F ishte i bindur se ishte qenia me e brishte qe kishte ekzistuar ndonjehere ne faqen e rruzullit.
Aq i brishte mendonte se ishte, sa nuk mund ta kuptonte se si mbahej ne kembe.
Mbijetesen e tij ja dedikonte nje rregjimi te programuar te cilen ai e ndiqte me perpikmeri, i bindur se nese nuk do ta zbatonte ate do te semurej e do te vdiste.
Gjeja e pare qe bente ne mengjes, sapo ngrihej nga gjumi ishte matja e pulsit.
Tre here e maste pulsin, dhe kete e mbante shenim ne nje fletore te trashe ne te cilen ishin shenuar edhe numrat e mjekeve me te mire te qytetit.
Pasi maste pulsin, i vinet rradha matjes se temperatures, te cilen edhe kete e mbante shenim ne bllokun e tij.
Ne fakt kishte dite qe pulsi kishte luhatje, e kjo ishte si mjafte shqetesuese, por mjeket i kishin shpjeguar se ky ishte thjesht nje reagim normal qe bente zemra e tij sa here qe ai stresohej.
Pra thjeshte nese mbushej thelle me fryme, e mendonte dicka te qete, pulsi do te normalizohej.
Pasi maste temperaturen, i vinte rradhe matjes se tensionit.
Vetem pasi kishte matur keto parametra ai ngrihej nga shtrati, dhe kontrollonte temperaturen e dhomes, lageshtine e ajrit, si dhe perqindjen e pluhurit.
Fale ketyre parametrave ai zgjidhte veshjen, e cila ishte pambuk ose lesh. Asgje sintetike nuk kishte ne garderoben e tij. Rrobat sintetike mund ti shkaktoni ndonje alergji, e cila mund te kishte efekte negative,e pse jo edhe mund te sillte ndonje infeksion ne lekure e per pasoje te shkaktonte vdekjen e tij. Ja pikerishte kete mendoi, dhe pa qe pulsi filloi te rrihte forte. U mbush me fryme thelle, dhe u perpoq te normalizonte frymarrjen.
Pas pak u ndje me mire.
Shkoi ne banjo dhe filloi te laje fytyren me uje te vaket, e me nje sapun i cili nuk do ti cenonte aspak perqindjen e yndyres trupore ne lekure. Yndyrnat e mbrojne lekuren mendoi.
Ne fakt lekura e tij e zverdhur, ishte aq e holle sa fare qarte mund te shikoje gjakun qe rridhte ne damare.
Ja pra edhe kjo u be me sukses. Tani i duhej te peshohej per te pare se sa kishte shtuar. Ai peshohej tre here ne dite, duke mas harruar ti shenonte te dhenat ne bllokun e trashe.
Pastaj vinte rradha e urinimit, dhe e nevojave te tjera personale. Gjithmone mbante nje kampion nga urina e tij, si dhe nga jashteqitja, te cilen e paketonte ne ca eproveta sterile, dhe i etiketonte me daten dhe oren fikse kur ato ishin konservuar.
Pasi kishte bere kete, ai shikonte me kujdes ngjyren e urines, e kur ajo ishte disi me e verdhe se zakonisht ai e conte kampinon ne spital per te bere analizen.
Peridha e pritjes se pergjigjes se analizes, ishte shume stresuese. Ai ecejakte ne hapesiren e dhomes, e priste qe mjeku ta telefononte. Gjate kesaj kohe kishte raste qe ai e maste pulsin mbi 30 here, e po aq here tensionin.
Por kjo fale zotit ndodhte rradhe.
Vetem pasi kishte bere te gjitha keto, ai shtrohej te hante mengjesin. Konflekse me qumesht te skremuar me nje perqindje shume te ulet yndyre, e me nje perqindje sheqeri poshte normales se lejuar.
Shume sheqer nuk te ben mire mendonte.
Pastaj ai llogariste kalorite qe kishte marre e ne baze caktonte rrugen qe duhet te pershkronte cdo dite, veprimet qe duhej te bente, ne menyre qe ekulibri te mos prishej.
Ne fakt nuk dilte shpesh nga shtepia.
Ai dilte ne ato dite kur dielli nuk ishte shume i nxehte, e kur ajri nuk ishte i lagesht e me pluhur. Ne pranvere pothuaj nuk dilte kurre, per te mos pesuar ndonje alergji, a ndonje semundje pasi dihet qe ne pranvere viruset shperthejne.
Vishej me kujdes, me rroba gjithmone te lara. RRobat nuk mund ti vishte me shume se nje here. Pas kesaj ato duhet patjeter te laheshin, pasi beheshin mbartese te viruseve te shumta. Sistemi i tij imunitar nuk duhej te rrezikohej nga viruset.
Pasi kishte bere te gjitha keto, ai futej ne internet, per te kerkuar ne faqet e internetit arritjet e fundit ne fushen e mjeksise, shkembente disa e-maile me mjeke popullore nga e gjithe bota, porosiste ilace ne internet, barna popullore, lexonte dieta dhe rregjime.
Pasi mbaronte me internetin, ai i bente nje test te shpejte syve te tij, per te pare nese qendrimi i gjate ne internet ja kishte demtuar ndopak shikimin.
Kur sigurohej se gjithcka ishte ok, vendoste muzike klasike dhe shtrohej te hante dreken e pasur me zarzavate.
Pas drekes, bente nje llogari te kalorive qe kishte marre, e pas kesaj shtrihej te pushonte per disa ore.
Pastaj vinte ora e cajit.
Per te mastrubuar mastrubonte vetem nje here ne muaj.
Mastrubimi i sillte sforcime zemres se tij, si dhe rritjen e tensionit, e kjo ishte shume e demshme.
Pastaj shikonte disa ore tv.
Darken e hante te lehte, e kur kalorite e mara nga dreka nuk rrezultonin te konsumuara , ai e evitonte ngrenjen e darkes me qellim qe te mos -shendoshej me teper nga cduhej. Shendeti i teper sjell hiper tensionin, e ky i fundit semundjen e zemres, ose edhe diabetin. ai kete e dinte mjaft mire.
Alkol nuk pinte kurre, e po keshtu as duhan. Arsyet jane te qarta.
Ne mbremje ne nje ore ekzakte, pikerisht para se te shtrihej per te fjetur maste serish temperaturen, pulsin, tensionin, e konservonte urinen.
Pasi kishte bere te gjitha keto, shtrihej i qete, i bindur se edhe sot ja kishte dale te mbronte jeten e tij , ti rezistonte tundimeve qe mund ti shkatarronin regjimin e sillnin vdekjen.
Shpresonte qe te rronte gjate.
.
Krijoni Kontakt