Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 66
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Misioni i Forumit Shqiptar

    MISIONI I FORUMIT

    Forumi shqiptar ėshtė njė inisiativė private e njė grupi tė rinjsh shqiptarė qė punojnė e mėsojnė nė Perėndim. Ai ėshtė ofruar si shėrbim nė kuadrin e projektit Albasoul, qė prej 6 vjetėsh frekuentohet nga njė numėr i madh shqiptarėsh nga gjithė bota. Forumi ėshtė konceptuar si njė vendtakim i shqiptarėve nga mbarė bota pėr tė diskutuar mbi njė spektėr tė gjerė tematikash shqiptare. Forumi ėshtė i hapur pėr tė gjithė shqiptaret qė tė thonė fjalėn e tyre pėr fatet e kombit dhe pėr problemet qė ata hasin nė shoqeritė ku jetojnė.


    - Mbajtja gjallė e Gjuhės Shqipe

    Forumi shqiptar si gjuhė zyrtare ka gjuhėn shqipe me tė gjitha dialektet e saj. Duke qenė tė ndėrgjegjshėm qė njė numėr i madh shqiptarėsh jetojnė, punojnė e mėsojnė prej vitesh nė emigracion, forumi ndihmon nė mbajtjen gjallė tė gjuhės shqipe nė rradhėt e emigrantėve shqiptarė. Nėse nė punė e nė shkollė keta emigrante dėgjojnė e flasin vetėm njė gjuhė tė huaj, nė forumin shqiptar ata duhet tė lexojnė e shkruajnė shqip, nė mėnyrė qė tė marrin pjesė nė tė. Forumi ėshtė njė dhurate e jashtėzakonshme pėr tė gjithė ata fėmijė shqiptarė qė po rriten nė emigracion dhe nuk kanė mundėsi te tjera pėr mėsimin e gjuhės shqipe. Jane me qindra shqiptarėt qe falė frekuentimit tė forumit kanė arritur qė tė mendojnė e shkruajne sėrrisht shqip.


    - Ruajtja e Unitetit Kombėtar

    Ate qė nuk e ka mundėsuar dot politika dhe politikanėt shqiptarė e ka realizuar forumi shqiptar. Motoja e forumit shqiptar ėshtė "Shqiptarė tė bashkuar, pėr njė Shqipėri tė bashkuar!" Bashkimi kombėtar i shqiptareve fillon me ribashkimin shpirtėror te tyre, pasi kemi jetuar tė ndarė pėr njė kohė tė gjatė nga njėri-tjetri. Forumi shqiptar ėshtė i vetmi komunitet shqiptar nė botė nė tė cilin do tė gjeni duke diskutuar sė bashku shqiptarė nga tė gjitha trojet etnike shqiptare. Kufijte ndarės apo largėsia fizike nuk ekzistojnė nė forumin shqiptar. Tabutė e pėrcarjes nė rradhėt e shqiptarėve janė flakur tej me kohė nė forumin shqiptar. Nė forumin shqiptar do te gjeni vetem shqiptarė.


    - Ruajtja e Harmonisė Fetare

    Duke qėnė se shqiptarėt u pėrkasin besimeve tė ndryshme fetare, ruajtja e harmonisė fetare duke i mėshuar tolerances fetare ėshtė njė prej misioneve tė forumit. Toleranca fetare nė forum ėshtė konceptuar duke krijuar forume tė pavarura pėr gjithė komunitetet fetare nė vend. Nė keto forume besimtarėt mund tė mėsojnė mė shumė mbi besimin e tyre duke bashkėbiseduar me bashkėbesimtaret. Ndryshe nga inisiativat e tjera fetare shqiptare nė kėtė drejtim, ne nuk marrim pėrsipėr tu imponojme antarėve te forumit as nje fe tė caktuar dhe as njė unifikim fetar falls. Forumi shqiptar njeh tė drejten e cdo shqiptari pėr te besuar e praktikuar fenė qė secili zgjedh. Toleranca fetare ushqehet pikėrisht duke u prere udhėn sulmeve fetare drejtuar komuniteteve tė caktuara fetare dhe duke u krijuar besimtarėve shqiptarė njė kėnd ku ata mund te mėsojnė mė shumė mbi fene e tyre dhe tė rriten shpirtėrisht.


