Megjithese nuk kam besu asnjehere ne efikasitetin e demokracise se importuar shpresoj qe zgjedhjet ne Irak te mund t'i hapin rrugen vendosjes se nje sistemi qe mund t'i sherbeje te mires Irakene. Shpresoj qe pushtimi i Irakut te marre fund sa me shpejt, megjithese me duket se Amerika ka ndermend te zbatoje nje politike ku sundon kaosi. Kaos do kete ne Irak, kete nuk e mohon dot njeri. Kjo duket ashiqar. Vetem se Amerika do qe te kete nje kaos te kontrolluar nga ana e saj. Ndarja sunni-shii-kurd, e ushqyer me mbeshtetje te njeanshme (shiite p.sh.) ose me premtime per nje shtet te ri (kurdet), eshte shume problematike.
Zoti i ndihmofte Irakenet! Zoti i ndihmofte te gjithe ata qe jane ne rrezik jete. Edhe pushtuesit amerikane etj. qe kane rene pre e politikave idiote te Bushit, Blairit etj.
Krijoni Kontakt