Kjo me poshte eshte nje interviste e oltit dhene revistes Jeta.
Meqenese intervista ishte teper e gjate vetem nje pjese e puetjeve dhe pergjigjeve jane vendosur.
Thyhet akulli pėr Shqipėrinė me pjesėmarrjen e parė nė Mister World, cilat janė ambiciet?
Nuk shkova thjesht pėr tė konkuruar. Dua tė hyj nė pesėshe ,pse tė mos themi se mund tė jem edhe unė Mister World? Karakteri, personaliteti dhe egoja janė cilėsi shumė tė mira pėr tė fituar. Unė i kam shpresoj mė tė mirėn, pėrgatitem pėr mė tė keqen.
Mister-i dhe Olti sa janė tė lidhur?
Mister ėshtė titull tėrheqės, interesant, tė qėnit i parė mė intrigon, lidhet me egon time.
Duke qenė i parė e konsideron veten me fat?
Mė joshin gjėrat qė bėhen pėr herė tė parė dhe faktet tregojnė se unė jam ai qė i hap kėto dyer. Ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė tė pėrfaqėsosh vendin tėnd nė njė spektakėl tė tillė si Mister World. Jam i pėrkėdhelur qė e kam unė kėtė shans.
Janė tė mjaftueshme eksperiencat e tua si Mister deri mė sot?
Nuk do tė thotė tė bėj shumė gjėra. Kam qenė anėtar i jurisė si titullar i Mister-it nė Kosovė, disa spektakle televizive si drejtues, e shumė tė tjera. Kam bėrė shumė. Idea e modelit mbetet interesante.
Ēfarė tė jep Shqipėria?
Mė jep shumė momentalisht dhe ndjehem mirė, andaj edhe rri. Tregu i modės nuk ėshtė i forte pėr ambiciet e mia, megjithatė
Prioritete?
Profesioni (jurisprudencė) mbetet i parė, do tė kėrkoj njė karrierė tė mirė nė kėtė fushė. Pėrsa i pėrket botės sė spektaklit do tė vazhdoj tė jem nė kontakte tė pėrhershme.
Bukuria jote fizike ku ti ka dhėnė prioritete?
Vetėm nė spektakėl, nė profesion jo. Aty i pres edhe gjykimet pėr bukurinė time.
Atėhere tė pret njė punė e vėshtirė ?
Organizatorėt e spektaklit si Arditi dhe Vera janė mė tė fuqishmit nė kėtė botė spektakli, Fadil Berisha njėkohėsisht , u besoj dhe i shikoj si drejtime mbėshtetėse qė do tė mė ndihmojnė.
Pėrse tė pėlqen kavilia e femrės?
Ėshtė njė element qė tregon kėmbė tė bukura, i jep njė hije tjetėr femrės. Kavilia mė jep kėtė linjė tė harkuar tė ecjes sė saj.
Femra ėshtė mė e bukur nė verė, apo dimėr?
Nė verė kryesisht, jo shumė e zhveshur. Idea e shikimit pėrtej asaj qė duket mė pėlqen, dua tė mos jetė e gatshme, por tė pėrpiqem ta zbuloj vetė.
Si e zbulon femrėn?
Dua ta hulumtoj, eksploroj, aparenca mė ndihmon, kėrkoj njė elegancė jo vetėm nė paraqitjen fizike por edhe nė gjestet e tė folurit . Mė pėlqen tė lexoj sytė sepse janė shprehje e tė brendshmes. Jam tip provokues edhe vazhdoj me lojėra fjalėsh deri nė..zbulimin e plotė.
Do tė vazhdojė eksplorimi i femrės?
Jo, aspak. Dashuria nuk ėshtė prioritet nė jetėn time.
Ka njė ndryshim tė femrės ditėn dhe natėn?
Mė pėlqen mė shumė natėn sepse ėshtė mė vetvetja ,unė ndiej erėn e lėkurės sė saj.
Pse ndjehet i fortė, i sigurtė Olti?
Pika ime mė e fortė ėshtė inteligjienca . Egoja dhe besimi nė vetvete njė pikė tjetėr imja. Kam fituar nėpėrmjet kėtyre cilėsive gjithė ēkam kėrkuar.
Tė bėjnė shumė telefonata?
Fatmirėsisht jo, sepse numri im i telefonit ėshtė i rezervuar. Personat qė i dua nuk mė pėlqen ti dėgjoj nga telefoni.
Njerėz qė i ke inat?
Kam inat ndoshta femrat sepse ato hapin probleme, janė ato qė bėhen burim thashethemesh, xhelozet vajza, me cmirė dhe zili pėr njėra-tjetrėn. Femrat janė ato qė i dua mė tepėr edhe nuk i dua ndonjėherė. Urrejtja ėshtė njė ndienjė jashtė meje.
Ēfarė do tė bėheshe nėse nuk do tė ishe jurist?
Fizikė, kimi, shkenca ekzakte.
Ēfarė nuk do tė doje tė ishe kurrė nė jetė?
Kamarier.
Ėndėrron, ku tė ēon fantazia ?
Ndoshta realiteti i dėshiruar pėr mua pas njė dhjetėvjeēari.
Ėndrra tė prekshme.
Romantik edhe materialist?
Nuk mė pėlqejnė gjėrat e arritura me lehtėsi, ashtu si edhe nė jetėn timė tė pėrditshme pėrpiqem pėr tė arritur ato qė dua. Mė pėlqen tė jem nė qendėr tė vėmendjes, paēka se ndoshta nuk e kam merituar pėr tė qenė nė kėtė stad, por njė titull ta jepka edhe kėtė mundėsi. Ėshtė botė e ēuditshme , jo?!
Krijoni Kontakt