    - Ruajtja e Trashėgimisė Kombėtare

    Trashėgimia kombėtare ėshtė e shenjtė pėr cdo shqiptar. Ajo pėrmbledh trashėgiminė kulturore, artistike, historike qė shqiptarėt kanė trasheguar nga brezi nė brez pėr mijra vjet. Ėshtė e njė rėndėsie tė jashtėzakonshme pėr krijimin e identitetit kombėtar edhe tek brezat e rinj njohja e kėsaj trashėgimie kombėtare. Njė nga vlerat mė tė mėdha tė kėtij forumi ėshtė pikėrisht publikimi i vlerave tė trashėgimisė sonė kombėtare nė mėnyre qė cdo shqiptar tė ketė mundėsi tė njihet me to. Njohja me zakonet, doket, traditat, historinė, veshjet, muzikėn, letersinė, artin, folklorin shqiptar ėshtė e vetmia rrugė pėr tu njohur dhe krijuar identitetin kombėtar tek cdo shqipar. Duke ruajtur kėtė trashėgimi si tė shenjtė, ne ruajmė tė pacėnuar identitetin tonė kombėtar qė na dallon nga cdo popull tjetėr nė botė.


    - Promovimi i Vlerave Demokratike

    Duke qėnė se vetė nismėtarėt e forumit kanė njohur nga afėr prej vitesh vlerat dhe principet e shoqėrive me njė tradite demokratike nė Perėndim, njė prej objektivave tė kėtij forumi ėshtė promovimi i vlerave dhe principeve demokratike edhe nė rradhėt e shqiptarėve. Tradita demokratike nė shoqerinė shqiptare ėshtė njė traditė e re ende e brishtė dhe jo fort e zhvilluar. Ne besojmė se ėshtė pėrgjegjėsia e brezave tė rinj tė shqiptarėve qė tė importojnė nė shoqėrinė shqiptare ato vlera dhe principe qė garantojnė liritė themeltare tė cdo shtetasi dhe i hapin rrugėn progresit shoqėror. Mėnyra se si ne kemi zgjedhur ta bėjmė kėtė ėshtė duke dhėnė shembullin tonė nė forum duke marrė pjesė nė tė dhe duke ngritur zėrin tonė pėr problemet qė pėrballen shqiptarėt kudo nė botė. Duke dhėnė shembullin tonė, jemi tė bindur qė shqiptarė tė tjere do ti bashkohen nismės tonė. Nė kėtė mėnyrė edhe ata shqiptarė qe nuk kanė patur fatin tė mėsojnė e jetojnė nė njė shoqėri demokratike, do tė mund tė njihen me vlerat dhe principet e saj. Demokracia pėr shqiptarėt nuk duhet tė vazhdoje tė jetė vetėm njė fjalė qė tingėllon bukur, por duhet tė kthehet nė njė mėnyrė tė menduari e tė jetuari si njerėz tė lirė.


    Mesazhi qė pėrcjell Forumi Shqiptar

    Pikat e mėsiperme pėrbejnė nė vetvete mesazhin qė percjell forumi shqiptar tek cdo shqiptar qė e viziton atė. Ftojmė gjithe shqiptaret qė tė marrin pjesė nė forum duke u njohur me mendimet e bashkėkombasve dhe duke shprehur edhe mendimin tuaj. Diversiteti i mendimeve dhe debati i ngritur mbi respektin reciprok garanton evolimin e ideve dhe emancipimin e gjithė shoqerisė. Ju garantojmė qe sa herė qė do tė hyni nė forum, do te mėsoni dicka te re duke zgjeruar keshtu bagazhin tuaj kulturor. Nė tė njėjtėn kohė, forumi ju ofron njė mundesi ideale pėr tė shprehur mendimet dhe krijimtarine tuaj pėr nje publik tė gjerė shqiptar.

    Stafi i forumit
    Data

  2. 3 antarėt mė poshtė falenderuan Albo pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Bestwall (23-09-2013),bsdev (01-03-2017),musakavaja (02-11-2013)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Teksti me lart eshte nje draft qe stafi drejtues i forumit ka formuluar per te perfaqesuar misionin e forumit shqiptar. Misioni i forumit shqiptar perben qellimin per te cilin ai eshte hapur dhe funksionon. Duke qene se eshte vetem nje draft i cili ende nuk ka hyre ne fuqi, menduam se do te ishte me interes te vilnim edhe mendimet, sugjerimet, verejtjet, korrigjimet e antareve te thjeshte perpara se ta publikonim zyrtarisht.

    Pra jeni te gjithe te lutur ta lexoni tekstin me lart dhe te jepni mendimin dhe sugjerimet tuaja. Stafi do ti lexoje keto sugjerime ne heshtje dhe do ti perfshije ato ne draftin final nese i shikon si te arsyeshme.

    Albo

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    ...gjenķ... Maska e mad
    Anėtarėsuar
    18-03-2004
    Vendndodhja
    Prage [EU]
    Postime
    1,321
    Albo, eshte hera e pare, qe te pergjiigjem drejtepersedrejti, dhe me te vertete, me ka kapur nje si ndjenje, a thua se po ishkruaj ndonje punedhenesi, apo profesori universiteti.
    Qe mos ta mbush postimin me fjale te teperta, dhe mos harxhoj kohen tende, po te them se teksti i mesiperm eshte mese i pranueshem. Permbledh pikat kryesore, funksionet e te cilave ky forum i kryen.

    E vetmja gje qe nuk me beri lidhje ne koke eshte:
    Si mendoni se forumi te ben te ri-mesosh Shqipen? Eshte shume e veshtire qe nje person qe ka harruar te flase shqip, qe me siguri, nuk eshte i rrethuar nga shqipfoles, te jete ne dijeni per FORUMIN?

    Ndoshta eshte kjo nje nga arsyet pse nje "deklarate" e tille po pergatitet, apo e kam gabim?
    Keni mbeshtetjen e gjithe forumistave.

    Te falemnderit per durimin!

    {^_^}

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mad pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Po riparone pusetat qe vete ke hapure ? Nuk riparohen keshtu pusetat, duke i vene nje cope kompesate mbi. Ato ose mbyllene hermetikisht ose lihen hapure.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua mė vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates sė Shqiptareve "Marko Boēari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuēemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kleitus pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  9. #5
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Ilirjan, keni pėrkrahjen time.
    tė gjitha me masė!

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Tal Aga pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Sa pėr ide:

    Detyra e Forumit (Kuvendit) Shqiptar

    Forumi (Kuvendi) Shqiptar (mė poshtė forumi) ėshtė nismė e njė grupi shqiptarėsh. Ai ėshtė njė shėrbim nėnrenditės i projektit Albasoul, qė prej (DATA) pėrdoret nga njė numur gjithnjė e mė i madh shqiptarėsh nga gjithė Bota.
    I menduar si njė vendtakim i shqiptarėve pėr tė kuvenduar mbi njė shtrirje tė gjėrė temash, forumi ėshtė i hapur pėr gjithescilin qė tė thotė fjalėn e vet mbi kombin, shtetin, shoqėrinė, familjen, etj, pėr tė shkuarėn tė sotmen dhe tė ardhmen e tyre; .....
    wrong verb

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  13. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Si mendoni se forumi te ben te ri-mesosh Shqipen?
    Vere veten ne pozitat e nje studenti apo emigranti shqiptar ne Perendim, qe nuk ka as familje, as shoqeri shqiptare, por gjithe diten ne pune e ne shkolle i duhet te flasi e shkruaje nje gjuhe te huaj me vendasit. Forumi shqiptar i ofron dy gjera qe i mungojne, pranine virtuale te mijra shqiptareve dhe leximin e gjuhes shqipe. Ate kohe qe ai do te hyje ne forum gjate dites, ai do te lexoje shqip, mendoje shqip, shkruaje shqip neper diskutime. Gjuha harrohet kur fillon e mendon ne nje gjuhe te huaj.

    Ka me qindra femije qe rriten ne Perendim qe kane mesuar shqipen duke marre pjese ne forum dhe ne chat, sherbime ku shkruhet dhe flitet shqip 24 ore ne dite.

    Albo

  14. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Albo pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    -Zana- (12-09-2014),bsdev (01-03-2017)

  15. #8
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    MISIONI I FORUMIT

    Forumi shqiptar ėshtė njė inisiativė private e njė grupi tė rinjsh shqiptarė qė punojnė e mėsojnė nė Perėndim. Ai ėshtė ofruar si shėrbim nė kuadrin e projektit Albasoul, qė prej 6 vjetėsh frekuentohet nga njė numėr i madh shqiptarėsh nga gjithė bota. Forumi ėshtė konceptuar si njė vendtakim i shqiptarėve nga mbarė bota pėr tė diskutuar mbi njė spektėr tė gjerė tematikash shqiptare. Forumi ėshtė i hapur pėr tė gjithė shqiptaret qė tė thonė fjalėn e tyre pėr fatet e kombit dhe pėr problemet qė ata hasin nė shoqeritė ku jetojnė.


    - Ruajtja e Harmonisė Fetare

    Duke qėnė se shqiptarėt u pėrkasin besimeve tė ndryshme fetare, ruajtja e harmonisė fetare duke i mėshuar tolerances fetare ėshtė njė prej misioneve tė forumit. Toleranca fetare nė forum ėshtė konceptuar duke krijuar forume tė pavarura pėr gjithė komunitetet fetare nė vend. Nė keto forume besimtarėt mund tė mėsojnė mė shumė mbi besimin e tyre duke bashkėbiseduar me bashkėbesimtaret. Ndryshe nga inisiativat e tjera fetare shqiptare nė kėtė drejtim, ne nuk marrim pėrsipėr tu imponojme antarėve te forumit as nje fe tė caktuar dhe as njė unifikim fetar falls. Forumi shqiptar njeh tė drejten e cdo shqiptari pėr te besuar e praktikuar fenė qė secili zgjedh. Toleranca fetare ushqehet pikėrisht duke u prere udhėn sulmeve fetare drejtuar komuniteteve tė caktuara fetare dhe duke u krijuar besimtarėve shqiptarė njė kėnd ku ata mund te mėsojnė mė shumė mbi fene e tyre dhe tė rriten shpirtėrisht.

    Stafi i forumit
    Data
    Ketu ne kete forum mund te behet gjithcka pervec mbajtjes se harmonise fetare !
    Po te shohesh ketu temat qe kane permbajtje fetare apo implikojne indirekt fene , te ben te mendosh qe the world is gone crazy !
    Mos u mundo ta paraqesni kete forum si miniature e harmonise qe egziston mes komuniteteve fetare shqiptare pasi do ishte gabimi i madh !
    Them te drejten , sa jetova ne Shqiperi nuk pashe njeri te shahej dhe te ofendohej per perkatesine fetare apo opinionin e tij ndaj kesaj , ndersa ketu , ne vend qe te krijohet kjo harmoni qe po propagandoni , po hapni nje hendek qe me pas te percohet ne jeten reale !
    Ne cdo teme qe ka sadopak ngjyra fetare sheh urrejtjen qe eshte perhapur ne te dyja krahet ! Sheh sharje , kercenime , abuzime me fjalet qe predikon feja e secilit , sheh ate qe s'jemi mesuar ta shohim ne shqiptaret !
    Te rrime shtrember dhe te flasim drejte..! Ju stafi keni faj qe keni lejuar ( per te mos thene implikuar direkt ) perplasjen e mentaliteteve qe kane si baze perkatesine fetare !
    Kjo per mendimin tim eshte e meta kryesore e ketij forumi !
    ...

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar AgainstAllOdds pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  17. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Po ta shikosh forumin ne nje ekran bardh e zi, sigurisht qe do te vishen syte pas pak oresh dhe do te thuash e ka fajin forumi. Por forumi nuk ka vetem ngjyrat bardhe e zi, ka shume ngjyra. Eshte e vertete qe ne Shqiperi nuk ka probleme fetare, ashtu sic eshte e vertete qe ne Shqiperi askush nuk flet per fene. Degjove ndonje emision, program, artikull gazete, qe te bente fjale per fene apo per jeten e nje komuniteti? Sigurisht qe nuk lexove pasi feja eshte nje tabu ne Shqiperi. Tabu ne kuptimin qe askush nuk flet per te dhe per aq kohe sa askush nuk flet per te, gjithcka shkon mire e bukur per syte e njerezve te thjeshte qe arrijne te shikojne vetem anen siperfaqesoreve te gjerave.

    Ne Shqiperi nuk shikon as shqiptare te besimeve te ndryshme, me shkallen e arsimimit te ndryshem, te moshave te ndryshme, te eksperiencave te jetes te ndryshme qe te ulen e diskutojne me pasion per fene? Por ja qe forumi shqiptar eshte mbase i vetmi vend ku diskutohet per fene pasi vetem ne kete forum komunitetet, moshat, botekuptimet shkrihen ne nje.

    Debati asnjehere nuk eshte "gje e keqe" per aq kohe sa te gjithe ata qe marrin pjese respektojne njeri-tjetrin dhe marrin pjese per te debatuar e mesuar me shume mbi fene e njeri-tjetrit apo per komunitetin qe i perkasim. Qe te kuptosh se ku eshte triumfi i debatit mbi "percarjen fetare" duhet te kesh te qarte se per aq kohe sa nuk ka nje debat, tabute dhe steriotipet fryhen e fryhen jashte syve te publikut derisa nje dite shperthejne dhe me te shperthen edhe "fllucka e harmonise fetare".

    Shumica e shqiptareve jo vetem qe nuk kane edukimin e duhur fetar mbi besimin e tyre, por nuk njohin as traditen fetare te komuniteteve te tyre. Forumi u jep mundesine qe te mesoni me shume mbi besimin tuaj apo nje besim te caktuar, ashtu sic u jep mundesine qe te debatoni.

    Njerezit e lire zgjedhin debatin dhe mirekuptimin si rezultat i ketij debati ne vend te dhunes dhe luftes. Prandaj debati duhet ushqyer dhe shtyre perpara se vetem ai i ndergjegjeson njerezit mbi respektin reciprok mbi te drejten e besimit. Nuk eshte e lehte te moderosh kete debat fetar, por nuk eshte e pamundur. 5 vjet me pare shqiptaret nuk diskutonin dot si njerez ne nje forum si ky pa u sharre e ofenduar, por ja qe edhe ai steriotip ishte nje fllucke sapune. Eshte ceshtje kohe edhe per steriotipet fetare qe ekzistojne qe nuk jane ne nje nivel te pergjitshem, jane ne nje nivel personal subjektiv te nje pakice.

    Albo

  18. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Albo pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Bestwall (23-09-2013),bsdev (01-03-2017)

  19. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Misioni mire duket vetem duhet permbajtur dhe respektuar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar dodoni pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  4. Bashkėpunoni me forumin shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-11-2003, 08:55

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •