Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Zgjimi pranveror i Luginës së Preshevës

    Paralajmërime të mediave të Beogradit të afërta me shërbimet sekrete policore e ushtarake serbe



    Zgjimi pranveror i Luginës së Preshevës



    Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) po e përgatit me të madhe ofensivën s armatosur me emrin "Zgjimi pranveror i Luginës së Preshevës" shkruan javorja e Beogradit "Nedeljni Telegraf", e afërt me shërbimet sekrete policore e ushtarake



    Sfida kryesore për Sërbinë, vitin e ardhshëm nuk do të hetë Kosova, sikurse po paralajmërohetnë qarqe të ndryshme ndërkombëtare. Minë e befasisë e cila do t'i paraprijë statusit final të Kosovës do të jetë Serbia. Kështu e fillon tekstin e vet të gjatë javorja "Nedeljni Telegraf" e Beogradit duke u mbështetur në burime të huaja, sipas tyre diplomatike, e zbulon "skenarin e konflikteve të armatosura në Luginën e Preshevës". Sipas këtj shkrimi të bashkëpuntorit të UDB-së dhe KOS-it, M.A. "burimet e huaja diplomatike" në Beogradkanë thëne se "forcat ekstremiste shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë po përgatiten për zgjidhjen e statusit të tyre final në Sërbi, para se Kosova të shtrohet fare në rendin e ditës të forumeve ndërkombëtare. Mirëpo sipas autorit "për momentin ende nuk dihet se si do të përgjigjet Sërbia ndaj trazirave eventuale, të shpalljes së pavarësisë së kësaj pjese të territorit të vet dhe me cilat forca e me çfarë rreptësie do të hyjë në qerimin e hesapeve me formacionet e armatosura të AKSH-së që gjendet në kampet në Maqedoninë Perendimore, Kosovë dhe në Shqipëri, ku po përgatiten me të madhe për ofensivën pranverore në Luginën e Preshevës, respektivisht në Kosovën Lindore. Sipas "burimeve" të kësaj javoreje "grupet ekstremiste shqiptare të AKSH tashmë i ka mobilizuar njesitë sulmuese në territorin e Kosovës (bazat i kanë në rrethinën e Kamenicës, Gjilanit e Vitisë), kurse formacionet më të mëdha të përforcuara me fundamentalistë islamikë do të mobilizohen në fillim të vitit të ardhshëm. Për momentin po mobilizohen vetëm komandat e tyre dhe njesitë policore e vëzhguese". Në vetë territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shkruan javorja në fjalë, janë mobile vetëm forcat vëzhguese të cilat po i përcjellin forcat e sigurimit sërb, xhandarmerinë dhe ushtrinë e SMZ-së në Onën Tokësore të Sigurisë, ndërsa gupet e vogla të armatosura kanë për detyrë të "flenë" dhe ta presin pranverën. Një numër i tyre ka për detyrë që më 28 Nëntor, Ditën e Flamurit të Shqipërisë ta provojë durimin e policisë sërbe". Sipas kësaj reviste, "zgjimi pranverorë i Luginës së Preshvës", sikurse quhet kryengritja e armatosur e planifikuar në jug të Sërbisë për vitin e ardhshëm ka për qëllim:"Bashkësisë ndërkombëtare t'ia tërheq vëmendjen se çështja e shqiptarëve nuk është zgjidhur në jug të Sërbisë, se ata gjenden në okupim sërb, të krijohen kushte për mbajtjen e referendumit për shpalljen e pavarësisë së Luginës së Preshevës dhe bashkimin me Kosovën, të hapet rruga para konferencës ndërkombëtare për statusin final të Kosovës dhe të shkëputjes së saj nga Sërbia. Sipas planit në fjalë më e rëndësishmja është që të provokohet reagimi i ashpër i ushtrisë dhe policisë sërbe që të shkaktohen problemeve në të cilat do të duhej patjetër të ndërhynte bashkësia ndërkombëtare. Autorët e këtij plani, i cili sipas revistës po qarkullon në duart e diplomatëve të huaj në Beograd, kanë ndërmend që në këtë konflikt të ri shqiptaro-sërb t'i fusin edhe forcat e KFOR-it, veçmas amerikanët të cilat janë të sistemua pikërisht në pjesën midis Anamoravës dhe jugut të Sërbisë.



    Skenari i hapave për kryengritje në Luginë


    Revista 'Telegraf' e paraqet edhe skenarin e trazirave në jug të Sërbisë, ku midis të tjerash parashikohet "miratimi i vendimit për pavarësi; konfliktet e armatosura me forcat sërbe; shkaktimi i viktimave civile; inskenimi i përndjekjes masive të shqiptarëve nga jugu i Sërbisë në Kosovë dhe në Maqedoni; transferimim i formacioneve ushtarake të AKSH-së në Luginën e Preshevës; ndërhyrja e forcave ndërkombëtare; negociatat për bashkimin e Kosovës Lindore ne Kosovën". Plaifikuesit e kësaj lufte në Sërbi thekson autori, po llogarisin me të madhe se "në pranverën e ardhshme Ushtria e SMZ-së do të shkatërrohet plotësisht me momarrëveshjet e brendshme dhe pikërisht në këtë kohë opinioni i Sërbisë do të jetë i preokupuar mezgjedhjete reja parlamentare të cilat sipas rregullit, me vete do të bartin luftën e brendshme politike dhe do ta largojnë vëmendjen e opinionit sërb nga ajo që po ndodh në jug të vendit". shkruan javorja "Nedeljni telegraf" e Beogradit.
    Artikulli i marrur nga www.presheva.com
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ЯinoR
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Postime
    26
    ej shoki
    kjo vetem se eshte nje propagand e sherbimeve sekrete te serbis
    qe trupat serbe te vazhdojne edhe me tej aktivittetti n e tyre barbar ne lugin
    se edhe me heret kemi pas raste te tilla, kur u sulmua baraka ne rainc vetem se edhe disa dit kishin mbetur per tu terhequr policia serbe
    kupton
    dhe mua nuk me duket fare ineresante me se me kesi llojesh propaganda me ka ardhe ne FYT.

Tema të Ngjashme

  1. Kriza ne Luginen e Presheves
    Nga Duaje Siveten në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 08:58
  2. "Shpërthen" Lugina e Preshevës
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2006, 11:41
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 08:36
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 12:43
  5. Ushtria serbomalazeze vret një të mitur shqiptar
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 08:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •