pasqyres magjike. Pulititi disa here para se ti mbyllte syte dhe kur u ndje rehat filloi monologun e saj.
Pasqyre moj pasqyre.
Une jam Lena, ti me njeh.
Jam nje vajze modeste, por e shikoj qe jeta nuk eshte aspak e bukur. Nuk kam shoqe te verteta pasi te gjitha jane ziliqare, ndersa djemte ata asnjehere nuk tregohen gjithmone te vemendshem me mua. Prinderit e mij me trajtojne akoma si femije, e shpesh kjo me ben te ndihem shume keq, e nenvleftesuar, e poshteruar. Ata ankohen gjithmone, sidomos mamaja, dhe sa here qe une kerkoj ndonje fustan apo shperh ndonje deshire, ajo rrudh buzet , e fillon te me numeroje hallet e veshtiresine ekonomike qe po kalojme.Kjo jo vetem qe me ndrydh deshirat e mija, po me ben te ndihem keq, me fut ne nje situate te deshperuar. Ndersa babai me shikon si te isha gjeja me pa vlere ne kete shtepi, nje cope idiote, qe nuk ja vlen te merret fare ne konsiderate, qe nuk di te beje asgje tjeter vec te rrije e ta hje buken kot. Kjo me pengon te them mendimin tim edhe kur te tjeret flasin kot. Vajza u mbush thelle me fryme, pastaj filloi perseri.
Im vella eshte nje kryenec, nje mendjemadh e prepotent i mbushur me vetbesim, por qe jam e sigurte qe nje dite do ti thyej hundet, e atehere do ti kujtohen fjalet e keshillat e mija, por atehere do te jete vone.
Pra pasqyre, magjike, ti qe njeh gjithe moshataret e mija, a mund te me thuash nese ka vajze me te perbuzur, e me te nevleftesuar se une. Me thuaj pasqyre, mbaroi ajo ligjerimin e saj hapi syte dhe fytyra e saj e brishte, shembellim mes gruas e femijes u shfaq ne pasqyre.
AJo mori fryme thelle. U ndje e liruar nga nje peshe qe e kishte shtrenguar ne gjoks, dhe mendoi tek i drejtohej familjareve te cilet e prisnin te ulur me veshet e zene e fytyrat e lodhura ne vendet e tyre"ata do ta kuptojne shume mire se sa gabim kane bere qe nuk me kane respektuar , qe kurre nuk kane ditur te me degjojne."
Pastaj ata te tere u ngriten ne kembe, u perqafuan te lumtur, ashtu si cdo familje e vogel e qete.Secili prej tyre ndihej hero, ndiente peshen e sakrifices qe bente per familjen, duke i pranuar pjestaret e tjere ashtu sic ishin.
Ishin kaq te lumtur qe kishin folur me dike,i kishte kuptuar, i kishte perzgjedhur ata, edhe pse ishte vetem ajo qe kishte mundur te degjonte monolgun e tyre.
Ata hoqen si me komande pambukun nga veshet qe u gumezhinin heshtjen e konservuar e ndjene njeherazi vrullin e zhurmave te jetes.
Ne TV gara e kuajve u nderpre per te disaten here per te rreklamuar perdorimin e prezervativit, e mbrojtjen qe ai siguronte ndaj viruseve.
Krijoni Kontakt